Si më ndihmon Bibla për të patur një familje të lumtur?

1. Ji i pranishëm për fëmijët e tu. Fëmijët tuaj e konsiderojnë praninë tuaj si një shenjë kujdesi dhe lidhjeje (edhe kur nuk duket se të lënë këtë përshtypje!). Prania u jep fëmijëve një ndjenjë më të madhe sigurie, sesa çdo cilësi tjetër që mun të ofrojnë prindërit (Ligji i Përtërirë 6:6, 7).

2. Shpreh dashuri, ngrohtësi dhe inkurajim. Ato familje që i kanë këto cilësi, në kontrast me prinderimin e bazuar te turpërimi, janë shtëpi ku fëmijët dhe bashkëshortja do të ndihen më të sigurt (Efesianëve 5:25; 6:4; Kolosianëve 3:18-21).

3. Ndërto vlera morale të shëndetshme. Vendimet që fëmijët marrin sot do t’i ndikojnë ata shpesh për pjesën tjetër të jetëve të tyre. Prindërit kanë fuqi të mëdha ndikimi te fëmijët – përmes modelit dhe mësimit – mbi vlerat morale që fëmijët mbartin deri kur të rriten (Fjalët e Urta 22:6; Efesianëve 6:4b).

4. Disiplino me qëndrueshmëri. Pritjet e shrehura qartë dhe ndjekja e qëndrueshme për respektim prodhojnë fëmijë të përgjegjshëm. Bëjeni qëllimin tuaj të disiplinës për të rritur fëmijë të përgjegjshëm, jo për të detyruar bindje prej tyre (Efesianëve 6:1-4).

5. Duaje bashkëshortin. Një martesë e mbushur me dashuri u sjell shpresë dhe siguri fëmijëve tuaj (Efesianëve 5:25; 1 Pjetrit 3:7).

6. Gjallëroje rritjen frymërore të familjes tënde. Thirrja tuaj më e madhe në jetë (si prindër) është t’u lini fëmijëve tuaj një trashëgimi frymërore. Kushtoji vëmendje të madhe shëndetit tënd frymëror dhe modelo perëndishmëri të shëndetshme për familjen tënde (Ligji i Përtërirë 6:5-9; 1 Thesalonikasve 5:11).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *