Përngjasimi i Perëndisë

Parimet e doktrinës së krishterë- Mësimi 3

«KUJT DËSHIRON T’I PËRNGJAJË PERËNDIA?, dhe çfarë figure do t’i vinit përballë?», pyeste profeti (Isa. 40:18). Bibla thekson që Ai nuk i ngjason saktësisht ndonjë gjëje ose ndonjërit që njohim ne; ajo përdor gjuhën tonë për ta përshkruar me terma njerëzore. Fakti që Bibla flet shpesh për krahun, syrin, dorën apo gojën e Zotit, nuk do të thotë që Ai i zotëron vërtet këto organe, dhe aq më pak që Perëndia i ngjan një zogu kur në Bibël lexohet «Ai do të të mbulojë me pendët e tij» (Psalmi 91:4). N.q.s. Perëndia do të kuptohej plotësisht, shpjegohej dhe analizohej nga njeriu, kjo do të thoshte që Ai ekziston në nivelin njerëzor. Duhet të kemi kujdes që të mos refuzojmë Perëndinë vetëm sepse nuk kemi një pikë referimi apo një eksperiencë për ta vënë përpara. Një njeri pyeti Jobin: «A mundesh ti…të arrish të njohësh plotësisht të Plotfuqishmin?» (Jobi 11:7). Përgjigjja është që ne mund të dimë mbi Perëndinë vetëm atë që Ai ka dashur të na zbulojë për Veten e Tij në Shkrim, asgjë më shumë. Disa koncepte, në fakt, i tejkalojnë kufizimet e aftësisë sonë mendore.

Atribute të vetme (që vetëm Perëndia i zotëron)

Jepen në Shkrim disa pohime mbi cilësitë e Perëndisë dhe kjo bëhet pikërisht sepse Ai ka zgjedhur që t’i zbulojë. Ne i quajmë «atribute». Perëndia është:

  1. EKZISTON NGA VETVETJA. Ai ka jetë në veten e Tij (Gjoni 5:26); nuk vjen nga asnjë gjë tjetër që ka ekzistuar më parë. Perëndia ekzistonte tashmë që nga fillimi (Zanafilla 1:1; Gjoni 1:1).
  2. I PËRJETSHËM. Nga «përjetësia në përjetësi» Ai është Perëndi (Psalmi 90:2; Habakuku 1:12). «Ai që është» shpreh emrin e UNË JAM-it (Eksodi 3:14); Atij që kupton në vetvete të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen (Zbulesa 4:8).
  3. I PAFUND. ky term do të thotë «pa kufizim ose pa limit». Asgjë nuk mund ta nxërë Perëndinë (1 Mbretit 8:27), asgjë nuk mund ta masë.
  4. I PLOTFUQISHËM. I Plotfuqishmi ka fuqinë dhe autoritetin të bëjë gjithçka që i pëlqen (Jobi 42:2; Mt. 19:26). Kjo përcaktohet si «plotfuqishmëri».
  5. I GJITHËDITSHËM. Perëndia ka njohje, zgjuarsi dhe vetëdije të pakufizuar (Psalmi 147:4-7). Asgjë nuk mund ta kufizojë në ndonjë farë mënyre në këtë dhe asgjë nuk mund ta çudisë ose ta mashtrojë (Heb. 4:13 dhe 1 Gjonit 3:20). Kjo përcaktohet si «gjithëditshmëri». Që në fillim Perëndia njeh fundin (Isa. 46:10). Gjithëditshmëria përfshin edhe paranjohjen e të gjitha gjërave (Veprat e Apostujve 2:23).
  6. I GJITHËPRANISHËM. Perëndia nuk është i kufizuar as nga hapësira as nga koha; Ai është gjithandej në të njëjtin moment (Psalmi 139:7-12). Kjo cilësi quhet «gjithëpranishmëri». Nuk ka mënyrë për t’iu shmangur (Jeremia 23:23-24; Amosi 9:2).
  7. I PANDRYSHUESHËM. Mund të ndryshojë në veprimet dhe në mënyrën e të vepruarit, por Perëndia nuk ndryshon në karakterin e tij të përjetshëm dhe në qëllimet e tij (Malakia 3:6; Jakobit 1:7). Është gjithmonë konstant dhe besnik. Kjo cilësi quhet «pandryshueshmëri».
  8. I VETËMJAFTUESHËM. Nuk ka nevojë absolutisht për asgjë sepse tek Ai nuk ka mangësi (Veprat e Apostujve 17:24-25).
  9. SOVRAN. Ai qeveris dhe kontrollon të gjitha gjërat dhe askush nuk mund ta pengojë; lëviz të gjitha gjërat sipas këshillës së vullnetit të Tij (Efesianeve 1:11; Isa. 40:13-14). Si Perëndi, Ai ka të drejtën e pakufizuar të bëjë çfarëdo që i pëlqen Atij ta bëjë (Rom. 9:15-18). Ai nuk i ka borxh askujt.

Atribute relative (që edhe njeriu mund t’i ketë)

  1. DASHURI. Është shprehja e sakrificës dhe e dhurimit të vetes, ajo në fakt kërkon të mirën maksimale të tjetrit. Është praktike dhe e dobishme. Meqë Perëndia na ka dashur, ka dhënë Birin e Tij për të vdekur për ne (Gjoni 3:16). Ai do pavarësisht nga gatishmëria e njeriut për ta shkëmbyer këtë dashuri, që është (njeriu) objekti i dashurisë së Tij. Në fakt Perëndia do personin kundërshtar, të përçmuar dhe plot me mëkat, megjithëse Ai e urren mëkatin (1 Gjonit. 4:10; Efesianeve 2:4-5; Rom. 5:8; Jeremia 31:3). Dhembshuria është e lidhur ngushtë me dashurinë; përmbledh pjesëmarrjen intime në ndjenjat e tjetrit, mëshirën për të tjerët (Psa. 86:15; Mt. 9:26; 14:14).
  2. ZEMËRIMI. Zemërimi i tij i shenjtë kundër së keqes nga e cila njerëzit nuk heqin dorë dhe për të cilën nuk do të pendohen (Kolosianeve 3:5-7; Rom. 2:4-6), nuk është një borxh që mund ta shlyesh me vepra të mira (Rom. 4:4-5; 11:6). Hiri i ofron shpëtim njerëzimit (Efesianeve 2:8; Titit 2:11).
  3. MËSHIRA. Mëshira e tij e madhe, ose dhembshuria drejt mëkatarëve dhe nevojtarëve, atje ku lehtësim jepet, është e njëjtë me hirin (Psa. 103:8). Perëndia është i pasur në mëshirë (Efesianeve 2:4).
  4. SHENJTËRIA. Perëndia është veçuar nga qeniet e tjera dhe nuk ka mëkat ose ndonjë papastërti tek Ai (Psa. 99:9; Isa. 57:17). Ai është quajtur «I Shenjti». Qielli lartëson shenjtërinë e Tij (Zbulesa 15:4; Heb. 7:26). Kjo cilësi kërkon domosdoshmërisht ndëshkimin e mëkatit (Isa. 59:2). Jemi thirrur të jemi të shenjtë sepse Ai është i shenjtë (1 Pjetrit 1:16).
  5. NDERSHMËRI DHE DREJTËSI. Këto dy fjalë rrjedhin nga e njëjta rrënjë, në gjuhën origjinale të Dhiatës së Re. Duan të tregojnë që të dyja paanshmëri ose paanësi në trajtimin e të tjerëve. Asgjë e gabuar nuk mund të vijë nga Perëndia (Nehemia 9:33; Psa. 145:17). Ai është gjykatësi i Drejtë (2 Tim. 4:8) dhe do të bëjë patjetër atë qe është e drejtë (Zanafilla 18:25); drejtësia e Tij kërkon pagim për ndëshkimin e mëkatit, por dashuria e Tij parashikon për pagimin kështu që Ai mund të jetë në të njëjtën kohë «i drejtë dhe shfajësues për atë që beson tek Jezusi» (Rom. 3:26).
  6. E VËRTETA. Tek Perëndia nuk ka pavërtetësi, as pabesi, as mungesë koherence (Numrat 23:19 dhe 1 Gjonit 5:20). Ai është e vërteta (Gjoni 14:6). Ai është besnik në gjithçka dhe për të gjitha dhe në mënyrë absolute (2 Tim. 2:13; Zbulesa 19:11).
  7. DURIMI. Vetvendosja e Tij për të kufizuar veprimet, që ndryshe mund edhe të zbatoheshin fare mirë, është një cilësi që i dedikohet atij qe zotëron një fuqi të madhe. Durimi për të duruar atë që është e papëlqyeshme, është një aspekt (Rom. 9:22; Veprat e Apostujve 13:18); tjetri është këmbëngulja për të rigjetur të mirën (2 Pjetrit 3:9).
  8. DITURI. Perëndia zotëron të gjithë njohjen dhe aplikimin e saj dhe kjo tregon nga ana e Tij një dituri të pafund, një zgjuarsi të lartë e bashkuar me një gjykim të pakrahasueshëm (Rom. 11:33; Efesianeve 3:10). «Zgjuarsia e tij është e panjohshme» (Isa. 40:28). Ky Perëndi me dituri shumë të lartë ekzaminon në thellësi zemrat e të gjithë njerëzve (Rom. 8:27; 16:27).
  9. DASHAMIRËSI. Dashamirësia e Tij është pikërisht cilësia që udhëheq njeriun në pendim (Rom. 2:4). Perëndia është i mbushur plot me këtë dashamirësi, vullnet të mirë ose mirëdashje (Psa. 119:68; 145:9). Vështirësitë dhe hidhërimet njerëzore nuk duhet të na çojnë që të dyshojmë për dashamirësinë e Tij.
  10. ZEMËRGJERËSI. Perëndia është më i madhi i të gjithë dhuruesve dhe e ka treguar në dhuratën supreme të Birit të Tij (Gjoni 3:16). Është kjo arsyeja për të cilën Ai do një dhurues të gëzuar (2 e Korintasve 9:7). Perëndia jep me zemërgjerësi (Jakobit 1:5). Është Ai që hap qiellin për të dërguar poshtë bekimet me bollëk. Ai është i vetmi që jep në atë masë «sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini» (Malakia 3:10).

Pyetje – Mësimi 3

Mënyra e të vepruarit e Perëndisë qeveriset nga karakteri i Tij dhe nga atributet e Tij. Pyetjet e mëposhtme do të na ndihmojnë për ta kuptuar më mirë.

1. Është e vështirë për njeriun për ta kuptuar se kujt i përngjan Perëndia sepse (zgjidh një përgjigje)
a. njeriu beson që Perëndia i përngjan atij
b. rrugët e Perëndisë janë «më të larta» se ato të njeriut
c. nuk ka asgjë ose asnjë me të cilin mund të krahasohet Perëndia
d. Perëndia nuk mund të njihet
e. për gjithçka që u tha më lart
f. nga përgjigjja a deri tek përgjigjja c

2. Çfarë relacioni ka Perëndia me gjithçka që ekziston (Veprat e Apostujve 17:24-25)?

Çfarë cilësi të Perëndisë janë përshkruar në vargjet që pasojnë, të cilët nxjerrin në pah pavarësinë e Tij të plotë? (Shpjego me fjalët e tua)

Gjoni 5:26; 1:1
Zanafilla 1:1
Eksodi 3:14
Psa. 90:2
Zbulesa 4:8
1 i Mbreterve 8:27

3. Lexo Psalmin 139. Shkruaj tre cilësi për sa i përket Perëndisë, që tregohen në këtë pjesë.
a.
b.
c.

4. Shkruaj me fjalët e tua (Rom. 8:28).

Çfarë inkurajimi mund të marrë një besimtar nga kjo pjesë?

5. Cili nga pohimet e mëposhtme mbi dashurinë e Perëndisë nuk është i vërtetë?
a. Perëndia e do të gjithë botën
b. Perëndia na ka dashur më parë se ne ta donim
c. Dashuria e Perëndisë është e përjetshme
d. Dashuria e Perëndisë e toleron mëkatin

6. Zemërimi i Perëndisë është real aq sa dhe dashuria e Tij. Kush ose çfarë gjëje është objekt i zemërimit të Perëndisë? (Zgjidh tre përgjigje)
a. e gjithë mbrapshtia dhe padrejtësia e njerëzve
b. zemra e ngurtësuar dhe e pandreqshme
c. kush nuk i bindet
d. mëkatari i falur

7. Çiftëzo cilësitë e mëposhtme të Perëndisë me përkufizimet e dhëna nga e majta:

Favor drejt të tjerëve i pamerituar dhe i dhënë falas.a. Hiri (Efesianëve 2:8; Titit 2:11)
Mëshirë e madhe ose dhembshuri drejt mëkatarëve dhe nevojtarëveb. Shenjtëria (Zbulesa 15:4; Psalmi 99:9)
Plotësisht i privuar nga papastërtitë ose mëkati. I veçuar nga qeniet e tjera.c. Mëshira (Psalmi 103:8; Efesianëve 2:4)
Paanshmëri në trajtimin e të tjerëve.d. Ndershmëri/Drejtësi (Nehemia 9:33; Zanafilla 18:25)

8. Kur Bibla thotë që Perëndia është i shenjtë, do të thotë që (zgjidh një përgjigje)
a. është pa mëkat
b. urren mëkatin dhe do gjithçka që është e mirë
c. është i ndarë nga mëkatarët
d. të gjitha përgjigjet e lartpërmendura

9. Çfarë mendon? Reflekto me kujdes mbi cilësitë e Perëndisë të studiuara më lart. Cilat të ngushëllojnë dhe të inkurajojnë në mënyrë të veçantë?

Ka të tjera që të shqetësojnë? (N.q.s. «po» ose «jo», shpjego arsyen).

Shpesh njerëzit thonë: «Jam i bindur që Perëndia do të bënte këtë gjë» ose «nuk mendoj që Perëndia do të bënte këtë gjë». Përse është e rëndësishme të kuptosh karakterin e Perëndisë përpara se të spekulosh mbi atë që mund të bënte ose nuk mund të bënte Ai?

10. Çfarë mendojnë të tjerët? Tako të paktën tre vetë gjatë kësaj jave dhe bëji atyre këto pyetje:
(1) Cilat janë, sipas jush, cilësitë e Perëndisë që i zotëron vetëm Ai?
(2) Çfarë do të thotë që Perëndia është i shenjtë?
(3) Si e shpjegoni përshkrimin biblik për Perëndinë, sipas së cilës Ai është një Perëndi i dashurisë dhe një Perëndi i zemërimit?

[wpfilebase tag=file id=39/]