Fjala jote është e vërteta

Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 1

«KUSH ËSHTË PËR TË VËRTETËN E DËGJON ZËRIN TIM» tha Zoti Jezus para guvernatorit romak. «Pilati i thotë: Çfarë është e vërteta?» (Gjoni 18:37-38). Përfitojmë shumë pak, zakonisht, nëse studiojmë diçka në të cilën mendojmë

(1) nuk ka asnjë të vërtetë që mund të quhet e tillë, ose në të cilën

(2) është një e vërtetë që ndryshon vazhdimisht, ose në të cilën mendojmë

(3) është e pamundur ta njohësh të vërtetën me siguri.

E vërteta është e përcaktuar si: e njëjtë me faktet apo me realitetin, pajtohet me atë që është, që ka qenë e që do të jetë: është e kundërta e rrenës, e gabimit apo e gënjeshtrës. E vërteta është e saktë dhe e pandryshueshme, pavarësisht nga historia dhe kultura; është absolute dhe e pavarur nga të gjitha gjërat e tjera. Të besosh ndryshe është shkatërruese si për mbushjen e bagazhit tonë kulturor ashtu edhe për atë moral.

Kërkimi i së vërtetës

Psalmisti thoshte: «Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso» (Psalmi 25:5). Ai besonte që kjo e vërtetë ishte e përjetshme (Psalmi 117:2). Duke parë që ajo është kaq e çmuar, na jepet një rekomandim: «Merre të vërtetën dhe mos e shit» (Fjalet e Urta 23:23). Profeti flet për «Perëndinë e së vërtetës» (Isaia 65:16). Zoti Jezus thotë: «Unë jam … e vërteta» (Gjoni 14:6) dhe «fjala jote është e vërtetë (Gjoni 17:17). Nga ana e Perëndisë është dëshira që të gjithë njerëzit «ta njohin të vërtetën» (1 Timoteut 2:4). Pastaj na thuhet që njerëzit, në përgjithësi «kanë ndryshuar të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër, dhe kanë adhuruar e i kanë shërbyer krijesave në vend të Krijuesit” (Romakeve 1:25). Ata që thonë që janë në kërkim të së vërtetës shpesh nuk e duan të vërtetën (2 Thesalonikasve 2:10) kërkojnë më shumë rrugën e tyre dhe kjo rrugë nuk është rruga e drejtë. Por Jezusi atyre që me të vërtetë kërkojnë të vërtetën i ka premtuar: «Do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë» (Gjoni 8:32). Njerëzit duhet ta njohin të vërtetën rreth Perëndisë, rreth jetës dhe përjetësisë.

Burimi i së vërtetës

Ku ta kërkojmë të vërtetën? Disa e kërkojnë brenda vetes; besojnë që arsyeja e tyre, emocionet, dëshirat e tyre janë një udhërrëfyes i mjaftueshëm. Disa të tjerë e kërkojnë të vërtetën në marrëdhëniet me të tjerët; i japin shumë peshë këshillave, eksperiencave dhe mësimeve të personave të tjerë. Disa të tjerë e kërkojnë të vërtetën përtej vetes së tyre, janë të bindur që kuptimi i së vërtetës shkon përtej aftësive të kufizuara që ka intelekti e zgjuarsia njerëzore.

Duhet ndihma e Perëndisë ose e ndonjë fuqie mbinatyrore. Vepra që Perëndia kryen duke na komunikuar disa gjëra të përcaktuara, që ndryshe nuk do t’i kishim njohur, quhet zbulim. Ndërsa quhet frymëzim vepra e kryer nga Perëndia duke udhëhequr njerëzit për të shkruar një komunikim të së vërtetës që Ai do të na e zbulojë . Fakti që Perëndia ka vepruar pikërisht në këtë mënyrë për të na dhënë 66 librat e Biblës, është përcaktuar nga profetët, nga apostujt, e nga Jezu Krishti vetë.

Zbulimi i Perëndisë është quajtur «Shkrimi» ose «Shkrimet» (Marku 12:10; 12:24) duke na lënë të kuptojmë që flitet për shkrime të shenjta. Ne e quajmë bashkësinë e këtyre librave Bibla, që do të thotë librat ose më mirë, «Libri» – duke treguar për shkëlqesinë e tij qëndrueshmërinë e tij përmbi gjithë librat e tjerë. Këto shkrime më vonë do të emërohen «Fjala e Perëndisë» (Marku 7:13; Romakeve 10:17 dhe 2 e Korintasve 2:17 dhe 1 Thesalonikasve 2:13; Hebrenjve 4:12). Shprehje të tilla si «Perëndia thotë», «Zoti foli» dhe «fjala e Zotit u bë e njohur» janë përdorur vetëm në Dhiatën e Vjetër rreth 3000 herë. Në shumë raste shikojmë që Perëndia flet direkt (Eksodi 24:12; Ligji i Perterire 10:1-2). Shkrimtarët e Shkrimit thonin që Perëndia po jepte fjalët e Tij njerëzve nëpërmjet tyre. Shiko shprehjet e mëposhtme të sjella nga njerëzit e Perëndisë në Bibël:

Moisiu: «Perëndia tha: “I Përjetshmi tha”» (Eksodi 3:14-15, Ligji i Perterire 1:42)
Jozueu: «Zoti foli» (Jozueu 1:1)
Jeremia: «I Përjetshmi tha: “thotë i Përjetshmi”» (Jeremia 1:7-9)
Ezekieli: «Ai më tha» (Ezekieli 3:4)
Malakia: «Thotë i Përjetshmi» (25 herë)
Jezusi: «derisa të plotësohet gjithçka» (Mateu 5:18, duke folur për ligjin e Dhiatës së Vjetër)
«urdhri i Perëndisë» (Marku 7:8, në përputhje me ligjin e Dhiatë së Vjetër)
«Është e shkruar» (Gjoni 6:45, duke folur për profetët e Dhiatës së Vjetër)
«Kanë Moisiun dhe profetët» (Luka 16:29-31)
«të shkruara … në ligj … tek profetët dhe tek psalmet» (Luka 24:44)
Apostujt: «(profecia e Shkrimeve) e lajmëruar nga Fryma e Shenjtë» (Veprat e Apostujve 1:16)
«Dhe foli Fryma e Shenjtë» (Veprat e Apostujve 28:25)

Përveç këtyre bëhen pohime të tjera të karakterit të prerë si: «Çdo Shkrim është i frymëzuar nga Perëndia» (2 Timoteut 3:16); «njerëzit kanë folur nga ana e Perëndisë, sepse janë shtyrë nga Fryma e Shenjtë» (2 Pjetrit 1:21); «jo me fjalë të mësuara nga dija njerëzore por të mësuara nga Fryma» (1 e Korintasve 2:13).

Vula e së vërtetës

Konsideratat e mëposhtme tregojnë që përcaktimet e mësipërme janë të vërteta;

  1. Ata që këmbëngulnin se ishin të frymëzuar ishin njerëz me cilësi shumë të larta morale e shpirtërore. Kush guxon të akuzojë Moisiun, Palin, Isaian ose deri Zotin Jezus se janë njerëz me cilësi të diskutueshme?
  2. Bibla zotëron një unitet të thellë mësimi, megjithëse e shkruar nga më shumë se 40 shkrimtarë të ndryshëm, në një hark kohor që i kalon 1500 vjetët. Në ç’mënyrë tjetër mund ta shpjegojmë këtë unitet?
  3. Paraqitja, në Shkrimet, e një numri të madh faktesh historike ka nxitur përpilimin e volumeve në bazë të zbulimeve arkeologjike dhe të vërtetave të tyre. Në fakt janë në Bibël referime të gjëra për ngjarje e personazhe historike.
  4. Bibla ka vazhduar së qeni, për botimet e panumërta, për përhapjen e gjerë të saj dhe për ndikimin e madh që ka në botë, libri më i rëndësishëm i shkruar ndonjëherë. Por ka qenë edhe libri më shumë i luftuar, e megjithatë, ka mbijetuar ndaj tentativave të panumërta e të kota për të djegur çdo kopje. Kush libër tjetër, me një kundërshtim të tillë, mund të kishte mbijetuar? Dhe në fakt ka vazhduar të jetë libri më i shitur, vit mbas viti.
  5. Ky libër vazhdon të ndryshojë jetë njerëzish edhe sot. Kriminelë të egër, ashtu edhe njerëzit më të urtë, janë prekur e ndryshuar rrënjësisht nga mesazhi i tij. Miliona njerëz kanë marrë nga Bibla shpresë, ngushëllim e inkurajim në momentet më të trishtueshme. Kush libër ka ndryshuar për të mirë kaq shumë jetë?
  6. Profeci të përshkruara në çdo detaj janë përmbushur njëqind për qind. Në ç’vend tjetër gjenden dokumente profetike të plotësuara njëqind për qind?

Argumente të rëndësishme si jeta e përjetshme kane ngurtësuar pa dobi mendjen e njerëzve të mëdhenj. Vetëm në Shkrimet ato përballohen dhe zgjidhen.

Qëllimi i këtyre mësimeve është të ndihmojë lexuesin të kuptojë saktësisht atë që Bibla na mëson mbi argumente si p.sh. Perëndia, njeriu, mëkati, shpëtimi, përjetësia dhe Jezus Krishti. Është e rëndësishme të dish atë që thotë Bibla para se të pranosh me atë që thuhet. Jezusi këmbëngulte fakteve që ata nuk njihnin Shkrimet (Mateu 22:29). Danieli thotë që këto ishin Shkrimet e «librit të së vërtetës» (Danieli 10:21). E njeh ti të vërtetën?

Pyetje – Mësimi 1

Njeriu zotëron një dëshirë të madhe për të njohur të vërtetën. Janë të disponueshme shumë burime për të, megjithatë nuk janë të besueshme. Bibla pohon që është e vërteta e Perëndisë e shfaqur për njeriun.

1. Cila nga frazat e mëposhtme e përshkruan më saktësisht konceptin biblik të së vërtetës? (Zgjidh një)
a. nuk ekziston asnjë e vërtetë
b. e vërteta ndryshon vazhdimisht
c. është e pamundur ta njohësh të vërtetën me siguri
d. e vërteta njihet dhe është absolute

2. Në ç’mënyrë Perëndia ia ka komunikuar të vërtetën njeriut, përpara lindjes së Krishtit (Hebrenjve 1:1)?

Çfarë theksonin profetët mbi prejardhjen e fjalëve të tyre?

3. Kush është mjeti final i përdorur nga Perëndia për të komunikuar të vërtetën (Hebrenjve 1:2; Mateu 17:5)?

Çfarë thotë Jezusi mbi të vërtetën (Gjoni 14:6; 17:17)?

4. Në ç’mënyrë Jezusi thekson autoritetin e anëtarëve të Shkrimeve të Dhiatës së Vjetër (Luka 24:44)?

Çfarë qëndrimi merr Jezusi në drejtim të ngjarjeve të mëposhtme të Dhiatës së Vjetër?

Krijimi i Adamit dhe Evës (Marku 10:6)
Jona e peshku (Mateu 12:39-40)
Noeu dhe arka (Mateu 24:37-39)

5. Përse nuk shkon të thuash që pranoj mësimet e Jezusit dhe ndërkohë refuzon mësimet e pjesëve të tjera të Biblës, p.sh. Zanafillën (Gjoni 5:46-47)?

6. Shkrimtarët e Dhiatës së Re i bënë me shkrim fjalët e mësimet e Jezusit. Çfarë qëndrimi mbajtën ata në lidhje me autoritetin e asaj që ata po shkruanin (1 e Korintasve 11:23 dhe 2 Pjetrit 1:16-21)?

7. Kush ishte një nga gabime trashanike të kryetarëve fetar në kohën e Jezusit (Mateu 22:29)?

8. Shkruaj me fjalët e tua 2 Timoteu 3:15-17.

Kush është një nga motivet e mira për të studiuar Biblën (Gjoni 5:39)?

9. Çfarë mendon? Veço pohimet që pasqyrojnë më mirë bindjet e tua mbi Biblën, duke shënuar me √ germën e alfabetit që e paraprin:

a. Besoj që Bibla është Fjala e Perëndisë drejtuar njeriut, është shkruar nga njerëz të ndryshëm në harkun e shumë viteve, është pa gabime në shkrimet e saj origjinale, është e saktë e besueshme si në faktet historike dhe në doktrinën e shprehur nga ajo vetë.

b. Besoj që vetëm fjalët e Jezusit në Bibël janë të frymëzuara.

c. Besoj që shumë tregime të Biblës, si ai i Adamit dhe Evës, Noeu dhe arka nuk duhet të merren në kuptimin e vërtetë të fjalës, megjithatë na mësojnë diçka.

d. Besoj që Bibla ka shumë kontradikta.

e. Besoj që Bibla përmban atë që duhet të di mbi Perëndinë mbi jetën e tanishme dhe të ardhmen.

f. Besoj që Bibla ka shumë mësime të mira mbi moralin, por nuk është e vërteta absolute.

g. E vërteta e Biblës është e vlefshme për të gjithë brezat, të gjithë kulturat, të gjithë racat.

10. Çfarë mendojnë të tjerët? Tako të paktën tre persona gjatë kësaj jave dhe bëji atyre këto pyetje:
(1) Po të jesh ti Perëndia dhe ke dëshirë komunikosh me njerëzit, si do të veprosh?
(2) Çfarë prove ke nevojë ti që të jesh i bindur që Bibla është Fjala e Perëndisë, mesazhi i Perëndisë?
(3) Nëse dikush të provon që Bibla është e vërtetë, a do jesh i gatshëm t’u bindesh mësimeve të moralshme që ndodhen në të?

[wpfilebase tag=file id=39/]