«O Atë, unë kam mëkatuar…» (Luka 15:21). Vetëm kur djali plëngprishës u kthye i penduar, i ati u lëshua me vrap për ta takuar, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. Nuk do të kishte qenë e drejtë të jepej falje derisa së pari të kishte pendim. Parimi shkrimor (biblik) është: «…nëse pendohet, fale» (Luka 17:3). Nuk na thuhet …
Si i përdor Zoti të keqen për të mirë?
«Edhe zemërimi i njerëzve do të shndërrohet në lavdi për ty, dhe t’i do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimit të tyre» (Psa. 76:10). Një nga karakteristikat magjepsëse të historisë njerëzore është mënyra se si Perëndia bën që zemërimi i njeriut ta lavdërojë Atë. Që nga Rënia (hyrja e mëkatit në botë), njeriu e ka drejtuar grushtin kundër Perëndisë, …
Nuk rroj më unë
«Unë jam kryqëzuar me Krishtin» (Gal. 2:20, NASB) Kur Zoti Jezus vdiq në kryq, Ai vdiq jo vetëm si Zëvendësuesi im; Ai vdiq edhe si Përfaqësuesi im. Ai vdiq jo vetëm për mua, por si mua. Kur Ai vdiq, ka edhe një kuptim real në të cilin unë vdiqa. Gjithçka që unë isha si fëmijë i Adamit, tërë vetja ime …
Një paqe si një shkëmb
«Fryti i Frymës është […] paqja…» (Gal. 5:22). Kur shfajësohemi me anë të besimit, ne kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit, Zotit tonë (Rom. 5:1). Kjo do të thotë se armiqësia midis nesh dhe Perëndisë ka marrë fund, meqenëse Krishti ka luftuar me sukses shkakun e asaj armiqësie – mëkatet tona. Gjithashtu ne kemi paqe të ndërgjegjes, duke ditur …
Nëse gjithçka varet nga Perëndia, përse duhet të punojmë atëherë?
«Ai do t’i shkatërrojë […] që ti t’i përzësh dhe t’i shkatërrosh» (Ligji i Perterire 9:3, NASB) Në të gjitha marrëdhëniet e Perëndisë me njerëzimin, kemi një kombinim të çuditshëm të hyjnores dhe njerëzores. Le të marrim Biblën, për shembull. Kemi Autorin hyjnor dhe kemi autorët njerëzorë, të cilët shkruan të shtyrë nga Fryma e Shenjtë. Për sa i përket …
Kur shpesh herë pyetja “PËRSE?” na shtyn të dyshojmë
«Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?» (Zanafilla 18:25). Kur kemi të bëjmë me mistere në jetë që janë tepër të thella për t’i kuptuar, ne mund lehtësohemi nga siguria se Gjykatësi i tërë tokës është Perëndia i drejtësisë absolute dhe të pafund. Kemi çështjen e statusit të fëmijëve që vdesin përpara se të arrijnë moshën …