20 nëntor
«Bëni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij përmes intelektualizmit ose gjepurave të fryra. Gjëra të tilla themelohen më së miri mbi idetë që njerëzit kanë mbi natyrën e botës dhe e shpërfillin Krishtin!» (Kolosianeve 2:8, Phillips).Fjala që [Versioni] «Phillips» e përkthen «intelektualizëm» këtu është ajo fjalë nga rrjedh fjala «filozofi». Në themel ajo do të thotë dashuri për urtësinë, por më pas ajo ka fituar një kuptim më tepër, pra, kërkimin për realitet dhe qëllimin e jetës.
Shumica e filozofive njerëzore shprehen në një gjuhë të ndërlikuar, të fryrë. Ato janë përtej kokës së njeriut të zakonshëm. Ato i tërheqin ata që u pëlqen të përdorin fuqitë e tyre intelektuale për t’i veshur spekulimet njerëzore me fjalë që janë të vështira për t’u kuptuar.
Dhe vërtet, filozofirat njerëzore janë të pamjaftueshme. Phillips flet për to si «intelektualizëm dhe gjepura të fryra». Ato bazohen mbi idetë që njerëzit kanë mbi natyrën e botës dhe e shpërfillin Krishtin. Siç citohet një filozof i famshëm, siç është Bertrand Rasëlli, që ka thënë afër fundit të jetës së tij: «Filozofia ka dalë faqezezë për mua».
I krishteri i urtë nuk duhet të mashtrohet nga gjepurat e fryra të intelektualizmit modern. Ai refuzon që të nënshtrohet para faltores së urtësisë së njeriut. Në vend të kësaj ai kupton se të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes gjenden në Krishtin. Ai i vë në provë të gjitha filozofirat njerëzore para Fjalës së Perëndisë dhe refuzon çdo gjë që është në kundërshtim me Shkrimin.
Ai nuk luan vendit kur filozofët janë në titujt e parë të gazetave me ndonjë sulm të ri drejt besimit të krishterë. Ai ka pjekurinë e gjykimit për të kuptuar se nuk mund të pres ndonjë gjë më të mirë prej tyre.
Ai nuk ndihet më i ulët që nuk mund të bisedojë me filozofët me fjalë shumërrokëshe apo të ndjekë arsyetimin e ngatërruar të tyre. Ai është dyshues për paaftësinë e tyre që ta thonë thjesht mesazhin e tyre dhe gëzohet që Ungjilli është i tillë, që edhe udhëtarët, edhe pse të trashë, mund ta kuptojë atë.
Ai arrin të shoh në filozofirat moderne joshjen e gjarprit, «ju do të jeni si perënditë» (Zanafilla 3:5). Njeriu tundohet ta lartësojë mendjen e tij mbi mendjen e Perëndisë. Por i krishteri i urtë e refuzon gënjeshtrën e djallit. Ai i hedh poshtë arsyetimet njerëzore dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë (2 e Korintasve 10:5).