Zot i të gjithëve

Nga libri devocional “Çdo ditë me radhë”, nga William MacDonald. “…Jezu Krishtit (ai është Zot i të gjithëve)”, Veprat e Apostujve 10:36 Një nga temat e mëdha të Dhiatës së Re është zotërimi i Jezus Krishtit. Herë pas here kujtohemi se Ai është Zot dhe se duhet t’i japim këtë vend në jetët tona. Ta kurorëzojmë Jezusin si Zot do …

Argumente kundër një jete të shenjtë

I vetmi argument i vërtetë kundër Biblës është një jetë jo e shenjtë. Kur dikush argumenton kundër Fjalës së Perëndisë, ndiqe në shtëpi dhe shiko nëse mund të zbulosh arsyen e armiqësisë së tij ndaj Fjalës së Zotit. Ajo gjendet në ndonjë formë mëkati.

Besueshmëria e Biblës

Përsëri, kërkimi shkencor mbështet Biblën – dhe nuk është diçka e re që ai mbështet përshkrimin e Biblës për njerëzimin si një racë të vetme. [Fragment] Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës studiuan eshtrat e mbetura nga dy toka varrimi daneze, duke përfshirë edhe ato të një burri që «del se është», e bazuar mbi informacionin gjenetik, me origjinë arabe. Toka …

Madhësia e shpirtit

Në mënyrë që të ndodhë një përtëritje në krishterim, kjo duhet të ndodhë me mënyra të ndryshme me ato që po përdoren tani. Nëse Kisha në gjysmën e dytë të këtij shekulli duhet ta rimarrë veten nga plagët që ka marrë në gjysmën e parë, atëherë duhet të shfaqet një lloj i ri predikuesi. Ai lloji i përkryer, «sundues i sinagogës» nuk do të bëjë punë. As ai lloji i njeriut priftëror që bën detyrën e tij, që merr rrogën dhe nuk bën pyetje, as ai lloji baritor fjalështruar që di se si ta bëjë fenë e krishterë të pranueshme për këdo. Të gjithë këta janë provuar dhe kanë dalë mangët. Duhet të dalë një lloj tjetër udhëheqësi fetar midis nesh. Ai duhet të jetë nga ai lloji i profetit të lashtë, një njeri që ka parë vegime nga Perëndia dhe që ka dëgjuar një zë nga Froni. Kur ai të vijë (dhe i lutem Perëndisë që nuk do të ketë një por shumë), ai do të jetë në kundërshtim të prerë me gjithçka që qytetërimi ynë i vetëkënaqur e konsideron të shtrenjtë. Ai do të kundërshtojë, do të dënojë dhe do të protestojë në emër të Perëndisë dhe do të marrë urrejtjen dhe kundërshtimin e një segmenti të madh të botës së krishterë. Ka shumë gjasa që një njeri i tillë do të jetë i rreptë, i drejtpërdrejtë dhe paksa i zemëruar me botën. Ai do të dojë Krishtin dhe shpirtrat e njerëzve aq sa të jetë gati të vdesë për lavdinë e Njërit dhe për shpëtimin e të tjerëve. Por ai nuk do të frikësohet nga asgjë që merr frymë të vdekshme.