Ungjilli i lavdishëm i Krishtit

William MacDonald

«…ungjilli i lavdisë së Krishtit» (2 Kor. 4:4).

Ne nuk duhet të harrojmë kurrë që ungjilli është lajmi i mirë i lavdisë së Krishtit. Vërtet, ai ka të bëjë me Atë që u kryqëzua dhe që u varros. Por Ai nuk është më mbi kryq, nuk është më në varr. Ai është ringjallur, është ngjitur në qiell dhe është Njeriu i lavdëruar në të djathtën e Perëndisë.

Ne nuk e paraqesim Atë si Karpentierin e përulur të Nazaretit, si Shërbëtorin e përvuajtur apo të Panjohurin e Galilesë. As nuk e paraqesim Atë si njeriun e mirë si femër të artit fetar modern.

Ne predikojmë Zotin e jetës dhe lavdisë. Ai është i Vetmi të cilin Perëndia e ka lartësuar madhërisht dhe i ka dhënë një Emër që është përmbi çdo emër. Në Emrin e Tij çdo gju do të përkulet dhe çdo gjuhë do ta rrëfejë Atë Zot për lavdi të Perëndisë Atë. Ai është kurorëzuar me lavdi dhe nder, një Princ dhe një Shpëtimtar.

Shumë shpesh ne e çnderojmë Atë me mesazhin që predikojmë. Ne lartësojmë njeriun me talentet që ka dhe krijojmë përshtypjen që Perëndia do të ishte fatlum që të kishte një njeri të tillë për t’i shërbyer. Ne lëmë përshtypjen sikur njeriu është duke i bërë një favor kolosal Zotit ngaqë beson në Të. Ky nuk është ungjilli që apostujt predikuan. Ata thanë, në fakt: «Ju jeni vrasësit fajtorë të Zotit Jezus Krisht. Ju e zutë dhe me duar të padrejta e ngulët në një dru. Por Perëndia e ka ringjallur nga të vdekurit dhe e ka lartësuar Atë në të djathtën e vet në qiell. Duart e Tij me shenja nga gozhdët mbajnë skeptrin e sundimit universal. Ai po vjen përsëri për të gjykuar botën me drejtësi. Dhe ju bëni mirë TË PENDOHENI dhe të ktheheni tek Ai me BESIM. Nuk ka rrugë tjetër për shpëtimin. Nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell, që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi».

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *