14 tetor

[no_toc]

14 tetor

«Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë» (Gjoni 8:32).

Shpesh njerëzit e citojnë këtë varg duke harruar që ai është pjesë e një premtimi të kushtëzuar. Vargu paraardhës thotë: «Atëherë Jezusi u dha judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi”». Dhe pastaj pason premtimi: «Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë». Me fjalë të tjera, fuqia çliruese e së vërtetës varet në të qëndruarit tonë në Fjalën e Tij.

Nuk është e mjaftueshme thjesht ta njohësh të vërtetën në kuptimin intelektual. Ne duhet t’i bindemi dhe ta praktikojmë atë. Ndërsa jetojmë nëpërmjet porosive të Biblës, ne çlirohemi nga mijëra të këqija.

Me t’ju bindur thirrjes së Ungjillit, ne çlirohemi nga faji dhe dënimi dhe njihemi me lirinë e bijve të Perëndisë.

Më pas ne çlirohemi nga zotërimi i mëkatit. Ai nuk mbizotëron më mbi jetët tona.

Ne çlirohemi nga ligji. Jo se bëhemi të kundërligjshëm, por tani jemi nën ligjin e Krishtit. Që tani e tutje motivi ynë është të shenjtërohemi nga dashuria që kemi për Shpëtimtarin dhe jo nga frika e ndëshkimit.

Ne gëzojmë liri nga frika pasi dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën. Tani Perëndia është Ati ynë qiellor i dashur dhe jo një Gjykatës i ashpër.

Ne jemi të lirë nga skllavëria e mëkatit. Ai nuk na bën të veprojmë kundër dëshirës sonë.

Ne jemi çliruar nga shthurjet seksuale, duke qenë se i kemi shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë.

Ne jemi të lirë nga mësimet e rreme. Fjala e Perëndisë është e vërtetë dhe Fryma e Shenjtë i drejton njerëzit e Zotit në çdo të vërtetë dhe i mëson ata që të bëjnë dallimin midis së vërtetës dhe gabimit. Ata që vazhdojnë në Fjalën e Tij çlirohen nga besëtytnitë dhe nga sundimi i frymërave të këqija. Çfarë emancipimi është ky – të çlirohesh nga fuqia e forcave djallëzore!

Ne jemi çliruar nga frika e vdekjes. Duke mos qenë më mbreti i terrorit, vdekja e çon shpirtin në praninë e Zotit. Të vdesësh është fitim.

Ne çlirohemi nga kanune skllavëruese, nga lakmia për para dhe nga gjendja pa shpresë e nga dëshpërimi. Këtej e tutje gjuha e zemrës sonë është:

Në gjunjë te këmbët e tua, Zot; ky është vendi im;
Atje kam mësuar mësime të freskëta, të vërteta që më kanë bërë të lirë.
Të lirë nga vetvetja, Zoti Jezus, të lirë nga rrugët e njerëzve;
Vargonjtë e mendimeve skllavëruese nuk do të më lidhin më.

[previous][next]