JETO ME SAKRIFICA

Mësimi 37 | Karakteri i Krishterë

Është privilegj të japësh. Pyetja nuk është: Sa duhet të jap? Por sa duhet të sakrifikoj. Duke menduar për administrimin tonë financiar, në duhet të fillojmë me vendosmërinë për t’i dhënë Perëndisë pjesën e Tij (Fja. 3:9-10; Mal. 3:10). Ne duhet të japim:

  • Rregullisht (të parën ditë të çdo jave, 1 Kor. 16:2).
  • Në mënyrë individuale (secili nga ju, 1 Kor. 16:2).
  • Vendosmërisht (le të vërë mënjanë, 1 Kor. 16:2).
  • Proporcionalisht (sipas të ardhurave të tij, 1 Kor. 16:2).
  • Bujarisht (pasuritë e dorëgjerësisë së tyre, 2 Kor. 8:2; 9:13).
  • Në mënyrë sakrifikuese (më tepër se ç’mund të pritej, 2 Kor. 8:3).
  • Bashkë me një jetë të shenjtëruar (ia dhanë veten më parë Zotit, 2 Kor. 8:5).
  • Vullnetarisht (gatishmëria për të dhënë, 2 Kor. 8:12, nuk e them si urdhër, 2 Kor. 8:8).
  • Sinqerisht (të vë në provë sinqeritetin e dashurisë suaj, 2 Kor. 8:8).
  • Bindshëm (si ka vendosur në zemër, 2 Kor. 9:7).
  • Me shpirtgjerësi (jo me keqardhje, 2 Kor. 9:7).
  • Gëzueshëm (Perëndia do një dhurues të gëzuar, 2 Kor. 9:7).
  • Pa rënë në sy (mos i bjer trumbetës para teje, Mt. 6:2; e majta jote të mos dijë ç’bën e djathta jote, Mt. 6:3).

Një rregull bazë tjetër është: Puno shumë nevojat e tua të tashme dhe për nevojat e familjes (2 Thes. 2:10; 1 Tim. 5:8); vendos gjithçka mbi këtë në veprën e Zotit (Mt. 6:19); dhe besoji Perëndisë për të ardhmen (Mt. 6:33; 2 Kor. 5:7). Një çift i krishterë duhet të vendosë para Perëndisë për një standard jetese me të cilin të jenë të kënaqur që gjithçka mbi këtë të mund të shkojë për veprën e Zotit.

Nevojat e tanishme kërkojnë një llogari bankare modeste që faturat të mund të paguhen me përpikëri dhe që të dhënat e depozitës bankare të jenë një dëshmi e mirë. Kjo nuk është ajo çka nënkuptohet me grumbullimin e thesareve në tokë.

Në përgjithësi ne duhet të shmangim blerjet me kredi; huamarrësi është skllav i huadhënësit (Fja. 22:7). Ne duhet të shmangim blerjen nëse kjo do të thotë se ne duhet të paguajmë një normë interesi të tepërt ose nëse nëse aftësia juaj për ta paguar është e dyshimtë. Në këtë kuptim ne nuk duhet t’i kemi asnjë detyrim askujt (Rom. 13:8). Ndonjëherë është dishepullim më i mirë që të blejmë një shtëpi, sesa ta marrim atë me qira. Një hipotekë është e ligjshme, pasi ajo sigurohet nga shtëpia në rast mospagimi. Nëse nuk mund ta paguash, huadhënësi merr në zotërim shtëpinë.

Mos blej derisa të jesh lutur dhe t’i kesh dhënë Perëndisë një mundësi për të siguruar. Ai mund të të japë diçka më të mirë se ajo që ke blerë.

Shmang blerjet e rrëmbyera. Bëj një listë të gjërave që të duhen dhe kufizoji blerjet sipas saj.

Shmang blerjet luksoze ose blerjen e gjërave jo të domosdoshme. Një orë dore «Roleks» nuk e mban kohën më mirë se një Casio që kushton 1.500 lek. Shijo luksin e rezistencës së blerjeve për ata artikuj pa të cilët mund të jetosh një jetë normale.

Bli marka vendi dhe jo marka me reklama kombëtare. A e gjen dot se kush e paguan reklamën kombëtare? Ti i kursen këto lekë kur ble artikuj me emrin e vetë dyqanit.

Krahaso peshat për të shmangur mashtrimin nga një çmim më i ulët.

Konsidero çmimin kundrejt cilësisë. Do të jetë më mirë të blesh këpucë cilësore, sesa të blesh këpucë të lira nëse të duhet t’i japësh lekë doktorit të këmbëve.

Shmang ngrënien në restorante të shtrenjta. Mendo se sa bërxolla e rosto mund të blesh në ushqimore me aq para.

Harxhoji, konsumoji, përdori, bëj pa to. Kjo është një formulë e përjetshme për ata që duan shfrytëzojnë në maksimum leverdinë e parave të tyre për Zotin.

Shmang shpërdorimin. Kur Jezusi ushqeu 5.000 vetët, Ai i urdhëroi ata të mbledhin bukët dhe peshqit që nuk ishin ngrënë.

Ndonjëherë është më mirë të blesh gjëra të përdorura, p.sh., një makinë, sidomos nëse shitësi është një i krishterë. Në të kundërt mund të blesh telashet e dikujt tjetër. Mos ji aq krenar sa t’i begenisësh dyqanet e artikujve të përdorura. Jepen pazare të mira nëse je i kujdesshëm.

Mos nënshkruaj garanci për të tjerët, edhe për të afërmit, nëse nuk je i gatshëm që t’u thuash lamtumirë parave përgjithmonë (Fja. 6:1-5; 11:15; 17:18; 20:16; 22:26; 27:13). Në gjuhën e Biblës do të thotë të bëhesh garant për dikë. Kur paratë hyjnë në derë, shpesh dashuria del nga dritarja.

Mos i jep hua një të krishteri tjetër, veç nëse mund të veprosh kështu pa u shqetësuar nëse ato para nuk të kthehen kurrë.

Mos shko në gjyq për shlyerje borxhi. Nëse shkon në gjyq, gjyqi do të të marrë ty.

Edhe pse disa sigurime janë të detyrueshme, p.sh., sigurimi i makinës, mos ji një varfanjak sigurimesh. Besoji Zotit që të kujdeset për ty dhe familjen tënde.

Kontrollo periodikisht zotërimet e tua dhe shit ose dhuro ato që nuk të duhen. Një grua tha se i kishte kaluar njëzet e pesë vitet e para të martesës duke grumbulluar gjëra dhe njëzet e pesë vitet e tjera duke i hequr qafe ato.

Në përgjithësi, jeto me modesti që t’i shfrytëzosh në maksimum investimet e tua për shpirtra të pavdekshëm.

JETESA E THJESHTË ËSHTË MË E MIRA

1. Atë e mëson Fjala (2 Kor. 8:9). Shih gjithashtu Mateu 6:19 dhe 1 Timoteut 6:8. «Bukën tonë të përditshme na e jep sot».

2. Kjo është mënyra e duhur për të paraqitur Mikun tonë trokë nga Nazareti.

Soren Kierkegardi ka thënë dikur:

Shkova në kishë. U ula në stolin e butë. Pashë diellin duke ndritur përmes dritareve me xhama të zbukuruar. Dhe meshtari, i veshur me rrobën e kadifenjtë, hapi Biblën e artë dhe të ndriçuar, bëri një shënim me shënuesin e mëndafshtë dhe tha: «Në qoftë se dikush do të jetë dishepulli im, ta mohojë vetveten, të shesë të gjitha ato që ka, t’ua japë të varfërve, të marrë kryqin dhe të më ndjekë». Dhe vështrova përreth dhe askush nuk po qeshte{{1}}.

3. Ajo thellon jetën tonë frymërore, duke na hedhur gjithnjë e më shumë në Zotin dhe duke i bërë lutjet tona më të zjarrta.

4. Ajo është jeta më e lumtur, jeta me më pak halle.

5. Nevoja e botës kërkon një jetë të tillë. Miliona njerëz të panumërt vazhdojnë të jenë të panumërt.

Duke folur për William Burns, Hudson Taylor ka thënë: Thjeshtësia në jetë ishte kënaqësia e tij e madhe. Ai gëzonte qetësinë dhe luksin e zotërimit të pak gjërave për të cilat të shqetësohej. Ai mendoi se gjendja më e lumtur mbi tokë për një të krishterë ishte që kërkesat e tij të ishin të pakta. “Nëse dikush e ka Krishtin në zemër të tij”, thoshte ai, “qiell para syve të tij dhe vetëm aq bekime të përkohshme që janë të nevojshme për t’i bërë ballë i sigurt jetës, atëherë dhimbja dhe brenga nuk kanë shumë vend ku të qëllojnë”. Të jesh i bashkuar me Të që është diell e mburojë është e mjaftueshme për ta bërë të lumtur një mëkatar të gjorë derisa ai të shkojë nga këtu në qiell{{2}}

[previous][next]
[[1]]Cituar nga Toni Kampolo nga një kasetë, It’s Friday. Sunday’s a Coming.[[1]] [[2]]Taylor, Mrs. Howard, Hudson Taylor in Early Years. The Growth of a Soul, London: China Inland Mission, 1921, fq. 347.[[2]]