TRIUMFI I BIRIT TË NJERIUT (Kap. 24)

A. Gratë te varri bosh (24:1-12)

24:1 Më pas të dielën, herët në agim ato u nisën për te varri, duke mbajtur me vete erërat e mira që kishin përgatitur për trupin e Jezusit. Por si mendonin ato se do të futeshin në varrin e Tij? A nuk e dinin ato që një shkëmb i madh ishte rrokullisur duke shtyrë gurin e varrit? Ne nuk na është dhënë përgjigjja. Gjithçka që ne dimë është se ato e donin shumë Atë dhe shpesh dashuria i harron vështirësitë vetëm e vetëm për të arritur objektivën e saj.

“Dashuria e tyre ishte zgjuar herët (v. 1) dhe u shpërblye shumë (v. 6). Ekziston ende një Zot i ringjallur për atë që zgjohet herët (Fja 8:17).”

24:2-10 Kur arritën e gjetën gurin të rrokullisur nga hyrja e varrit. Sapo hynë brenda, panë që trupi i Zotit Jezus mungonte. Nuk është e vështirë të mendosh hutimin e tyre. Ndërkohë që ato po përpiqeshin të arsyetonin se çfarë kishte ndodhur, dy engjëj (shiko Gjo. 20:12), të veshur me rroba të ndritshme, u shfaqën dhe i siguruan që Jezusi jetonte; ishte e kotë të kërkoje për Të në varr. Ai ishte ringjallur ashtu siç kishte premtuar kur ishte ende në Galile. A nuk u kishte parathënë Ai se Biri i Njeriut duhej të dorëzohej në duart e njerëzve mëkatarë, të kryqëzohej dhe ditën e tretë do të ringjallej? (Lluka 9:22; 18:33). Atëherë gjithçka erdhi e freskët në mendjet e tyre. Ato u kthyen me nxitim në qytet dhe ua treguan lajmet të njëmbëdhjetëve. Midis lajmëtarëve të para të ringjalljes ishin Maria Magdalena, Joana dhe Maria nëna e Jakobit.

24:11, 12 Dishepujt nuk i besuan aspak ato. Ishte një përrallë e vjetër e grave. E pabesueshme! Fantastike! Kjo është ajo që ata menduan derisa Pjetri shkoi vetë te varri dhe pa çarçafët që dergjeshin vetëm. Këto ishin rrobat që ishin shtrënguar rreth trupit të Tij. Ne nuk na thuhet nëse ato ishin të zhvështjella apo akoma në formën e trupit, por ne jemi të sigurt të pranojmë këtë të fundit. Duket sikur Zoti i kishte lënë rrobat e varrit si të ishin një kukule. Fakti që rrobat e varrit ishin ende atje tregon se trupi nuk ishte vjedhur; vjedhësit nuk do të harxhonin kohën duke e zhveshur. Pjetri u kthye në shtëpinë e tij, ende duke u përpjekur për të zgjidhur misterin. Cili ishte kuptimi i gjithë kësaj?

B. Rruga për në Emaus (24:13-35)

24:13 Një nga dy dishepujt e Emausit ishte një burrë i quajtur Kleopa; ne nuk e dimë identitetin e tjetrit. Mund të kishte qenë gruaja e tij. Një traditë thotë se ishte vetë Lluka. Gjithçka për të cilën mund të jemi të sigurt është që ai person nuk ishte një nga njëmbëdhjetë dishepujt origjinalë (shiko v. 33). Sidoqoftë, të dy ata ishin të trishtuar [69] duke rrëfyer vdekjen dhe varrosjen e Zotit ndërkohë që po ktheheshin nga Jeruzalemi për në Emaus, një udhëtim për afërsisht gjashtëdhjetë stade [afërsisht 12 km].

24:14-18 Ndërkohë që vazhdonin të ecnin, një i panjohur iu afrua; ishte Zoti i ringjallur, por ata nuk e njohën Atë. Ai i pyeti përse ishin duke biseduar. Në fillim ata ndaluan për një çast, një pamje që shpreh një fatkeqësi të madhe. Më pas Kleopa shprehu habinë e tij që edhe një i huaj në Jeruzalem nuk dinte përreth gjërave që kishin ndodhur ato ditë.

24:19-24 Jezusi vazhdoi t’i pyeste ata, “Pse, çfarë ka ndodhur?” Ata u përgjigjën në fillim duke i kushtuar vëmendje Jezusit dhe më pas treguan për gjyqin dhe kryqëzimin e Tij. Ata i folën për shpresat e tyre të thyera, dhe për lajmin që trupi i Tij nuk gjendej më në varr. Në të vërtetë disa engjëj i kishin siguruar duke u thënë se Ai ishte gjallë.

24:25-27 Atëherë Jezusi i qortoi me dashuri për faktin se ata nuk kishin mundur të kuptonin se kjo ishte udha të cilën kishin parathënë profetët e DhV për Mesian. Së pari, Ai duhet të vuante, dhe më pas do të përlëvdohej. Duke zënë fill në Zanafilla dhe duke vazhduar në të gjitha librat e Profetëve Zoti solli para syve të tyre të gjitha Shkrimet që i referoheshin Atij, Mesias. Ishte një studim i mrekullueshëm i Biblës, ah sa shumë do të donim të kishim qenë me Të në atë moment! Por ne kemi të njëjtën DhV, dhe ne kemi Frymën e Shenjtë për të na mësuar, kështu që edhe ne mund të zbulojmë në të gjitha Shkrimet gjërat që i takojnë Atij.

24:28, 29 Tani dishepujt ishin duke iu afruar shtëpisë së tyre. Ata e ftuan shokun e udhës së tyre për të kaluar natën me ta. Në fillim, Ai veproi sikur do të vazhdonte udhëtimin e Tij. Por ata iu lutën që të qëndronte me ta dhe sa shumë u bekuan për këtë!

24:30, 31 Kur u ulën për të ngrënë darkë, i Ftuari zuri vendin e të Zotit të shtëpisë.

Ushqimi i thjeshtë u bë një sakrament dhe shtëpia u bë një Shtëpi e Perëndisë. Këtë bën Krishti kudo që shkon. Ata që e mirëpresin Atë do të priten shumë mirë. Ata të dy i kishin hapur atij shtëpinë e tyre, dha tani Ai u hap atyre sytë. (Shënime nga Scripture Union).

Kur Ai theu bukën dhe ua kaloi atyre, ata e njohën për herë të parë. A panë ata shenjat e gozhdëve në duart e Tij? Ne dimë vetëm që sytë e tyre u hapën mrekullisht për ta njohur Atë. Sapo kjo ndodhi Ai u zhduk.

24:32 Më pas ata kujtuan udhëtimin e tyre. Pa dyshim që zemrat e tyre digjeshin përbrenda kur Ai u fliste për Shkrimet. Mësuesi dhe Shoku i tyre kishte qenë Zoti Jezus Krisht i ringjallur.

24:33 Në vend që ta kalonin natën në Emaus, ata nxituan për t’u kthyer në Jeruzalem ku gjetën të njëmbëdhjetët dhe të tjerët të mbledhur së bashku. “Të njëmbëdhjetët” këtu është një term i përgjithshëm që tregon grupin origjinal të dishepujve, me përjashtim të Judës. Në të vërtetë atje nuk ndodheshin të njëmbëdhjetët, siç mësojmë nga Gjoni 20:24, por ky term është përdorur me një domethënie kolektive.

24:34 Përpara se dishepujt e Emausit të mund të ndanin me ta lajmin e tyre të gëzuar, dishepujt e Jeruzalemit shpallën me ngazëllim që Zoti me të vërtetë ishte ringjallur dhe i ishte shfaqur Simon Pjetrit.

24:35 Atëherë ishte radha e atyre të dyve nga Emausi për të thënë, “Po, ne e dimë, sepse Ai eci me ne, erdhi në shtëpinë tonë dhe na i zbuloi Vetveten kur ndau bukën.”

C. Të shfaqurit përpara njëmbëdhjetë dishepujve (24:36-43)

24:36-41 Trupi i ringjallur i Zotit Jezus ishte një trup i vërtetë, i prekshëm, i përbërë prej mishi dhe kockash. Ishte i njëjti trup që kishte qenë i varrosur, e përsëri ishte ndryshuar në diçka që nuk mund të ishte më pre e vdekjes. Me këtë trup të përlëvduar, Jezusi mund të hynte në një dhomë kur dyert ishin të mbyllura (Gjo. 20:19).

Kjo ishte gjëja e parë që Ai bëri në atë natë të parë të së Dielës. Dishepujt e kontrolluan dhe e panë, më pas e dëgjuan Atë të thoshte, “Paqja me ju!” Ata ishin kapur nga paniku duke menduar se Ai ishte një fantazmë. Vetëm kur Ai u tregoi shenjat e dashurisë së Tij në duar dhe në këmbë, ata filluan të kuptonin. Madje edhe atëherë, ishte një lajm tepër i mirë.

24:42, 43 Më pas, me qëllim që tu tregonte atyre se Ai ishte me të vërtetë Jezusi, hëngri pak peshk të pjekur dhe një copë huall mjalti.

D. Mendja e hapur (24:44-49)

24:44-47 Këto vargje mund të jenë një përmbledhje e mësimeve të Shpëtimtarit rreth ringjalljes dhe ngjitjes së Tij. Ai shpjegoi që ringjallja e Tij ishte përmbushja e fjalëve që Ai vetë u kishte thënë atyre. A nuk u kishte thënë Ai atyre se profecitë e DhV në lidhje me Të duhet të përmbusheshin? Ligji i Moisiut, profetët dhe psalmet ishin tre ndarjet kryesore të DhV. Të marra së bashku ato përfaqësonin të gjithë DhV. Cili ishte refreni i profecive të DhV në lidhje me Krishtin? Ato ishin:

1. Që Ai duhet të vuante (Ps. 22:1-21; Isaia 53:1-9).

2. Që Ai duhet të ringjallej prej së vdekurish ditën e tretë (Ps. 16:10; Jona 1:17; Hosea 6:2).

3. Që në emër të Tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt duke filluar që nga Jeruzalemi.

Jezusi ua hapi mendjen për të kuptuar të gjitha këto Shkrime. Në fakt, ky është një kapitull plot me gjëra të hapura: varr i hapur (v. 12), shtëpi e hapur (v. 29), sy të hapur (v.31), Shkrime të hapura (v. 32), buzë të hapura (v.35), mendje e hapur (v.45), dhe qiej të hapur (v.51).

24:48, 49 Dishepujt ishin dëshmitarë të ringjalljes. Ata duhet të niseshin si lajmëtarë të këtij mesazhi të lavdishëm. Por më parë u duhej të prisnin për premtimin e Atit, për ardhjen e Frymës së Shenjtë në ditën e Rrëshajëve. Atëherë ata do të visheshin me pushtet hyjnor për të dëshmuar për Krishtin e ringjallur. Fryma e Shenjtë ishte premtuar nga Ati në pjesë të DhV si Isaia 44:3; Ezekieli 36:27; Joeli 2:28.

E. Ngjitja e Birit të Njeriut (24:50-53)

24:50,51 Ngjitja e Krishtit ndodhi dyzet ditë pas ringjalljes së Tij. Ai i çoi dishepujt deri në Betani, në anën lindore të Malit të Ullinjve, dhe ngriti duart dhe i bekoi. Duke bërë këtë, Ai u mor lart në qiell.

24:52, 53 Ata e adhuruan dhe u kthyen në Jeruzalem me një gëzim të madh. Për dhjetë ditët e mëpasshme, ata kaluan më shumë kohë në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Ungjilli i Llukës u hap me besimtarët e devotshëm në tempull, duke u lutur për Mesinë e shumëpritur. Ai mbyllet në të njëjtin vend me besimtarë të devotshëm duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë për përgjigjen e lutjes dhe për shpengimin e kryer. Është një kulm të cilin Renan e quajti libri më i bukur në botë. Amen. [70]


BIBLIOGRAFI

Coates, C. A. An Outline of Luke’s Gospel. Kingston on Thames: Stow Hill Bible and Tract Depot, n. d.

Darby, J.N. The Gospel of Luke. London: James Carter, n. d.

The Man of Sorrows. Glasgow: Pickering and Inglis, n.d.

Notes of Addresses on the Gospel of Luke. London: C. A. Hammond, n. d.

Erdman, Charles R. The Gospel of Luke. Philadelphia: The Westminister Press, 1921.

Heldenhuys, Norval. Commentary on the Gospel of Luke, 2 vol. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1977.

Ironside, H.A. Addresses on the Gospel of Luke. New York: Loizeaux Brothers, 1947.

Kelly William. An Exposition of the Gospel of Luke. London: Pickering and Inglis, n. d.

Luck, G. Coleman. Luke. Chicago: Moody Press, 1960.

Morgan, G. Campbell. The Gospel According to Luke, New York: Fleming H. Revell Co. 1931.

Morris Leon. The Gospel According to St. Luke, TBC. Grand Rapids: Wm. B. Erdmans Publishing Company, 1974.

Thomas, W. H. Griffith. Outline Studies in the Gospel of Luke. Grand Rapids: Kregel Publications, 1984.



Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (24:13) Teksti NU shkruan, “Çfarë lloj bisede është kjo që po zhvilloni me njëri tjetrin?’ Dhe ata ndaluan të trishtuar.” ↵ Kthehu mbrapa
  2. (24:52, 53) Teksti kritik NUK lë mënjanë “duke lavdëruar dhe” ashtu si dhe “Amen”in e fundit. ↵ Kthehu mbrapa