Si adhuron një adhurues i vërtetë?

«…as mbi këtë mal, as në Jerusalem» (Gjoni 4:21). Për samaritanët, qendra e adhurimit ishte në malin Gerizim. Për judenjtë, Jerusalemi ishte vendi mbi tokë ku Perëndia kishte vendosur Emrin e Tij. Por Jezusi i lajmëroi gruas nga Samaria një rend të ri: «…vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në …

A është gjykimi sipas vullnetit të Perëndisë?

«Mos gjykoni, që të mos gjykoheni» (Mt. 7:1). Ata njerëz që dinë pak rreth Biblës e dinë shpesh këtë varg dhe e përdorin në një mënyrë tepër të çuditshme. Edhe kur dikush kritikohet për ligësi të madhe, me një zë të mbytur dhe në mënyrë fetare thonë: «Mos gjykoni, që të mos gjykoheni». Me fjalë të tjera, ata e përdorin …

I besojmë Perëndisë apo ngutemi ???

«Ai që i beson atij, nuk do të ngutet» (Isa. 28:16). Në një epokë të udhëtimit supersonik dhe komunikimit shumë të shpejtë, në një kulturë ku nxitimi është parullë, na vjen si befasi kur mësojmë se nxitimi është përdorur rrallë nga Perëndia në një kuptim të mirë në Bibël. Them rrallë, sepse kemi rastin kur babai vrapon për të takuar …

A kujdeset Perëndia për shqetësimet e mia?

«Mos u shqetësoni për asgjë çfarëdo qoftë» (Filipianeve 4:6). Ka shumë raste për të cilat dikush mund të shqetësohet – mundësia e një kanceri, shqetësimet e zemrës apo një mori sëmundjesh të tjera; ushqime që mendohet të jenë të dëmshme, vdekje aksidentale, marrja e pushtetit nga komunistët, luftë bërthamore, inflacion jashtë kontrollit, të ardhme të pasigurt, perspektiva e zymtë e …

Si mundet Perëndia…???

«Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një frymë e keqe e terrorizonte nga ana e Zotit» (1 Sam. 16:14). Ka vargje në Bibël që duket se ia atribuojnë Perëndisë veprimet e këqija. Për shembull, kur Abimeleku kishte mbretëruar për tre vjet mbi Izraelin, «Perëndia dërgoi një frymë të keqe midis Abimelekut dhe banorëve të Sikemit» (Gjyqtaret 9:23). Në …

A ka diçka të tmerrshme dhe të pafalshme që ke bëre??

«Dhe nuk do t’i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre» (Hebrenjve 10:17) Aftësia që ka Perëndia për të harruar mëkatet që janë mbuluar nga gjaku i Krishtit është një nga të vërtetat në Shkrim më qetësuese për shpirtin. Është një habi e madhe kur lexojmë: «Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga …