A jemi një shëmbull për tu ndjekur?

«Adami[t] […] i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij» (Zanafilla 5:3).

Është një fakt bazë i jetës fizike që ne lindim fëmijë që na përngjajnë, sipas shëmbëlltyrës sonë. Adamit i lindi një bir që i përngjiste, dhe i vuri emrin Seth. Kur njerëzit e panë Sethin ka mundësi që ata thanë atë që njerëzit kanë thënë që prej asaj kohe: «Si i ati, ashtu edhe i biri».

Gjithashtu është një fakt i kthjellët i jetës frymërore që ne lindim sipas shëmbëlltyrës sonë. Kur i paraqesim të tjerët me Zotin Jezus, ata marrin vetiu karakteristika të ngjashme me tonat. Kjo nuk është një çështje e trashëgimit, por e imitimit. Ata na konsiderojnë si ideali i asaj se si duhet të jenë të krishterët dhe e modelojnë vetvetiu sjelljen e tyre si e jona. Dhe shpejt ata manifestojnë ngjashmërinë e familjes.

Kjo do të thotë se vendi që i jap Biblës në jetën time do të caktojë standardin për fëmijët e mi në besim. Kjo do të thotë që theksi që vendos mbi lutjen do të bëhet edhe i tyri. Nëse jam një adhurues, kjo karakteristikë ka mundësi do prek edhe ata.

Nëse i përkrah kërkesat e forta të dishepullimit, ata do të mendojnë se kjo është norma për të gjithë besimtarët. Nga ana tjetër, nëse i sheqeros fjalët e Shpëtimtarit dhe jetoj për pasuri, famë dhe kënaqësi, unë mund të pres nga ata që të ndjekin drejtimin tim.

Fituesit e zellshëm të shpirtrave priren të lindin punëtorë të zjarrtë. Ata që gjejnë kënaqësi dhe dobi në mësimin përmendsh të Shkrimit, do t’ia pasojnë këtë vizion fëmijëve të tyre frymërorë.

Nëse je i parregullt me pjesëmarrjen në takimet e asamblesë, vështirë të prisni nga nxënësit tuaj që të jenë ndryshe. Nëse je zakonisht me vonesë, edhe ata ka mundësi do jenë me vonesë. Nëse uleni në radhën e pasmë, mos u çudit nëse kjo i ndikon edhe ata që të veprojnë kështu.

Nga ana tjetër, nëse ju jeni i disiplinuar, i besueshëm, i përpiktë dhe i përfshirë gjallërisht, Timotenjtë e tu do të ndjekin besimin tënd.

Kështu që pyetja për secilin prej nesh është: «A jam i gatshëm që të lind fëmijë sipas shëmbëlltyrës sime?» Apostulli Pal mund të thoshte: «Bëhuni imituesit e mi» (1 e Korintasve 4:16). A mund ta themi ne këtë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *