A është real savani i Turinit?

Savani i Turinit: A është autentik?

Një savan pëlhure mahnitës…. Pëlhura ka një stampim realist që duket si fytyra e një njeriu. Sipas traditës, savani u formua mrekullisht kur ai mbuloi trupin e Jezusin në varr. Disa njerëz citojnë Mateu 27:59, Marku 15:46 dhe Luka 23:53 për të justifikuar mundësinë e kësaj mrekullie.

Këto vargje duket se tregojnë se një pëlhurë e vetme u përdor për të mbështjellë Jezusin kur Ai u hoq nga kryqi. Por a ishte kjo pëlhurë e njëjtë e mbështjellë rreth trupit të Jezusit kur ai [trupi] u vendos në varr?

Mbas kryqëzimit, trupi i Jezusit do të ketë qenë i gjakosur për shkak të fshikullimeve të Pilatit (Mateu 27:26), kurorës së gjembave (Mateu 27:29) dhe gozhdëve të ngulura në duart dhe këmbët e Tij (Veprat e Apostujve 2:23). Më shumë gjak rrodhi nga plaga e shtizës në anën e Tij (Gjoni 19:34). Prandaj kjo pëlhurë do të ketë thithur shumë gjak.

A ngeli kjo pëlhurë në trupin e Jezusit teksa ai [trupi] u çua në varr? Nga një shikim i përciptë i të dhënave në Mateu, Marku dhe Luka, ju mund të mendoni kështu. Megjithëkëtë, Gjoni na zbulon më shumë hollësi (Gjoni 19:38-40). Jozefi nga Arimatea e mori trupin para vendosjes në varr. Më vonë Nikodemi iu bashkua atij, duke përdorur rreth 34 kilogram erëza dhe duke e mbështjellë trupin me disa shtresa pëlhure.

Për vendosjen e erëzave, pastruesit duhet ta kenë hequr pëlhurën e gjakosur që mbulonte Krishtin në kryq. Nuk kemi asnjë arsye që të supozojmë se ata e ripërdorën këtë pëlhurë të vetme. Madje, do të presim që ata të ndjekin rregullat e judenjve për pastërtinë.

Gjithashtu asnjë autor i Ungjillit nuk përmend një pëlhurë të dytë të vetme rreth trupit të Jezusit – vetëm një pëlhurë të vogël rreth fytyrës së Jezusit dhe disa rripa të linjta të tjera rreth pjesës tjetër të trupi (Gjoni 20:7).

Në ringjalljen e Jezusit, si Gjoni ashtu edhe Luka përmendim rripat e linjta dhe pëlhurën në fytyrën e Tij (Luka 24:12; Gjoni 20:3-7). Ata nuk përmendin asgjë tjetër. Nuk kemi asnjë arsye që të supozojmë se një pëlhurë tjetër të ishte e pranishme në varr. Për ta bërë këtë duhet që ne t’i diktojmë Biblës idetë tona, në kundërshtim me konkluzionet e arsyeshme, që nuk është mënyra për «të ndarë drejt fjalën e së vërtetës» (2 Timoteut 2:15, AV).

Bibla, nëse lexohet me kujdes në kontekst, e përjashton [mundësinë] që savani i Turinit të jetë pëlhura e varrosjes së Jezusit.

Burimi: Përgjigje nga Zanafilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *