TË JESH NJË DISHEPULL

Mësimi 1 | Dishepullimi i Krishterë

Fjalët dishepull{{1}} dhe dishepullim nuk janë vetëm fjalë të përdorura shumë. Ato janë përdorur për të kuptuar atë që përdoruesi kërkon të thotë nëpërmjet tyre. Ato na kujtojnë përdorimin e fjalës lavdi nga Hampi Dampi. Kur Liza e pyeti atë se çfarë kuptimi kishte ajo fjalë, ai tha: «Kur unë përdor një fjalë do të thotë vetëm atë që unë dua të kuptohet – asgjë më shumë, asgjë më pak».

Por nëse duam të kuptojmë mësimet e Jezusit mbi dishepullimin duhet të kuptojmë çfarë do të thotë Ai me këtë thënie – jo çfarë kuptojmë ne sipas mendimit tonë. Ne duhet të ekzaminojmë përshkrimin e dishepullimit në mësimet e Jezusit dhe në shkrimet e apostujve të Tij për të mësuar se çfarë koncepti për dishepullimin paraqet Jezusi.

Duke bërë këtë shohim se një dishepull është një student, një nxënës. Dishepullimi është procesi nëpërmjet të cilit mësuesi stërvit një student në lidhje me doktrinën dhe praktikën. Është parë në mënyrën se si Zoti Jezus iu drejtua dymbëdhjetë dishepujve «që të rrinin me të dhe që t’i dërgonte të predikojnë» (Marku 3:14). Këta burra jetuan me Shpëtimtarin, dëgjuan mësimet e Tij, vëzhguan mënyrën e jetesës së Tij dhe pastaj dolën rreth e rrotull për të përhapur mesazhin e Tij. Ishte një mësim në veprim.

Dishepullimi shihet edhe në mësimet e Palit për Timoteun: «Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, besojua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë» (2 Tim. 2:2).

Ne lehtësisht shohim se ka katër breza besimtarësh në këtë varg – Pali, Timoteu, njeriu besnik dhe të tjerët. Përhapja e besimit të krishterë varet në përfshirjen aktive të çdo besimtari në këtë proces shtimi.

Kjo metodë mësimi duhet të jetë më e mira. Nëse do të kishte një mënyrë më të mirë për mësimin, Zoti Jezus do ta kishte përdorur.

Qëllimi i dishepullimit është që nxënësi të bëhet si mësuesi i tij. «I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit si i zotit» (Mt. 10:25).

Një mësues nuk mund të drejtojë nxënësin e tij përtej nivelit të vet të arritjeve. «Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet» (Lu. 6:40). «Nuk mund të mësosh atë që nuk e di. Nuk mund t’i drejtosh atje ku nuk shkon dot.”

Çdo besimtar i vërtetë është një dishepull i Zotit Jezus Krisht. Përveç të dymbëdhjetëve kishte shumë të tjerë që e ndiqnin Jezusin të cilët Ai i njohu si dishepuj. Midis tyre ka edhe rënie të dishepullimit. Kjo u përcaktua nga besimi dhe bindja e tyre. «U bëftë sipas besimit tuaj» (Mt. 9:29). «Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi» (Gjo. 8:31).

Edhe jobesimtarët nganjëherë janë përshkruar si dishepuj. Te Gjoni 2:23-24 ne lexojmë për disa që besuan në emrin e Tij, por Jezusi nuk i besoi ata, sepse Ai e dinte se ata nuk kishin rilindur përsëri. Përsëri te Gjoni 6:66: «Shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të». Ata e treguan veten e tyre nga dezertimi që i bënë Birit të Perëndisë duke treguar se nuk i përkisnin Atij. Dishepullimi i tyre ishte vetëm në sipërfaqe (shih Gjo. 8:31-33).

Zoti Jezus është dishepulli i vërtetë. Tek Isaia 50:4-5 Ai thotë, «Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt». Çdo mëngjes Ai qëndronte përpara Atit për të marrë udhëzime për atë ditë.

Programi mësimor për dishepujt e krishterë gjendet në fletët e Biblës. Të jesh një dishepull i pjekur duhet patjetër të njohësh Biblën dhe t’i bindesh asaj. Një nga theksimet kyç në Dhiatën e Re është zhvillimi i karakterit të krishterë.

Duket sikur karakteri është më i rëndësishëm se shërbimi.

Dishepullimi është më shumë se thjesht leximi i kapitujve të një libri si ky. Është mësim në veprim. Do të thotë të kalosh kohë me mësuesin dhe të rrish pas atij ose asaj në momente të ndryshme të shërbesës së krishterë. Në rastin e një burri kjo mund të nënkuptojë që të fillojë të përfshihet aktivisht në shërbesa të tilla si predikimi, mësimi, ungjillëzimi personal, ungjillëzimi në terren, këshillimi dhe vizita. Në rastin e grave mund të nënkuptojë mësimdhënien siç është shkruar te Titi 2:3-5, këshillimin dhe vizitat. Ndërsa një dishepull e përfshin veten e tij ose të saj në këto aktivitete, shumë shpejt do të jetë i aftë ose e aftë të dallojë dhuntinë / dhuntitë e tij dhe të shërbejë i pavarur nga drejtuesi i tij. Ai pastaj mund të gjejë një ose më shumë besimtarë të rinj të cilët mund t’i dishepullojë.

Dishepulluesi duhet të jetë miku i studentit të tij edhe në rastet kur progresi i nxënësit mund të jetë i ngadaltë. Drejtuesi nuk duhet të jetë shumë i rreptë ose me shumë kërkesa. Ai duhet të qëndrojë dhe të dëgjojë. Do të ishte mirë nëse ai mund të takohej me nxënësin e tij në raste të aktiviteteve të ndryshme sociale ose sportive duke qenë i gatshëm të takohej në orare të paplanifikuara për ta ndihmuar në kohë nevoje (për ta mbështetur).

Në vend që të ndjekë të njëjtin lloj programi stereotip për çdo person, dishepulluesi duhet të kërkojë drejtimin e Frymës së Shenjtë për drejtim individual. Fryma është sovrane; Ai jo gjithmonë vepron në të njëjtën mënyrë.

Në faqet në vazhdim do të gjeni shumë nga temat që do të donit t’i mësonit një besimtari të ri për të cilin kujdesesh. Ka edhe shumë të tjera që mund t’ shtosh kësaj liste. Por këto të paktën do të shërbejnë si fillim.

[[1]]Në këtë libër kemi përdorur pothuaj vetëm përemrat mashkullorë. Ne shpresojmë që gratë nuk do të ndjehen se janë shpërfillur. Nuk është ky qëllim ynë. Shumë prej mësimeve zbatohen edhe për ato sikurse për burrat. Thjesht përsëritja e vazhdueshme  e «ai apo ajo», «e tij apo e saj» dhe «atij apo asaj» bëhet monotone. As nuk është e domosdoshme, sepse dihet në përgjithësi se përemri mashkullor mund të përdoret në mënyrë të përgjithshme për mashkull dhe femër. Mësohet qartë për gratë e moshuara se edhe ato mund të jenë dishepuj (Titi 2:4).[[1]] [previous][next]