Pyetje: Jam çuditur se si disa janë duke e parashikuar vitin 2012 si fundin e kësaj epoke. Këto gënjeshtra po depërtojnë zemrat e tërë llojeve të njerëzve, të të krishterëve dhe të jobesimtarëve. Ju lutem, a mund të jepni një përgjigje lidhur me vitin 2012 si fundin e botës?
Përgjigje: Data 2012 është më tepër një referim për “fundin” e Kalendarit të Gjatë të Numërimit të fisit Maja. Kjo datë është zgjedhur nga një sërë individësh. Të tjerë janë të mendimit se romakët e lashtë besonin se viti 2012 do të ishte një vit historik. Kinezi i lashtë I Ching e parashikoi apokalipsin më 2012. Profetesha angleze Mother Shipton e shekullit të gjashtëmbëdhjetë thuhet se ka parashikuar që historia do të përfundojë më 2012!
Jack Van Impe, i cili pohon se është “Bibla që ecën”, reklamoi në uebfaqen e tij: “A korrespondojnë tërë këto profeci nga e tërë bota me të vërtetën e Fjalës së Perëndisë? A mundet që këto burime të ndryshme kulturore dhe shekullare të jenë të sakta rreth ditës finale të tokës?… Në videon mësimore dhe emocionale të tyre, Dr. Jack dhe Rexella Van Impe demonstrojnë mundësinë tepër reale që viti 2012 mund të jetë një vit kulmor – a mund të jetë 21 dhjetori 2012 dita finale e historisë” (Van Impe, 21 dhjetori i 2012: Dita finale e historisë?, marrë në internet).
Ne nuk kemi aspak dyshim se në bashkimin e besimtarëve fetarë të Ditëve të Fundit, ky mësim mund të jetë një pikë e përbashkët “pajtimi”. Kalendari i famshëm i fisit Maja i Numërimit të Gjatë fillon në 11 gusht, 3114 p.K. (Jared Diamond, Kolapsi: Si shoqëritë zgjedhin të dështojnë apo të përparojnë, 2005, fq. 167). Kalendari i Numërimit të Gjatë i fisit Maja, mbi të cilin bazohet ky parashikim, rifillon në ditën 0 çdo 1,872,000 ditë (duke numëruar nga 3114 p.K.), një periudhë që njihet si Rrethi i Madh (Diamond, Kolapsi, fq. 167). Në varësi të mënyrës se si dikush i bën llogaritë, data e radhës për rifillimin është 21 dhjetor, 2012. Megjithëkëtë, fisi Maja ka disa kalendarë. Kalendari “Tzolk’in” zgjaste 260 ditë dhe ai “Haab'” ishte një vit diellor prej 365 ditësh. Të dy këta kalendarë, Tzolk’in dhe Haab’, u kombinuan për të formuar “Rrethin Kalendarin”, që zgjaste 52 Haab-e (çdo 52 vjet, ose çfarë mendohej se ishte jetëgjatësia e një njeriu). Veç kësaj, kalendari i Numërimit të Gjatë (që fillon më 3114 p.K., përmban rreth 394 periudha vjetore që njihen si “Baktune”. Trembëdhjeta ishte një numër i shenjtë, domethënës, për fisin Maja dhe Baktuni i 13-të përfundon rreth 21 dhjetorit të 2012 (Mark Stevenson, “2012 nuk është fundi i botës, ngulin këmbë majanët”, AP, 11 tetor, 2009).
Me tërë këto cikle që mbarojnë, sigurisht që kjo do të thotë se tashmë ka patur disa “rifillime” të kohës dhe, siç duket, universi vazhdon të ekzistojë. Por më e rëndësishme, “sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im” (Mateu 24:36).
Kemi edhe nxitje të tjera në Shkrimin e Shenjtë: “Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër” (Luka 21:28). Kjo është e mjaftueshme. Ne mund të shohim kushtet e botës që tregojnë se koha e përfundimit po afron, por nuk na është dhënë një datë specifike.
Zoti Jezus tha në kapitullin e fundit të Zbulesës, “ja, unë vij shpejt…” (Zbulesa 22:12). Ai e tha këtë me njohurinë e plotë se nga perspektiva e njerëzimit, vërtet duket si një kohë e gjatë. Mirëpo Pjetri na kujton se nga perspektiva e Zotit nuk është veçse disa ditë (2 Pjetrit 3:8-12).
Nëntor 2009 © Thirrja e Bereasve
Dhjetor 2012 © Përkthyer nga Asambleja Biblike Pogradec