Ja dallimi


Një studim i dallimeve të rëndësishme biblike

Ja dallimi

Dështimi për të ndarë drejt Shkrimet (2 Tim. 2:15) sjell pështjellim. Të “ndash drejt” fjalën e Perëndisë do të thotë ta vendosësh secilin varg në kontekstin e tij të duhur dhe të kuptosh dallimet dhe kuptimin. Ky referim bazë biblik do t’i ndihmojë besimtarët të kuptojnë të tilla çështje si “e vërteta pozicionale” dhe “praktika”. Mësoni të bëni dallimet midis Izraelit dhe kishës dhe shumë çështjeve të tjera. Autori jep 96 dallime biblike – çelësa të dobishëm për të zbërthyer thesaret e Shkrimit – duke përfshirë: tre kohët e shpëtimit; pozita dhe praktika; brendabanimi, pagëzimi dhe mbushja e Frymës; Izraeli, Mbretëria dhe kisha.

Nëse nuk marrim parasysh disa dallime kyç që ndodhen në Bibël mund të arrijmë në mendime të turbullta. Dhe kjo është e rrezikshme—madje fatale. Ky libër do të qartësojë disa nga mësimet më të rëndësishme të Fjalës së Perëndisë.

JA DALLIMI trajton 96 dallime biblike, ku përfshihen:

  • Tri kohët e shpëtimit
  • Pozita dhe praktika
  • Brendabanimi
  • Pagëzimi dhe mbushja, Izraeli, Mbretëria dhe Kisha

William MacDonald për më shumë sesa 40 vjet ka folur qartas dhe ka shkruar direkt rreth çështjeve kryesore të Krishterimit. Duke lënë një karrierë të mirë në biznes tek «këmba e kryqit», ai ka udhëtuar në mbarë botën duke shpallur pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit. Ai ka shkruar më shumë sesa 60 libra dhe një numër të pafund artikujsh. Librat e tij karakterizohen nga një qartësi e mrekullueshme që do të thotë që Z. MacDonald ka investuar shumë kohë në Fjalën e Perëndisë.

[no_toc]
Tabela e përmbajtjes
  1. TRE KOHËT E SHPËTIMIT
  2. ASPEKTET E SHFAJËSIMIT
  3. ASPEKTE TË JETËS SË PËRJETSHME
  4. SHLYERJA E MËKATEVE ATËHERË DHE TANI
  5. POZITA DHE PRAKTIKA
  6. MARRËDHËNIA DHE BASHKËSIMI
  7. FALJA JURIDIKE DHE PRINDËRORE
  8. DY NATYRAT
  9. LLOJET E SHENJTËRIMIT
  10. BRENDABANIMI, PAGËZIMI DHE MBUSHJA
  11. SHPËTIMI DHE SHËRBIMI
  12. MADHËSHTIA PERSONALE NË KRAHASIM ME MADHËSHTINË POZICIONALE
  13. GJËRA THEMELORE, TË RËNDËSISHME DHE JOESENCIALE
  14. EPOKA TË NDRYSHME
  15. BESËLIDHJET MË TË RËNDËSISHME TË SHKRIMEVE TË SHENJTA
  16. IZRAELI DHE KISHA
  17. LIGJI DHE HIRI
  18. KISHA DHE MBRETËRIA
  19. DY ARDHJET E KRISHTIT
  20. FAZAT E KTHIMIT TË KRISHTIT
  21. DITA E ZOTIT, DITA E KRISHTIT, DITA E PERËNDISË
  22. PËRMBUSHJE TË DYFISHTA
  23. SHTATË GJYKIMET
  24. HADESI DHE GEHENA
  25. MISTERE TË SHKRIMEVE TË SHENJTA
  26. ASPEKTE TË LAVDIVE TË KRISHTIT
  27. DALLIME NË UNGJIJTË
[next]