Ballafaqimi i së shkuarës dhe i së tashmes së Judës (Vajtimet 4:1-20)

Profeti krahason lavdinë e mëparshme dhe gjendjen e tashme për t’u mëshiruar të Jerusalemit. Tempulli është shkatërruar, nënat braktisinfoshnjat e tyre (v. 3,4), njerëzit vdesin nga uria (v. 5), ndëshkimi nuk resht (v. 6), princat nuk njihen dot më nëpër rrugë (v. 7,8), kanibalizmi mbizotëron edhe midis grave të mëshirshme (v. 10) dhe qyteti që quhej i pathyeshëm ka rënë (v. 12). E tërë kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve…, të priftërinjve dhe të popullit (v. 13-16). Ata shikuan më kot nga Egjipti për ndihmë (v. 17). Babilonasit i rrethuan menjëherë (v. 18,19) dhe mbreti Sedekia, i vajosuri i Zotit, u kap (v. 20).