«Unë jam kryqëzuar me Krishtin» (Gal. 2:20, NASB) Kur Zoti Jezus vdiq në kryq, Ai vdiq jo vetëm si Zëvendësuesi im; Ai vdiq edhe si Përfaqësuesi im. Ai vdiq jo vetëm për mua, por si mua. Kur Ai vdiq, ka edhe një kuptim real në të cilin unë vdiqa. Gjithçka që unë isha si fëmijë i Adamit, tërë vetja ime …
Një paqe si një shkëmb
«Fryti i Frymës është […] paqja…» (Gal. 5:22). Kur shfajësohemi me anë të besimit, ne kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit, Zotit tonë (Rom. 5:1). Kjo do të thotë se armiqësia midis nesh dhe Perëndisë ka marrë fund, meqenëse Krishti ka luftuar me sukses shkakun e asaj armiqësie – mëkatet tona. Gjithashtu ne kemi paqe të ndërgjegjes, duke ditur …
Nuk ka asnjë justifikim që të krishterët të rrinë në vend-numëro
«Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë» (Zanafilla 24:33). Ashtu si shërbëtori i Abrahamit kishte ndjenjën e urgjencës në lidhje me misionin e tij, po kështu duhet të kemi edhe ne. Kjo nuk do të thotë që duhet që t’ia futim vrapit në të gjitha drejtimet njëkohësisht. Kjo nuk do të thotë që duhet …
Të akuzosh Perëndinë me pasojat e veprimeve tuaja
«Kur rruga e një njeriu shkatërrohet nga budallallëku i tij, zemra e tij tërbohet kundër Zotit» (Fjalet e Urta 19:3, RSV). Nuk ka asnjë libër si Bibla mbi psikologjinë. Ajo jep perceptime mbi sjelljen njerëzore që nuk mund t’i gjesh në ndonjë vend tjetër. Këtu, për shembull, ajo përshkruan një njeri, kokëfortësia e të cilit e shkatërron jetën e tij, …
Kur zemra gëzohet me lavdinë njerëzore
«Ti kërkon gjëra të mëdha për veten? Mos i kërko» (Jer. 45:5). Ekziston një tundim i mprehtë, madje dhe në shërbesën e krishterë, që të bëhesh i madh, që dikush ta shoh emrin në revista apo ta dëgjojë në radio. Por ky është një kurth i madh. Kjo i heq lavdi Krishtit. Kjo na heq neve paqen dhe gëzimin. Dhe …
Ai na ka bërë, por ne jemi përgjegjës
Disa njerëz thonë: «Nëse Perëndia më bëri në këtë mënyrë, atëherë është ai përgjegjës për atë që bëj dhe për mënyrën se si jetoj». Jo, miku im – Perëndia krijoi vetëm Adamin dhe Evën dhe në fillim ata ishin pa mëkat. Por ata u rebeluan kundër urdhërimit të Perëndisë dhe tani mëkati ka hyrë në racën njerëzore dhe të gjithë …