Shkretimi i tmerrshëm i Jeruzalemit (Vajtimet 1:1-11)

Këtu shikojmë shkretimin e plotë të Jerusalemit. Vargjet 1-11 janë gjuha e një kalimtari. Qyteti, që një herë e një kohë ishte i populluar, është tashmë si një e ve; princesha i është nënshtruar haraçit, e braktisur nga idhujt e saj dhe e tradhtuar nga aleatët e saj (v. 1,2). Populli ka shkuar në robëri për shkak të mëkatit të vet dhe asnjë shtegtar nuk shkon për të adhuruar në Sion (v. 3-9). Enët e çmuara të shenjtërores janë marrë nga babilonasit (v. 10) dhe populli vuan zinë e bukës (v. 11).