Sa plot me lavdi dhe kënaqësi hyjnore do të jetë ajo orë kur tërë milionët e njerëzimit që janë shpenguar nga gjaku i Qengjit të Perëndisë do të mblidhen bashkë duke qëndruar rreth Tij, ku çdo gjuhë dhe çdo zemër është plot me gëzim dhe lavdërim! Sa mahnitëse do të jetë lavdia dhe gëzimi i asaj dite kur tërë shenjtorët do të bashkohen në një këngë të përbashkët mirënjohjeje dhe dashurie dhe falënderimi të pafund për këtë Shpengimtar! Me çfarë ëndje të panjohshme dhe kënaqësi të pashprehshme do t’i drejtohen Qengjit që u ther të gjithë ata të shpëtuar nga gërmadhat e mëkatit dhe ferrit dhe do të gëzohen në praninë e Tij!
–Isaac Watts (Teolog anglez, njeri me dhunti për logjikën e simboleve dhe një autor produktiv si dhe himnesh të njohura)