Dashuria është hiri më i qëndrueshëm. Ajo do të qëndrojë me ne kur hiret [virtytet] e tjera të na thonë lamtumirë. Në qiell nuk do të na duhet pendimi, sepse nuk do të kemi asnjë mëkat. Në qiell nuk do të na duhet durimi, sepse nuk do të kemi asnjë pikëllim. Në qiell nuk do të na duhet besimi, pasi besimi e hedh vështrimin te gjërat e padukshme (Hebrenjve 11:1). Por atëherë ne do ta shohim Perëndinë ballë për ballë; dhe atje ku kemi shikim, nuk kemi nevojë për besim.
Por kur hireve të tjera t’u ketë kaluar data, dashuria vazhdon; dhe në këtë kuptim apostulli thotë se dashuria është më e madhe se besimi, sepse ajo qëndron më gjatë. «Dashuria nuk ligështohet kurrë» (1 Korintasve 13:8). Besimi është shkopi me të cilin ecim në këtë jetë. «Ne ecim nëpërmjet besimit» (2 Korintasve 5:7). Por këtë shkop do ta lëmë te porta e qiellit dhe do të hyjë vetëm dashuria. Kështu dashuria ia merr kurorën të gjitha hireve të tjera. Dashuria është hiri i jetuar më së gjati, ajo është një lulëzim i përjetësisë. Sa duhet të përpiqemi që të shkëlqejmë në këtë hir, që i vetëm do të jetojë me ne në përjetësi dhe do të na shoqërojë në gostinë e dasmës së Qengjit! –
–Thomas Watson, «Të gjitha gjërat për mirë», fq. 96