12 dhjetor

[no_toc]

12 dhjetor

«Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd» (Mt. 4:7).

Çfarë do të thotë ta tundosh Zotin? A është diçka për të cilën mund të jemi fajtorë?

Bijtë e Izraelit e tunduan Zotin kur u ankuan për mungesën e ujit në shkretëtirë (Eksodi 17:7). Duke thënë, «A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?», ata dyshuan jo vetëm praninë e Tij hyjnore, por edhe kujdesin sigurues të Tij për ta.

Satani e tundoi Zotin kur e sfidoi të hidhej nga një cep i tempullit (Luka 4:9-12). Jezusi do ta kishte tunduar Perëndinë Atë nëse do ta kishte bërë këtë, pasi do të kishe kryer një akt të rrezikshëm, diçka që ishte jashtë vullnetit të Atit.

Farisenjtë e tunduan Zotin kur e pyetën nëse ishte e ligjshme që t’i paguhej taksa Cezarit (Mt. 22:15-18). Ata menduan se pavarësisht se si përgjigjej, Ai do të armiqësonte qoftë romakët ose ata judenj që ishin tepër kundër romakëve.

Safira e tundoi Frymën e Zotit duke pretenduar se ia dha të gjitha të ardhurat nga një shitje e tokës Zotit, kur në të vërtetë ajo mbajti një pjesë për veten (Veprat e Apostujve 5:9).

Pjetri i tha këshillit në Jerusalem se do të ishte tundim për Zotin që t’i vendoste besimtarë johebrenj nën ligjin, një zgjedhë që vetë judenjtë nuk kishin qenë në gjendje ta mbanin (Vep. 15:10).

Ta tundosh Perëndinë do të thotë «të shohësh sa shumë mund të dalë dikush pa u lagur para se Ai të gjykojë; do të thotë të përfitosh prej Tij, të shohësh nëse Ai do ta kryejë Fjalën e Tij ose ta tendosësh Atë në limitet e gjykimit (cf. Ligji i Perterire 6:16; Mt. 4:7)» (Toussaint). Ne e tundojmë Perëndinë kur murmuritim ose ankohemi, pasi jemi në të vërtetë duke dyshuar praninë, fuqinë dhe mirësinë e Tij. Ne jemi duke thënë që Ai nuk i njeh rrethanat tona, që Ai nuk kujdeset ose që Ai nuk është në gjendje të na çlirojë.

Ne e tundojmë Perëndinë kur e ekspozojmë në mënyrë të panevojshme veten në rrezik dhe presim që Ai në ta çlirojë. Shumë shpesh lexojmë për besimtarë të mësuar keq që prekin gjarpërinj helmues dhe për këtë vdesin. Arsyetimi i tyre ishte se Perëndia ka premtuar siguri në Marku 16:18 – «Do t’i kapin me dorë gjarpërinjtë». Por kjo kishte si qëllim të përligjte kryerjen e mrekullive nga ana tonë vetëm kur ato ishin të nevojshme për të kryer vullnetin e Tij në ne dhe përmes nesh.

Ne e tundojmë Perëndinë kur e gënjejmë Atë dhe këtë e bëjmë kur deklarojmë një dedikim, sakrificë dhe përkushtim më të madh, sesa synojmë vërtet që të japim. Ashtu si farisenjtë e tunduan Krishtin me hipokrizinë e tyre, po kështu edhe ne e tundojmë Atë me hipokrizinë tonë.

Së fundi, ne e tundojmë Zotin sa herë që e largojmë veten nga sfera e vullnetit të Tij për ne dhe veprojmë me vullnetin tonë.

Është një veprim i habitshëm që krijesa të dëshirojë a guxojë ndonjëherë të tundojë Krijuesin e vet ose që një mëkatar të fyejë kështu Shpëtimtarin e tij!

[previous][next]