A. Predikimi i Ungjillit nga Pjetri Johebrenjve (9:32-11:18).
9:32-34 Ndërsa tregimi tani i kthehet Pjetrit, ne e gjejmë atë duke vizituar besimtarët në pjesë të ndryshme të Judesë. Gjatë kësaj kohe ai vjen në Lida (Lod), në veriperëndim të Jeruzalemit, gjatë rrugës për në Jopa (tani Jafa ose Jafo). Aty ai gjen një të paralizuar që prej tetë vjetësh dergjej në shtrat. Duke e thirrur me emër, Pjetri shpall që Jezus Krishti është shëruesi i tij. Enea menjëherë ngrihet dhe mbart shtratin e tij. Ka shumë mundësi që Enea mori në të njëjtën kohë jetë frymërore dhe shërim fizik.
9:35 Paralitiku i shëruar provoi se ishte një dëshmi për Zotin në qytetin e Lidës dhe në të gjithë fushën bregdetare të Saronit. Si rezultat shumë veta u kthyen tek Zoti
9:36-38Jopa ishte porti detar më i madh në Palestinë, lokalizuar në pjesën Mesdhetare rreth 45 km veriperëndim të Jeruzalemit. Midis të krishterëve aty, ishte një grua zemërmirë që quhej Gazela [Tabitha] {{47}}. Ajo ishte tepër e njohur për bërjen e rrobave të varfërve. Kur ajo vdiq menjëherë dishepujt i dërguan urgjentisht lajm në Lida, duke i kërkuar Pjetrit të vinte pa vonesë.
9:39-41 Kur mbërriti ai i gjeti të gjitha të vejat… duke qarë prekshëm dhe duke i treguar veshjet që kishte punuar Gazela për to. Ai u kërkoi atyre të dilnin jashtë, më pas u gjunjëzuadhe u lut, dhe urdhëroi Tabithën të ngrihej. Menjëherë ajo u kthye në jetë dhe u bashkua me miqtë e saj të krishterë.
9:42 Kjo mrekulli e ringjalljes u mor vesh gjithandej, kështu që shumë veta besuan në Zotin. Megjithatë duke krahasuar vargun 42 me 35, duket sikur më shumë u kthyen në besim nëpërmjet shërimit të Eneas se sa nëpërmjet ringjalljes së Gazelës.
9:43 Pjetri qëndroi disa ditë në Jopë, në shtëpinë e Simonit që ishte një regjës lëkurësh. Përmendja e punës së Simonit këtu është domethënëse. Judenjtë e konsideronin regjien e lëkurës një punë diskretituese. Një kontakt i vazhdueshëm me trupat e vdekur të kafshëve shkaktonte ndotje ceremoniale. Fakti që Pjetri jetonte me Simonin tregonte që ai nuk ishte më i lidhur me këtë skrupull të veçantë të Judenjve.
Shpesh është përmendur që në tre kapituj të një pas njëshëm ne kemi kthimin në besim të një pasardhësi të një prej bijve të Noeut. Eunuku etiopas (Veprat e Apostujve 8) ishte padyshim nga vija e Kamit. Sauli nga Tarsi (kap. 9) ishte një pasardhës i Semit. Tani ne shohim këtu në kapitullin 10, Kornelin, një nga pasardhësit e Jafetit. Është një dëshmi tronditëse fakti që Ungjilli është për të gjitha racat dhe të gjitha kulturat dhe që në Krishtin të gjitha këto ndarje natyrale zhduken. Pjetri ashtu siç përdori çelësat e mbretërisë duke hapur derën e besimit për Judenjtë në kapitullin 2, ai shihet të bëjë të njëjtën gjë edhe për Johebrenjtë në kapitullin 10.
10:1, 2 Kapitulli hapet në Cezare rreth 45 km larg Jopës. Korneli ishte një oficer ushtarak Romak. Si një centurion ai komandonte rreth 100 burra. Ai merrte pjesë në kohortën italike. Devotshmëria e tij ishte më e dukshme se sa spikatja e tij si ushtarak. Ai ishte një njeri i perëndishëm dhe që e druante Perëndinë, që i jepte shumë lëmoshë të varfërve të Judesë dhe që lutej vazhdimisht. Ryri sugjeron që ai ndoshta ishte “një prozelit [një i kthyer] i derës [d.m.th. një prozelit jo i plotë]; që do të thotë, ai besonte në Perëndinë e Judaizmit dhe qeverisjen e Tij, por që ende s’kishte hedhur ndonjë hap [që të kalonte derën] për t’u bërë një prozelit i plotë.” {{48}}
Është e hapur pyetja nëse ai ishte apo jo një njeri i shpëtuar. Ata që thonë se ai ishte i shpëtuar, i referohen vargjeve 2 dhe 35, ku Pjetri flet duke iu referuar Kornelit me fjalët “ai që ka frikë prej Tij (Perëndisë) dhe vepron drejtësisht, është i pranuar nga Ai.” Ata që thonë se Korneli nuk ishte i shpëtuar tregojnë 11:14, ku engjëlli u citua se i premtoi Kornelit që Pjetri do t’i thoshte fjalët që Korneli të mund të shpëtohej.
Vështrimi ynë është që Korneli është një shembull i një njeriu që jetoi në dritën që Perëndia i dha atij. Përderisa kjo dritë s’ishte e mjaftueshme për ta shpëtuar atë, Perëndia siguroi që atij t’i jepej drita shtesë e Ungjillit. Përpara vizitës së Pjetrit, ai nuk kishte sigurinë e shpëtimit, por ai ndjeu një afërsi me ata që adhuronin Perëndinë e vërtetë.
10:3-8 Një ditë rreth orës tre të mesditës Korneli pati një vizion të qartë në të cilin një engjëll i Perëndisë iu shfaq atij dhe iu drejtua me emër. Duke qenë një Johebre, ai nuk ishte aq në dijeni sa mund të jetë një Jude në lidhje me shërbesën e engjëjve, dhe kështu ai u frikësua dhe e mori engjëllin për Zotin. Engjëlli i foli duke e qetësuar atë me fjalët se lutjet dhe lëmoshat e tij ishin ngjitur përpara Perëndisë, dhe më pas i tha atij të dërgonte njerëz në jug të Jopës për të thirrur një njeri të quajtur SimonPjetri, që gjendej pranë një farë Simoni, një regjës lëkurësh… pranë detit {{49}}. Me një bindje të padiskutuar centurioni dërgoidy nga shërbëtorët e tij dhe një ushtarak i cili ishte gjithashtu një njeri i perëndishëm.
10:9-14Ditën tjetër rreth mesditës, Pjetri u ngjit në tarracën e shtëpisë së Simonit në Jopë për t’u lutur. Ai ishte i uritur në atë kohë, por ushqimi ishte ende në përgatitje e sipër. Padyshim, uria e tij siguroi një parapërgatitje për çfarëdo të ndodhte më pas. Duke u rrëmbyer në ekstazë, ai pa një çarçaf… që zbriste nga qielli lidhur në katërcepat, me të gjitha llojet e katërkëmbëshave… zogj dhe zvarranikë, të pastër dhe të papastër. Një zë nga qielli iu drejtua apostullit të uritur “Çohu, ther dhe ha!” Duke kujtuar ligjin e Moisiut që ndalonte çdo Jude të hante krijesa të papastra, Pjetri shqiptoi kontradiktën historike “Kurrsesi, o Zot!” Scroggie komenton kështu: “Kushdo që thotë «Kurrsesi» nuk duhet të shtojë kurrë «o Zot», dhe kushdo që në të vërtetë thotë «Zot» nuk duhet të thotë kurrë «kurrsesi».”
10:15-16 Kur Pjetri shpjegoi besnikërinë e tij të paprishur nga e kaluara në faktin e të ngrënit vetëm ushqim të pastër, zëri nga qielli tha, “gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj tëpapastra.” Ky dialog ndodhi tre herë, dhe më pas çarçafi u kthye në qiell.
Është e qartë që vizioni ka një kuptim shumë më të thellë se sa thjesht çështja e të ngrënit ushqim të pastër dhe të papastër. Në të vërtetë, me ardhjen e besimit të krishterë, këto rregulla që kishin të bënin me ushqimet nuk kishin më efekt. Por kuptimi i vërtetë i vizionit ishte ky: Perëndia ishte duke u hapur Johebrenjve derën e besimit. Si një Jude, Pjetri i kishte parë Johebrenjtë si të papastër, si të huaj, si të paperëndishëm, si shumë të largët. Por tani Perëndia do të bënte diçka të re. Johebrenjtë (të paraqitur me anë të kafshëve dhe zogjve të papastër) do të merrnin Frymën e Shenjtë ashtu si edhe Judenjtë (kafshë dhe zogj të pastër) e kishin marrë Atë. Ndarjet fetare dhe kombëtare duhet të zgjidheshin dhe të gjithë besimtarët e vërtetë në Zotin Jezus do të ishin në të njëjtin nivel në bashkësinë e krishtere.
10:17-23a Dhe ndërsa Pjetri po mendonte këtë vizion në zemrën e tij, shërbëtorët e Kornelit mbërritën te dera dhe po e kërkonin. Drejtuar nga Fryma, ai zbriti nga maja e shtëpisë poshtë për t’i përshëndetur ata. Kur mësoi qëllimin e vizitës së tyre ai i ftoi të hynin dhe i mirëpriti për natën. Shërbëtorët e lavdëruan zotërinë e tyre si “një njeri i drejtë dhe që e druan Perëndinë, për të cilin gjithë kombi i Judenjve dëshmon.”
10:23b-29 Ditën tjetër Pjetri u nis për në Cezare me tre shërbëtorët e Kornelit dhe disa vëllezër nga Jopa. Ata ndoshta udhëtuan gjithë ditën, sepse ishte dita tjetër në të cilën ata arritën në Cezare.
Me rastin e mbërritjes së tyre Korneli… kishte mbledhur të afërmit dhemiqtë e tij të afërt. Kur Pjetri arriti, centurioni i ra ndër këmbë si një akt respekti. Apostulli kundërshtoi këtë adhurim, duke protestuar se ai vetë ishte një njeri. Do të ishte mjaft e përshtatshme nëse të gjithë ata që e quajnë veten “pasardhës” të Pjetrit [p.sh. Papa] do të imitonin përulësinë e tij duke ndaluar njerëzit të gjunjëzohen përpara tyre!
Duke gjetur njerëz të mbledhur së bashku në shtëpi, Pjetri shpjegoi se si një Jude ai nuk duhet të kishte hyrë në një shtëpi pagane si ajo, por Perëndia i kishte zbuluar atij që ai s’duhet të mendonte më për Johebrenjtë si të pa prekshëm. Më pas ai i pyeti se për ç’arsye ata i kishin dërguar ftesë.
10:30-33 Menjëherë Korneli përshkroi vizionin që ai kishte parë përpara katër ditësh, kur një engjëll e siguroi atë se lutja e tij u plotësua [u kujtua] dhe e kishte drejtuar atë që të dërgonte njerëz për Pjetrin. Uria e zemrës Johebre për fjalën e Perëndisë është e adhurueshme. Ai tha, “Tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar.”Një shpirt kaq i përulur dhe i hapur, sigurisht do të shpërblehet me një mësim hyjnor.
10:34-35Pjetri filloi mesazhin e tij me një rrëfim të sinqertë. Deri tani ai kishte besuar se favori i Perëndisë shihte vetëm për kombin e Izraelit. Tani ai kuptoi se Perëndia nuk tregohet i anshëm për shkak të kombësisë së një njeriu, por ishte i interesuar për një zemër të ndershme dhe të penduar qoftë në një Jude apo në një Johebre.“Në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej Tij dhe që vepron drejtësisht është i pranuar nga Ai.”
Ka dy mendime për interpretimin e vargut 35:
- Disa mendojnë që nëse dikush me të vërtetë pendohet dhe ndjek Perëndinë, ai është i shpëtuar edhe pse nuk ka dëgjuar kurrë për Zotin Jezus. Argumenti është që edhe pse njeriu vetë mund të mos dijë për sakrificën zëvendësuese të Krishtit, përsëri Perëndia di këtë dhe shpëton njeriun në bazë të asaj sakrifice. Ai ia numëron vlerën e veprës së Krishtit njeriut nëse Ai gjen besim të vërtetë.
-
Këndvështrimi tjetër është që megjithëse një njeri ka frikë nga Perëndia dhe vepron drejtësisht, kjo nuk do të thotë që ai është i shpëtuar. Shpëtimi është vetëm me anë të besimit në Zotin Jezu Krisht. Por kur Perëndia gjen një njeri që ka jetuar sipas dritës që ai ka marrë rreth Zotit, Ai siguron që njeriu të dëgjojë Ungjillin dhe kështu ka mundësi të shpëtohet.
Ne besojmë që këndvështrimi i dytë është interpretimi i saktë.
10:36-38 Pjetri më pas u kujton dëgjuesve që megjithëse mesazhi i Ungjillit iu dërgua në fillim Judenjve, përsëri Jezus Krishti… është Zoti i të gjithëve – paganëve dhe Judenjve. Dëgjuesit e tij duhet të kenë dëgjuar historinë e Jezusit nga Nazareti; kishte filluar në Galile, në kohën kur Gjoni pagëzonte, dhe ishte përhapur në gjithë Judenë. Ky Jezus, vajosur me Frymën e Shenjtë, jetoi një jetë në shërbim të të tjerëve, duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli.
10:39-41 Dishepujt ishin dëshmitarë të së vërtetës së gjithçkaje që bëri Jezusi. Ata udhëtuan me Të në gjithë Judenë dhe në Jeruzalem. Megjithëse, njerëzit panë jetën e Tij të përsosur, e vranë Atë duke e varur në një dru. Perëndia eringjalli Atë nga të vdekurit ditën e tretë dhe Ai u pa nga dëshmitarë të paracaktuar ngaPerëndia. Me aq sa dimë, Zoti Jezus nuk ishte parë nga ndonjë jobesimtar pas ringjalljes së Tij. Apostujt jo vetëm e panë Atë, por dhe hëngrën dhe pinë me Të. Kjo, sigurisht, tregon që trupi i Shpëtimtarit të ringjallur ishte i prekshëm, material, dhe fizik.
10:42 Pas ringjalljes Zoti i porositi apostujt ta shpallnin Atë si gjykatës i të gjallëve dhe tëvdekurve. Kjo përputhet me mjaft vargje të tjera që mësojnë se Ati i kishte dhënë gjithë gjykimin Birit (Gjo. 5:22). Sigurisht kjo do të thotë se si Bir i Njeriut Ai do të gjykojë njësoj Judenjtë dhe Johebrenjtë.
10:43 Por Pjetri nuk ndalet tek gjykimi. Në vend të kësaj ai paraqet një thënie të së vërtetës ungjillore, duke shpjeguar se si mund të shmanget gjykimi. Siç kishin mësuar të gjithë profetët e tjerë, kushdo që beson në emër të Mesias do të marrë faljen e mëkateve. Nuk është një ofertë vetëm për Izraelin, por që përfshin gjithë botën. Dëshiron të njohësh faljen e mëkateve? Atëherë beso në Të!
10:44-48Ndërsa Pjetri ishte ende duke folur… Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën. Ata të gjithë folën në gjuhë të tjera, duke adhuruar Perëndinë. Kjo ishte një shenjë për ata që ishin aty se Korneli dhe gjithë shtëpia e tij kishin marrë në të vërtetë Frymën e Shenjtë. Vizitorët të lindur si Judenj nga Jopa ishin të mrekulluar duke menduar që Johebrenjtë mund të merrnin Frymën e Shenjtë edhe pa u bërë prozelitë Judenj. Por Pjetri nuk u kufizua me paragjykimet e Judenjve. Ai menjëherë ndjeu që Perëndia nuk po bënte ndarje mes Judenjve dhe Johebrenjve, kështu ai propozoi që shtëpia e Kornelit duhej të pagëzohej.
Vini re shprehjen, këta që kanë marrë Frymën e Shenjtë pikërisht si ne. Këta Johebrenj ishin shpëtuar në të njëjtën mënyrë si Judenjtë, thjesht me besim. Nuk kishte sugjerim për zbatim të ligjit, rrethprerje, apo ndonjë ritual tjetër.
Vini re gjithashtu renditjen e ngjarjeve në lidhje me marrjen e Frymës së Shenjtë nga Johebrenjtë:
- Ata dëgjuan fjalën, pra ata besuan (v 44).
- Ata morën Frymën e Shenjtë (v 44, 47).
Ata u pagëzuan (v 48).
Kjo është renditja e ngjarjeve që i takon Judenjve edhe Johebrenjve sot [në epokën e hirit], kur Perëndia thërret nga kombet një popull për Emrin e Tij.
Nuk është çudi që pas kësaj pune të mrekullueshme të Frymës së Perëndisë në Cezare, besimtarët i mbushën mendjen Pjetrit të qëndronte me ta edhe disa ditë.
11:1-3 Menjëherë u përhap në Jude fjala që Pjetri kishte predikuar ndër Johebrenjtë dhe që ata ishin shpëtuar. Prandaj, kur Pjetri u kthye në Jeruzalem, ai u kundërshtua nga ata që ishin tërrethprerë, ngaqë kishte ngrënë me Johebrenjtë. Rrethprerja këtu i referohet të krishterëve lindur si Judenj që ishin ende të lidhur nga mënyrat e tyre të dikurshme të të menduarit. P.sh., ata mendonin që një Johebre duhej të rrethpritej me qëllim që të fitonte bekim të plotë nga Zoti. Ata ende mendonin se ishte gabim për Pjetrin të hante me Johebrenjtë.
11:4-14 Duke mbrojtur veprimin e tij, Pjetri jep një përmendje të thjeshtë të të gjithë asaj që kishte ndodhur – vizioni i tij i çarçafit nga qielli, shfaqja e një engjëlli Kornelit, mbërritja e lajmëtarëve nga Korneli, urdhëri nga Fryma për t’i shoqëruar ata, dhe zbritja e Frymës sëShenjtë mbi Johebrenjtë. Perëndia kishte vepruar në shumë mënyra të ndryshme dhe të përcaktuara, dhe të rezistoje apo të kundërshtoje këto fakte do të thoshte të kundërshtoje vetë Zotin.
Në mesazhin e tij, Pjetri shton disa detaje interesante që s’janë dhënë në kapitullin paraprak:
- Ai tha që çarçafi… nga qielli… erdhi pikërisht aty ku ai ishte (v 5).
- Ai tha se e kishte vëzhguar atë me vëmendje (v6).
- Pjetri shton detajin e 6 vëllezërve që e shoqëruan atë nga Jopa për në Cezare (v 12).
- Në vargun 14 ne informohemi që engjëlli i premtoi Kornelit se Pjetri do t’i thoshte atij fjalëme të cilat ai dhe gjithë shtëpia e tij do të shpëtoheshin. Ky varg është një nga provat kryesore që tregon se Korneli nuk ishte njeri i shpëtuar përpara mbërritjes së Pjetrit.
11:15 Sipas rrëfimit të Pjetrit, Fryma e Shenjtë zbriti mbi Johebrenjtësapo ai kishte filluar të fliste. Në Veprat 10:44 duket që ai kishte folur disa herë. Në dukje ai kishte filluar të fliste, por ishte ndërprerë pa vazhduar gjatë.
11:16 Kur Fryma e Shenjtë zbriti mbi Johebrenjtë, Pjetri menjëherë mendoi Ditën e Rrëshajëve. Pastaj mendja i shkoi tek premtimi i Zotit që dishepujt e Tij do të “pagëzoheshin meFrymën e Shenjtë.” Ai kuptoi që një pjesë e premtimit ishte plotësuar në Ditën e Rrëshajëve dhe tani po plotësohej përsëri.
11:17 Atëherë Pjetri iu përgjigj çështjes së rrethprerjes me këtë pyetje: Në qoftë se Perëndia pra zgjodhi të derdhë Frymën mbi Johebrenjtë, siç Ai kishte bërë më parë me Judenjtë që besuan…kush ishte Pjetri që t’i kundërvihej Perëndisë?
11:18 Ishte një nder për këta të krishterë Judenj që kur dëgjuan rrëfimin e Pjetrit, ata kuptuan që dora e Perëndisë ishte në gjithçka dhe u qetësuan. Të gjitha kundërshtimet e tyre mbaruan. Në vend të tyre kishte adhurim ndaj Perëndisë që u garantoi edhe Johebrenjvependesën për t’u dhënë jetën!
B. Themelimi i Kishës në Antioki (11:19-30).
11:19 Tani ngjarja kthehet mbrapa në kohën e persekutimit që nisi pas martirizimit të Stefanit. Me fjalë të tjera, ngjarjet e përshkruara në vargjet më pas kanë ndodhur përpara kthimit të Kornelit.
Ata që ishin shpërndarë pas persekutimit e çuan Ungjillin në:
- Feniki, bregdeti i ngushtë përgjatë Mesdheut në verilindje, duke përfshirë portet e Tirës dhe Sidonit (Libani i sotëm).
- Qipro, një ishull i madh në Mesdheun e verilindjes.
- Kirene, një qytet bregdetar në veri të bregdetit të Afrikës (Libia e sotme).
Megjithatë ata u predikuan vetëm Judenjve.
11:20-21 Por kishte disa nga besimtarët nga Qipro dhe Kirene që shkuan në Antioki dhe aty u shpallën lajmin e mirë Grekëve {{50}}. Bekime shoqëruan predikimin e tyre dhe një numër i madh besoi tek Zoti. F.W.Grant thotë: “Është e dukshme se si zyrtarizimi është diskredituar në gjithë këtë. Ne nuk dimë emrin qoftë dhe të një personi përdorur në këtë punë.”
Paraqitja e krishterimit në Antioki ishte një hap i rëndësishëm në ecjen përpara të Kishës. Antiokia ndodhej pranë lumit Orantess në Siri, pjesa veriore matanë Palestinës. Ky ishte konsideruar si qyteti i tretë i Perandorisë Romake dhe është quajtur si “Parisi i botës së hershme.” Prej këtej Pali [Sauli] dhe shokët e tij shkuan më pas në udhëtimet e tyre misionare, duke u çuar lajmin e mirë Johebrenjve.
11:22-24 Kur lajmi i zgjimit të madh arriti Kishën në Jeruzalem, ata dërguan Barnabën në Antioki. Ky njeri i dashur, vuri re menjëherë që Zoti po punonte fuqishëm midis këtyre Johebrenjve, kështu që ai i nxiti ata t’i qëndronin besnikëZotit. Sa mirë ishte që kjo kishë e sapolindur të vizitohej nga një njeri kaq i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim! Gjatë kohës që ai ishte atje një numër i madh iu shtua Zotit. Gjithashtu u ruajt edhe një unitet me Kishën në Jeruzalem.
11:25, 26 Më pas Barnabës iu kujtua Sauli nga Tarsi [Pali]! Ishte ai që ua kishte bërë të njohur Saulin apostujve në Jeruzalem. Më pas ata e nxorën Saulin nga qyteti për ta ruajtur nga komplotet e Judenjve. Që atëherë ai kishte qenë në qytetin e tij, Tars. Me padurim për të inkurajuar Saulin në shërbesë dhe për t’i dhënë kishës në Antioki përfitimin e mësimit të tij, Barnaba u nis për në Tars dhe e çoi Saulin në Antioki. Dhe për një vit të tërë kjo skuadër e mrekullueshme punoi me Kishën aty, duke mësuar një numër të madh njerëzish.
Ishte në Antioki ku dishepujt u quajtën për herë të parë të krishterë. Padyshim ishte një termë qortuese në atë kohë, por që atëherë është mirëpritur nga të gjithë ata që e duan Shpëtimtarin.
J. A. Steward komenton:
F. B. Meyer ka thënë: “Antiokia gjithmonë do të jetë e famshme në kronikat e krishtere, sepse një numër i paemëruar dishepujsh, që ikën nga Jeruzalemi në kohën e persekutimit të Saulit, guxuan t’u predikojnë Ungjillin Grekëve dhe të mbledhin të kthyerit në një kishë pa përfillur fare ritin fillestar të Judaizmit.”
Nëse këta besimtarë do të kishin shkuar nga një kishë e ditëve të sotme ku shërbesa është e caktuar në përgjegjësinë e një njeriu të vetëm, kjo periudhë triumfuese e historisë së kishës nuk do të ishte shkruar kurrë. Sa tragjike që në një kishë të zakonshme dhuntitë shërbyese të Frymës së Shenjtë flenë sepse besimtari mesatar nuk ka mundësi të shërbejë. Për sa kohë që çdo grup i vogël besimtarësh ka një pastor të paguar për t’u kujdesur për ta, një gjë është e sigurt, bota nuk do të ungjillizohet kurrë. Lavdi Perëndisë për të gjithë sipërmarrësit vullnetarë dhe mësuesit vullnetarë të takimeve Biblike të fëmijëve dhe për ata që janë quajtur «jo profesionalë». Nëse do të duhej të paguheshin të gjithë për shërbesat e tyre, shumë pak kisha do të ishin në gjendje të funksiononin financiarisht. {{51}}
11:27-30 Megjithëse Antiokia u bë qendra prej nga Ungjilli shkoi tek Johebrenjtë, gjithmonë mbeti në bashkësi të plotë dhe të përzemërt me Kishën në Jeruzalem e cila ishte qendra për ungjillizimin Jude. Incidenti i mëposhtëm ilustron këtë fakt.
Disa profetë zbritën nga Jeruzalemi në Antioki në atë kohë. Këta profetë ishin besimtarë që kishin marrë dhunti nga Fryma e Shenjtë për të folur si zëdhënës të Perëndisë. Ata morën zbulesa nga Perëndia dhe i shpërndanë në popull. Një nga ata me emër Agab paratha që një zi emadhe buke do të hapej në botë. Kjo ndodhi në ditët e Klaud Cezarit. Dishepujt në Antioki menjëherë vendosën t’u çonin ndihmë vëllezërve të tyre të krishterë në Jude. Kjo ishte me siguri një dëshmi prekëse që tregoi se muri ndarës midis Judenjve dhe Johebrenjve po shembej dhe që armiqësitë e vjetra ishin zhdukur në kryqin e Krishtit. Hiri i Perëndisë u manifestua në këta dishepuj që dhanë unanimisht, spontanisht, dhe në mënyrë të përpjestueshme. Ata dhanë secilisipas mundësive të tij. F.W. Grant me keqardhje shkroi: “Sot duket se është «secili pak nga tepria e tij dhe më i pasuri në proporcionin më pak nga të gjithë!»”
Të hollat iu dërguan pleqveme anë të Barnabës dhe Saulit. Kjo është përmendja e parë e pleqve në lidhje me Kishën. Ideja e pleqve ishte familjare për Judenjtë, pasi aty kishte pleq në sinagogë. Nuk është dhënë ndonjë informacion se si këta burra në Jeruzalem u bënë pleq. Në kishat e Johebrenjve, pleqtë caktoheshin nga apostujt ose përfaqësuesit e tyre (14:23; Titit 1:5). Cilësitë e pleqve janë dhënë tek 1 Timoteu 3:1-7 dhe Titi 1:6-9.
C. Persekutimi nga Herodi dhe vdekja e tij (12:1-23).
12:1, 2 Goditjet pa ndërprerje të Satanit mbi Kishën vazhduan. Kësaj here persekutimi erdhi nga mbreti Herod. Ky ishte Herod Agripa 1, nipi i Herodit të Madh. Ai ishte caktuar mbret i Judesë nga Perandori Romak Klaudius. Si një vëzhgues i Ligjit të Moisiut, ai bëri ç’është e mundur të kënaqte Judenjtë. Ishte si rrjedhim i kësaj politike që ai sulmoi herë pas here disa ngaKisha dhe vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit.
Ishte Jakobi që kishte qenë me Pjetrin dhe Gjonin në Malin e Shpërfytyrimit me Zotin tonë; dhe ishte nëna e tij që kishte kërkuar që dy bijtë e saj të uleshin pranë Krishtit në mbretërinë e Tij.
Ky kapitull siguron një studim interesant të rrugëve të Perëndisë në lidhje me popullin e Tij. Jakobi ishte vrarë nga armiku, megjithatë Pjetri ishte çliruar mrekullisht. Arsyetimi njerëzor mund të pyesë përse një preferencë e tillë është treguar ndaj Pjetrit. Besimi qëndron në dashurinë dhe zgjuarsinë e Perëndisë duke ditur që:
Fatkeqësia që Zoti bekon është mirësia jonë,
Dhe mirësia e pabekuar është fatkeqësi,
Dhe gjithçka që duket keq është mirë,
Nëse është vullneti i Tij.
-Frederick W. Faber
12:3, 4 Judenjtë ishin kaq entuziastë prej vdekjes së Jakobit saqë Herodi mori guximin të bënte të njëjtën gjë me Pjetrin. Por ishin ditët e të Ndormeve dhe ekzekutimet nuk ishin të përshtatshme për ditët e festave fetare. Gjithashtu Judenjtë do të ishin shumë të zënë me ceremonitë e tyre dhe s’do ta vlerësonin këtë favor, kështu Herodi urdhëroi që Pjetri të futej në burg gjatë ditëve të festës. Apostulli rruhej nga 16 ushtarë (në katër skuadra me nga katër ushtarë secila).
12:5 Kisha në Jeruzalem u lut me vendosmëri për Pjetrin pasi vdekja e Jakobit ishte aq e gjallë në mendjet e tyre. G. C. Morgan komenton: “Ajo forcë vendosmërie në lutje ishte më e madhe se Herodi dhe më e madhe se ferri.”
12:6-11 Atë natë… kur Herodi planifikoi ta nxirrte përpara popullit, Pjetri po flinte lidhur me pranga mes dy ushtarësh. Dikush e ka quajtur gjumin e tij të qetë, një triumf besimi. Ai ndoshta mbajti mend premtimin e Zotit që ai do të jetonte sa të bëhej plak (Gjoni 21:18), kështu që Herodi nuk mund ta vriste në moshë të re. Papritur një engjëll i Zotit u shfaq, dhe qelia u mbyt në dritë. Duke i rënë Pjetrit në ijë, engjëlli e urdhëroi atë të ngrihej shpejt.
Menjëherë zinxhirët i ranë nga duart. Më pas me fjali të shkurtra dhe gjallëruese, engjëlli i tha Pjetrit të vishej, të lidhte sandalet, të hidhte mantelin dhe ta ndiqte. Edhe pse ishte në një shushatje, Pjetri ndoqi engjëllin dhe kaluanvendrojën e parë dhe të dytë të burgut. Kur mbërritën tek dera e hekurt, ajo u hap vetiu, si nga një sy elektronik. Vetëm pasi kishin përshkuar një rrugë të qytetit, atëherë engjëlli u zhduk, Pjetri erdhi në vete dhe kuptoi që s’ishte një ëndërr, por që Zoti e kishte çliruar mrekullisht nga duart e Herodit dhe nga Judenjtë.
12:12 Kur e kuptoi situatën, Pjetri kujtoi që dishepujt mund të ishin duke u lutur nështëpinë e Marisë, nënës së Gjonit… Mark. Mund të kishte qenë një takim lutjeje për gjithë natën, sepse çlirimi i Pjetrit ndodhi në orët e para të mëngjesit.
12:13-15 Pjetri i ra derës së hyrjes dhe priti. Një shërbëtore që quhej Rode (greqisht “trëndafil”) erdhi të përgjigjej, por ajo u emocionua aq shumë kur dëgjoi zërin e Pjetrit saqë harroi të hapë derën! Ajo rendi brenda për t’i njoftuar lajmin e mirë atyre që ishin duke u lutur. Ata menduan se ajo ishte çmendur dhe nuk hezituan t’i thoshin ashtu. Megjithatë ajo vazhdoi tëngulte këmbë që apostulli ishte me të vërtetë tek porta. Ata thanë “Është engjëlli i tij (mbrojtës),” por ajo pohoi se ishte Pjetri.
Këta besimtarë janë qortuar shpesh për lutjet e tyre pa besim. Ata në të vërtetë ishin çuditur kur lutjet e tyre kishin gjetur përgjigje. Por çdo kritikë e tillë është ndikuar nga ndërgjegjja jonë e tendosur. Në vend që të qortojmë të tjerët, ne duhet të jemi të ngushëlluar që Perëndia u përgjigjet pyetjeve të tilla pa besim.
12:16-17Pjetri gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në prag të derës duke trokitur. Kur ata më në fund e hapën derën dhe ai hyri brenda, të gjitha dyshimet e tyre u zhdukën dhe ata shpërthyen në gaz. Ai menjëherë i qetësoi ata, u bëri një përshkrim të shkurtër të çlirimit të tij të mrekullueshëm, u urdhëroi që ta çonin lajmin te Jakobi (ndoshta biri i Alfeut) dhe vëllezërit, dhe më pas u nis. Është e pamundur të dihet se ku shkoi ai në këtë kohë.
12:18, 19 Kur erdhi mëngjesi dhe Pjetri mungonte, ushtarët e tronditur u futën në panik. Gjithashtu dhe për Herodin ishte një eksperiencë tragjike të ishte aq i mashtruar. Asnjë gjë që ushtarët thanë nuk ishte bindëse. Në fakt, justifikimet dhe dëshmitë e tyre jobindëse e tërbuan më tepër mbretin. Kështu ai urdhëroi që ata të ekzekutoheshin. Ai më pas u nis për në Cezare të mjekonte krenarinë e tij të plagosur.
12:20 Për disa arsye që nuk dihen Herodi ishte zemëruar me tirasit dhe sidonasit, dy porte tregtare në Mesdhe. Populli i këtyre qyteteve shfrytëzoi pushimin e tij në Cezare për të fituar simpatinë e tij, sepse ata ishin të varur në importin e grurit nga Judea. Kështu ata bënë mik Blastin, kamarierin e mbretit dhe nëpërmjet tij kërkuan rregullim të marrëdhënieve diplomatike.
12:21-23 Një ditë Herodi i mbajti një fjalim popullit. Ata brohoritën, “Zë i Perëndisë dhe jo injeriut.” Ai nuk u përpoq t’i kundërshtonte nderime të tilla hyjnore. Prandaj një engjëll i Zotit egoditi atë me një sëmundje të frikshme dhe ai vdiq. Kjo ndodhi në vitin 44 e.s..
Kështu ai që ekzekutoi Jakobin për t’u bërë qejfin Judenjve, vdiq në duart e Atij që është në gjendje të shkatërrojë në ferr trupin dhe shpirtin së bashku. Herodi korri ç’mbolli!
D. Udhëtimi i parë misionar i Palit. Galatia (12:24-14:28).
12:24 Ndërkaq Ungjilli përhapej vazhdimisht. Perëndia bëri që zemërimi i njerëzve të shndërrohet në lavdi për Të, dhe Ai i frenon mbeturinat e zemërimit të tyre (Ps. 76:10). Ai bëri të dështojë planin e kombeve, por plani i Zotit mbetet përjetë (Ps. 33:10-11).
12:25 Pasi kishin përmbushur misionin e tyre në Jeruzalem duke shpërndarë dhuratën nga Antiokia, Barnaba dhe Sauli u kthyen në Antioki {{52}}, duke marrë me vete Markun, i cili ishte nipi i Barnabës (Kol. 4:10) dhe që më pas shkroi Ungjillin e dytë [Ungjillin sipas Markut].
Është e pamundur të dimë nëse Barnabadhe Sauli ishin në Jeruzalem në kohën kur vdiq Jakobi, në burgosjen e Pjetrit, apo kur vdiq Herodi. Shumë komentatorë të Biblës e ndjejnë që kapitulli 13 shënon një ndarje në librin e Veprave. Madje disa e quajnë atë si vëllimi i dytë i Veprave. Apostulli Pal [Sauli] ka zënë tani përfundimisht vendin më të dukshëm [sesa apostujt tjetër] në librin e Veprave, dhe Antiokia në Siri bëhet qendra nga e cila Ungjilli shpërndahet tek Johebrenjtë.
13:1 Një kishë ishte formuar në Antioki, siç mësuam në kapitullin 11. Në vend të një njeriu të caktuar për të qenë ministër apo pastor, kjo asamble kishte një numër të madh dhuntish. Veçanërisht aty ishin të paktën pesë profetë dhe mësues. Siç është përmendur më parë, një profet ishte një njeri me dhunti të veçantë nga Fryma e Shenjtë për të marrë zbulesa direkt nga Perëndia dhe t’ua predikonte të tjerëve. Me një fjalë profetët ishin zëdhënësa për Zotin dhe shpesh parathoshin ngjarjet e së ardhmes. Mësuesit ishin njerëz të cilëve Fryma e Shenjtë u kishte dhënë aftësinë e të shpallurit të Fjalës së Perëndisë të tjerëve në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.
Emrat e profetëve dhe mësuesve janë dhënë si më poshtë:
- Barnaba. Ne tashme jemi njohur me këtë shërbëtor të shkëlqyeshëm të Krishtit dhe bashkëpunëtor besnik të Palit. Këtu ai është përmendur në fillim ndoshta sepse ishte më i vjetri në besim ose në shërbimin për Krishtin.
- Simoni i quajtur Niger. Ne gjykojmë nga emri i tij që ai ishte një Jude i lindur, ndoshta nga një komunitet afrikan Judenjsh. Ose ndoshta ai kishte adoptuar emrin Niger (i zi ose zeshkan) për lehtësi në punën me Johebrenjtë. Sigurisht ai mund të ketë qenë zezak siç sugjeron emri. Asgjë tjetër nuk dihet për të.
- Luci nga Kirenea. Ai ishte me sa duket një nga burrat e Kirenesë që erdhi në fillim në Antioki duke shpallur Zotin Jezus (11:20).
- Manaeni (si emri i Dh.V. Menahem). Ai është renditur si një që ishte rritur bashkë meHerodin tetrark. Është interesante të mendosh për një njeri nga të parët e kthyer në besimin e krishterë që kishte jetuar në marrëdhënie kaq të afërt me një njeri shumë të poshtër, Herodin Antipas. Titulli tetrark tregon që Herodi qeverisi mbi një të katërtën e mbretërisë së të atit.
- Sauli. Megjithëse i përmendur i fundit në këtë listë Sauli do të bëhej një mishërim i gjallë i së vërtetës – “Të fundit do të jenë të parët.”
Këta pesë burra tregojnë që Kisha e hershme ishte bashkuar dhe nuk merrte parasysh ngjyrat racore. “Një shkop i ri matës ishte sjellë për njerëzimin: s’është më çështja kush je, por i kujt je.”
13:2 Këta profetë dhe mësues u mblodhën së bashku për një kohë lutjeje dhe agjërimi, ndoshta me të gjithë kishën. Nga konteksti duket qartë që shprehja, ata po kryenin shërbesën e Zotit, do të thotë që ata kaluan kohë në lutje dhe ndërmjetësim. Duke agjëruar ata hodhën poshtë kërkesat legjitime të trupit kështu që të mund të jepnin veten e tyre me përkushtim të plotë ushtrimeve shpirtërore.
Përse ishin së bashku në lutje? A është e palogjikshme të besosh që ata e kishin bërë këtë takim për shkak të një barre të rëndë për ungjillizimin e botës? Shkrimi nuk tregon që ishte një natë e tërë lutjeje, por sipas nëntekstit duket që ishte diçka më serioze dhe më e zgjatur se “takimet e lutjes” që bëhen sot.
Kur po luteshin, Fryma e Shenjtë përfundimisht i udhëzoi ata të ndaheshin… Barnaba dhe Sauli për punën e veçantë që Ai kishte në mendje. Kjo është një provë e qartë që tregon personalitetin e Frymës së Shenjtë. Nëse Fryma e Shenjtë nuk do të ishte një gjë tjetër veçse një lloj ndikimi, do të ishte e palogjikshme që fjalët e tilla do të përdoreshin. Si mund t’ia komunikonte Fryma e Shenjtë këtë mesazh profetëve dhe mësuesve? Megjithëse një përgjigje e saktë s’është dhënë, ka të ngjarë që Ai foli nëpërmjet njërit prej këtyre burrave që ishin profetë – Simeoni, Luci apo Manaeni.
Barnaba është përmendur i pari këtu dhe më pas Sauli. Por kur ata u kthyen në Antioki, renditja ishte në të kundërt.
Ky varg është shumë i rëndësishëm në theksimin e rolit të Frymës së Shenjtë në drejtim praktik të kishës së hershme dhe të ndjeshmërisë së dishepujve sipas drejtimit të Tij.
13:3 Pasi Fryma e Shenjtë kishte zbuluar kështu vullnetin e Tij, burrat vazhduan të agjëronin dhe të luteshin. Më pas të tre (Simoni, Luci dhe Manaeni) vendosën duart mbi Barnabën dhe Saulin. Ky nuk ishte një akt zyrtar “urdhërimi” siç është predikuar në botën e krishterimit, ku një kishë konfirmon zyrtarisht status kishtar tek një vartës [p.sh. një njeri bëhet zyrtarisht një prift, ose tani është profesionist]. Ishte thjesht një shprehje e bashkësisë së tyre me këta dy burra në punën me të cilën Fryma e Shenjtë i kishte thirrur. Idea e urdhërimit si një rit që konfirmon autoritet për të administruar “kungatat” dhe për të përmbushur detyra të tjera kishtare, është e panjohur në Dh.R.. Barnhouse komenton:
Një gabim i madh në mënyrat tona moderne të të bërit të gjërave është që ne presim nga një njeri të zotërojë të gjitha dhuntitë e nevojshme për udhëheqës. Kështu një kishë mund të ketë disa qindra anëtarë por vetëm një pastor. Ai supozohet të jetë në gjendje të predikojë, ngushëllojë, etj.. Në fakt, nga të teta dhuntitë e përmendura në tekstin tonë (Rom. 12:6-8), shtatë janë konsideruar zakonisht që i përkasin ministrit profesionist, ndërkohë që i teti është funksioni i asamblesë. Dhe cila është dhuntia e tetë që është lënë për asamblenë? Ajo e të paguarit të faturave. Diçka nuk shkon këtu.
Dikush mund të pyesë nëse unë po sugjeroj që një joprofesionist duhet të predikojë. Pa dyshim, kur një joprofesionist [një besimtar i thjeshtë] i njeh Shkrimet, ai duhet të ushtrojë dhuntinë e tij dhe të predikojë kur i jepet rasti. Rritja e lëvizjes së këtyre njerëzve është domethënëse dhe është një hap në drejtim të mbarë – kthesë në mënyrën e bërjes së gjërave në Dh.R.. {{53}}
Duhet kuptuar që Barnaba dhe Sauli tashmë kishin qenë në punën e Zotit për rreth tetë vjet para kësaj kohe. Ata nuk ishin fillestarë në shërbesën e Krishtit. Ata kishin përjetuar “urdhëresën e duarve të shpuara” [d.m.th. thirrje nga Ai që ka duar të shpuara, Zoti Jezus]. Tani bashkëpunëtorët e tyre në Antioki ishin thjesht duke shprehur identifikimin e tyre me ta në këtë detyrë të veçantë për të shpënë Ungjillin tek Johebrenjtë.
Fjalët, i nisën, janë më tepër, “i lejuan të shkonin” ose “i lanë të lirë” për punën.
13:4 Me këtë varg fillon ajo çfarë njihet si Udhëtimi i Parë Misionar i Palit. Tregimi i këtij udhëtimi shtrihet deri në 14:26. Ishte kryesisht për ungjillizimin e Azisë së vogël [Turqia e sotme]. Udhëtimi i dytë misionar e çoi ungjillin në Greqi. Udhëtimi i tretë përfshiu kthimin në kishat e Azisë së Vogël dhe Greqisë, por kryesisht ishte i lidhur me Provincën e Azisë dhe qytetin e Efesit. Punët misionare të Palit përfshinë një periudhë rreth 15 vjeçare.
(Duke trajtuar udhëtimet e Palit ne do të tregojmë me shkronja të mëdha emrat e vendeve të përmendura për herë të parë në çdo udhëtim të veçantë.).
Nga Antiokia në Siri dy shërbëtorët e patrembur të Krishtit në fillim zbritën në SELEUKI, një port detar rreth 24 km nga Antiokia. Prej këtej ata lundruan për në ishullin e QIPROS.
13:5 Pasi zbarkuan në SALAMINË, bregu lindor i Qipros, ata vizituan sinagoga të ndryshme dhe shpallën fjalën atje. Ishte një zakon në sinagoga për çdo burrë Jude t’i jepej mundësia të lexonte ose sqaronte Shkrimet. Gjon Marku, në këtë kohë ishte duke shërbyer si ndihmës (jo drejtues si në versionin KJ). Duke shkuar fillimisht në sinagoga, Barnaba dhe Sauli po përmbushnin urdhërimin hyjnor që Ungjilli duhet të shkonte fillimisht tek Judenjtë e më pas ndër Johebrenjtë.
13:6 Nga Salamina ata përshkuan ishullin deri në PAFO në bregun perëndimor. Salamina ishte qyteti kryesor tregtar i ishullit. Pafo ishte kryeqyteti.
13:7, 8 Aty ata takuan një profet të rremë Jude dhe magjistar që quhej Bar-Jezus (që do të thotë Bir i Jezusit ose i Jozueut). Ky magjistar ishte lidhur ngushtë me Sergj Palin, prokonsull Romak {{54}} ose oficeri administrativ i ishullit. Ai përshkruhet si një njeri i zgjuar. Kur ky thirri… Barnabën dhe Saulin të vinin tek ai me qëllim që të mësonte Fjalën e Perëndisë, magjistari u përpoq të ndërhynte; ai ishte ndoshta i frymëzuar nga Satani për të penguar Ungjillin.
Në vargu tetë emri i tij është dhënë si Elimas, që do të thotë “magjistari” [ose njeri i mençur]. Sigurisht, ishte një mashtrim i madh për të menduar që ai ishte i mençur.
13:9, 10 Duke kuptuar që Sergj Pali ishte një kërkues i së vërtetës dhe që magjistari ishte një armik i së vërtetës, Sauli në mënyrë të hapur e qortoi atë me fjalë të ashpra. Që ndonjë të mos dyshojë që Sauli ishte duke folur prej mishit, është thënë që ai ishte mbushur me Frymën e Shenjtë në atë kohë. Duke ia ngulur sytë magjistarit, Sauli e akuzoi se ishte plot me mashtrim dhe çdo farë ligësie. Sauli nuk u gënjye nga emri Bar Jezus; ai e grisi atë maskë dhe e quajti Elimasin bir të djallit. Magjistari ishte armik i çdo drejtësie që punonte pa shkak të shtrembëronte të vërtetën e Perëndisë.
13:11 Atëherë, si një apostull, Sauli foli me autoritet duke shpallur që Elimasi do të verbohej për njëfarë kohe. Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr dhe ai kërkonte për të gjetur dikë që ta mbante për dore.
Elimasi mund të merret si një figurë e kombit të Izraelit, që jo vetëm nuk donte ta pranonte Zotin Jezus, por pengon edhe të tjerët ta bëjnë këtë gjë. Si përfundim, Izraeli është verbuar nga Perëndia vetëm për njëfarë kohe. Më së fundi një mbetje e penduar e kombit do të kthehet tek Jezusi e ta pranojë si Mesia dhe do të shpëtohet.
13:12Prokonsullit me sa duket i kishte lënë përshtypje goditja e mrekullueshme nga Perëndia dhe akoma më tepër i kishte lënë përshtypje doktrina që i ishte dhënë atij nga Barnaba dhe Sauli. Ai u bë një besimtar i vërtetë në Zotin Jezus, trofeja e parë e hirit në udhëtimin e parë misionar.
Vini re që në këtë tregim (v 9) Luka fillon të përdorë emrin që Johebrenjtë përdornin për Saul, Pal, më tepër se emrin Saul që përdornin Judenjtë. Përdorimi i emrit Pal shënon ngritjen në përhapjen e Ungjillit tek Johebrenjtë.
13:13 Fakti që Pali tani kishte zënë vend të dukshëm tregohet me fjalët, Pali dhe shokët e tij. Nga Pafo ata lundruan në veriperëndim në PERGË TË PAMFILISË. Pamfilia ishte një provincë Romake në bregdetin jugor të Azisë së Vogël. Perga ishte kryeqyteti i saj dhe ndodhej 11 km në brendësi të lumit Kestros.
Ishte kur ata arritën në Perga kur Gjon Marku i la ata dhe u kthyenë Jeruzalem. Ndoshta atij nuk i pëlqeu mendimi i përhapjes së Ungjillit tek Johebrenjtë. Pali e konsideroi tërheqjen e tij një defekt në shërbesë dhe e refuzoi shoqërimin e tij nga Marku në Udhëtimin e tij të Dytë. Kjo shkaktoi një çarje aq të mprehtë midis Palit dhe Barnabës saqë ata morën drejtime të ndryshme përsa i përket shërbesës së krishtere. (krahaso 15:36-39). Me kalimin e kohës, Marku rifitoi konfidencën e apostullit Pal (2 Tim. 4:11).
Asnjë hollësi tjetër s’është dhënë më pas për vizitën në Perga.
13:14, 15 Ndalesa tjetër ishte në ANTIOKI të PISIDISË. Kjo ishte afërsisht 150 km në veri të Pergës. Edhe një herë tjetër dy lajmëtarët e kryqit morën rrugën për në sinagogë në Shabat. Pasi ishin lexuar Shkrimet krerët e sinagogës i njohën këta vizitorë si Judenj dhe i ftuan të flisnin nëse kishin ndonjë fjalë këshilluese për t’i thënë popullit. Kjo liri e shpalljes së së vërtetës të Ungjillit nëpër sinagoga s’do të vazhdonte gjatë.
13:16 Duke qenë një njeri që s’lejonte të humbte asnjë mundësi për të predikuar Ungjillin, Pali u ngrit dhe iu drejtua sinagogës. Plani i tij i zakonshëm i goditjes ishte të vendoste një themel të historisë së Judenjve dhe më pas t’i sillte dëgjuesit e tij në ngjarjet lidhur me jetën dhe shërbesën e Krishtit, pastaj të shpallte ringjalljen e Krishtit, dhe me theksim të konsiderueshëm, të shpallte faljen e mëkateve me anë të Shpëtimtarit, dhe të lajmëronte për rrezikun që i kanoste ata që e refuzonin.
13:17 Mesazhi fillon me zgjedhjen nga Perëndia të kombit të Izraelit si populli i Tij tokësor. Kalon shpejt tek koha kur ata ishin të huaj në vendin e Egjiptit dhe lartëson hirin e Tij kur Ai me krahët e Tij i shpëtoi ata nga shtypja e Faraonit të fuqishëm.
13:18 40 vjet Perëndia e duroi popullin e Izraelit në shkretëtirë. Folja e përkthyer, i duroi, që nënkupton vetëm atë çfarë shpreh, rrjedh nga një fjalë që mund të nënkuptojë diçka më pozitive që quhet: kujdesje për nevojat e dikujt. Këtë bëri në fakt Zoti për Izraelin pa marrë parasysh gjithë kundërshtimet e tyre.
13:19-22Të 450 vjetët që Pali përmendi janë dhënë ndoshta për t’u kthyer në kohën e patriarkëve dhe kështu mund të jenë përfshirë në periudhën deri tek gjyqtarët. {{55}}.
Pas hyrjes së tyre në Kanaan, Perëndia i dha popullit gjyqtarë… deri në kohën e profetit Samuel. Kur ata kërkuan një mbret si gjithë kombet e tjera, Perëndia u dha atyre Saulin, të birin e Kishit, njëburrë nga fisi i Beniaminit; ai udhëhoqi mbi ta për 40 vjet. Për shkak të mosbindjes së tij, Sauli u hoq nga froni dhe Davidi u ngjall për ta zëvendësuar atë. Perëndia tregoi një nderim të madh ndaj Davidit si një njeri sipas zemrës së Tij. Vargu 22 përmban kombinime nga Psalmi 89:20 dhe 1 Samuelit 13:14.
13:23 Nga subjekti i Davidit, Pali me thjeshtësi bëri një kalim tek Jezusi, që ishte fara e Davidit. Ashtu si dikush ka thënë, “Të gjitha rrugët në predikimin e Palit të çojnë tek Krishti.” Është ndoshta e vështirë për ne të vlerësojmë kurajon e Palit për t’i shpallur popullit të Izraelit që Jezusi ishte Shpëtimtari që Perëndia sipas premtimit e kishte sjellë tek ata. Kjo nuk ishte pikërisht drita në të cilën ata ishin mësuar ta shihnin Jezusit!
13:24 Pas kësaj parathënieje të shkurtër, Pali u kthye mbrapa tek shërbesa e Gjon Pagëzorit. Përpara ardhjes së Krishtit (d.m.th. shërbesës së tij publike). Gjoni kishte predikuar pagëzimin e pendimit për gjithë popullin e Izraelit. Kjo do të thotë që ai kishte shpallur ardhjen e Mesias dhe i kishte thënë popullit të pendohej për t’u përgatitur për atë ardhje. Ata duhet ta tregonin pendimin e tyre duke u pagëzuar në lumin Jordan.
13:25 Për asnjë minutë Gjoni nuk lejoi sugjerimin që ai mund të ishte Mesia i premtuar. Deri në kohën kur ai po mbaronte shërbesën e tij, ai vazhdoi të ngulte këmbë që ai nuk ishte Ai për të cilin profetët kishin folur. Në fakt ai nuk ishte i denjë të zgjidhte sandalet e Atij që do të vinte dhe që ai po shpallte.
13:26 Duke iu drejtuar dëgjuesve me fjalën vëllezër dhe bij të familjes së Abrahamit, Pali i kujtoi ata që fjala e këtij shpëtimi i ishte dërguar në fillim kombit të Izraelit. Jezusi kishte ardhur për delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. Pikërisht për ata, dishepujt ishin drejtuar të predikonin fillimisht mesazhin.
13:27, 28 Por banorët në Jeruzalem dhe krerët e tyre nuk e njohën Jezusin si Mesian e shumë pritur. Ata nuk e kuptuan që Jezusi ishte Ai për të cilin profetët kishin shkruar. Kur ata dëgjuan parathënien lidhur me Mesian nga Shkrimet çdo shabat, ata nuk i lidhën ato me Jezusin nga Nazareti. Përkundrazi ata vetë ishin mjeti për përmbushjen e atyre shkrimeve duke e dënuar atë. Dhe ndonëse nuk gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, ata e çuan Atë tek Pilati që të vritej.
13:29 Në pjesën e parë të vargut, fjala ata i referohet popullit Jude që përmbushi Shkrimet duke kundërshtuar Mesian. Në pjesën tjetër të vargut, fjala ata i referohet Jozefit nga Arimatea dhe Nikodemit që me dashuri varrosën trupin e Zotit Jezus.
13:30, 31 Fakti që Jezusi u ringjall prej së vdekurish ishte mjaft i vërtetuar. Ata që ishinngjitur bashkë me Jezusin nga Galilea në Jeruzalem ishin ende gjallë dhe dëshmia e tyre s’mund të mohohej.
13:32, 33 Apostulli më pas shpalli që premtimi i Mesias që u ishte bërë etërve në Dh.V. ishte përmbushur në Jezusin. Ishte përmbushur fillimisht me lindjen e Tij në Betlehem. Pali e shikonte lindjen e Krishtit si një përmbushje të Psalmit 2:7, ku Perëndia thotë “Ti je Biri im, sotmë linde.” Kjo nuk do të thotë që Krishti filloi të jetë Biri i Perëndisë kur ai lindi në Betlehem. Ai ishte Bir i Perëndisë në gjithë përjetësinë, por Ai iu shfaq botës si Bir i Perëndisë nëpërmjet mishërimit të Tij. Psalmi 2:7 nuk duhet përdorur për te mohuar Birërinë e përjetshme të Krishtit.
13:34 Ringjallja e Zotit Jezus del në dukje në vargun 34. Perëndia e ringjalli prej së vdekurvepër të mos u kthyer në kalbje. Pali më pas tregon Isaia 55:3 “Unë do t’ju jap premtimet esigurta të bëra Davidit.” Kjo përbën një vështirësi për një lexues mesatar. Çfarë lidhje mund të ketë midis këtij vargu tek Isaia dhe ringjalljes së Krishtit? Si është e lidhur ringjallja e Shpëtimtarit me marrëveshjen e Perëndisë me Davidin?
Perëndia i premtoi Davidit një fron dhe mbretëri të përhershme, dhe një farë për t’u ulur mbi atë fron përgjithmonë. Me kalimin e kohës Davidi vdiq dhe trupi i tij u kthye në pluhur. Mbretëria vazhdoi për disa vjet pas Davidit, por më pas për mbi 400 vjet Izraeli kishte mbetur pa mbret. Linja e Davidit vazhdon nëpër vitetek Jezusi nga Nazareti. Ai trashëgoi të drejtë legjitime për fronin e Davidit nëpërmjet Jozefit. Jozefi ishte ati i Tij ligjor edhe pse jo ati i Tij i vërtetë [fizikisht]. Zoti Jezus ishte një pasardhës vijues i Davidit nëpërmjet Marisë.
Pali theksoi që bekimet e sigurta premtuar Davidit gjetën përmbushje në Krishtin. Ai është fara e Davidit që ende do të ulet në fronin e Davidit. Përderisa Ai u ringjall prej së vdekurish dhe jeton në fuqi të një jete pa fund, aspektet e përjetshme të marrëveshjes së Perëndisë me Davidin janë bërë të sigurta në Krishtin.
13:35 Kjo është theksuar më tepër në vargun 35 ku apostulli tregon Psalmin 16:10 “Ti nuk do të lejosh qëi Shenjti yt të shohë kalbje.” Me fjalë të tjera përderisa Zoti Jezus u ringjall prej së vdekurish, vdekja nuk ka më fuqi mbi Të. Ai s’do të vdesë kurrë më, as trupi i Tij nuk do të shohë ndonjëherë kalbje.
13:36, 37 Megjithëse Davidi shqiptoi fjalët e Psalmit 16, ai nuk mund të ketë qenë duke folur për veten e tij. Pasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq, u varros dhe trupi i tij u kthye në dhe. Por Zoti Jezus u ringjall prej së vdekurish ditën e tretë përpara se trupi i tij të shihte kalbje.
13:38 Në themel të veprës së Krishtit, në të cilën ringjallja e Tij ishte vula hyjnore e miratimit, Pali tani ishte në gjendje të shpallte faljen e mëkateve si një realitet i pranishëm. Vini re fjalët e tij: “Nëpërmjet Tij ju është shpallur falja e mëkateve.”
13:39 Por kishte më shumë se kaq. Pali tani mund të shpallë shfajësim të plotë dhe të lirë nga të gjitha gjërat. Kjo ishte diçka që ligji i Moisiut nuk mund ta ofronte kurrë.
Shfajësimi është akti i Perëndisë me të cilin Ai deklaron të jenë të drejtë ata mëkatarë të paperëndishëm që pranojnë Birin e Tij si Zot dhe Shpëtimtar. Është një akt ligjor që zë vend në mendjen e Perëndisë dhe me anë të së cilit mëkatari është pastruar nga çdo akuzë kundër tij. Perëndia mund të shfajësojë drejtësisht mëkatarin fajtor sepse dënimi për mëkatet e tij është paguar plotësisht nga vepra zëvendësuese e Zotit Jezus Krisht në kryq.
Kur lexohet për herë të parë mund të duket që ligji iMoisiut mund të shfajësojë për disa gjëra, por nëpërmjet Krishtit një njeri mund të marrë shfajësim nga shumë gjëra të tjera. Por kjo nuk është aspak e vërtetë si një doktrinë. Ligji nuk mund të shfajësojë askënd; vetëm mund të dënojë. Ajo çfarë Pali thotë këtu është që nëpërmjet besimit në Krishtin një njeri mund të shfajësohet nga çdo akuzë [që je fajtor] që mund të ngrihet kundër tij – një pastrim që nuk mund të përfitohet kurrë nën Ligjin e Moisiut.
13:40, 41 Më pas apostulli mbyll mesazhin e tij me një paralajmërim solemn për ata që mund të guxojnë të refuzojnë ofertën e madhe të dhuratës së Perëndisë për shpëtim. Ai tregon nga Habakuku 1:5 (dhe ndoshta pjesë nga Isaia 29:14 dhe Fja 1:24-31) ku Perëndia paralajmëron ata përbuzës të Fjalës së Tij se Ai do të derdhë zemërimin e Tij mbi ta në një mënyrë aq të madhe që ata nuk do të besonin atë edhe pse Ai ua kishte thënë atyre më përpara. Në kohën e Palit kjo mund të jetë thënë për shkatërrimin e Jeruzalemit në vitin 70 e.s., por mund të përfshijë gjithashtu gjykimin përfundimtar të Perëndisë për ata që hedhin poshtë Birin e Tij.
13:42, 43 Kur mbaroi shërbesa në sinagogë, shumë Judenj dhe prozelitë të perëndishëm të kthyer në Judaizëm ndoqën Palin dhe Barnabën me interesin më të madh. Këta dy shërbëtorë të Perëndisë u dhanë atyre një fjalë të përzemërt inkurajimi për të ngulmuar në hir të Perëndisë.
13:44 Një javë më vonë Pali dhe Barnaba u kthyen në sinagogë për të vazhduar aty ku e kishin lënë. Gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë. Shërbesa e këtyre dy predikuesve të devotshëm kishte lënë mbresa tek shumë njerëz.
13:45 Megjithatë popullariteti i këtij “mesazhi të huaj” mbushi Judenjtë me smirë dhe urrejtje. Ata kundërshtuan hapur mesazhin e Palit dhe përdorën një gjuhë të fortë kundër tij.
13:46, 47 Pali dhe Barnaba nuk frikësoheshin lehtë. Ata shpjeguan se ishin të detyruar të shpallnin mesazhin para së gjithash tek Judenjtë. Megjithatë, meqenëse ata kishin kundërshtuar mesazhin dhe kështu kishin dënuar veten si të padenjë për jetën e përjetshme, predikuesit thanë se po ktheheshin tek Johebrenjtë me Ungjillin. Nëse ndonjë autorizim duhej për thyerjen e traditës të Judenjve, ishin fjalët e Isaias 49:6. Aktualisht në këtë varg Perëndia i flet Mesias kur thotë: “Unë të vura si dritë të Johebrenjve, që Ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut.” Por Fryma e Perëndisë i lejon shërbëtorët e Mesias t’i ushtrojnë këto fjalë vetë, përderisa ata ishin veglat e Tij në çuarjen e dritës dhe shpëtimit në kombet Johebre.
13:48 Nëse ky lajm shpëtimi për Johebrenjtë tërboi Judenjtë, ai shkaktoi një gëzim të madh mes johebrenjve. Ata lëvdonin Fjalën e Zotit që kishin dëgjuar. Të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan. Ky varg është një shprehje e thjeshtë e zgjedhjes sovrane të Perëndisë. Duhet marrë në vlerën e saj të drejtpërdrejtë dhe të besohet. Bibla mëson prerë që Perëndia zgjodhi disa përpara krijimit të botës për të qenë në Krishtin. Gjithashtu, me të njëjtin theks na mëson që njeriu është një person moral dhe që nëse ai do të pranojë Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, do të shpëtohet. Zgjedhja hyjnore dhe përgjegjësia njerëzore janë të dyja të vërteta të shkruara dhe nuk duhen theksuar njëra më shumë se tjetra. Duket se ka një konflikt midis të dyjave, por ky konflikt ekziston vetëm në mendjen njerëzore dhe jo në mendjen e Perëndisë.
Njerëzit janë të mallkuar nga zgjedhja e tyre dhe jo nga ndonjë akt i Perëndisë. Nëse gjithë njerëzimi mori atë çfarë i takoi sipas meritës atëherë të gjithë do të ishin të humbur. Por Perëndia në hir përkulet dhe shpëton disa. A ka të drejtë ta bëjë Ai këtë? Sigurisht që po. Doktrina e zgjedhjes sovrane të Perëndisë është një mësim që i jep Perëndisë vendin e Tij të duhur si Drejtues i universit që mund të bëjë ashtu si Ai zgjedh, dhe Ai asnjëherë nuk zgjedh diçka të padrejtë apo të keqe. Shumë nga vështirësitë tona lidhur me këtë çështje mund të zgjidhen nëse ne do të kujtojmë fjalët e Erdman:
Sovraniteti i Perëndisë është absolut; ai s’është përdorur kurrë në dënimin e njerëzve që duhet të jenë të shpëtuar, por përkundrazi është shfaqur në shpëtimin e njerëzve që merituan të jenë të humbur. {{56}}
13:49, 50 Edhe pse Judenjtë kundërshtuan, Fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend. Kjo më tepër nxiti kundërshtarët [Judenjtë] të krijonin pengesa. Judenjtë nxitën disa gra të perëndishme që ishin kthyer në Judaizëm dhe që ishin të një shtrese të lartë në shoqëri për të bezdisur misionarët. Gjithashtu ata përdorën parinë e qytetit për të çuar më tej qëllimet e tyre të këqija. Një stuhi aq e madhe persekutimi u nxit saqë Pali dhe Barnaba u dëbuan nga ai vend.
13:51, 52 Sipas këshillave të Zotit (Luka 9:5; 10:11), ata shkundën pluhurin e këmbëve të tyre dhe shkuan për në IKON. Megjithatë ky incident nuk u interpretua nga të krishterët si një humbje apo tërheqje, pasi ne lexojmë që ata ishin mbushur me gëzim dhe Frymë të Shenjtë. Ikon gjendej në lindje dhe në jug të Antiokisë në Azinë e Vogël, sot quhet Konija.
14:1, 2 Në Ikon ashtu si dhe në vendet e tjera ishte një sinagogë. Pali dhe Barnaba u lejuan të predikonin sipas zakonit që ishte midis Judenjve në atë kohë. Fryma e Perëndisë shoqëronte fjalën me fuqi të tillë që një numër i madh Judenjsh e Johebrenjsh prozelitë pranuan Zotin Jezus. Kjo gjë nxiti zemërimin e atyre Judenjve që refuzuan t’i bindeshin Ungjillit dhe kështu acaruan Johebrenjtë kundër vëllezërve. Në librin e Veprave Judenjtë që nuk besonin ishin nxitësit e shumë persekutimeve të bëra apostujve, megjithëse ata vetë nuk administronin dënimin [d.m.th. nuk merrnin pjesë vetë në dënimin]. Ata ishin profesionistë në mënyrën për të bindur Johebrenjtë në përmbushjen e qëllimeve të tyre djallëzore.
14:3 Megjithëse e dinin se shqetësimet po zjenin, predikuesit vazhduan të flisnin lirisht në emër të Zotit, gjë që konfirmoi natyrën hyjnore të mesazhit duke i veshur ata me fuqi për të kryer shenja dhe mrekulli. Shenjat dhe mrekullitë janë dy fjalë të ndryshme për çudirat. Fjala “shenja” thjesht do të thotë që mrekullia njofton një mësim, ndërkohë që fjala “mrekulli” sugjeron që çudia krijon një ndjenjë frike.
14:4-7 Pasi tensioni rritej në qytet, anë të kundërta formoheshin aty. Disa mbanin anën e Judenjve dhe disa atë të apostujve. Më në fund Johebrenjtë dhe Judenjtë që nuk besonin bënë një sulm të përcaktuar për të goditur apostujt {{57}}. Për t’u shpëtuar sulmeve me gurë ata ikën për në LISTRA dhe DERBË, të dy qytete të LIKAONISË, një krahinë në qendër të Azisë së Vogël. Pa pasur rënie të zellit ata vazhduan të shpallnin Ungjillin në të gjithë zonën.
Kur Pali dhe Barnaba u trajtuan me goditje gurësh, ata ikën për në Likaoni. Herët e tjera në punët e tyre misionare ata qëndronin pa lëvizur nga vendi edhe nëse kishte rreziqe. Përse ata largoheshin në disa raste dhe në disa vende të tjera qëndronin? Nuk dihet nëse ka ndonjë shpjegim të saktë. Principi kontrollues në Veprat është udhëheqja nga Fryma e Shenjtë. Këta burra jetuan në bashkësi intime dhe shumë të afërt me Zotin. Të lidhur në Të ata morën kumtime të mrekullueshme të mendjes dhe vullnetit hyjnor. Për ta kjo ishte një gjë e rëndësishme më tepër sesa një grup i mirorganizuar rregullash drejtuese.
14:8, 9 Në Listra misionarët patën kontakt me një burrë që kishte qenë me këmbë të paralizuara që në lindje. Kur dëgjoi Palin duke folur ai shfaqi një interes të pazakonshëm. Pali kuptoi që ky njeri kishte besim për t’u shëruar. Megjithëse nuk na është thënë se si Pali kuptoi këtë, ne besojmë që një ungjilltari të vërtetë i është dhënë aftësia për të dalluar gjendjen e shpirtrave me të cilët ka të bëjë. Ai është në gjendje të thotë nëse ata janë thjesht kurreshtarë apo nëse janë në një shqetësim të shpirtit për shkak të dënimit të mëkatit.
14:10-12 Sapo Pali urdhëroi burrin të ngrihejnë këmbë ai hovi dhe nisi të ecë. Përderisa mrekullia ishte kryer haptazi dhe përderisa Pali kishte fituar padyshim një vëmendje të konsiderueshme duke folur me një zë të lartë, njerëzit ishin mjaft të emocionuar. Në fakt një lëvizje popullore filloi me qëllim për të adhuruar Barnabën si të ishte Zeusi (Jupiteri) dhe Palin si të ishte Hermesi (Mërkuri) [58]. Njerëzit aktualisht besuan sikur perënditë e tyre iu kishin kushtuar një vizitë në personin e dy misionarëve. Për disa arsye të pathëna ata panë mbi Barnabën si të ishte perëndia kryesor. Ngaqë Pali kishte bërë diskutimin ata iu drejtuan atij si Hermes, lajmëtari i Zeusit.
14:13 Madje prifti i Jupiterit i bindur që një vizitë hyjnore kishte ndodhur; doli nga tempulli që ishte në rrugën e portës së qytetit të tyre me dema dhe kurora për një flijim të madh. Gjithë kjo lëvizje ishte një formë akoma më dinake rreziku për besimin e krishterë se të gjitha format e kundërshtimit të shkruara. Për një punëtor të suksesshëm të krishter një rrezik më i madh se persekutimi është tendenca që njerëzit kanë për ta drejtuar vëmendjen e tyre jo tek Krishti, por tek shërbëtori i Tij.
14:14, 15a Në fillim Barnaba dhe Pali nuk e vunë re çfarë po bënte turma, sepse ata nuk kuptonin dialektin Likaonas. Sapo misionarët kuptuan që njerëzit ishin gati për t’i adhuruar ata si perëndi, ata grisën rrobat e tyre si një shprehje publike proteste dhe mërzije. Më pas ata u turrën në mes të turmës dhe me fjalë të zjarrta i paralajmëruan kundër një budallallëku të tillë. Në vend të të qenurit perëndi ata ishin njerëz si vetë Likaonasit. Qëllimi i tyre ishte thjesht të sillnin lajmin e mirë që njerëzit të ktheheshin nga idhujt pa jetë tek Perëndia i gjallë.
14:15b-17 Është për t’u theksuar që Pali dhe Barnaba nuk u treguan Dh.V. këtyre Johebrenjve ashtu si bënë me Judenjtë. Përkundrazi ata filluan me historinë e krijimit, një subjekt me interes të madh për popujt Johebrenj në të gjitha sektet dhe në të gjitha epokat. Misionarët shpjeguan që nëbrezat që shkuan Perëndia la që të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre. Megjithatë më pas ata patën provë të ekzistencës së Perëndisë në krijim dhe në providencë. Ishte Ai që me dashuri siguroi shiun… dhe stinë të frytshme për ta, duke i mbushur zemrat e tyre me ushqim dhe gëzim. Shprehja e fundit është një mënyrë figurative e të thënurit që në sigurimin e ushqimit për trupat e tyre, Perëndia mbushi zemrat e tyre me gëzimin që vjen nga kënaqësia e ushqimit.
14:18 Mesazhi pati rezultatin e dëshirueshëm. Njerëzit hoqën dorë nga qëllimi i tyre për t’u bërë flijim këtyre shërbëtorëve të Zotit.
14:19, 20Judenj nga Antiokia dhe Ikoni arritën për të gjetur Palin dhe Barnabën në Listra. Ata arritën ta kthenin popullsinë Johebrenje kundër misionarëve. E njëjta turmë që donte t’i respektonte ata si perëndi tani gjuajtën me gurë Palin dhe duke menduar se e kishin vrarë e tërhoqën zvarrë jashtë qytetit. Komentimi i Kelly-it në këtë pjesë është më i përshtatshmi:
Dhe përse? Ky refuzim i menjëhershëm homazhi, të cilin Listranët ishin gati ta jepnin, është më ofenduesi për njeriun, dhe e bën atë të besojë gënjeshtra më të urryera ndaj atyre të cilët ishte gati t’i adhuronte. Njerëzit lartësojnë vetveten me anë të adhurimit njerëzor. Por kur njerëzit që ndjekin nderimin e të vetmit Perëndi refuzojnë adhurim njerëzor menjëherë kjo kthehet në urrejtjen dhe ndoshta vdekjen e atyre. Kështu ndodhi këtu. Në vend që të ndërronin mendje si Maltezët (që në fillim mendonin që Pali ishte një vrasës, por pastaj si perëndi, Veprat e Apostujve 28:6), Listranët dëgjuan shpifjet e Judenjve (që zakonisht ishin të përbuzur nga Listranët) dhe e gjuajtën me gurë si një profet të rremë atë që sapo kishin dashur t’i sakrifikonin, duke e lënë jashtë qytetit si një njeri të vdekur. {{59}}
A vdiq Pali si pasojë e goditjeve me gurë? Nëse ky është incidenti referuar 2 Korintasve 12:2, ai vetë nuk e dinte. Më e mira që mund të themi është që përmirësimi i tij ishte i mrekullueshëm. Kur dishepujt u mblodhën rreth tij ai u ngrit dhe shkoi përsëri në qytet me ta. Të nesërmen u nis me Barnabën për në DERBË.
14:21 Konsideratat për sigurinë personale nuk ishin më të rëndësishmet në mendjet e misionarëve. Kjo shihet në faktin që kur ata ungjillizuan në Derbë, ata u kthyen në LISTRA, në vendin ku Pali u godit me gurë. Kjo ilustron atë çfarë është quajtur: “fuqia e kthimit dhe shërimit të shpejtë.”
Edhe pse Timoteu nuk është përmendur këtu, ai mund të jetë shpëtuar në këtë kohë nëpërmjet predikimit të Palit. Kur apostulli më pas vizitoi Listrën, Timoteu ishte tashmë një dishepull dhe konsiderohej shumë nga vëllezërit (Veprat e Apostujve 16:1-2). Megjithatë, fakti që Pali më vonë foli për të si një fëmijë i vërtetë në besim (1 Tim. 1:2) nuk do të thotë me patjetër që Pali e kishte fituar atë për Krishtin. Ai mund të ketë qenë një “fëmijë i vërtetë” duke ndjekur shembullin e jetës së Palit dhe shërbesën e tij.
Kur puna e tyre në Listra mbaroi, misionarët vizituan përsëri IKONIN dhe ANTIOKINË PISIDIANE, ku kishat tashmë ishin formuar. Qëllimi i tyre në këtë kohë ishte ajo çfarë ne quajmë “punë e dishepullimit.” Pa tjetër, misionarët ishin të kënaqur për të predikuar Ungjillin dhe për të fituar shpirtrat për Shpëtimtarin. Por për ta, ky ishte vetëm fillimi. Më pas ata kërkuan të ngrinin besimtarët në besimin e tyre, veçanërisht duke u mësuar atyre të vërtetën e kishës dhe rëndësinë e saj në planin e Perëndisë.
Erdman shënon:
Një program i mirëfilltë misionar ka si qëllim të tij vendosjen e kishave të vetqeverisura, vetmbajtura dhe që vetë përhapen. Kjo ishte gjithmonë qëllimi dhe praktika e Palit. {{60}}
14:22 Puna e dishepullimit ishte duke fuqizuar shpirtrat e dishepujve dhe duke themeluar të krishterët në besim duke i drejtuar me Fjalën e Perëndisë. Pali përshkruan procesin në Kolosianët 1:28-29, “Duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin. Për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e Tij, e cila vepron tek unë me pushtet.”
Së dyti ata i këshilluan që të ngulmojnë në besim, një nxitje e duhur sepse persekutimi kishte një përhapje më të madhe se më parë. Bashkë me këtë nxitje dhe një rikujtim që ne duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë me shumë pikëllime. Kjo i referohet mbretërisë së Perëndisë në aspektin e saj të ardhshëm, kur besimtarët do të jenë së bashku në lavdinë e Jezu Krishtit. Një njeri hyn në mbretërinë e Perëndisë në radhë të parë nëpërmjet lindjes së re. Persekutimet edhe pikëllimet nuk kanë vlerë shpëtimi. Megjithatë atyre që hyjnë në mbretërinë e Perëndisë me anë të besimit u premtohet në të njëjtën kohë që rruga për në lavdinë e ardhshme është e mbushur me pikëllime. “Nëse vuajmë me Të dhe lëvdohemi me Të” (Rom. 8:17b).
14:23 Në këtë kohë, misionarët gjithashtu caktuan pleq në çdo kishë. Në lidhje me këtë duhen bërë disa vëzhgime:
- Pleqtë e Dh.R. ishin të perëndishëm, burra të pjekur që ushtronin drejtimin shpirtëror në Kishën lokale. Ata janë njohur gjithashtu si peshkopë dhe mbikëqyrës.
- Në librin e Veprave, pleqtë nuk ishin caktuar kur një kishë sapo ishte formuar. Një gjë e tillë kryej për më tepër, kur apostujt rivizitonin kishat. Me fjalë të tjera, gjatë kohës së ndërhyrjes, kishte një mundësi për ata që ishin bërë pleq nga Fryma e Shenjtë që të shfaqeshin.
- Pleqtë zgjidheshin nga apostujt dhe nga të dërguarit e tyre. Në këtë kohë, Dh.R. nuk ishte shkruar ende që të jepte udhëzime në lidhje me cilësitë e pleqve. Apostujt megjithatë e dinin se cilat ishin këto cilësi dhe ishin në gjendje të zgjidhnin burrat që plotësonin kërkesat e Shkrimeve.
- Ne nuk kemi sot apostuj për të zgjedhur pleq. Megjithatë ne kemi cilësitë e pleqve tek e 1 Timoteut 3 dhe Titi 1. Prandaj çdo asamble lokale duhet të jetë në gjendje të njohë ata burra, të cilët plotësojnë kërkesat e Perëndisë si barinj të deleve.
Pasi Pali dhe Barnaba u lutën dhe agjëruan, ata i lanë besimtarët në duart e Zotit. Duket e jashtëzakonshme për ne që asambletë mund të jenë gati për të filluar në një kohë kaq të shkurtër, që ata marrin nga misionarët periudha kaq të shkurtra udhëzimesh, dhe që ata duhet të vazhdojnë shkëlqyeshëm për Zotin, duke funksionuar si kisha të pavarura. Pyetja menjëherë të çon në fuqinë e madhe të Frymës së Shenjtë të Perëndisë. Megjithatë, fuqia ishte shfaqur në jetët e burrave si Pali dhe Barnaba. Kudo që shkuan, ata ushtruan një ndikim të madh për Perëndinë. Njerëzit dalluan realitet në jetët e tyre. Predikimi i tyre publik shoqërohej nga shembulli i vetë jetës së tyre. Ndikimi i një dëshmie të tillë të dyfishtë ishte e pallogaritshëm.
Vargjet 21 deri 23 na japin modelin apostolik – predikimi i Ungjillit, të mësuarit e të kthyerve në besim, dhe vendosja e forcimi i kishave.
14:24-26Pasi përshkruanPisidinë ata udhëtuan për në PAMFILI. Aty ata vizituan përsëri PERGËN e më pas zbritën në qytetin bregdetar të ATALISË ku hipën në një anije dhe lundruan për në ANTIOKI të SIRISË. Ky ishte dhe fundi i Udhëtimit të tyre të Parë Misionar. Ishte Antiokia prej nga ata ishin rekomanduar në hir të Perëndisë për veprën që sapo kishin kryer.
14:27 Çfarë kohe e gëzuar duhet të ketë qenë kur ata mblodhën Kishën në Antioki së bashku për të dëgjuar një përmbledhje të punëve misionare të këtyre burrave të mëdhenj të Perëndisë. Me një thjeshtësi të krishtere ata treguan ç’gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe se si u kishte hapur Johebrenjve derën e besimit. Nuk ishte çfarë ata kishin bërë për Perëndinë, por çfarë Ai kishte pasur dëshirë të kryente nëpërmjet tyre.
14:28Ata qëndruan në Antioki për një kohë të gjatë me dishepujt. Vlerësimet ndryshojnë midis një dhe dy vjetëve.
MBI STRATEGJINË MISIONARE
Është rëngjethëse të shohësh se si një grup i vogël i papërshkruar dishepujsh që jetonin në një qoshe të panjohur të botës ishin frymëzuar me një vizion të lavdishëm për ungjillizimin e botës dhe se si ata arritën ta përhapnin atë. Secili ndihet direkt i përfshirë në këtë punë dhe dha veten për të pa asnjë rezervë.
Një pjesë e madhe e ungjillizimit u bë nga besimtarë lokalë në lidhje me detyrat e tyre të përditshme. Ata predikuan Ungjillin tek komshinjtë e tyre.
Pas kësaj apostujt dhe të tjerët udhëtuan nga një vend në tjetrin, duke predikuar Ungjillin dhe duke zhvilluar kishat. Ata ishin në grupe prej dy apo më shumë vetash. Ndonjëherë një i ri me një më të vjetër. P.sh. Timoteu dhe Pali.
Kryesisht ishin dy metoda – ungjillizim personal dhe ungjillizim masiv. Në lidhje me këtë të fundit është me interes të dallohet që shumë nga predikimet ishin spontane dhe dilnin nga kriza apo situata lokale.
Pothuajse të gjitha predikimet dhënë në Veprat ishin në kushtet që përjashtonin çdo mundësi përgatitje të mesazhit nga ana e atij që predikonte; çdo rast ishte i papritur. {{61}}
Siç ka thënë E.M. Bounds, predikimi i tyre nuk ishte një shfaqje e një ore por më tepër rrjedha e një jete.
Apostujt dhe shokët e tyre ishin të drejtuar nga Fryma e Shenjtë, por ky drejtim ishte konfirmuar shpesh nga kisha e tyre lokale. Kështu ne lexojmë që profetët dhe mësuesit në Antioki vendosën duart e tyre mbi Palin dhe Barnabën dhe i nisën ata në udhëtimin e parë misionar (13:2). Përsëri ne lexojmë që Timoteu pati mirëbesimin e vëllezërve në Listra dhe Ikon përpara se të nisej me Palin (16:2). Dhe Pali e Sila iu lanë hirit të Perëndisë nga Kisha në Antioki përpara udhëtimit të dytë misionar (15:40).
Shpesh thuhet që strategjia e tyre gjeografike ishte të shkonin në qytete të mëdha dhe të formonin kisha që më pas të mund të ungjillizonin gjithë territorin. Kjo është ndoshta një thjeshtim i tepruar. Kryesisht strategjia e tyre ishte të ndiqnin drejtimin e Frymës së Shenjtë, qoftë në një qytet të madh apo të vogël. Fryma e Shenjtë e çoi Filipin nga një ungjillizimi shumë i frytshme në Samari tek një burrë i vetëm në rrugën për në Gaza (8:26-40). Dhe Ai çoi Palin në Berea (17:10) të cilin Ciceroni e quajti një qytet “jashtë udhe.” Sinqerisht ne nuk shohim një strategji gjeografike fikse në librin e Veprave. Për më tepër e shohim Frymën Sovrane duke lëvizur sipas vullnetit të vet.
Kishat lokale ishin vendosur kudo ku njerëzit iu përgjigjën Ungjillit. Këto asamble treguan stabilitet në punë. Ato ishin të vetqeverisura dhe të vetfinancuara, dhe vazhdonin pa prezencën e apostujve. Apostujt rivizitonin mbledhjet për të forcuar dhe inkurajuar besimtarët (14:21- 22; 15:41; 20:1-2) dhe për të caktuar pleqtë (14:23).
Në udhëtimet e tyre misionare apostujt dhe shokët e tyre ndonjëherë nuk i plotësonin vetë nevojat e tyre (18:3; 20:34). Ndonjëherë ata furnizoheshin me dhuratat nga Kishat dhe individët (Fil. 4:10, 15-18). Pali punoi për të siguruar jo vetëm veten e tij, por dhe ata që ishin me të (20:34).
Edhe pse ata i ishin lënë hirit të Perëndisë nga kisha e tyre lokale dhe mbaheshin nga kishat lokale, përsëri ata nuk kontrolloheshin nga kishat lokale. Ata ishin agjentë të lirë të Zotit që deklaronin gjithë këshillat e Perëndisë dhe që nuk mbanin asgjë që ishte fitimprurëse (20:20).
Në përfundim të udhëtimeve të tyre misionare, ata ktheheshin në kishën e tyre lokale dhe jepnin një raport se si Zoti kishte punuar përmes tyre (14:26-28; 18:22-23). Ky është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga gjithë misionarët në çdo epokë të Kishës.
E. Këshilli në Jeruzalem (15:1-35).
15:1 Debati që u ngrit në lidhje me rrethprerjen në Kishën e Antiokisë është përshkruar gjithashtu tek Galatasve 2:1-10. Duke i marrë të dyja së bashku ne nxjerrim përfundimin e mëposhtëm: Disa vëllezër të rremë filluan të predikojnë në asamblenë e atjeshme. Thelbi i mesazhit të tyre ishte që Johebrenjtë duhet të rrethpriteshin me qëllim që të shpëtoheshin. Nuk ishte i mjaftueshëm vetëm besimi tek Zoti Jezus Krisht; ata duhet të zbatonin gjithashtu ligjin e Moisiut. Sigurisht, kjo ishte një goditje direkte kundër Ungjillit të hirit të Perëndisë. Ungjilli i vërtetë i hirit mëson që Krishti përfundoi veprën e duhur për shpëtim në kryq. Gjithë që një mëkatar duhet të bëjë është ta pranojë Atë me anë të besimit. Në çastin kur veprat apo meritat njerëzore paraqiten, atëherë s’ka më hir. Nën hir gjithçka varet tek Perëndia dhe jo tek njeriu. Nëse caktohen kushte atëherë s’është më një dhuratë, por borxh. Shpëtimi është një dhuratë dhe jo diçka që fitohet apo meritohet.
15:2, 3 Pali dhe Barnaba kundërshtuan ashpër këta Judaistë [vëllezër të rremë], duke ditur që ata kishin ardhur për të robëruar besimtarët Johebrenj nga liria e tyre në Krishtin Jezus.
Këtu në Veprat 15 ne mësojmë që vëllezërit në Antioki vendosën të dërgonin Palin dhe Barnabën dhe disa të tjerë… në Jeruzalem tek apostujt dhe pleqtë atje. Tek Galatasve 2:2 Pali thotë që ai shkoi në Jeruzalem nga një zbulesë. Këtu sigurisht që s’ka asnjë kontradiktë. Fryma e Perëndisë i zbuloi Palit që ai duhet të shkonte dhe gjithashtu i zbuloi Kishës në Antioki që vëllezërit duhet ta dërgonin atë. Në rrugën për në Jeruzalem grupi qëndroi në pika të ndryshme në Feniki dhe Samari duke treguar për kthimin e Johebrenjve dhe duke shkaktuar gëzim të madh kudo që historia tregohej.
15:4 Kur ai arriti fillimisht në Jeruzalem, Pali shkoi tek apostujt dhe pleqtë privatisht dhe u dha atyre një raport të plotë të Ungjillit që ai kishte predikuar ndër Johebrenjtë. Ata duhet ta pranonin që ishte i njëjti Ungjill që u ishte predikuar Judenjve.
15:5 Në dukje ishte një takim i hapur i të gjithë Kishës. Disa nga farisenjtë që ishin besimtarë u ngritën dhe mbrojtën idenë që Johebrenjtë duhet të rrethpriteshin dhe të zbatonin ligjin e Moisiut me qëllim që të ishin dishepuj në kuptimin e plotë.
15:6 Nga vargu 6 mund të duket sikur vetëm apostujt dhe pleqtë ishin të pranishëm kur u mor vendimi përfundimtar. Megjithatë vargu 12 duket se tregon që e gjithë Kisha ishte aty.
15:7-10 Kur Pjetri u çua në këmbë, ndoshta opozita kuptoi se ai do të mbronte pozicionin e tyre sepse Pjetri ishte apostulli për rrethprerjen. Megjithatë shpresat e tyre u mbytën në zhgënjim. Pjetri u kujtoi dëgjuesve që disa vjet më parë Perëndia kishte urdhëruar që Johebrenjtë duhet fillimisht të dëgjonin Ungjillin nga buzët e tij. Kjo kishte ndodhur në shtëpinë e Kornelit. Kur Perëndia pa që zemrat e këtyre Johebrenjve po arrinin drejt Tij në besim, Ai u dha atyre Frymën e Shenjtë, ashtu siç bëri me Judenjtë në Ditën e Rrëshajëve. Në atë kohë, Perëndia nuk u kërkoi atyre të rrethpriteshin. Fakti që ata ishin Johebrenj nuk përbënte ndonjë ndryshim; Ai pastroi zemrat e tyre me anë të besimit. Përderisa Perëndia i pranoi Johebrenjtë me anë të principit të besimit dhe jo të zbatimit të ligjit, Pjetri pyeti asamblenë përse ata tani duhet të mendonin për t’i vendosur Johebrenjtë nën zgjedhën e ligjit – një zgjedhë që as etërit e tyre dhe as ata s’kishin qenë në gjendje ta mbanin. Ligji asnjëherë nuk shpëtoi ndonjë. Shërbesa e tij ishte dënimi dhe jo shfajësimi. Me anë të ligjit arrihet njohja e mëkatit, jo shpëtimi prej tij.
15:11 Vendimi përfundimtar i Pjetrit ia vlen për t’u përmendur. Ai shprehu bindjen e plotë që nëpërmjet hirit të Zotit Jezus (dhe jo nëpërmjet zbatimit të ligjit) ne (Judenjtë) dotë shpëtohemi … në të njëjtën mënyrë si ata (Johebrenjtë). E kush mund ta priste që Pjetri, si një Jude, të thoshte që Johebrenjtë do të shpëtoheshin njësoj si Judenjtë. Por këtu shihet se hiri triumfon mbi dallimet etnike.
15:12 Pasi Pjetri kishte përfunduar, Barnaba dhe Pali dhanë një raport se si Perëndia vizitoi Johebrenjtë dhe shoqëroi shpalljen e Ungjillit me shenja dhe mrekulli.
15:13,14 Pjetri foli se si Zoti kishte hapur derën e besimit për Johebrenjtë në fillim me anë të tij. Pali dhe Barnaba shtuan dëshminë e tyre se si Zoti kishte punuar nëpërmjet tyre në ungjillizimin e Johebrenjve. Jakobi tani deklaron me autoritet që qëllimi i tanishëm i Perëndisë për këtë epokë është të zgjedhë nga Johebrenjtë një popull për emrin e Tij. Kjo ishte në thelb, ajo çfarë Simoni (Pjetri) sapo kishte thënë.
15:15-19 Më pas Jakobi citoi nga Amosi 9:11–12. Vini re që ai nuk tha që thirrja e Johebrenjve ishte përmbushja e profecisë së Amosit, por për më tepër që ajo binte dakord me fjalët e profetëve. Asambleja nuk duhet të mendonte se ishte një gjë e çuditshme që Perëndia vizitoi Johebrenjtë për shpëtimin, sepse kjo ishte parathënë qartë në Dh.V.. Perëndia paratha që Johebrenjtë do të bekoheshin si të tillë, dhe jo si besimtarë Judenj.
Citimi nga Amosi sheh drejt Mijëvjeçarit kur Krishti do të ulet mbi fronin e Davidit dhe kur Johebrenjtë do të kërkojnë Zotin. Jakobi nuk la të nënkuptohej që kjo profeci ishte duke u përmbushur në kohën që ai po fliste. Për më tepër ai tha se shpëtimi i Johebrenjve ishte në përputhje me atë çfarë Amosi tha se do të ndodhte më vonë.
Argumenti i Jakobit ishte ky: Fillimisht Perëndia do të vizitojë Johebrenjtë për të zgjedhur prej tyre një popull për emrin e Tij. Kjo ishte ajo që po ndodhte atëherë (dhe çfarë ndodh akoma). Johebrenjtë e kthyer ishin të përfshirë në Kishë bashkë me Judenjtë. Ajo që po ndodhte atëherë në një shkallë të vogël (shpëtimi i Johebrenjve) do të ndodhte më pas në një shkallë më të gjerë. Krishti do të kthehet, të restaurojë kombin e Izraelit dhe të shpëtojë të gjithë Johebrenjtë mbi të cilët thirret emri i Tij.
Jakobi i pa këto ngjarje si vizita e parë e Perëndisë ndër Johebrenjtë. Ai ndjeu që kjo vizitë e parë ishte në përputhje të plotë me çfarë Amosi parashikoi – vizita e ardhshme e Johebrenjve kur Krishti kthehet si mbret. Të dy ngjarjet përputhen megjithëse nuk janë identike.
Vini re renditjen e ngjarjeve:
- Zgjedhja nga Johebrenjtë e një populli për emrin e Tij (v 4) gjatë epokës së tanishme të hirit.
- Restaurimi i pjesës besimtare të kombit të Izraelit në ardhjen e dytë të Krishtit (v 16).
- Shpëtimi i kombeve Johebrenje pas restaurimit të Izraelit (v 17). Këta Johebrenj janë të gjithë Johebrenjtë mbi të cilët thirret emri im.
Citimi i Amosit 9:11-12 nga Jakobi është mjaft i ndryshëm nga citimi në Dh.V.. Pjesë e këtij ndryshimi është shpjeguar nga fakti që Jakobi citoi në Greqisht. Megjithatë, citimi është mjaft ndryshe edhe nga versioni Septuagint [versioni grek i Shkrimeve Jude]. Një shpjegim është që i njëjti Frymë që frymëzoi fjalët origjinale, tani i lejon ato të ndryshohen me qëllim që të përputhen me problemin që ekzistonte në atë moment. Një shpjegim tjetër është që dorëshkrimet hebraisht kanë disa lexime në Amosi 9. Alford beson që Jakobi duhet të ketë cituar nga një përkthim i afërt me tekstin hebraisht të aprovuar [nga farisenjtë], në të kundërt farisenjtë nuk do ta kishin pranuar kurrë citimin si një provë.
Pas këtyre gjërave Unë do të kthehem (v 16). Jakobi sapo ka deklaruar që plani i Perëndisë për këtë epokë ishte hapja e derës së besimit Johebrenjve. Jo të gjithë ata do të shpëtohen, por Ai do të zgjedhë prej tyre një popull për emrin e Tij. Tani Jakobi shton se pas kësaj, pra pasi Kisha të jetë thirrur nga kombet, Perëndia do të kthehet dhe do të rindërtojë tabernakullin e Davidit, i cili është i rrëzuar dhe në gërmadha. Tabernakulli i Davidit është një shprehje figurative që përshkruan shtëpinë ose familjen e tij. Restaurimi i tij është një lloj i restaurimit të ardhshëm të familjes mbretërore dhe rivendosja e fronit të Davidit me Krishtin ulur mbi të si mbret. Izraeli do të bëhet atëherë kanali i bekimeve për botën. Mbetja e njerëzve do të kërkojë Zotin, madje gjithë Johebrenjtë mbi të cilët thirret emri i Tij.
Citimi nga Amosi mbyllet me shprehjen që këto fjalë janë fjalët e Zotit që i bën të gjitha këto.
Prandaj ngaqë qëllimi i tanishëm i Perëndisë është të thërrasë ndër Johebrenj një popull për veten e Tij, Jakobi paralajmëron që të mos i shqetësojmë Johebrenjtë duke i vënë ata nën ligjin e Moisiut. Besimi është ai që duhet për shpëtimin.
15:20 Megjithatë ai sugjeroi që në shkrimin për Kishën e Antiokisë, shenjtorët duhet të këshilloheshin që të hiqnin dorë nga ndotjet e idhujve, nga kurvëria, nga gjërat e mbytura dhe nga gjaku. Në fillim mund të duket sikur Jakobi po kundërshtonte veten. A nuk ishte kjo një formë e ligjit? Përgjigjja është që kjo këshillë nuk ka të bëjë fare me shpëtimin. Ajo çështje ishte vendosur tashmë. Por kjo këshillë kishte të bënte me bashkësinë midis besimtarëve Judenj dhe Johebrenj. Ndërkohë që bindja ndaj këtyre udhëzimeve nuk ishte një kusht për shpëtim, ishte e një rëndësie tepër të madhe shmangia e ndarjeve të mprehta në Kishën e hershme.
Gjërat e ndaluara ishin:
- Ndotjet nga idhujt. Në vargun 29 kjo shpjegohet si ushqime të flijuara idhujve. Nëse besimtarët Johebrenj vazhdonin të hanin këto ushqime, atëherë vëllezërit e tyre Judenj mund të habiteshin seriozisht nëse ata kishin hequr dorë nga idhujtaria apo jo. Megjithëse të krishterët Johebrenj mund të kenë liri të hanë ushqime të tilla, kjo mund të krijojë një vështirësi të madhe për vëllezërit e dobët Judenj dhe prandaj mund të jetë gabim.
- Kurvëria {{62}}. Ky ishte mëkati kryesor i Johebrenjve. Prandaj ishte veçanërisht e rëndësishme për Jakobin ta përfshinte këtë me çështjet e tjera të përmendura. Në asnjë vend në Bibël urdhri për heqje dorë nga kurvëria nuk është anuluar. Kjo ka zbatim në të gjitha epokët.
- Gjërat e mbytura. Kjo gjë e ndaluar na çon në besëlidhjen që Perëndia bëri me Noeun pas përmbytjes (Zanafilla 9:4, por nuk do të hani mishin me gjallërinë e tij, d.m.th. me gjakun e tij). Kështu është një urdhër i qëndrueshëm për racën njerëzore dhe jo vetëm për kombin e Izraelit.
4. Gjaku. Edhe kjo gjë i takon Zanafillës 9:4 dhe kështu na paraprin në ligjin e Moisiut. Përderisa besëlidhja me Noeun nuk u anulua kurrë, ne themi që këto rregulla janë të vlefshme edhe për ditët e sotme.
15:21 Kjo shpjegon përse është dhënë këshilla në vargun 20. Kishte Judenj në çdo qytet ku gjithmonë ishte mësuar që ishte gabim të bëje këto gjëra që paralajmëroi Jakobi. Ishte gabim jo vetëm të kryeje imoralitet, por gjithashtu të haje ushqimin e ofruar idhujve, mish nga kafshë të mbytura dhe gjak. Përse atëherë duhej që Johebrenjtë të ofendonin Perëndinë duke rënë në imoralitet, ose të ofendonin njerëzit duke bërë shumë gjëra të tjera?
15:22 Kështu u vendos përfundimisht që Johebrenjtë nuk do të rrethpriteshin për t’u shpëtuar. Hapi tjetër ishte të lajmëronin zyrtarisht me shkrim Kishën e Antiokisë për këto gjëra. Apostujt dhe pleqtë në Jeruzalem së bashku me gjithë Kishën, caktuan Judën të mbiquajtur Barsaba dhe Silën, të dy njerëz me autoritet ndër vëllezërit, për t’u kthyer në Antioki me Palin dhe Barnabën. Sila është ai që më pas u bë shok udhëtimi me Palin, i referuar në Letrat si Silvani.
15:23-29 Këtu është dhënë thelbi i letrës. Vini re që vëllezërit e rremë që shkuan nga Jeruzalemi në Antioki, në të vërtetë s’kishin marrë aprovim dhe s’ishin autorizuar kurrë nga Kisha në Jeruzalem (v 24).
Mbështetja nga koha në kohë e dishepujve në Frymën e Shenjtë është dhënë në vargun 28: Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve… Dikush ka folur për këtë si “shoqëri e madhe e Frymës së Shenjtë.”
15:30,31 Kur letra nga Jeruzalemi u lexua në Kishën e Antiokisë, ishte një inkurajim i madh. Dishepujt atje tani kuptuan se Perëndia i shpëtoi ata si Johebrenj dhe nuk ishte e domosdoshme që ata të ktheheshin në Judenj.
15:32,33 Juda dhe Sila qëndruan për disa takime shërbesash, në të cilat ata nxitën dhe forcuanvëllezërit në besim. Pas një kohe të gjatë të një bashkësie të lumtur dhe shërbese në Antioki ata u kthyen në Jeruzalem.
15:34 Vargu 34 në versionin KJ nuk shfaqet as në dorëshkrimet më të vjetra apo në më të shumtat (shih shënimin NKJV). Disa njerëz që kopionin Shkrimet me dorë menduan se do të ishte i dobishëm shtimi i këtij informacioni me qëllim shpjegimin e kontradiktës në dukje, midis vargjeve 33 dhe 40. Në vargun 33 Sila tregohet sikur kthehet në Jeruzalem. Por më pas në vargun 40 ai shihet duke shoqëruar Palin në Udhëtimin e tij të Dytë Misionar. Kjo nuk është një kontradiktë sepse Sila u kthye në Jeruzalem, dhe më pas kontaktoi me Palin me anë të një ftese për ta shoqëruar atë në udhëtimin e tij.
15:35 Pali dhe Barnaba qëndruan në Antioki në këtë kohë, duke mësuar dhe predikuar Fjalën e Zotit. Ishin shumë shërbëtorë të tjerë të Zotit që shërbenin në asamble. Ngjarjet e përshkruara në Galatasve 2:11-14 ndoshta ndodhën në këtë kohë.
F. Udhëtimi i Dytë Misionar i Palit: Azia e Vogël dhe Greqia (15:36-18:22).
15:36-41 Kishte ardhur koha për fillimin e Udhëtimit të Dytë Misionar. Pali nisi diskutimin me Barnabën, duke sugjeruar që të vizitonin përsëri qytetet ku ata kishin shpallur më parë Fjalën. Kur Barnaba nguli këmbë që nipi i tij Marku t’i shoqëronte ata, Pali e kundërshtoi fuqishëm. Ai kujtoi menjëherë se si Marku ishte ndarë prej tyre në Pamfili dhe padyshim kishte frikë se mos bënte të njëjtën gjë përsëri. Grindja midis Barnabës dhe Palitu bë aq e mprehtë saqë këta dy shërbëtorë të nderuar të Zotit u ndanë nga njëri-tjetri. Barnaba mori Markun dhe lundroi për në Qipro, vendlindja e tij dhe gjithashtu vendndalimi i tyre i parë gjatë Udhëtimit të Parë Misionar. Pali zgjodhi Silën dhe përshkroi Sirinë dhe Kilikinë duke i forcuar kishat.
Vargjet 36 dhe 41 na japin një vështrim më shumë mbi frymën e vërtetë pastoriale [prej bariut] të Palit. Kujdesi i tij për njerëzit e Perëndisë ishte pasqyruar njëherë nga një mësues i shquar që tha se për Palin ishte më mirë të përsoste një shenjtor në punën e shërbesës sesa të thërriste 100 veta në fillimet e jetës së krishterë.
Në këtë pikë ngrihet një pyetje e paevitueshme. “Kush kishte të drejtë, Pali apo Barnaba?” Ndoshta kishte gabim në të dy palët. Ndoshta Barnaba lejoi që gjykimi i tij të sundohej nga ndjenjat e tij njerëzore për Markun. Vargu 39 tregon se ishte një grindje midis Palit dhe Barnabës. “Nga krenaria rrjedhin vetëm grindje.” (Fjalët e urta 13:10). Prandaj që të dy ata ishin fajtorë për krenari në këtë çështje. Ata që mendojnë se Pali kishte të drejtë thonë se Barnaba zhduket nga historia që nga kjo pikë. Gjithashtu, Pali dhe Sila u nis pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë, por kjo gjë nuk thuhet në rastin e Barnabës dhe Gjon Markut. Megjithatë, duhet kujtuar që Marku përfundimisht doli mirë shpirtërisht dhe u restaurua plotësisht në konfidencën e Palit (2 Tim. 4:11).
MBI AUTONOMINË E KISHËS LOKALE
Këshilli në Jeruzalem mund të duket fillimisht si një lloj gjyqi suprem nga një sekt [ose një denominacion]. Por faktet janë ndryshe.
Çdo asamble lokale në ditët e hershme të krishterimit ishte autonome, pra vetqeverisej. Nuk kishte federatë kishash me një autoritet të centralizuar mbi to. Nuk kishte denominacione [sekte] dhe si pasojë nuk kishte qendër apo shtab sektar [denominacioni]. Çdo kishë lokale ishte direkt përgjegjëse ndaj Zotit. Kjo tregohet tek Zbulesa 1:13 ku Zoti është parë duke qëndruar në mes të shtatë shandanëve të artë. Kjo paraqet të shtatë kishat e Azisë. Çështja është që aty s’kishte ndonjë agjensi qeverisëse midis kishave individuale dhe Kokës së madhe të Vetë Kishës. Secila qeverisej direkt nga Ai.
Pse është kjo gjë kaq e rëndësishme? Fillimisht pengon përhapjen e gabimit. Kur kishat janë të lidhura së bashku nën një kontroll të përbashkët, forcat e liberalizmit, racionalizmit dhe dorëheqjes mund të rrënojnë të gjithë grumbullin, thjesht prej konfiskimit të shtabeve qendrore dhe shkollave sektar [denominacioni]. Aty ku kishat janë të pavarura, lufta e armikut duhet bërë kundër një shumice pjesësh veç e veç.
Së dyti autonomia e kishës lokale është një mbrojtje e rëndësishme kur një qeverisje e shumfishtë është në fuqi. Kur kishat janë të federuara, një qeverisje totale mund t’i kontrollojë ato vetëm nga kontrollimi i disa krerëve nëpër shtabe [sektare]. Kur kishat refuzojnë të njohin ndonjë autoritet të centralizuar, ato mund të shkojnë më kollaj nëpër “stehime” në kohën kur ndodh ndonjë sulm.
Mjaft qeveri sot, qoftë demokratike apo diktatoriale, përpiqen të shkaktojnë bashkimin e kishave të vogla e të pavarura. Ata thonë se nuk duan të merren me një numër të madh njësish lokale, por me një komitet qendror që i përfaqëson të gjitha. Qeveritë e lira përpiqen t’i bashkojnë këto njësi me anë të disa favoreve apo përfitimeve. Qeveri të tjera përpiqen me forcë për t’i bashkuar me anë të dekreteve ashtu siç bëri Hitleri gjatë Rajhut të tretë. Në çdo rast kishat të cilat i dorëzoheshin presionit humbnin karakterin e tyre sipas Shkrimeve edhe mundësinë për t’i rezistuar modernizimit dhe për të vazhduar në fshehtësi gjatë kohës së persekutimit.
Disa mund të kundërshtojnë duke thënë se kishat në Veprat kishin një autoritet qendror, të emëruar këshilli në Jeruzalem që ne sapo kemi konsideruar. Megjithatë një studim i kujdesshëm i paragrafit do të tregojë që ky s’ishte një trup zyrtar me fuqi rregulluese. Ishte thjesht një mbledhje së bashku e apostujve dhe pleqve që vepronin në një kapacitet këshillues.
Këshilli nuk i thirri njerëzit të vinin nga Antiokia; ai vendosi të konsultonte njerëzit në Jeruzalem. Vendimi i këshillit nuk ishte lidhja e kishave; thjesht u ofrua si gjykim i përbashkët i grupit.
Historia e kishave flet vetë për veten. Kudo ku ka pasur federata të kishave nën një organizatë qendrore ka pasur një përshpejtim rënieje. Dëshmia më e pastër për Perëndinë është mbajtur nga kishat që janë të lira nga ndikimi i jashtëm njerëzor.
16:1,2 Kujtimet duhet të kenë ardhur tek Pali ashtu si dallëndyshet kthehen në folenë e vjetër, kur ai u kthye në DERBË dhe në LISTRA. Kujtimi i goditjes me gurë në Listra fare mirë mund të shkaktonte dëshirë për të mos u kthyer më kurrë aty. Por apostulli e dinte që Perëndia kishte njerëz në këtë zonë dhe asnjë konsideratë për sigurinë personale nuk do ta zmbrapste atë.
Siç është sugjeruar dhe më parë, Timoteu mund të jetë kthyer nëpërmjet shërbesës së Palit gjatë vizitës së parë të apostullit në Listra (Me sa duket vendlindja e Timoteut). Nëna e Timoteut Eunike dhe gjyshja Loide ishin të dyja besimtare Jude (2 Tim.1:5). Babai i tij ishte grek dhe mund të kishte vdekur në atë kohë.
Zemra e Palit u gëzua kur dëgjoi nga vëllezërit në Listra dhe Ikon që Timoteu po bënte përparime të mira në besimin e krishterë. Pali e ftoi atë të shkonte në këtë udhëtim misionar. Ne bëjmë mirë të vëmë re që apostujt në atë kohë jo vetëm që punonin dy e nga dy, por që gjithashtu merrnin me vete vëllezër më të rinj (Marku dhe Timoteu) për t’i stërvitur në aspektin praktik të shërbesës së krishterë. Çfarë privilegji ishte për këta të rinj të viheshin në të njëjtën zgjedhë me veteranë të moshuar në iniciativën e shërbesës së krishterë.
16:3 Përpara se të nisej, Pali rrethpreu Timoteun. Pse e bëri këtë kur ai kishte refuzuar me këmbëngulje rrethprerjen e Titit pak kohë më parë (Gal. 2:1-5)? Përgjigjja është kjo: rasti i Titit ishte një çështje e doktrinës themeltare të krishterimit, ndërkohë që këtu s’ishte kështu. Mësuesit e rremë ngulnin këmbë që një njeri me gjak Johebre si Titi duhet të rrethpritej me qëllim që të shpëtohej. Pali e njohu këtë rast si një mohim kundër së vërtetës që vepra e Krishtit është e mjaftueshme për shpëtim dhe s’mund ta lejonte. Kjo çështje ishte plotësisht ndryshe. Njerëzit e zonës e dinin që Timoteu ishte Jude nga ana e së ëmës. Pali, Sila dhe Timoteu po vazhdonin punën e ungjillizimit. Kontakti i parë i tyre do të ishte me Judenj. Nëse këta Judenj do të merrnin vesh që Timoteu ishte i parrethprerë, ata mund të refuzonin të dëgjonin; por nëse ai do të ishte i rrethprerë, atëherë s’do të kishte mundësi kundërshtimi mbi këtë pikë. Përderisa ishte një çështje joesenciale në anën morale dhe jo e një rëndësie doktrinale, Pali e rrethpreu Timoteun sipas këtij zakoni të Judenjve. Ai i bëri të gjitha gjërat me të gjithë njerëzit që të mund të shpëtonte disa (1 e Korintasve 9:19-23).
Interpretimi që rrethprerja e Timoteut bërë nga Pali ishte me qëllim që të fitonte dëgjues Judenj për Ungjillin, duket se nënkuptohet mjaft mirë nga fjalët: dhe e rrethpreu atë për shkak të Judenjve… sepse të gjithë e dinin që babai i tij ishte grek.
16:4-5 Ndërkohë që tre misionarët udhëtonin nëpër qytetet e Likonisë, ata urdhëronin kishat të zbatonin vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe pleqtë në Jeruzalem. Këto vendime ishin si më poshtë:
- Kur flitet për shpëtim vetëm besimi është i domosdoshëm. Rrethprerja apo zbatimi i ligjit nuk i duhen shtuar besimit si kusht për t’u shpëtuar.
- Kurvëria ishte e ndaluar për të gjithë besimtarët dhe për të gjitha kohërat, por kjo kujtesë ndoshta u ishte drejtuar kryesisht Johebrenjve të kthyer sepse ishte dhe është mëkati i tyre i zakonshëm.
- Mishi i ofruar idhujve, mish nga kafshë të mbytura dhe gjaku ishin të ndaluara për ushqim jo si çështje thelbësore për shpëtim, por për të lehtësuar bashkësinë midis besimtarëve Judenj dhe Johebrenj. Disa prej këtyre udhëzimeve ishin përmendur vazhdimisht (shih 1 e Korintasve 8-10; 1 Tim. 4:4,5).
Si rezultat i shërbesës së këtyre burrave kishat forcoheshin në besimin e krishterë dhe rriteshin në numër përditë.
16:6-8 Këto vargje janë të një rëndësie jetësore sepse tregojnë mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e Frymës së Shenjtë në strategjinë misionare të apostujve. Pas rivizitës së kishave në FIRGJI dhe GALATI, ata menduan të shkonin në provincën e Azisë në perëndim të Azisë së Vogël, por Fryma e Shenjtë i ndaloi ata. Nuk na është thënë përse; disa kanë sugjeruar që ndoshta në këshillin hyjnor kjo zonë i ishte caktuar Pjetrit (shih 1 Pje. 1:1). Megjithatë ata udhëtuan në veriperëndim drejt MISISË. Kjo ishte përfshirë në provincën e Azisë, por me sa duket ata nuk predikuan aty. Kur ata tentuan të shkonin më pas në verilindje në Bitini, përgjatë bregdetit të Detit të Zi, Fryma nuk i lejoi. Kështu ata shkuan drejt perëndimit në qytetin bregdetar të TROAS. Prej atje misionarët mund të përshkonin nëpërmjet Detit Egje drejt Greqisë, pragu i Europës.
Ryrie shkruan:
Azia kishte nevojë për Ungjillin, por kjo s’ishte koha e Perëndisë. Nevoja nuk zëvendësonte thirrjen e tyre. Ata sapo kishin ardhur nga lindja; ishin ndaluar të shkonin në jug apo në veri, por ata nuk supozuan që Zoti po i drejtonte ata në perëndim – ata pritën për udhëzimet e Tij specifike. Vetëm logjika nuk është baza e një thirrjeje. {{63}}
16:9 Gjatë një nate Pali pa një burrë nga MAQEDONIA duke i thirrur atij të kalonte andej dhe t’i ndihmonte. Maqedonia ishte pjesa më veriore e Greqisë, drejt perëndimit të Troas. Me vetëdije apo jo, Maqedonia (dhe gjithë Europa!) kishte nevojë për ungjillin e hirit shpëtues. Zoti ishte duke mbyllur dyert në Azi; kështu që shërbëtorët e Tij ta çonin lajmin e mirë në Europë. Stalker pasqyron:
Burri nga Maqedonia përfaqëson Europën, dhe thirrja e tij për ndihmë përfaqëson nevojën e Europës për Krishtin. Pali vuri re në vizion një thirrje hyjnore; dhe të nesërmen kur drita e artë e agimit zbardhi Hellespontin [Greqi], gjithashtu kjo dritë ndriçoi pamjen e Palit ulur mbi direkun e një anijeje që po lëvizte drejt bregut të Maqedonisë. {{64}}
16:10 Ka një ndryshim kuptimplotë në ndryshimin e përemrit vetor nga “ai” në “ne.” Në përgjithësi besohet që Luka, shkrimtari i Veprave, u bashkua me Palin, Silën dhe Timoteun në këtë kohë. Prej këtu ngjarjet në shkrime jepen si të një dëshmitari okular.
MBI DREJTIMIN HYJNOR
Me qëllim që të funksiononte efektivisht në tokë, Kisha e hershme u var në drejtimin e Kokës së saj në qiell. Por si ua bënte të njohur vullnetin e Tij Zoti Jezus shërbëtorëve?
Ai kishte lënë strategjinë e Tij kryesore me ta përpara Ngjitjes së Tij, kur tha: “Ju do të bëheni dëshmitarët e Mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari, dhe deri në skajin e dheut” (Veprat e Apostujve 1:8).
Pas Ngjitjes së Tij, Ai ua bëri të njohur vullnetin e Tij në disa mënyra.
Pjetri dhe dishepujt e tjerë udhëhiqeshin nga shkrimet e Dh.V. (Ps. 69:25) për të gjetur një zëvendës të Judës (1:15-26).
Në të paktën pesë raste Zoti drejtoi njerëzit nëpërmjet vizioneve – Anania (9:10-16); Kornelin (10:3); Pjetrin (10:10,11,17); Palin (dy herë – 16:9,10; 18:9).
Dy herë Ai i udhëhoqi nëpërmjet profetëve (11:27-30; 21:10-12).
Në kohë të tjera të krishterët ishin drejtuar nga rrethanat. P.sh. ata ishin shpërndarë nga persekutimi (8:1-4; 11:19; 13:50,51; 14:5,6). autoritete civile urdhëruan Palin dhe Silën të iknin nga Filipia (16:39-40). Më vonë Pali u çua nga Jeruzalemi në Cezare nga autoritetet (23:33). Rrethana e thirrjes së Palit nga Cezaria përcaktoi udhëtimin e tij për në Romë (25:11), dhe mbytja e anijes më pas ndikoi kohën e vazhdimsisë të lëvizjeve (27:41; 28:1).
Disa herë drejtimi erdhi nëpërmes këshillës dhe iniciativës të të krishterëve të tjerë. Kisha në Jeruzalem dërgoi Barnabën në Antioki (11:22). Agabi profetizoi një uri të madhe dhe kjo e lëvizi Kishën në Antioki të dërgonte përkrahje për shenjtorët në Judë (11:27-30). Vëllezërit në Antioki dërguan Palin dhe Barnabën në Jeruzalem (15:2). Juda dhe Sila u dërguan nga Kisha në Jeruzalem me Barnabën dhe Palin (15:25-27). Pali dhe Sila iu lanë hirit të Perëndisë nga vëllezërit kur ata u nisën për Udhëtimin e Dytë Misionar (15:40). Pali mori me vete Timoteun kur ai u largua nga Listra (16:3). Vëllezërit në Thesaloniki dërguan Palin dhe Silën në Berea për shkak të rrezikut të dhunës (17:10). Vëllezërit në Berea e larguan Palin për disa arsye (17:14,15). Më në fund, Pali dërgoi Timoteun dhe Erastin në Maqedoni (19:22).
Si shtesë e metodave të mësipërme të drejtimit, janë disa raste kur njerëzit duken se kanë marrë komunikim direkt të vullnetit hyjnor. Një engjëll i Zotit drejtoi Filipin tek Eunuku Etiopas (8:26). Fryma e shenjtë u foli profetëve dhe mësuesve në Antioki kur ata u lutën dhe agjëruan (13:1,2). Pali dhe Timoteu u ndaluan nga Fryma e Shenjtë të predikonin Fjalën në Azi (16:6). Më pas ata u përpoqën të shkonin në Bitini, por Fryma nuk i lejoi të shkonin (16:7).
Atëherë si përmbledhje, të krishterët e parë morën drejtim:
- Nëpërmjet Shkrimeve.
- Nëpërmjet vizioneve dhe profetëve.
- Nëpërmjet rrethanave.
- Nëpërmjet këshillimit dhe iniciativës të të krishterëve tjerë.
- Nëpërmjet komunikimit direkt, ndoshta në një mënyrë subjektive të brendshme.
16:11,12 Duke lundruar në veriperëndim nga Troas, ambasadorët e pa lodhur të Krishtit në fillim ankoruan për një natë në ishullin e SAMOTRAKËS.Më pas ata arritën në portin e NEAPOLISIT, mbi 180 km nga Troas, më pas udhëtuan disa km për në FILIPI, që ishte qyteti i parë i asaj ane të Maqedonisë, një koloni romake.
16:13-15 Me sa duket në Filipi nuk kishte ndonjë sinagogë, por Pali dhe shokët e tij dëgjuan që disa Judenj mblidheshin të shtunën jashtë qytetit, anës lumit. Duke arritur atje ata gjetën një grup grash që luteshin, aty ishte dhe një grua që quhej Lidia. Ndoshta ajo ishte një e kthyer në Judaizëm. Me origjinë nga qyteti i Tiatirës, në krahinën e Lidiës, në perëndim të Azisë së Vogël, ajo kishte shkuar në Filipi ku punonte si tregtare veshjesh të purpurta. Tiatira ishte e shquar për ngjyrosjet e saj.
Jo vetëm veshi i saj u hap për Ungjillin por edhe zemra e saj gjithashtu. Pasi pranoi Zotin Jezus, ajo dhe gjithë familja e saj u pagëzuan. Dhe pjestarët e familjes së saj sigurisht ishin kthyer përpara se të pagëzoheshin. Nuk përmendet që Lidia ishte e martuar; pjestarët e familjes mund të ishin thjesht shërbëtorët.
Lidia nuk u shpëtua nga veprat e mira, por u shpëtua me qëllim që t’i bënte ato. Ajo provoi realitetin e besimit të saj duke ia hapur shtëpinë e saj Palit, Silës, Lukës dhe Timoteut.
16:16-18 Një ditë tjetër, kur Pali dhe shokët e tij ishin duke shkuar në vendin e lutjes, ata takuan një skllave të re që kishte një frymë falli. E pushtuar nga një demon, ajo ishte në gjendje të parashikonte të ardhmen dhe të bënte zbulesa të tjera mahnitëse. Në këtë mënyrë ajo i siguronte të ardhura të mira zotërinjve të saj.
Kur takoi misionarët e krishterë për disa ditë me radhë ajo i ndiqte ata duke bërtitur; “këta njerëz janë shërbëtorë të Perëndisë Shumë të Lartë dhe ju shpallin udhën e shpëtimit.” Çfarë ajo thoshte ishte e vërtetë, por Pali dinte më shumë se të pranonte dëshminë nga demonët. Gjithashtu ai u pikëllua nga gjendja e mjerë e kësaj vajze të skllavëruar. Kështu në emrin e plotfuqishëm të Jezu Krishtit ai urdhëroi frymën e keqe të dilte prej saj. Menjëherë ajo u çlirua nga ajo lidhje e tmerrshme dhe u bë një njeri normal dhe e shëndetshme.
MBI MREKULLITË
Mrekullitë gjenden të përhapura nëpër gjithë librin e Veprave. Ato të mëposhtmet janë disa nga më të spikaturat:
Mrekullia e dhuntisë së gjuhëve (2:4; 10:46; 19:6).
Shërimi i një të çali tek porta e tempullit (3:7).
Vdekja e menjëhershme e Ananias dhe Safirës (5:5,10).
Lirimi i apostujve nga burgu (5:19).
Takimi i Saulit me Krishtin e lavdishëm (9:3-6).
Shërimi i Eneas nga Pjetri (9:34).
Kthimi në jetë i Tabithas (9:40).
Vizioni i Pjetrit për çarçafin nga qielli (10:11).
Lirimi nga burgu i Pjetrit (12:7-10).
Vrasja e Herodit nga një engjëll (12:23).
Gjykimi me verbëri mbi magjistarin Elimas (13:11).
Shërimi i njeriut të paralizuar në Listër (14:10).
Shërimi i Palit pas goditjes me gurë në Listra (14:19-20).
Vizioni i Palit për burrin nga Maqedonia që kërkonte ndihmë (16:9).
Dëbimi i frymës së keqe nga vajza në Filipi, nga Pali (16:18).
Lirimi i Palit dhe Silës nga burgu në Filipi (16:26).
Kthimi në jetë i Eutikut, nga Pali (20:10-11).
Profecia e Agabit (21:10-11).
Çlirimi i Palit nga nepërka në Maltë (28:3-6).
Shërimi i babait të Publiusit nga ethet (28:8).
Shërimi i sëmundjeve të tjera (28:9).
Përveç këtyre thuhet se apostujt bënë mrekulli dhe shenja (2:43); Stefani kryen mrekulli të mëdha dhe shenja midis njerëzve (6:8); Filipi bën mrekulli dhe shenja (8:6,13); Barnaba dhe Pali kryen mrekulli dhe shenja (15:12); dhe Perëndia bëri çudi me anë të duarve të Palit (19:11).
Duke studiuar Veprat natyrshëm lind pyetja: “A duhet të presim mrekulli të tilla edhe sot?” Ka dy ekstreme që duhen shmangur në përgjigjen e kësaj pyetjeje. E para është pozicioni që përderisa Krishti është i njëjtë si dje, sot, dhe përgjithmonë ne duhet të shohim të njëjtat mrekulli si në kohën e kishës së hershme.
Ekstremi i kundërt është që mrekullitë ishin vetëm për ditët e hershme të kishës dhe që ne s’kemi të drejtë t’i kërkojmë ato sot.
Është e vërtetë që Jezus Krishti është i njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë (Heb.13:8). Por kjo s’do të thotë që metodat hyjnore nuk ndryshojnë kurrë. P.sh. plagët që Perëndia përdori në Egjipt nuk janë përsëritur më kurrë. Fuqia e Tij është e njëjtë. Ai akoma mund të kryejë çdo lloj mrekullie. Por kjo nuk do të thotë që Ai duhet të kryejë të njëjtat mrekulli në çdo epokë. Ai është një Perëndi i ndryshimeve të pafundme.
Nga ana tjetër, ne nuk duhet t’i lëmë mrekullitë mënjanë sikur ato të mos jenë për epokën e Kishës. Është shumë e thjeshtë të besosh që mrekullitë ishin për të kaluarën [koha e Dh.V.] ose janë për të ardhmen [ardhja e dytë e Krishtit], dhe pastaj të jemi të kënaqur me një jetë që kurrë nuk ngrihet mbi mishin dhe gjakun [d.m.th. pa fuqi të mbinatyrshme].
Jetët tona duhet të ngarkohen me fuqi të mbinatyrshme. Ne vazhdimisht duhet të shohim duart e Perëndisë në bashkimin e mrekullueshëm të rrethanave. Ne duhet të përjetojmë udhëheqjen e Tij në një mënyrë të mrekullueshme dhe të mistershme. Ne duhet të përjetojmë ngjarje në jetën tonë që shtrihen përtej ligjeve të probabilitetit. Ne duhet të jemi në dijeninë që Perëndia organizon lidhjet, hap dyert, hedh poshtë kundërshtimet. Shërbesa jonë duhet të buçasë nga mbinatyrshmëria.
Ne duhet të shohim përgjigje direkte të lutjeve. Kur jetët tona prekin jetë të tjera ne duhet të shohim se diçka po ndodh për Perëndinë. Ne duhet të shohim duart e Tij në aksidente, humbje, vonesa dhe tragjedi në dukje. Ne duhet të përjetojmë çlirime të jashtëzakonshme dhe të jemi në dijeni të fuqisë, guximit, paqes dhe urtësisë përtej kufijve tonë natyrorë.
Nëse jetët tona jetohen vetëm në nivelin natyror, atëherë ku ndryshojmë ne nga jobesimtarët? Vullneti i Perëndisë është që jetët tona të jenë të mbinatyrshme, që jeta e Jezusit të rrjedhë brenda nesh. Kur kjo ndodh, pamundësitë do të shkrihen, dyert e mbyllura do të hapen dhe fuqia do të rritet. Atëherë ne do të mbingarkohemi me Frymën e Shenjtë dhe kur njerëzit do të na afrohen do të ndiejë shkëndijën e Frymës.
16:19-24 Në vend që të ishin mirënjohës që kjo vajzë s’ishte më e pushtuar nga demoni, zotërinjtë e saj me hidhërim e pranuan rezultatin si një humbje fitimesh. Prandaj ata tërhoqënPalin dhe Silën përpara arkondëve dhe lëshuan akuza mbi ta. Kryesisht ata i akuzonin se ishin Judenj që shkaktonin probleme e që përpiqeshin ta përmbysnin mënyrën e jetesës Romake. Turma reagoi dhunshëm dhe pretorët grisën rrobat e Palit dhe Silës dhe urdhëruan që të rriheshin. Pasi u rrahën, misionarët u dërguan në burg, me udhëzime të veçanta për rojtarin e burgut për t’i ruajtur ata me kujdes. Ai i vendosi ata në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua shtrëngoi këmbët në dru.
Në këtë pjesë ne shohim dy metodat kryesore të Satanit. Fillimisht ai provon të lidhet me anë të një bashkësie të rreme – dëshmia e vajzës së pushtuar nga fryma e keqe. Kur kjo gjë dështoi, ai iu drejtua persekutimit. Grant thotë: “Aleancë ose persekutim – këto janë alternativat: bashkësi e rreme ose luftë e hapur.”
A. J. Pollock komenton:
Djalli u kënaq shumë kur mendoi se e çoi karrierën e këtyre shërbëtorëve të devotshëm të Krishtit në një përfundim të keq. Triumfi i tij ishte tepër i parakohshëm. Në këtë rast u kthye në një prishje të planeve të tij dhe në një përparim të punës së Zotit. {{65}}
16:25 Orët e mesnatës i gjetën Palin dhe Silën… duke u lutur dhe kënduar. Gëzimi i tyre ishte krejt i pavarur nga rrethanat tokësore. Burimi i gjithë këngës së tyre ishte lart në qiell.
Morgan thotë:
Çdo njeri mund të këndojë kur dyert e burgut hapen dhe ai është i lirë. Shpirti i krishterë këndon në burg. Mendoj që Pali do të këndonte një solo nëse unë do të isha Sila; por unë përsëri shoh lavdinë dhe madhështinë e Frymës që ngrihet fitimtare mbi të gjitha gjërat e vështirësisë dhe kufizimit. {{66}}
16:26 Ndërkohë që të burgosurit e tjerë ishin duke dëgjuar lutjet dhe himnet e tyre që adhuronin Perëndinë, burgu u trondit nga një tërmet i pazakontë. Ai hapi… gjithë dyert dhe zbërtheu drurët dhe zinxhirët, por nuk shkatërroi ndërtesën.
16:27,28 Kur roja i burgut u zgjua dhe pa burgun tërësisht të hapur, e mori me mend që të burgosurit kishin ikur. Duke qenë i bindur se jeta e tij ishte në rrezik ai nxori shpatën të vriste veten. Por Pali e siguroi atë se s’kishte nevojë ta bënte një gjë të tillë, sepse të gjithë të burgosurit ishin akoma aty.
16:29,30 Tani një emocion i ri e pushtoi rojën e burgut. Frika se do të humbte punën e tij e ndoshta dhe jetën e tij e bëri atë të ndiente dënimin e mëkateve të tij. Ai thirri “Zotërinj, ç’duhet të bëj unë që të shpëtohem?”
Kjo pyetje duhet të ndjekë çdo rast të mirëfilltë kthimi. Një njeri duhet ta dijë se ai është ihumbur përpara se të shpëtohet. Është e pazakontë t’i thuash një njeriu si të shpëtohet derisa ai vetë ta thotë nga zemra e tij: “Në të vërtetë unë meritoj të shkoj në ferr.”
16:31 Në Dh.R. kur njerëzit ishin të bindur që ishin mëkatarë, ata ishin thirrur të besojnë në Zotin Jezus Krisht. Tani që roja ishte thyer mbi mëkatet e tij, iu tha: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote.”
Këtu nuk sugjerohet që familja e tij do të shpëtohej automatikisht nëse ai besonte në Krisht. Kuptimi është që nëse ai besonte në Zotin Jezu Krisht, ai do të shpëtohej dhe familja e tij do të shpëtohej në të njëjtën mënyrë. “Beso… dhe do të shpëtohesh, dhe familja jote le të bëjë të njëjtën gjë.”
Duket që shumë njerëz sot e kanë të vështirë të dinë çfarë do të thotë “të jesh i shpëtuar.” Megjithatë, kur një mëkatar zbulon që është i humbur, pa ndihmë, pa shpresë, i lidhur nga ferri dhe kur i thuhet të besojë në Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, ai e di shumë mirë se çfarë të thotë. Është e vetmja gjë që i ka mbetur dhe që mund të bëjë.
16:32-34 Pasi Pali dhe Sila kaluan një kohë mësimi me njerëzit e shtëpisë, roja i burgut e tregoi vërtetësinë e kthimit të tij duke pastruar plagët e tyre dhe duke u pagëzuar pa vonesë. Gjithashtu ai i mori ata në shtëpinë e tij dhe i ushqeu, duke gëzuar gjithë kohën me pjestarët e familjes që të gjithë kishin njohur Zotin.
Përsëri ne mund të përmendim që nuk ka asnjë mbështetje për të besuar që roja i burgut kishte fëmijë të vegjël ndër pjesëtarët e familjes që u pagëzuan. Ata ishin të gjithë aq të rritur sa të besonin në Perëndinë.
16:35 Me sa duket pretorët kishin pësuar një ndryshim në zemër gjatë natës, sepse në mëngjes ata dërguan liktorët me udhëzime për t’i liruar të burgosurit.
16:36,37 Kur roja i burgut i dha lajmin e mirë Palit, apostulli refuzoi të ikte nën këto kushte. Mbi të gjitha Sila dhe ai, edhe pse ishin Judenj nga lindja, ata ishin qytetarë të Romës. Ata ishin keqtrajtuar dhe rrahur në mënyrë të pa drejtë. Tani pretorët mendonin që ata do të largoheshin si fajtorë dhe fatkeqë? Përkundrazi! Le të vinin pretorët dhe t’i lironin të burgosurit.
16:38-40Pretorët erdhën dhe kërkuan falje. Ata iu lutën Palit dhe Silës të largoheshin nga qyteti pa ndonjë shqetësim tjetër. Me dinjitetin e të qenurit bij të Mbretit, shërbëtorët e Zotit dolën nga burgu, por nuk u larguan menjëherë nga qyteti. Fillimisht ata shkuan në shtëpinë e Lidias, u këshilluan me vëllezërit dhe i inkurajuan ata. Sa bukur! Ata që ishin për t’u ngushëlluar inkurajonin të tjerët.
Kur shërbesa e tyre në Filipi u përmbush, ata u nisën me plot gëzim.
17:1 Pasi lanë Filipinë, Pali dhe Sila udhëtuan 50 km në jug perëndim për në AMFIPOLI. Ndalesa tjetër e tyre ishte APOLONIA, përsëri 45 km për në jug perëndim. Prej andej ata lëvizën në drejtim të perëndimit 56 km për në THESALONIKI. Ky qytet ishte një pikë strategjike në rrugët tregtare dhe ishte një qendër e shkëlqyer tregtare. Fryma e Shenjtë e zgjodhi atë si qendër prej së cilës Ungjilli do të shpërndahej në shumë drejtime. Në ditët tona qyteti njihet me emrin Selanik.
Luka mund të ketë qëndruar në Filipi kur Pali dhe Sila shkuan për të kërkuar një territor të ri për Zotin. Kjo del nga përdorimi në ngjarje i ndajfoljes “ata” në vend të asaj “ne.”
17:2,3 Sipas zakonit të tyre misionarët u vendosën në një sinagogë Jude dhe predikuan aty Ungjillin. Për tre të shtuna {{67}} Pali hapi Dh.V. duke theksuar dhe duke treguar se ishte parathënë që Mesia duhej të vuante dhe të ringjallej prej së vdekurish. Pasi kishte thënë këtë nga Shkrimet Pali vazhdoi të deklarojë që Jezusi nga Nazareti ishte Mesia i shumëpritur. A nuk kishte vuajtur Ai, vdekur, dhe ringjallur prej së vdekurish? A nuk provoi kjo që Ai ishte Krishti i Perëndisë?
17:4-7 Disa prej Judenjve u bindën dhe zunë vendin e tyre me Palin dhe Silën si besimtarë të krishterë. Gjithashtu shumë nga prozelitët grekë dhe jo pak gra të rëndësishme të qytetit u kthyen. Kjo provokoi jobesimtarët Judenj për të vepruar. Ata mblodhën disa gangsterë nga rrugët e tregut, nxitën trazirë dhe rrethuan shtëpinë e Jasonit ku Pali dhe Sila ishin të ftuar. Kur ata nuk i gjetën Palin dhe Silën në shtëpi ata hoqën zvarrë Jasonin dhe disa nga besimtarët përpara krerëve të qytetit. Si pa dashur, ata i dhanë një nder Palit dhe Silës kur i përshkruan ata si burra që kanë bërë rrëmujë botën. Më pas i akuzuan ata për thurrje komploti për të rrëzuar qeverinë e Cezarit duke predikuar për një mbret tjetër të quajtur Jezus. Ishte të paktën një gjë e çuditshme për Judenjtë të ishin kaq të zellshëm në mbrojtjen e qeverisjes së Cezarit, sepse ata kishin pak ose s’kishin fare dashuri për Perandorinë Romake.
Por a ishte kjo akuza e tyre e vërtetë? Padyshim ata kishin dëgjuar Palin që shpallte ardhjen e dytë të Jezusit për të mbretëruar si mbret mbi gjithë tokën. Por kjo gjë nuk parashikonte një kërcënim të menjëhershëm për Cezarin, sepse Krishti nuk do të kthehet të mbretërojë derisa Izraeli të jetë penduar si komb.
17:8,9 Krerët e qytetit u shqetësuan nga këto raportime. Ata kërkuan që Jasoni dhe ata që ishin me të, të jepnin një kapar [dorëzani], ndoshta duke shtuar udhëzime që miqtë e tij të linin qytetin. Më pas i lanë të shkonin.
17:10-12 Vëllezërit në Thesaloniki vendosën se do ishte më mirë për predikuesit që të largoheshin, kështu i nisën natën për në BEREA. Këta ungjillizues të pafrenueshëm shkuan drejt e në sinagogën e Judenjve. Pasi shpallën Ungjillin aty, Judenjtë treguan interesin e tyre duke kontrolluar, duke shqyrtuar, e duke krahasuar çdo ditë Shkrimet e Dh.V.. Ata kishin një qëndrim të thjeshtë dhe një përcaktim për të shqyrtuar të gjitha mësimet me anë të Shkrimeve të shenjta. Shumë nga këta Judenj besuan. Aty kishte gjithashtu një numër jo të vogël grash fisnike grekee burrash të kthyer.
17:13,14Kur fjala u përhap në Thesaloniki që Pali dhe Sila ishin duke zhvilluar shërbesën e tyre në Berea, Judenjtë Thesalonikas bënë një udhëtim të veçantë për në Berea dhe turbulluan turmën kundër apostujve. Kështu vëllezëritdërguan Palin drejt bregdetit të shoqëruar nga një grup besimtarësh. Ndoshta ata shkuan deri në DIUM dhe lundruan prej andej në PIRE, qyteti port i ATHINËS. Sila dhe Timoteu qëndruan në Berea.
17:15 Ishte një udhëtim i gjatë nga Berea në Athinë. Kjo tregoi devotshmërinë e vërtetë të të krishterëve aty pasi disa nga vëllezërit donin të shoqëronin Palin gjatë gjithë rrugës. Kur erdhi koha që ata ta linin Palin në Athinë, ai u çoi fjalë me anë të tyre Silës dhe Timoteut të shkonin tek ai sa më parë.
17:16 Ndërsa priste për ta në Athinë, Pali ishte thellësisht i brengosur nga idhujtaria e qytetit. Edhe pse Athina ishte qendra e kulturës, edukimit dhe arteve të bukura, Palit s‘i interesonte asgjë nga këto gjëra. Ai nuk e harxhoi kohën duke bërë udhëtime turistike.
Arnot komenton:
Nuk është se ai i vlerësonte statujat e mrekullueshme më pak, por njeriun e gjallë më shumë… Nuk është njeriu i dobët, por ai i fuqishmi që shikon shpirtrat e pavdekshëm shumë më të rëndësishëm se artet e bukura… Pali nuk e konsideroi idhujtarinë piktoreske dhe të padënueshme, por tepër të mjerë. [68]
17:17,18 Ai diskutoi në sinagogë me Judenjtë dhe me adhuruesit Johebrenj, ndërkohë që në rrugët e tregut ai u predikoi të gjithëve që dëgjonin. Ishte në këtë mënyrë që ai erdhi në kontakt me disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Epikurianët ishin ndjekës të një filozofi të quajtur Epikurius, i cili mësonte që kënaqësia dhe jo puna për dije është thelbi i jetës. Stoikët ishin panteistë që besonin që urtësia qëndron në të qenurit i lirë nga emocioni i vazhdueshëm, i palëvizur nga gëzimi apo pikëllimi, i nënshtruar vullnetshëm ligjit të natyrës. Kur këta dy shkollarë të filozofisë dëgjuan Palin, ata e konsideruan atë një llafazan dhe një kasnec të perëndive të huaja, sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.
17:19-21 Ata e morën atë dhe e çuan tek Areopagu, një trup gjykues si gjyqi suprem që mblidhej në kodrën e Marsit. Në këtë rast të veçantë, nuk ishte plotësisht një gjyq, por thjesht një dëgjim në të cilin Palit do t’i jepej një mundësi për të çuar përpara mësimin e tij përpara anëtarëve të trupit gjykues dhe turmës. Kjo është shpjeguar disi në vargun 21. Athinasit pëlqyen të qëndronin, të flisnin dhe të dëgjonin të tjerët. Dukej sikur ata kishin një kohë pa fund për këtë.
17:22 Duke qëndruar në mes të gjyqit, Pali dha çfarë njihet sot si Predikimi i Kodrës së Marsit. Duhet të kujtojmë duke studiuar këtë pjesë që ai po u fliste Johebrenjve dhe jo Judenjve. Ata nuk kishin një paranjohje të Dh.V.. Prandaj ai duhej të gjente ndonjë subjekt me interes të përbashkët për të filluar. Ai filloi me vëzhgimin që Athinasit ishin shumë fetarë. Që Athina ishte në të vërtetë një qytet fetar kjo tregohej nga fakti që në të kishte më shumë idhuj se sa njerëz.
17:23 Kur mendoi për idhujt që kishte parë, Palit iu kujtua një altar ku ishte shkruar “PERËNDISË SË PANJOHUR.” Duke filluar predikimin, ai gjeti në atë shkrim njohjen e dy fakteve të rëndësishme. Fillimisht, faktin e ekzistencës së Perëndisë, dhe së dyti faktin se Athinasit ishin të paditur në lidhje me Të. Atëherë Pali bëri një kalim të zakonshëm për t’i ndriçuar ata në lidhje me Perëndinë e vërtetë. Siç ka thënë dikush ai e kthen rrëkenë e habisë të përkushtimit të tyre në kanalin e duhur.
17:24,25 Misionarët na thonë se pika më e mirë për të filluar mësimin tek Johebrenjtë mbi Perëndinë është krijimi. Kjo është pikërisht ku Pali filloi me njerëzit e Athinës. Ai e paraqiti Perëndinë si Ai që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të. Duke parë përreth mbi tempujt e shumtë të idhujve apostulli u kujtoi dëgjuesve që Perëndia i vërtetë nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut. Dhe as është i varur në shërbimin e tyre. Në tempujt e idhujve priftërinjtë sjellin ushqim dhe “nevoja” të tjera të perëndive të tyre. Por Perëndia i vërtetë nuk ka nevojë për asgjë nga njeriu, sepse Ai është burimi i jetës, frymës dhe çdo gjëje.
17:26-28a Pali më pas diskuton mbi origjinën e racës njerëzore. Të gjitha kombet erdhën nga paraardhësi i përbashkët Adami. Kombet jo vetëm që lindën nga Perëndia, por Ai organizoi gjithashtu vitet dhe përcaktoi vendet në të cilat popuj të ndryshëm do të banonin. Ai tregoi mëshira të panumërta mbi ta me qëllim që ata ta kërkonin Atë. Ai donte që ata të kërkonin Atë dhe ta gjenin, edhe pse në të vërtetë Ai nuk është larg nga secili prej nesh. Është në Perëndinë e vërtetë që ne jetojmë, lëvizim dhe jemi. Ai nuk është vetëm krijuesi ynë, por gjithashtu edhe mbështetja jonë.
17:28b Për të theksuar më shumë lidhjen midis krijesës dhe Krijuesit, Pali citon disa nga poetët e tyre grekë, që thanë: “sepse jemi edhe ne pasardhës të tij.” Kjo nuk duhet interpretuar si diçka që tregon vëllazërinë e njeriut dhe atësinë e Perëndisë. Ne jemi pasardhësit e Perëndisë në kuptimin që Ai na krijoi ne, por ne bëhemi bij të Perëndisë vetëm nëpërmjet besimit në Zotin Jezus Krisht.
17:29 Por argumenti i Palit vazhdon. Nëse njerëzit janë pasardhës të Perëndisë atëherë është e pamundur ta mendosh Perëndinë si një idhull prej ari, argjendi apo guri. Këto janë latuar nga njeriu dhe prandaj nuk janë aq të mrekullueshme sa njeriu. Këta idhuj janë në një farë kuptimi, pasardhësit e njeriut, ndërkohë që e vërteta është që njerëzit janë krijesa të Perëndisë.
17:30 Pasi ka nxjerrë në pah kotësinë e idhujtarisë, Pali vazhdon të thotë që për shumë shekuj Perëndia kaloi përmbi paditurinë e Johebrenjve. Por tani që zbulesa e Ungjillit ka ardhur, Ai urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen, pra të bëjnë një kthim.
17:31 Ky është një mesazh urgjent sepse Perëndia ka caktuar një ditë në të cilën Ai do të gjykojë me drejtësi botën me anë të Zotit Jezu Krisht, njeriu të cilin Ai e ka caktuar. Gjykimi për të cilin flitet këtu do të ndodhë kur Krishti të kthehet në tokë për të vënë poshtë armiqtë e Tij dhe të fillojë mbretërimin e Tij mijëvjeçar. Siguria pozitive që kjo gjë do të ndodhë gjendet në faktin që Perëndia e ringjalli Zotin Jezus prej së vdekurish. Kështu Pali kalon në temën e tij të preferuar, ringjalljen e Krishtit.
17:32,33 Ndoshta Pali nuk e mbaroi mesazhin e tij. Ndoshta është ndërprerë nga përbuzja e atyre që përqeshën idenë e ringjalljes prej së vdekurish. Të tjerët nuk përqeshën por hezituan. Ata u vonuan të ndërmerrnin ndonjë veprim duke thënë “Do të dëgjojmë përsëri për këtë gjë.” Megjithëse nuk ishin gati të pranonin Krishtin, ata nuk thanë “kurrë,” por vetëm “jo tani.”
17:34 Megjithatë nuk do të ishte e drejtë po të thonim që mesazhi i Palit ishte një dështim. Mbi të gjitha, Dionisi besoi, dhe ai ishte një aeropagit, një anëtar i gjyqit. Një grua që quhej Damaris besoi gjithashtu, si dhe të tjerë emrat e të cilëve nuk janë dhënë.
Kështu Pali doli nga mesi i tyre. “Ne nuk dëgjojmë më për Athinën. Pali u kthye përsëri nëpër qendrat e persekutimit, por me llafazanet intelektuale nuk kishte ç’të thuhej më!” (e zgjedhur).
Disa e kritikojnë këtë predikim sepse duket sikur lavdëron fenë e Athinasve, kur aktualisht ata ishin idhujtarë të neveritshëm; ai supozon një njohje të Perëndisë së vërtetë nga një mbishkrim që mund të jetë drejtuar tek një idhull; duket sikur përshtatet me mënyrat dhe zakonet e Athinasve; dhe nuk paraqet Ungjillin aq qartë dhe fort sa disa mesazhe të tjera të apostullit. Këto kritika janë të padrejta. Ne kemi kërkuar të shpjegojmë që Pali fillimisht kërkoi një pikë kontakti, më pas me hapa të thjeshtë ai i drejtoi dëgjuesit e tij fillimisht në njohjen e Perëndisë së vërtetë e më pas në nevojën e pendimit sipas ardhjes së Krishtit si gjykim. Kthimi i disa shpirtrave nëpërmjet predikimit të tij është një vërtetim i mjaftueshëm për predikimin e Palit.
MBI PODIUMET JO TRADICIONALE
Predikimi i Palit në Kodrën e Marsit është një ilustrim i vendeve jo tradicionale në të cilat besimtarët e hershëm shpallën Fjalën.
Vendi i hapur ishte i pëlqyer. Në Ditën e Rrëshajëve mesazhi mund të jetë shpallur jashtë, duke gjykuar nga numri i atyre që dëgjuan dhe që u shpëtuan {{69}} (Veprat e Apostujve 2:6,41). Momente të tjera të predikimit në vende të hapura janë gjetur në 8:5,25,40; 13:44; 14:8-18.
Ambientet e tempullit ushtuan nga mesazhi në të paktën tre raste (3:1-11; 5:21,42). Pali dhe shoqëruesit e tij shpallën Fjalën në buzë të lumit në Filipi (16:13). Këtu në Athinë ai predikoi në rrugët e tregut (17:17) përpara se të shkonte në Kodrën e Marsit. Në Jeruzalem ai iu drejtua një turme të nervozuar, nga shkallët e kështjellës së Antiokisë (21:40-22:21).
Të paktën katër herë mesazhi u deklarua përpara sinedrit të Judenjve nga Pjetri dhe Gjoni (4:8,19); nga Pjetri dhe apostuj të tjerë (5:27-32); nga Stefani (7:2-53); dhe nga Pali (22:30-23:10).
Pali dhe shokët e tij zakonisht e predikuan Ungjillin nëpër sinagoga (9:20; 13:5,14; 14:1; 17:1,2,10,17; 18:4,19,26; 19:8).
Shtëpitë private u përdorën vazhdimisht. Pjetri predikoi në shtëpinë e Kornelit (10:22,24). Pali dhe Sila dëshmuan në shtëpinë e rojës së burgut (16:31,32). Në Korint Pali predikoi në shtëpinë e Krispit, drejtuesit të sinagogës (18:7,8). Ai predikoi deri në mesnatë në një shtëpi në Troas (20:7). Ai mësonte nga shtëpia në shtëpi në Efes (20:20) dhe në shtëpinë e tij në Romë (28:30,31).
Filipi i predikoi Eunukut Etiopas në një karrocë (8:31-35) dhe Pali predikoi në një bord anijeje (27:21-26). Në Efes ai diskutoi përditë në një shkollë (19:9).
Pali predikoi në gjyqe civile përpara Feliksit (24:10), Festit (25:8) dhe Agripës (26:1-29).
Në 8:4 ne lexojmë se besimtarët e persekutuar shkuan kudo duke shpallur Fjalën.
Kjo tregon që ata nuk menduan që shpallja e mesazhit duhej të bëhej në disa vende të veçanta, ndërtesa të “shenjta.” Kudo ku kishte njerëz, kishte arsye dhe mundësi për të bërë të ditur Krishtin.
A. B. Simpson shkruan:
Të krishterët e hershëm shihnin çdo situatë si një mundësi për të dëshmuar për Krishtin. Madje edhe kur u sollën përpara mbretërve dhe qeveritarëve nuk ndodhi kurrë që ata t’i shmangeshin situatës dhe të mohonin identifikimin e tyre me Krishtin duke pasur frikë nga pasojat. Ishte thjesht një rast për t’u predikuar mbretërve dhe drejtuesve tek të cilët s’kishin si të arrinin ndryshe. Është e mundur që Perëndia lejon çdo njeri të kalojë shtegun tonë me qëllim që ne mund të kemi mundësinë të lëmë disa bekime në rrugën e tij dhe të hedhim në zemrën dhe jetën e tij një ndikim që do ta çojë atë më afër Perëndisë. {{70}}
Zoti Jezus i kishte urdhëruar ata të “shkonin në gjithë botën dhe të shpallnin Ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15). Libri i Veprave i tregon ata duke çuar në vend këtë urdhëresë.
Ne mund të shtojmë që shumica e rasteve të predikimit në Veprat ishte spontan dhe i pa parashikuar. Zakonisht nuk kishte kohë për të përgatitur një mesazh. “Nuk ishte përgatitja e një ore, por përgatitja e një kohe të jetës.” Ishin predikuesit që ishin të përgatitur, jo predikimet.
18:1 Disa besojnë që Pali u nis nga Athina për shkak të rezultateve të dobëta të predikimit të tij aty. Ne preferojmë të besojmë që ai ishte drejtuar nga Fryma e Shenjtë të udhëtonte drejt perëndimit për në KORINT, kryeqyteti i AKAISË. Këtu në këtë qytet të njohur për imoralitet, Ungjilli duhej të predikohej dhe të vendosej një kishë.
18:2,3 Në Korint, Pali zuri miqësi me një çift të quajtur Akuila dhe Priskila, e cila do të vazhdonte gjatë gjithë jetës së tij. Akuila ishte një Jude nga Ponti, provincë në verilindje të Azisë së Vogël. Ai dhe gruaja e tij kishin jetuar në Romë, por ata ishin larguar nga një dekret antisemitik [kundër Hebrenjve] i Klaud Cezarit. Ngaqë Korinti gjendej në rrugën kryesore nga Roma për në Lindje, ata kishin ndaluar këtu dhe kishin ngritur një dyqan si tendë bërës. Pali ishte gjithashtu një çadër bërës dhe kështu u bë miq me ta.
Zbulesat më të mrekullueshme të jetës ndriçojnë mbi ne kur ne gjendemi në fushën e detyrës. Kërkoni të fitoni bukën e përditshme dhe midis grackave ju do të merrni bekime të mëdha dhe do të shihni vizione të gëzueshme… Dyqani ose zyra ose shtëpia bëhen si shtëpia e Perëndisë. Bëni punën tuaj dhe bëheni me zell: Në të ju mund të gjeni shpirtra të rrallë bashkësie, siç bëri Akuila dhe Priskila. {{71}}
Nuk është e qartë nga konteksti nëse Akuila dhe Priskila ishin tashmë të krishterë kur Pali i takoi; ose nëse ata u shpëtuan nëpërmjet shërbesës së tij. Ndoshta është më e mundshme që ata ishin besimtarë kur erdhën në Korint.
18:4 Pali mësoi në sinagogë çdo Shabat dhe i bindte Judenjtë dhe prozelitët Johebrenj që Jezusi ishte Krishti i Perëndisë.
18:5 Pali kishte lënë Silën dhe Timoteun në Berea kur ai lëvizi për në Athinë. Në Athinë ai u kishte dërguar atyre lajm për të shkuar tek ai. Ata e arritën atë në Korint.
Pas mbërritjes së tyre Pali u shty nga Fryma. Kjo mund të thotë që përgjegjësia e Zotit ishte mbi të për të predikuar mesazhin me zell të madh, duke u dëshmuar Judenjve që Jezusi është Krishti. Ka sugjerime që apostulli nuk harxhonte më kohë për të bërë çadra aty, por e kushtoi vetveten plotësisht për përhapjen e Ungjillit.
Ishte përafërsisht në këtë kohë në historinë e tij që Pali shkroi letrën 1 Thesalonikasve (rreth vitit 52 e.s.).
18:6 Jobesimtarët Judenj e kundërshtuan Palin dhe blasfemuan. Të kundërshtosh Ungjillin është plotësisht si të kundërshtosh veten. Jobesimtari nuk dëmton askënd veç vetes së vet.
Pali shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: “gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj; unë jam i pastër, që tani e tutje do të shkoj tek Johebrenjtë.” Shkundja e rrobave të tij ishte një veprim që shprehte ndarjen e tij prej tyre. Megjithatë kjo nuk e pengoi atë të shkonte në një sinagogë në një qytet tjetër të quajtur Efes (19:8).
Fjalët e apostullit na kujtojnë solemnisht që ekziston diçka si faj-gjaku. I krishteri është një borxhli ndaj gjithë njerëzve. Nëse ai dështon në largimin e këtij borxhi me anë të shpalljes së Ungjillit, Perëndia do ta bëjë atë përgjegjës. Nëse nga ana tjetër ai me besim të plotë dëshmon për Krishtin dhe përballet me refuzim kryeneç, atëherë ai është i lirë nga faji dhe përgjegjësia qëndron mbi kundërshtarët e Krishtit.
Ky varg paraqet një hap tjetër në lënien mënjanë të kombit të Izraelit dhe shpalljen e Ungjillit ndër Johebrenj. Perëndia kishte urdhëruar që lajmi i mirë duhet të shkonte fillimisht tek Judenjtë, por në të gjithë Veprat, Fryma e Perëndisë e brengosur kthehet mbrapsht nga ai popull sepse kombi i Izraelit e kundërshton mesazhin.
18:7,8 Pas shpërthimit të Judenjve, apostulli shkon në shtëpinë e Justit, një Johebre i kthyer në Judaizëm që jetonte pranë sinagogës. Ndërkohë që ai vazhdonte shërbesën e tij nga kjo bazë, pati mundësinë të shihte Krispin, kreun e sinagogës, … me gjithë shtëpinë e tij duke besuar tek Zoti. Shumë Korintas të tjerë besuan tek Shpëtimtari dhe u pagëzuan. Pali pagëzoi Krispin dhe disa të tjerë (1 e Korintasve 1:14-16), por praktika e tij e zakonshme ishte që disa besimtarë të tjerë të bënin pagëzimin. Pali kishte frikë që njerëzit do të formonin një grup rreth tij, në vend që të ishin të dhënë vetëm pas dashurisë dhe besnikërisë së tyre ndaj Zotit Jezus.
18:9-10Zoti në hir i foli Palit natën me anë të një vizioni duke e siguruar atë që s’kishte asgjë për t’u frikësuar. Apostulli do të vazhdonte të shpallte Fjalën, i siguruar nga prezenca dhe mbrojtja e Perëndisë. Kishte shumë njerëz në qytet që i përkisnin Zotit në kuptimin që Ai ishte duke punuar në jetët e tyre dhe ata do të shpëtoheshin një ditë.
18:11 Pali qëndroi në Korint 18 muaj duke mësuar Fjalën e Perëndisë. Një material i vlefshëm lidhur me këtë kohë gjendet tek 1 dhe 2 e Korintasve.
18:12-16 Ishte ndoshta rreth fundit të qëndrimit të Palit në Korint kur Galioni ishte zgjedhur prokonsull i Akaisë (rreth vitit 53 e.s.). Duke menduar se prokonsulli i ri do të ishte miq me ta, Judenjtë e sollën Palin para tij në gjykatë, në rrugët e tregut në Korint. Akuza ishte që Pali po i bindte ata për të adhuruar Perëndinë në kundërshtim me ligjin e Judenjve. Përpara se të dëshmonte apostulli, Galioni e kundërshtoi çështjen. Ai u tha Judenjve që kjo ishte një çështje e ligjit të tyre dhe jo një çështje brenda juridiksionit të tij. Po të ishte puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, atëherë do të ishte e arsyeshme për Galionin të dëgjonte me durim Judenjtë, por aktualisht ishte vetëm një çështje fjalësh për ligjin Jude. Prokonsulli nuk kishte ndërmend të bëhej një gjykatës i këtyre gjërave, kështu ai kundërshtoi çështjen.
18:17 Disa mendojnë që grekët dënuan Sostenin që solli Palin përpara Galionit për një akuzë të tillë boshe. Kur thuhet që Galioni nuk donte t’ia dinte fare për gjëra të tilla, s’do të thotë që ai ishte pa interes për Ungjillin, edhe pse kjo mund të ishte fare mirë e vërtetë. Duket tepër qartë që ai nuk donte të përfshihej në ligjet dhe zakonet e Judenjve.
18:18 Pas këtyre incidenteve, Pali qëndroi në Korint edhe shumë ditë. Ndoshta gjatë kësaj kohe ai shkroi 2 Thesalonikasve.
Kur ai përfundimisht iku nga Korinti me Priskilën dhe Akuilën, ai lundroi për në Siri, qëllimi i tij ishte kthimi në Antioki. Komentatorët diskutojnë nëse ishte Pali apo Akuila që qethi kokën në Kenkrea, skela lindore e Korintit. {{72}}
Disa mendojnë që mënyra e premtimit ishte e Judenjve dhe ishte e papërshtatshme për një burrë frymërisht të pjekur si Pali. Me sa duket këtu s’ka një rrugë për të vendosur përfundimisht për këtë çështje.
18:19,20 Kur anija qëndroi në Efes, Priskila dhe Akuila zbritën për të qëndruar aty. Pali përfitoi nga ndalesa e shkurtër e anijes për të shkuar në sinagogë e për të diskutuar me Judenjtë. Për çudi ata donin që ai të rrinte më gjatë aty, por ai s’mund ta bënte këtë.
18:21 Anija po largohej. Por ai premtoi të kthehej në Efes në dashtë Perëndia, pasi të kalonte festën e ardhshme në Jeruzalem.
18:22 Ndalesa tjetër e anijes ishte në CEZARE. Prej andej apostulli u ngjit dhe u përshëndet me Kishën në Jeruzalem. Më pas ai zbriti në ANTIOKI që do të ishte vizita e tij përfundimtare.
Kështu mbaron Udhëtimi i Dytë Misionar i Palit.
G. Udhëtimi i Tretë Misionar i Palit: Azia e Vogël dhe Greqia. (18:23-21:26).
18:23 Pas një vizite relativisht të gjatë në Antioki, Pali ishte gati të fillonte një itinerar misionar të zgjatur. Tregimi mbi këtë udhëtim shtrihet nga vargu 23 deri në 21:16.
Vendet e para që do të vizitoheshin ishin GALATIA dhe FRIGJIA. Apostulli shkoi në çdo kishë, një për një, duke forcuar gjithë dishepujt.
18:24-26 Skena tani kthehet përsëri në Efes ku ne lamë Akuilën dhe Priskilën. Një predikues orator i quajtur Apollo mbërriti aty, një që ishte njohës i Shkrimeve të Dh.V.. Ai ishte Jude nga lindja dhe i ardhur nga Aleksandria, kryeqyteti i Egjiptit verior. Megjithëse predikimi i tij ishte i shoqëruar nga një fuqi e madhe dhe megjithëse ai ishte mjaft i zellshëm, përsëri ai kishte mangësi në dijen e tij mbi besimin e krishterë. Ai në dukje kishte qenë i mirëshkolluar në shërbesën e Gjon Pagëzorit dhe dinte se si Gjoni kishte thirrur kombin e Izraelit në pendim për t’u përgatitur për ardhjen e Mesias. Me sa dukej ai nuk dinte për pagëzimin e krishterë ose disa çështje të tjera të doktrinës së krishtere. Kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan atë duke folur… në sinagogë, ata kuptuan që ai kishte nevojë për më tepër informacion, kështu që ata me dashuri e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë. Ishte në fitim të këtij predikuesi orator që pranoi të mësohej nga një çadër bërës dhe e shoqja.
18:27,28 Si një rezultat i shpirtit të tij të përulur, vëllezërit në Efes e inkurajuan atë në dëshirën e tij për të shkuar në Korint dhe për të shpallur Fjalën. Në fakt ata shkruan një letër rekomandimi për të. Si përfundim ai ishte një ndihmë e madhe për besimtarët në Korint dhe kundërshtoi me forcë Judenjtë botërisht, duke treguar që Jezusi është në të vërtetë Krishti i Perëndisë.
19:1 Kur Pali vizitoi në fillim Efesin, ai u premtoi Judenjve në sinagogë se do të kthehej, në dashtë Zoti. Në përmbushje të atij premtimi ai udhëtoi nga vendet e Galatisë dhe Frigjisë përgjatë rrugës mbi malet për në EFES, në bregdetin perëndimor të Azisë. Duke mbërritur aty ai takoi 12 burra që i thanë se ishin dishepuj. Pasi foli me ta, ai vuri re që dija e tyre mbi besimin e krishterë ishte e pa saktë dhe me gabime. Ai pyeti veten nëse ata e kishin marrë ndonjëherë Frymën e Shenjtë.
19:2 Prandaj ai i pyeti ata, “A e morët Frymën e Shenjtë kur besuat?” Në versionin KJ pyetja e Palit lexohet, “A e morët Frymën e Shenjtë pasi besuat?” Kjo gabimisht nënkuptohet që marrja e Frymës së Shenjtë vijon pas shpëtimit.
Mendimi i këtij vargu nuk është që marrja e Frymës është një punë e hirit që ndjek shpëtimin. Menjëherë kur mëkatari beson në shpëtimtarin, ai merr Frymën e Shenjtë.
Përgjigjja e dishepujve ishte: “Ne as që kemi dëgjuar që paska Frymë të Shenjtë” ose siç është dhënë në versionin A.S., “Ne as që kemi dëgjuar që Fryma e Shenjtë është dhënë.” Përderisa këta burra ishin dishepuj të Gjon Pagëzorit, siç mësojmë në vargun tjetër, ata duhet të kenë ditur mbi ekzistencën e Frymës së Shenjtë nga Dh.V.. Jo vetëm kaq por Gjoni i kishte mësuar dishepujt e tij që Ai që do të vinte pas tij do t’i pagëzonte me Frymën e Shenjtë. Ajo çfarë këta dishepuj nuk dinin ishte që Fryma e Shenjtë ishte dhënë në Ditën e Rrëshajëve.
19:3,4 Kur apostulli ngriti pyetjen e pagëzimit, ai zbuloi që këta njerëz dinin vetëm për pagëzimin e Gjonit. Me fjalë të tjera shtrirja e dijes së tyre ishte që Mesia ishte afër dhe ata e kishin shprehur pendimit me anë të pagëzimit si një përgatitje e nevojshme për ta pranuar Atë si mbret. Ata nuk e dinin që Krishti kishte vdekur, ishte varrosur dhe ishte ringjallur prej së vdekurish dhe ishte ngritur përsëri në qiell e që kishte dërguar Frymën e Shenjtë. Pali ua shpjegoi atyre gjithë këtë. Ai u kujtoi atyre që kur Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, ai i urdhëroi ata të besonin… në Krishtin Jezus.
19:5 Kur ata dëgjuan këtë, u pagëzuan në emrin e Zotit Jezus. Përgjatë librit të Veprave është theksuar shumë që Jezusi është Zot. Prandaj dishepujt e Gjonit këtu u pagëzuan me anë të autoritetit të Zotit Jezus dhe si një pohim publik që në jetët e tyre ata pranuan Jezu Krishtin si Zot (Jehova).
19:6,7 Pali pastaj vendosi duart mbi ta dhe ata morën Frymën e Shenjtë. Kjo është hera e katërt në Veprat që Fryma e Shenjtë është dhënë. E para ishte në kapitullin 2 në Ditën e Rrëshajëve dhe përfshiu kryesisht Judenjtë. E dyta ishte në Veprat 8, kur Fryma iu dha Samaritanëve nëpërmjet vendosjes së duarve të Pjetrit dhe Gjonit. Hera e tretë ishte tek Veprat 10 në shtëpinë e Kornelit, një Johebre, në Jopë. Ne kemi treguar më parë që renditja e ngjarjeve që çon në marrjen e Frymës së Shenjtë është e ndryshme në çdo rast.
Këtu në Veprat 19 renditja është kjo:
Besim.
Ripagëzim.
Vendosja e duarve të apostujve.
Marrja e Frymës së Shenjtë.
Duke u dhënë Frymën e shenjtë dishepujve të Gjonit nëpërmjet vendosjes së duarve të Palit, Zoti parandaloi mundësinë e një akuze që do bëhej më vonë ku thuhej se Pali ishte inferior ndaj Pjetrit, Gjonit ose apostujve të tjerë.
Kur dishepujt e Gjonit morën Frymën e Shenjtë ata folën në gjuhë dhe profetizuan. Një fuqi e tillë e mbinatyrshme ishte metoda e Perëndisë, metodë e të punuarit në ditët përpara dhënies së Dhjatës së Re. Sot ne dimë që ne marrim Frymën e Shenjtë, jo me anë të shenjave dhe mrekullive, madje as me anë të ndjenjave, por me anë të dëshmisë së Shkrimeve të Dh.R..
Në çastin që një person beson në Zotin Jezu Krisht, ai banohet nga Fryma e Shenjtë; ai vuloset nga Fryma e Shenjtë; ai merr kaparin e Frymës; ai merr vajosjen e Frymës; dhe ai është i pagëzuar me anë të Frymës në Trupin e Krishtit. Megjithatë kjo nuk mohon që në jetën e besimtarit ka kriza të vazhdueshme të Frymës. Nuk mund të mohohet që Fryma e Shenjtë shpesh vjen mbi individët në një mënyrë sovrane, duke i fuqizuar ata për një shërbesë të veçantë, duke iu dhënë atyre guxim të madh në besim, dhe duke zbrazur mbi ta një pasion për shpirtrat.
19:8 Për tre muaj Pali vizitoi sinagogën në Efes, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë. Me diskutim ne kuptojmë që ai foli me intelektin e njerëzve. Me bindje, ai kërkoi të ndikojë në vullnetin e tyre, veçanërisht në lidhje me besimin në Jezusin si Krishti. Subjekti i diskutimeve të tij ishte “Gjërat e mbretërisë së Perëndisë. “
C. E. Stuart qartëson
Vini re që nuk e predikonte Ungjillin e mbretërisë sepse do të kishte qenë i papërshtatshëm për atë epokë [epoka e hirit]. Pa tjetër Zoti e predikonte. Por ky u bë jo aktiv pas vdekjes së Tij. Sidoqoftë, në të ardhmen do të bëhet aktiv përsëri (Mat. 24:14; Zbu. 14:6-7). Pali diskutonte rreth mbretërisë së Perëndisë sepse kjo ekziston tani këtu në tokë. {{73}}
19:9,10 Kur disa nga Judenjtë u ngurtësuan (sipas intelektit të tyre) dhe të pabindur (sipas vullnetit të tyre), kur ata filluan të nxitnin turmën kundër Udhës, Pali la sinagogën dhe ndaudishepujt e tij nga Judenjtë e atyshëm. Ai i çoi ata në shkollën e Tiranit, ku kishte liri për të diskutuar Fjalën çdo ditë. Në përgjithësi thuhet që Tirani ishte një grek që jepte mësime filozofie ose retorikë. Për dy vjet apostulli bëri dishepuj dhe më pas i dërgoi ata për të mësuar të tjerët. Si rezultat i kësaj, gjithë provinca e Azisë dëgjoi Fjalën e Zotit Jezus, si Judenjtë ashtu edhe Grekët. Kështu një derë e madhe iu hap Palit, edhe pse aty kishte shumë kundërshtarë (1 e Korintasve 16:9).
19:11,12 Si një apostull i Jezu Krishtit, Pali kishte fuqinë për të kryer shenja dhe mrekulli. Këto ishin prova të apostullimit të tij dhe tregonin mbi vërtetimin e mesazhit që ai predikoi. Kaq e madhe ishte fuqia që rridhte nëpër të saqë dhe peshqirët dhe përparëset që ai prekte çoheshin tek i sëmuri ose tek ai që kishte frymëra të këqija dhe ata shëroheshin. Lind pyetja nëse këto mrekulli mund të kryhen edhe sot. Fryma e Shenjtë e Perëndisë është sovrane dhe Ai mund të bëjë si dëshiron. Megjithatë duhet pranuar që apostujt dhe të dërguarit e tyre kishin fuqi të mbinatyrshme e cila u ishte dhënë [nga Perëndia]. Përderisa ne nuk kemi apostuj sot në kuptimin e plotë të fjalës, është e kotë të ngulim këmbë që mrekullitë e tyre janë të përhershme.
19:13,14 Sa herë që Perëndia punon fuqishëm, Satani është gjithmonë gati për të shkatërruar dhe kundërshtuar. Ndërkohë që Pali ishte duke predikuar dhe duke kryer mrekulli, kishte disa Judenj në Efes që ishin yshtës. Këta burra urdhëronin frymërat e këqija (duke përdorur emrin e ZotitJezus si një formulë magjike) të dilnin nga ata të cilët i kishin pushtuar. Ne të vërtetë ishte pohuar nga Zoti Jezus që këta Judenj kishin fuqi të largonin demonët. (Luka 11:19).
Midis magjistarëve Judenj që praktikonin këtë gjë ishin shtatë bij të Skevit. Ky burrë ishte bërë kryeprifti ose prifti në detyrë për 24 rende të klasave të shërbimit. Një ditë bijtë e tij po përpiqeshin të dëbonin frymërat e liga nga një i demonizuar. Ata i thanë demonit, “Ju përbetohemi për Jezusin që Pali predikon.”
19:15.16 Ata shqiptuan fjalët por nuk kishin fuqinë dhe demoni nuk iu bind. Në fakt përgjigjja e frymës së ligë ishte shumë zbuluese. Ai tha, “Unë e njoh Jezusin dhe e di kush është Pali, por ju kush jeni?”
F. B. Meyer ka një koment zbavitës për këtë, i cili vlen të përmendet.
Kur bijtë e Skevit i thirrën demonit, ai u kthye atyre dhe u tha, “Ju xhuxhë të vegjël, ju liliputë, kush jeni ju? Unë e njoh Palin. Nuk ju njoh ju. S’kam dëgjuar kurrë më parë për ju. Emri juaj s’është përmendur kurrë poshtë në ferr. Askush s’ju njeh ju, askush jashtë këtij vendi të quajtur Efes.”
Dhe këtu qëndron pyetja që i bëjmë vetes sot: “A di ndokush për mua aty poshtë në ferr?” A dinë djajtë për ne? A frikësohen ata nga ne? Apo ata ngrihen mbi ne. Kur ne predikojmë të dielave ose kur ne ungjillizojmë nëpër rrugë ose kur kryejmë shkollën e së dielës, djalli thotë, “Unë nuk të njoh ty, s’ia vlen që të përdorur fuqinë time dhe të të godas; mund të vazhdosh të bësh punën tënde. Unë s’do të përmbys ferrin për të të ndalur ty.” {{74}}
Është interesante si Shkrimet bëjnë dallim midis frymës së keqe (v 15) dhe njeriut në të cilin banon fryma e keqe (v 16). Në vargun 15 demoni flet. Por në vargun 16 vetë i demonizuari hidhet mbi djemtë e Skevit, ushton një dhunë të madhe dhe i plagos ata.
19:17 Kur lajmi i kësaj humbjeje të forcave të Satanit bëhet i njohur në krahinën përreth, një ndjenjë e thellë ankthi ra mbi njerëzit dhe emri i Zotit Jezus ishte madhëruar. Nuk ishte emri i Palit që mori lavdinë por emri i Shpëtimtarit të Palit.
19:18,19 Kaq fuqishëm punoi Fryma e Perëndisë midis atyre që kishin praktikuar forma të ndryshme të artit të magjisë saqë një numër i madh njerëzish u kthyen tek Krishti, duke rrëfyer… gjërat që kishin bërë. Pasi bënë këtë, ata shpallën publikisht besimin e tyre duke mbledhur librat e tyre që kishin të bënin me magjinë dhe i dogjën ata në zjarr të madh. Çmimi origjinal i librave mund të ketë qenë 50 mijë pjesë argjendi. Është e vështirë të përcaktosh saktësisht çmimin me monedhën tonë – ndoshta midis 8 dhe 10 mijë dollarë.
19:20 Ky mohim publik i praktikave pagane bëri që Fjala e Zotit të rritet fuqishëm dhe të triumfojë. Ndoshta nëse të krishterët modernë do të digjnin librat e tyre të pavlerë dhe revistat e tyre Fjala do të triumfonte shumë më shumë.
19:21 Kur kohës së qëndrimit të Palit në Efes po i vinte fundi, ai vendosi të kthehet në Jeruzalem nëpër Maqedoni dhe Akai, dhe pas kësaj do të mund të shihte Romën. Zemra e tij e madhe, zemër e dashurisë dhe pasionit ishte gjithmonë duke arritur drejt qendrave ku Ungjilli do të mund të mbillej dhe prej të cilave Ungjilli mund të përhapej.
19:22 Ai dërgoi përpara Timoteun dhe Erastin për në Maqedoni, por ai ndaloi edhe ca kohënë Azi. Ndoshta në këtë kohë ai shkroi 1 e Korintasve (rreth vitit 56 e.s.).
19:23-27 Si një rezultat i shërbesës së Palit, shumë Efesianë u kthyen nga idhujt tek Zoti. Zgjimi shpirtëror në qytet ishte kaq i përhapur saqë shkaktoi një rënie në biznesin e idhuj bërësve. Dhimitri, një argjendar, ishte një nga më të ndikuarit. Ai bënte tempuj të Dianës {{75}}. Duke shërbyer si një zëdhënës për tregun, Dhimitri mblodhi të gjithë shokët e tij esnafë dhe kërkoi t’i nxiste ata për të ndërmarrë disa vendime. Ai u kujtoi atyre se si Pali kishte qenë kaq i suksesshëm duke i bindur shumë njerëz që nuk janë perëndi ato që janë bërë me duar. Ai zbuloi motivin e tij të vërtetë kur tha se tregu i tyre ishte në rrezik, por ai kërkoi t’i jepte atij një ngjyrë fetare duke pretenduar respekt të madh për Dianën dhe tempullin e saj.
19:28-31 Mbledhja e argjendarëve shpejt u kthye në një skenë të një turme në të cilën u përfshi gjithë qyteti. Duke brohoritur, “E madhe është Diana e Efesianëve,” turma rendi për në teatër (arena ose koloseumi), dhe morën me forcë Gain dhe Aristarkun, dy nga bashkëudhëtarët ePalit, padyshim për t’i vrarë. Pali vetë donte të ndalej dhe të fliste me turmën, por u ndalua nga dishepujt dhe nga Aziarkët (dijetarë të zgjedhur nga qytetet që bënin furnizimin gjatë festimeve për nder të perëndive). Këta qytetarë bamirës që u bënë miq me Palin, i thanë që do të ishte jashtë urtësisë së tij të hynte në arenë.
19:32 Në këtë kohë turma doli fare jashtë kontrollit. Shumë nuk e dinin përse ishin aty. Zëra në konflikt dëgjoheshin ngado.
19:33,34 Një Jude i quajtur Aleksandër kërkoi të dalë përpara dhe të fliste me turmën. Padyshim qëllimi i tij ishte të mbronte Judenjtë sikur ata ishin plotësisht të pafajshëm në këtë çështje. Por kur turma mori vesh se ai ishte Jude, protestoi fort. Për rreth dy orë ata bërtitën, “E madhe është Diana e Efesianëve”
19:35 Në këtë moment kritik kancelari i qytetit arriti të qetësojë turmën. Fjalimi i tij ishte aq i suksesshëm sa edhe i çalë. Ai tha se Efesianët s’kishin përse të frikësoheshin sepse të gjithë e dinin që Efesi ishte caktuar si qytet për të shërbyer si mbrojtësi i tempullit të perëndeshës së madhe Diana. Edhe pse 13 qytete në Azi kishin një interes për tempullin e Dianës, përsëri ajo ndërtesë e shenjtë ishte një detyrë solemne e Efesianëve. Gjithashtu ata kishin privilegjin e ruajtjes së imazhit të Dianës e cila supozohej të kishte rënë nga qielli.
19:36-40 Duke shtuar që themelet e tyre fetare ishin të sigurta dhe që asgjë s’do mund ta ndalonte adhurimin e Dianës, ai u tha njerëzve se ishin budallenj që bënin një rrëmujë të tillë. Mbi të gjitha, njerëzit kundër të cilëve ata ishin duke thirrur s’kishin qenë as vjedhës tempujsh, as blasfemues të Dianës. Nëse Dhimitri dhe mjeshtrit kishin një kundërshtim të drejtë, gjykatat e rregullta ishin të hapura për ta, me prokonsullin gati për të dëgjuar akuzat e tyre. Nëse ata kishin ndonjë gjë tjetër për të thënë, ishte gjithmonë mundësia e të mbledhurit së bashku në një kuvend sipas ligjit. Por ata ishin mbledhur si një turmë e pa rregullt. Perandoria Romake merrte në shqyrtim çdo procedurë të tillë. Nëse ata do të thirreshin… për të dhënë llogari për këtë skenë, ata s’do të ishin në gjendje ta justifikonin veten. Gjithashtu kancelari i qytetit dinte që puna e tij dhe ndoshta vetë jeta e tij ishte në rrezik nëse lajmi i një kryengritjeje do të shkonte në Romë.
19:41 Në këtë kohë turma ishte qetësuar dhe njerëzit po shpërndaheshin në shtëpitë e tyre.
Është e çuditshme të thuhet se ishte veprimi i kancelarit të qytetit në interes të rendit publik, dhe jo poterja, që i dha fund shërbesës së Palit aty. Kur kishte kundërshtim të shëndoshë, Pali ndiente derën e mundësisë të hapej në Efes (1 e Korintasve 16:8,9). Por kur mbrojtja bashkiake shtrihej drejt tij, ai lëvizte. (E zgjedhur).
Fjala kuvend (v 32,39,41) përkthen fjalën greke, eklesia, që do të thotë një grup i thirrur njerëzish. Është e njëjta fjalë e përkthyer si kisha në pjesët e tjera të Dh.R.. Nëse fjala i referohet një grupi idhulltar, si këtu, ose mbledhjes së Izraelit si tek Veprat 7:38 ose Kishës së Dh.R., kjo gjë duhet të përcaktohet nga konteksti. Fjala kishë vjen nga një fjalë greke që do të thotë “t’i përkasësh Zotit.” Në përdorimin modern, zakonisht i referohet një ndërtese fetare. Prandaj shumë të krishterë preferojnë fjalën kuvend; ajo shpreh faktin që Kisha është një grup i thirrur njerëzish, jo një ndërtesë dhe as një sekt fetar.
20:1 Nga vargu 1 duket sikur apostulli udhëtoi nga Efesi direkt për në Maqedoni. Megjithatë nga e 2 e Korintasve ne mësojmë që ai fillimisht shkoi në TROAS. Aty ai gjeti një derë të hapur për të predikuar Ungjillin, por mezi priste të shihte Titin dhe të mësonte nga ai si e kishin pritur korintasit letrën e tij të parë. Kur ai nuk e gjeti Titin në Troas, shkoi nga qoshja verilindore e Detit Egje për në MAQEDONI. Padyshim ai qëndroi në NEAPOLIS e më pas udhëtoi për në FILIPI. Ndërkohë në Maqedoni, ndoshta në Filipi, ai takoi Titin dhe u inkurajua mjaft prej lajmeve nga Korinti. Ndoshta në këtë kohë ai shkroi e 2 e Korintasve. (Viti 56 e.s.) (shih 2 Kor. 1:8,9; 2:12-14; 7:5-7).
20:2,3a Pas shërbesës për disa kohë në Maqedoni ai udhëtoi në jug për në GREQI ose AKAI. Pjesa më e madhe e tre muajve padyshim që kaloi në KORINT, dhe ishte në ketë periudhë kur ai shkroi letrën drejtuar Romakëve. Gjithashtu disa besojnë që edhe Galatasve ishte shkruar në këtë kohë.
20:3b Fillimisht Pali kishte planifikuar të udhëtonte direkt nga Korinti për në Siri. Megjithatë, kur ai mësoi që Judenjtë po bënin komplot për ta shkatërruar atë diku përgjatë rrugës, ai ndryshoi planet dhe shkoi drejt veriut përsëri nëpërmjet MAQEDONISË.
20:4 Në këtë kohë ne njihemi me disa bashkë udhëtarë të Palit. Thuhet që ata e shoqëruan atë deri në Azi, por ne dimë që disa prej tyre shkuan madje deri në Romë me të.
Sopatri nga Berea ishte ndoshta i njëjti me Sosipatrin, një i afërm i Palit përmendur tek Romakët 16:21.
Aristarku nga Thesaloniki që pothuaj humbi jetën në Efes (Veprat e Apostujve 19:29). Ne më pas lexojmë se ai ishte një i burgosur me Palin në Romë (Filemonit 24; Kolosianëve 4:10).
Sekundi gjithashtu nga Thesaloniki, e shoqëroi Palin deri në Azi, ndoshta në Troas apo në Milet.
Gai nga Derba, nuk duhet ngatërruar me maqedonasin që ishte marrë nga turma në Efes (Veprat e Apostujve 19:29). Një Gai tjetër është përmendur si një banues në Korint dhe mikpritës i Palit kur ai ndodhej aty (Rom. 16:23). Letra e tretë e Gjonit i ishte drejtuar një burri të quajtur Gai, ndoshta që jetonte në disa qytete pranë Efesit. Gai ishte një emër mjaft i përhapur.
Timoteu jo vetëm që e shoqëroi Palin në Azi, por ishte me të në Romë gjatë burgosjes së tij të parë. Vazhdimisht ai udhëtoi me Palin nëpër Azi. Në letrën e tij të dytë për Timoteun, Pali shpreh dëshirën për ta parë atë përsëri, por ne nuk e dimë nëse kjo dëshirë u përmbush apo jo.
Titiku nga Azia e Vogël, ndoshta udhëtoi deri në Milet me apostullin. Më pas ai u bashkua me Palin në Romë siç është përmendur se ka punuar me të deri edhe gjatë kohës së burgimit të tij të dytë.
Trofimi me sa duket ishte një Johebre shtëpia e të cilit ishte në Efes, në Azinë e Vogël. Ai shkoi me Palin në Jeruzalem dhe pa dashje u bë shkaku i arrestimit të apostullit. Ai është përmendur gjithashtu tek 2 Timoteut 4:20.
20:5,6 Duket që shtatë vëllezërit e mësipërm udhëtuan drejt Troas, ndërkohë që Pali dhe Luka vizituan FILIPINË. (Ne besojmë që Luka ishte me apostullin për shkak të përdorimit të përemrit vetor “nesh” (v5) dhe “ne” në vargun 6, etj). Pas ditëve të të Ndormeve, Pali dhe Luka lundruan nga Maqedonia në TROAS. Udhëtimi zakonisht nuk zgjat pesë ditë. Asnjë shpjegim nuk është dhënë për këtë vonesë.
20:7-9 Duke krahasuar vargjet 6 dhe 7, duket që apostulli me qëllim priti në Troas për 7 ditë, kështu ai do mund të ishte atje për thyerjen e bukës në Ditën e Zotit. Është mjaft e qartë nga vargu 7 që kjo ishte praktika e të krishterëve të hershëm, të mblidheshin së bashku në ditën e parë të javës me qëllim që të kremtonin Darkën e Zotit.
Fakti që Pali duhet të ketë folur deri në mesnatë, nuk duhet të na çudisë. Kur temperatura shpirtërore e një kishe është e lartë, Fryma e Perëndisë është e lirë të punojë pa qenë e lidhur nga zinxhirët e kohës. Kur ra nata, në sallën lart u bë shumë vapë. Ndoshta numri i shumtë i llambave ndikoi për këtë, ashtu si edhe numri i madh i njerëzve që ishin aty. Një djalosh me emrin Eutik, që ishte mbi parvazin e dritares, e zuri gjumi dhe ra poshtë. Ishte një rrëzim nga kati i tretë dhe ai vdiq.
20:10Por Pali zbriti dhe përqafoi trupin e djaloshit, siç bënin profetët dikur. Ai më pas u tha njerëzve që të mos bënin më potere pasi Eutiku ishte gjallë. Mund të duket nga fjalët e Palit që shqetësimi i tyre ishte i panevojshëm sepse djaloshi nuk kishte vdekur; jeta e tij ishte ende në të. Por është e qartë nga vargu 9 që ai ishte i vdekur. Duke vepruar me fuqinë e një apostulli, Pali mrekullisht e kishte kthyer atë në jetë.
20:11,12Kur Pali u kthye lart, ata thyen bukën (v 11), d.m.th. morën pjesë në Darkën e Zotit, për të cilën ishin mbledhur së bashku (v 7). Ata hëngrën ushqim të zakonshëm, ndoshta agapenë ose festën e dashurisë. Ky ushqim në bashkësi ishte mbajtur bashkë me Darkën e Zotit në ditët e para të Kishës, por u futën abuzime (1 e Korintasve 11:20-22) dhe dalëngadalë u ndërpre.
Pas një nate të tërë takimi që s’do të harrohej kurrë, apostulli u dha lamtumirën besimtarëve në Troas.
20:13-15 Pali la Troasin duke ecur në këmbë dhe eci 30 km nëpër qafën e një kepi për në ASOS. Bashkëudhëtarët e tij shkuan me anije përgjatë kepit dhe më pas e morën atë në anën jugore. Ndoshta ai donte të rrinte vetëm dhe të meditonte në Fjalën e Perëndisë.
Duke lundruar në jug përgjatë bregut perëndimor të Azisë së Vogël, ata fillimisht erdhën në Mitilinë, qyteti kryesor i ishullit të LEZBOS. Natën tjetër ata u ankoruan në ishullin e HIOSIT. Një ditë tjetër udhëtimi i çoi ata në ishullin e SAMOS dhe ata qëndruan në Trogjili. Përfundimisht udhëtarët arritën në MILET një port në bregun jugperëndimor në Azinë e Vogël, 48 km në jug të Efesit.
20:16 Pali me qëllim e anashkaloi Efesin, sepse ai druante që një vizitë aty do të harxhonte shumë kohë dhe ai po nxitonte që të ishte në Jeruzalem në Ditën e Rrëshajëve.
20:17 Kur po zbrisnin në Milet, Pali u dërgoi fjalë pleqve në Efes, duke i kërkuar të vinin për një mbledhje. Padyshim që duhej një kohë e gjatë që mesazhi të mbërrinte atje dhe që ata të bënin një udhëtim për në jug. Megjithatë ata ishin mjaft të shpërblyer nga mesazhi i mrekullueshëm që dëgjuan nga buzët e apostullit të madh. Në të ne kemi një portret me vlerë të një shërbëtori ideal të Zotit Jezu Krisht. Ne shohim një burrë që ishte fanatikisht i devotshëm ndaj Shpëtimtarit. Ai punonte kohë e pa kohë. Ai ishte i pa lodhur, i pa mposhtshëm. Ai dallohej për një përulje të vërtetë. Asnjë çmim s’ishte i lartë për të për t’u paguar. Shërbesa e tij ishte një rezultat i një ushtrimi të thellë të shpirtit. Ai kishte një guxim të shenjtë. Nëse jetonte apo vdiste nuk kishte rëndësi, por e rëndësishme ishte që të kryhej vullneti i Perëndisë dhe që njerëzit të dëgjonin Ungjillin. Ai nuk ishte aspak egoist në gjithçka që bëri. Ai më mirë të jepte sesa të merrte. Ai ishte i paepur ndaj vështirësive. Ai bënte atë çfarë predikonte.
20:18,19 Apostulli u kujtoi pleqve të Efesit mënyrën e tij të jetesës kur ai ishte në mes tyre. Nga dita e parë kur ai shkeli në Azi, dhe gjithë kohës që ishte aty, ai i shërbeu Zotitme përulësi të vërtetë dhe me vetmohim. Në lidhje me shërbesën e tij, kishte një tendosje të përhershme në sistemin e tij emocional; aty kishte lotë hidhërimi dhe provash. Ai vuajti pa pushim persekutim si rezultat i tinëzisë së Judenjve. Dhe përsëri pavarësisht nga rrethanat kundërshtuese, shërbesa e tij ishte e guximshme dhe pa frikë.
20:20,21Pali nuk fshihte nga efesianët asgjë që do të ishte e dobishme për ta. Ai u mësoi atyre botërisht dhe nëpër shtëpi, i shtyrë nga dashuria e Krishtit. Për të nuk ishte një çështje e të mbajturit të takimeve në kohë të caktuara, por më tepër e të blerit me shumicë të çdo mundësie për të inkurajuar rritjen e besimtarëve. Pa dallim kombi apo prejardhjeje fetare ai predikoi nevojën e pendimit tek Perëndia dhe për besimin tek Zoti ynë Jezu Krisht. Këto janë dy nga elementet kryesore të Ungjillit. Në çdo rast të vërtetë kthimi në besim, ka si pendim ashtu edhe besim. Ato janë të dyja anët e monedhës së Ungjillit. Përderisa një person nuk ishte penduar siç duhej, besimi për shpëtim do të ishte i pamundur. Në anën tjetër, pendimi do të ishte i pa vlerë nëse nuk do të pasohej nga besimi në Birin e Perëndisë. Pendimi është ballafaqimi ku mëkatari pohon gjendjen e tij të humbur dhe përkulet para gjykimit të Perëndisë duke qenë fajtor. Besimi është angazhimi i vetvetes tek Jezu Krishti si Zot dhe Shpëtimtar.
Në shumë pjesë të Dh.R., vetëm besimi është thënë të jetë kusht për shpëtim. Megjithatë besimi presupozon pendim. Si mund ta pranojë një person Jezu Krishtin si shpëtimtar përderisa ai nuk ka kuptuar që ka nevojë për një Shpëtimtar? Ky akt i të kuptuarit, që bëhet me anë të punës bindëse të Frymës s Shenjtë, është pendim.
20:22,23 Duke rikujtuar të shkuarën mes efesianëve, apostulli tani sheh përpara vuajtjet që e presin. Ai ishte detyruar nga fryma e tij të shkonte në Jeruzalem. Ishte një detyrim i brendshëm që ishte e pamundur ta hidhje poshtë. Megjithëse ai nuk e dinte saktësisht se çfarë do të ndodhte në Jeruzalem, ai dinte që prangat dhe mundimet do të ishin pjesë e zakonshme e jetës së tij. Fryma e Shenjtë ia kishte bërë të njohur këtë fakt në çdo qytet, ndoshta nëpërmjet shërbesës së profetëve ose ndoshta me anë të komunikimeve të brendshme dhe të mistershme të inteligjencës hyjnore.
20:24 Kur apostulli vlerësoi në mendjen e tij këtë të ardhme ai nuk mendoi që jeta e tij ishte gjëja më e madhe për t’u konsideruar. Ambicja e tij ishte t’i bindej Perëndisë dhe ta kënaqte Atë. Nëse duke bërë këtë, ai do të thirrej për të dhënë jetën e tij, ai ishte gati ta bënte. Asnjë sakrificë s’do të ishte aq e madhe për Atë që vdiq për të. Gjithçka që e shqetësonte ishte që të mbarontevrapimin e tij dhe të përfundonte shërbesën që mori nga Zoti Jezus, për të dëshmuar plotësisht Ungjillin e hirit të Perëndisë. Asnjë titull s’do të shprehte më mirë lajmin e mirë që Pali predikoi – Ungjilli i hirit të Perëndisë. Është mesazhi rëngjedhës i dashamirësisë së Perëndisë, i pamerituar nga fajtori, mëkatarë të paperëndishëm që nuk meritojnë gjë tjetër veç ferrit të përjetshëm. Ai tregon se si Biri i dashurisë së Perëndisë erdhi nga lavdia më e lartë e qiellit për të vuajtur, për të derdhur gjak dhe për të vdekur në Kalvar me qëllim që ata që besojnë në Të të marrin jetën e përjetshme.
20:25-27 Pali ishte i sigurt që mund të mos i shihte më kurrë vëllezërit e tij të dashur efesianë, por ndërgjegjja e tij ishte e pastër duke i lënë ata, sepse ai e dinte që s’kishte fshehur asgjë nga deklarimi i gjithë këshillës së Perëndisë. Ai i kishte këshilluar ata jo vetëm për themelet e Ungjillit, por për gjithë të vërtetat që ishin jetësore për një jetesë të perëndishme.
20:28 Përderisa ai nuk do t’i takonte më ata në tokë, u dha një detyrë solemne pleqve që ata para së gjithash duhet të tregonin kujdes për gjendjen e tyre shpirtërore. Nëse nuk jetonin në bashkësi me Zotin, ata s’mund të prisnin të ishin drejtues shpirtërorë në Kishë.
Detyra e tyre si pleq ishte të tregonin kujdes… për të gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë i kishte vënë ata kujdestarë. Siç është përmendur më parë, kujdestarët në Dh.R. janë quajtur gjithashtu peshkopë, pleq dhe mikqyrës. Ky varg thekson që pleqtë nuk janë caktuar ose zgjedhur nga asambleja lokale. Ata janë bërë kujdestarë nga Fryma e Shenjtë dhe duhet të njihen nga besimtarët mes të cilëve ata punojnë.
Mes të tjerash ata ishin përgjegjës për të kullotur Kishën e Perëndisë. Rëndësia e një detyre të tillë shihet në fjalët që pasojnë: të cilën Ai e ka fituar me gjakun e Tij. Kjo shprehje ka qenë shkak për një diskutim të konsiderueshëm dhe mospërputhje midis studentëve të Biblës. Vështirësia është që Perëndia është paraqitur këtu si një që derdh gjakun e Tij, ndërkohë që Perëndia është Frymë. Ishte Zoti Jezus që derdhi gjakune Tij dhe megjithëse Jezusi është Perëndi, përsëri në asnjë vend tjetër Bibla nuk flet për Perëndinë që derdh gjakun dhe vdes.
Shumica e dorëshkrimeve thotë “Kisha e Zotit dhe Perëndisë që Ai fitoi me gjakun e vet [Krishti]” që sugjeron që Personi i Trinitetit që aktualisht derdhi gjakun e Tij ishte Krishti (Zoti).
Ndoshta J.N. Darbi i afrohet më shumë ndjenjës së duhur të pjesës në Përkthimin e Ri: “Kuvendi i Perëndisë, që Ai ka fituar me gjakun e të vetit.” Këtu Perëndia është Ai që fitoi Kishën, por Ai e bëri me gjakun e Birit të Tij, Zotin e bekuar Jezus.
20:29,30 Pali ishte tepër në dijeni që pas largimit të tij, Kisha do të goditej nga jashtë dhe nga brenda. Mësues të rremë, ujqër në tufë do të sulmonin tufën pa treguar mëshirë. Nga brenda bashkësisë, njerëzit do të kërkonin vende të para, duke shtrembëruar të vërtetën, duke u përpjekur të tërhiqnin pas vetes dishepujt.
20:31 Në dukje të këtyre rreziqeve të pa shmangshme, pleqtë duhet të bënin kujdes dhe vazhdimisht të kujtonin se si për tre vjet apostulli i kishte paralajmëruar ata ditë e natë me lotë.
20:32 Qëllimi i madh i Palit tani ishte t’i linte ata tek Perëndia dhe tek Fjala e hirit të Tij. Vini re që ai nuk i la ata tek krerë të tjerë njerëzorë ose tek pasardhës të caktuar nga apostujt. Për më tepër ai i la ata tek Perëndia dhe Fjala e Tij. Kjo është një dëshmi që tregon për mjaftueshmërinë e Shkrimeve të frymëzuara. Ato janë në gjendje të ndërtojnë besimtarët dhe t’u japin atyre trashëgimi në mes të të gjithë të shenjtëruarve.
20:33-35 Duke mbyllur mesazhin e tij apostulli Pal edhe njëherë paraqiti përpara pleqve shembullin e jetës dhe shërbesës së tij. Ai mund të thoshte me ndershmëri që ai nuk kishte dashur as ar, as argjend, as rrobat e ndonjërit. Nuk ishte shpresa e fitimit financiar që motivoi atë në punën për Zotin. Ai ishte në thelb një njeri i varfër, përsa i përket gjërave materiale, por ishte i pasur në Perëndinë. Duke nxjerrë duart para tyre, ai u kujtoi atyre që ato duar kishin punuar me qëllim që të siguronin nevojat e jetës, për të dhe për ata që ishin me të. Por ai shkoi edhe më tej. Ai punoi si një çadër bërës me qëllim që të kishte të ardhura për të ndihmuar të lëngatët, ata fizikisht të sëmurë, ose të lëngatë në lidhje me skrupujt moralë ose të lëngatë në çështje shpirtërore. Pleqtë duhet të kujtonin këtë dhe të kërkonin në çdo gjë të mirën e të tjerëve, duke kujtuar fjalët e Zotit Jezus, “… ka më shumë lumturi të japësh se sa të marrësh.” Këto fjalë, mjaft interesante, të Zotit tonë nuk gjenden në asnjë nga Ungjijtë. Megjithëse, ato përmbledhin shumë mësime të Tij, këtu ato janë dhënë si një shtesë e frymëzuar ndaj Fjalëve të Tij në Ungjijtë [d.m.th. një fjali e dalë nga goja e Tij].
20:36-38 Në përfundim të mesazhit të tij, Pali u ul në gjunjë dhe u lut me pleqtë. Për ta ishte një kohë trishtimi shumë i thellë. Ata treguan dashurinë e tyre për apostullin duke e rrokur në qafë dhe duke e puthur. Gjëja që i pikëlloi më shumë ata ishte thënia e Palit që ata nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Me zemër të lënduar ata e përcollën në anije për udhëtimin e tij për në Jeruzalem.
21:1-4a Pas lamtumirës prekëse në Milet, Pali dhe shoqëruesit e tij lundruan për në ishullin Koas ku kaluan natën. Ditën tjetër ata vazhduan në juglindje për në ishullin e RODOS. Duke lënë majën veriore të ishullit, ata lundruan në lindje drejt PATARES, një port detar i Lisias në bregun jugor të Azisë së Vogël. Në Patara ata kaluan në një anije që po lundronte për në Feniki, rripi bregdetar i Sirisë.Tira ishte një nga qytetet kryesore të tij. Duke lundruar në juglindje përmes Mesdheut, ata kaluan në jug të ishullit të Qipros duke e lënë atë majtas. Porti i parë i mbërritjes në tokën e Palestinës ishte TIRA. Ngaqë anija kishte për të shkarkuar aty, Pali dhe të tjerët vizituan besimtarët e krishterë aty dhe qëndruan me ta 7 ditë.
21:4b Pikërisht gjatë kësaj kohe dishepujt të shtyrë nga Fryma i thanë Palit që s’duhet të shkelte më në Jeruzalem. Kjo gjë ngre atë pyetje që ka ekzistuar për shekuj, nëse Pali ishte i pabindur në vajtjen e tij në Jeruzalem, nëse ai pa dashur dështoi të kuptonte mendjen e Zotit, ose nëse ai ishte në vullnetin e Perëndisë në atë udhëtim. Një lexim i thjeshtë i vargut 4b mund të na bëjë të mendojmë që apostulli ishte me një vullnet të plotë dhe kokëfortë, duke vepruar në mospërfillje të Frymës. Megjithatë një lexim më i kujdesshëm mund të tregojë që Pali aktualisht nuk e dinte që këto paralajmërime ishin dhënë nëpërmjet Frymës. Luka, historiani, u tregon lexuesve të tij që këshilla e dishepujve tirianë ishte e frymëzuar, por nuk thotë që apostulli e dinte këtë gjë si një fakt të kryer. Duket më e mundshme që Pali e interpretoi këshillën e shokëve të tij si një llogaritje për ta shpëtuar atë nga vuajtjet fizike ose edhe nga vdekja. Në dashurinë e tij për bashkatdhetarët Judenj, ai nuk e ndiente që një shëndet i mirë fizik ishte gjëja më e rëndësishme.
21:5, 6 Kur të shtatë ditët kishin kaluar, besimtarët e Tirës i shoqëruan misionarët në breg si një shprehje e dashurisë së tyre të krishterë. Pas një kohe lutjeje dhe lamtumirash, anija u nis dhe ata lanë bregun dhe u kthyen nëpër shtëpi.
21:7 Ndalesa tjetër ishte në PTOLEMAIDE, një port detar rreth 38 km në jug të Tirës dhe që tani njihet si Akra, pranë Haifës. Ishte emëruar sipas Ptolemit. Një ndalesë prej një dite i lejoi shërbëtorët e Zotit të vizitonin vëllezërit lokalë.
21:8 Ditën tjetër ata filluan pjesën e fundit të udhëtimit të tyre – një lundrim prej 45 km në jug për në Cezare, në Rrafshnaltën e Saronit. Atje ata qëndruan në shtëpinë e Filip ungjilltarit (mos e ngatërroni me apostullin që ka po këtë emër). Ishte ky Filip që ishte zgjedhur nga Kisha e Jeruzalemit për të qenë dhjak dhe për të çuar Ungjillin në Samari. Nëpërmjet këshillës së tij u shpëtua eunuku Etiopas.
21:9 Filipi kishte katër vajza të virgjëra që profetizonin. Kjo do të thotë që ato kishin dhunti nga Fryma e Shenjtë të merrnin mesazhe direkt nga Zoti dhe t’ua përçonin të tjerëve. Disa kanë ndërhyrë nga ky varg duke thënë se është e lejueshme për gratë të predikojnë dhe të mësojnë në Kishë. Megjithatë, përderisa është shprehimisht e ndaluar për gratë të mësojnë, flasin apo të kenë autoritet mbi burrat në kuvend (1 e Korintasve 14:34,35; 1 Tim. 2:11,12) mund të nxirret përfundimi që shërbesa profetike e këtyre katër vajzave kryhej në shtëpi apo në mbledhje të tjera e jo në Kishë.
21:10,11 Gjatë qëndrimit të Palit në Cezare, një farë profeti me emër Agabo zbriti nga Judea. Ishte i njëjti profet që erdhi në Antioki nga Jeruzalemi dhe parashikoi urinë e madhe që ndodhi gjatë mbretërimit të Klaudit (Veprat e Apostujve 11:28). Tani ai mori brezin e Palit dhe lidhi duart dhe këmbët e veta me të. Me këtë veprim dramatik, si mjaft profetë të tjerë para tij, ai po paraqiste mesazhin e tij. Më pas ai dha kuptimin e mësimit. Ashtu si ai kishte lidhur veten, duardhe këmbë, kështu Judenjtë e Jeruzalemitdo të lidhnin duart dhe këmbët e Palit dhe do t’ua dorëzonin autoriteteve Johebrenje. Shërbimi i Palit për Judenjtë (simbolizuar nga brezi) do të përfundonte në kapjen e tij prej tyre.
21:12-14Kur shoqëruesit e apostullit dhe të krishterët në Cezare dëgjuan këtë iu lutën Palit të mos shkonte në Jeruzalem. Por ai nuk e pëlqeu këtë mendim. Lotët e tyre shërbyen vetëm për të copëtuar zemrën e tij. A duhej që frika e zinxhirëve dhe burgu ta largonin atë nga bërja e asaj që ai e konsideronte të ishte vullneti i Perëndisë? Ai donte që ata të dinin se ai ishte gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus. Argumentet e tyre s’kishin vlerë. Ai ishte i vendosur të shkonte, dhe kështu ata thjesht thanë, “U bëftë vullneti i Zotit.”
Është vështirë të besohet që fjalët e nisjes së Palit ishin thënë nga një burrë që ishte duke mos iu bindur me dijeni të plotë udhëheqjes së Frymës së Shenjtë. Ne dimë që dishepujt në Tirë i thanë atij nëpërmjet Frymës që s’duhet të shkonte në Jeruzalem (v 4). Por a e dinte Pali që ata po flisnin nëpërmjet Frymës? Dhe a u duk se më vonë Zoti aprovoi udhëtimin e tij në Jeruzalem kur Ai tha, “Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem ashtu do të japësh edhe në Romë” (23:11)? Dy gjëra janë të qarta: Së pari, Pali nuk mendoi që siguria personale ishte gjëja më e rëndësishme në shërbesën për Zotin. Së dyti, Zoti drejtoi të gjitha këto ngjarje për lavdinë e Tij.
21:15,16 Nga Cezarea në Jeruzalem ishte një udhëtim tokësor mbi 75 km, një udhëtim i gjatë për atë kohë që kishin mjet transporti të ngadaltë. Grupi i udhëtimit të apostullit ishte rritur nga shtimi i disa dishepujve nga Cezarea dhe gjithashtu nga një vëlla i krishterë që quhej Mnason. Me origjinë nga Qipro ai ishte një nga dishepujt e parë aty. Tani ai i jetonte në Jeruzalem dhe kishte privilegjin të ishte mikpritës i apostullit dhe i atyre që udhëtonin me të gjatë vizitës së tij të fundit në Jeruzalem.
Udhëtimet misionare të Palit me të vërtetë përfunduan me ardhjen e tij në Jeruzalem. Pjesa e fundit e librit të Veprave [nga 21:17 tek 28:31] është marrë me arrestimin e tij, gjyqin, udhëtimin në Romë, gjyqin dhe burgimin atje.
21:17,18 Kur mbërritën në Jeruzalem, apostulli dhe miqtë e tij ishin pritur me përzemërsi nga vëllezërit. Ditën tjetër ishte organizuar një takim me Jakobin dhe gjithë pleqtë. Nuk ka mënyrë për të ditur me siguri se për kë Jakob bëhej fjalë. Mund të jetë Jakobi vëllai i Zotit tonë, ose biri i Alfeut, ose disa persona të tjerë me këtë emër. I pari ka më shumë mundësi të ketë qenë.
21:19, 20a Pali mori fjalën duke u treguar atyre një për një çfarë Perëndia kishte bërë ndër Johebrenjtë me anë të shërbesës së tij. Kjo shkaktoi një gëzim të madh.
21:20b-22 Megjithatë, vëllezërit Judenj ishin të shqetësuar për diçka. Ishte përhapur fjalë sikur apostulli Pal kishte predikuar dhe mësuar kundër Moisiut dhe Ligjit. Kjo përbënte shqetësim në Jeruzalem.
Akuza e veçantë e drejtuar kundër Palit ishte që ai u kishte mësuar gjithë Judenjve në vendet e huaja, të shkëputeshin nga Moisiu duke u thënë atyre të mos rrethpriteshin e të mos ndiqnin më zakonet Judenje. A kishte mësuar me të vërtetë Pali diçka të tillë apo jo?
Ai kishte mësuar që Krishti ishte fundi i ligjit për drejtësi, për ata që besojnë. Ai kishte mësuar që kur besimi i krishterë erdhi, besimtarët Judenj s’ishin më nën ligjin. Ai u mësoi që nëse një njeri rrethpritej për të fituar justifikim, atëherë ai e ndan veten e tij nga shpëtimi në Krishtin Jezus. Ai u mësoi që një kthim tek shëmbëllimet dhe hijet e ligjit, pas ardhjes së Krishtit, ishte një çnderim për Krishtin. Në lidhje me këtë, nuk është e vështirë të kuptosh përse Judenjtë mendonin ashtu për të.
21:23,24 Por vëllezërit Judenj në Jeruzalem kishin një skemë me të cilën menduan të pajtonin bashkatdhetarët e tyre, si ata të shpëtuarit ashtu edhe ata të pashpëtuarit. Ata sugjeruan që Pali duhet të bënte një premtim solemn.Katër burra ishin duke e bërë këtë. Pali duhej të bashkohej me ta, të pastronte veten me ta dhe të paguante për ta.
F. W. Grant shpjegon:
Le t’i merrte këta tre burra, që duke qenë besimtarë si ai akoma mund ta lidhnin veten e tyre me premtimin e Naziritit, dhe duke paraqitur veten e tij me ta i pastruar në Tempull, të merrte mbi vete çmimet e nevojshme për përmbushjen e tij, dhe që publikisht të gjithë të mund ta njihnin qartë lidhjen e tij me ligjin. {{76}}
Ne nuk dimë shumë ç’përfshihej në këtë premtim. Detajet janë të fshehura në errësirë. Por çfarë na nevojitet ne për të ditur është që ai ishte një premtimJude dhe që nëse Judenjtë shihnin apostullin duke kaluar nëpër ritualin lidhur me të, ata do të dinin me siguri që ai nuk ishte duke i shkëputur të tjerët nga ligji i Moisiut. Mund të ishte një tregues për Judenjtë që apostulli vetë përmbushte ligjin.
Veprimi i marrjes përsipër të këtij premtimi Jude nga ana e apostullit është mbrojtur dhe kritikuar në të njëjtën kohë. Në mbrojtje të Palit është argumentuar që ai ishte duke vepruar sipas principit të tij: të ishte gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtonte disa (1 e Korintasve 9:19-23). Në anën tjetër, Pali është kritikuar që ka shkuar kaq larg me një përpjekje për të pajtuar Judenjtë dhe kështu ka krijuar një përshtypje sikur ishte nën ligjin. Me fjalë të tjera, Pali është akuzuar se ka qenë kontradiktor me pikëpamjen e tij që besimtari nuk është nën ligjin, si për justifikim ashtu dhe për rregullin në jetë. (Gal. 1 dhe 2). Ne kemi prirje për të qenë nga ana e kësaj kritike, por ne gjithashtu ndjejmë se duhet të jemi të kujdesshëm në gjykimin e motiveve të apostullit.
21:25 Vëllezërit e Jeruzalemit e këshilluan Palin që asnjë rregull nuk duhej imponuar mbi besimtarët Johebrenj përveç atyre që ishin propozuar nga këshilli në Jeruzalem ku thuhej që Johebrenjtë… duhet të ruhen nga gjërat e flijuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria.
21:26 Hapat e marra nga Pali nuk janë të qarta për ne sot. Shumë komentatorë mendojnë që ky ishte premtimi i Naziritit. Por edhe nëse kjo është e vërtetë ne akoma nuk i kuptojmë hapat e ndryshëm në ceremoninë e përshkruar në këtë pjesë.
H. Arrestimi i Palit dhe Gjyqet. (21:27-26:32)
21:27-29 Kur të shtatë ditët e premtimit ishin mbushur, qëllimi i Palit për të paqësuar Judenjtë doli i kotë. Kur disa nga jobesimtarët Judenj të Azisë e panë atë në tempull, ata nxitën një rrëmujë kundër tij. Jo vetëm që e akuzuan atë për mësime që ishin kundër ligjit, por gjithashtu e akuzuan atë për ndotje të tempullit duke i futur Johebrenjtë në oborret e tempullit. Ajo çfarë ndodhi në të vërtetë ishte kjo: Ata e kishin parë Palin më parë me Trofimin në qytetin e Jeruzalemit. Trofimi ishte një Johebre i kthyer në besim në Efes. Ngaqë i panë së bashku, mendonin që Pali e kishte sjellë këtë Johebre në tempull.
21:30-35 Megjithëse dukej qartë që akuza ishte e rreme, ajo ia arriti qëllimit. I gjithë qyteti ishte ngritur në rrëmujë. Turma kapi Palin dhe e nxorën jashtë tempullit duke mbyllur dyert e oborreve të brendshme pas tyre. Ndërsa po përgatiteshin ta vrisnin, fjala shkoi tek tribuni, një komandant ushtarak në detyrë në kohortën e Antonias. Ai erdhi menjëherë me disa ushtarë dhe e nxori Palin nga turma, e lidhën me dy zinxhirë dhe e pyetën kush ishte dhe çfarë kishte bërë. Turma ishte padyshim në konfuzion. Disa… bërtisnin një gjë dhe disa një tjetër. Oficeri me një mendje të trazuar urdhëroi ushtarët ta çonin të burgosurin në fortesë që ai të zbulonte më saktë se çfarë po ndodhte. Megjithëse donte të bënte këtë, turma shpërtheu përpara me një këmbëngulje aq të madhe saqë Pali duhej të mbartej nga ushtarët.
21:36 Duke bërë këtë ata dëgjuan fjalë që dolën nga masa e popullit – fjalë që ndoshta disa prej tyre i kishin dëgjuar më parë – “Vdekje.”
21:37-39 Kur ata po bëheshin gati ta çonin Palin në fortesë, ai u kërkoi oficerëve nëse mund të thoshte diçka. Oficeri u habit kur dëgjoi Palin duke folur greqisht. Me sa duket ai kishte menduar se kishte arrestuar një Egjiptian që kishte ngritur krye dhe kishte nxjerrë në shkretëtirë 4000 gjakësorë. Pali menjëherë e siguroi atë që ai ishte një Jude nga qyteti i Tarsit në Kiliki. Si i tillë, ai ishte një qytetar i një qyteti që s’ishte i pa dëgjuar, por ishte një vend kulture, edukimi, tregtie dhe ishte shpallur një qytet i lirë nga Augustini. Me një karakter trim apostulli kërkoi lejë për t’u folur njerëzve.
21:40 Leja iu dha dhe kur Pali qëndroi atje, krah për krah me ushtarët romakë, ai qetësoi turmën me dorë. Qetësia ishte po aq e madhe sa kishte qenë rrëmuja. Ai ishte tani gati për t’u dhënë dëshminë e tij Judenjve të Jeruzalemit.
Gjuha hebraike këtu ndoshta do të thotë aramaike (një gjuhë e përafërt) e folur nga Hebrenjtë në atë kohë.
22:1,2 Duke iu drejtuar turmës së Judenjve, apostulli me dituri përdori gjuhën Aramaike në vend të greqishtes. Sapo dëgjuan gjuhën e nënës së tyre ata ishin mjaft të habitur dhe të bërtiturat e tyre ndalën, të paktë për momentin.
22:3-5 Pali filloi me rrënjët e tij si një Jude, i lindur në Tarsin e Kilikisë; edukimi i tij tek këmbët e mësuesit të njohur Jude Gamalielit; dhe këshilla e tij në Judaizëm. Ai më pas i dha një theks të veçantë zellit të tij si një Jude. Ai kishte persekutuar besimin e krishterë, duke mbushur burgjet me ata që besonin në Jezusin. Kryeprifti dhe Sinedri mund të dëshmonin për gjithë metodat e tij. Ishin ata nga të cilët ai merrte letra që e autorizonin atë të shkonte në Damask dhe të sillte të krishterët në Jeruzalem për t’i dënuar.
22:6-8 Deri në këtë pikë në mesazhin e Palit Judenjtë kuptonin mjaft mirë dhe nëse ishin të ndershëm ata duhet t’i mbështesnin ato që ishin thënë pasi ishin të gjitha të vërteta. Tani apostulli do t’u tregojë atyre një ngjarje që ndryshoi plotësisht jetën e tij. U takonte atyre të vendosnin nëse kjo ngjarje ishte nga Perëndia.
Kur Pali po udhëtonte për në Damask… një dritë e fuqishme nga qielli vetëtiu mbi të. Fakti që ndodhi në mesditë (ky fakt jepet për herë të parë këtu) tregon që drita ishte më e shkëlqyeshme dhe e lavdishme se dielli në lartësinë e tij. I rrëzuar në tokë nga forca e dritës, persekutuesi dëgjoi një zë nga qielli që thoshte; “Saul, Saul, përse më përndjek?” Në pyetjen e sipërme ai mësoi që ishte Jezusi nga Nazareti Ai që po i fliste nga qielli. Ky Jezus nga Nazareti ishte ringjallur prej së vdekurish dhe ishte lartësuar lart.
22:9 Njerëzit që udhëtonin me të panë dritën dhe dëgjuan zhurmën e një zëri (9:7), por nuk dëgjuan fjalët që ishin thënë. Pra ata ishin në dijeni të zërit, por jo të bisedës.
22:10,11 Duke pasur këtë bisedë private me Zotin e Jetës dhe Lavdisë, Pali bëri dorëzim të plotë të frymës, shpirtit dhe trupit të tij tek Shpëtimtari. Kjo është dhënë në pyetjen e tij, “Çfarë duhet të bëj o Zot?” Zoti Jezus e drejtoi atë të shkonte në Damask dhe aty ai do të merrte urdhërat. I verbuar nga drita e lavdisë së Krishtit, ai ishte marrë për dore dhe ishte çuar në qytet.
22:12 Në Damask ai kishte pasur një vizitë nga Anania. Pali e përshkruan atë për dëgjuesit Judenj si një burrë i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty.Dëshmia e një burri të tillë ishte e rëndësishme në vërtetimin e kthimit të Palit në besim.
22:13 Duke iu drejtuar Palit si “vëlla Saul,” Anania e urdhëroi atë të shikonte përsëri. Pikërisht atëherë Pali e pa për herë të parë atë.
22:14-16 Në vargjet 14-16 ne mësojmë për herë të parë çfarë Anania i kishte thënë Palit,
“Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij; ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e Tij. Sepse ti duhet të dëshmosh për Të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar. Dhe tani ç’pret? Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua duke thirrur emrin e Zotit.”
Shumë pika interesante dhe të rëndësishme duhen pasur kujdes në këto vargje. Së pari, Anania tha që kishte qenë Perëndia i etërve tanë që kishte urdhëruar ngjarjet për në Damask. Nëse Judenjtë do të kundërshtonin atë që kishte ndodhur, ata do ishin në të vërtetë duke luftuar kundër Perëndisë. Së dyti, Anania i tha Palit që ai duhet të ishte një dëshmitar për Zotin tek të gjithë njerëzit. Kjo gjë duhet ta ketë përgatitur turmën e Judenjve për paralajmërimin e Palit se u ishte dërguar Johebrenjve. Përfundimisht, Palit i ishte thënë të çohej e të pagëzohej dhe të lahej nga mëkatet e tij.
Vargu 16 është keqpërdorur për të mësuar rilindjen nëpërmjet pagëzimit. Ka mundësi që vargu t’i jetë drejtuar Palit si një Jude që duhej ta ndante veten e tij nga kombi që ka kundërshtuar Jezusin, me anë të pagëzimit në ujë. (Shih komentet në 2:38).
Një zgjidhje më e thjeshtë, bazuar në ndërtimin gramatikor të origjinalit, është si më poshtë: Ndryshe nga versioni KJ, i cili thekson sikur të ishin katër çështje në të njëjtin nivel, versioni i ri KJ, ndjek origjinalin, ai çifton dy çështjet e para dhe ato dy të dytat. Në greqisht është një folje e modifikuar nga një pjesore në çdo gjysëm të vargut. Një përkthim fjalë për fjalë do të ishte: “Sepse u çove, pagëzohu, dhe pastrohu nga mëkatet nëpërmjet thirrjes së emrit të Zotit [ose, duke thirrur emrin e Zotit].” {{77}} Kjo thënie e fundit mbështetet nga mësimet biblike (Joel 2:32; Veprat e Apostujve 2:21; Rom. 10:13).
22:17-21 Tani për herë të parë ne mësojmë për një eksperiencë që Pali kishte pasur në fundin e vizitës së tij të parë në Jeruzalem pas kthimit të tij në besim. Ndërsa ishte duke u lutur në tempull, ai ishte rrëmbyer në ekstazë dhe kishte dëgjuar Zotin duke e urdhëruar atë të dilte shpejt nga Jeruzalemi, sepse njerëzit nuk do ta pranonindëshminë e tij për Krishtin. Apostullit iu duk e pabesueshme që populli i tij do të refuzonte ta dëgjonte. Mbi të gjitha ata e dinin se çfarë Jude i zellshëm kishte qenë ai, si i kishte burgosur dhe rrahur dishepujt e Jezusit dhe si ai kishte qenë bashkëfajtor në vrasjen e Stefanit. Por Zoti e përsëriti urdhërimin e Tij, “Shko, sepse Unë do të të dërgoj larg, midis Johebrenjve.”
22:22,23 Deri në këtë pikë, Judenjtë po e dëgjonin Palin në qetësi. Por kur ai përmendi se do të shkonte tek Johebrenjtë me Ungjillin, midis turmës lindi xhelozi dhe urrejtje. Duke bërtitur me egërsi, ata kërkuan jetën e Palit.
22:24,25 Kur komandanti pa tërbimin e tyre prej të çmenduri, ai nxori përfundimin që Pali duhet të kishte qenë fajtor për një krim shumë serioz. Me sa duket ai nuk mundi ta kuptonte mesazhin e Palit përderisa ishte në gjuhën aramaike, kështu ai vendosi të nxirrte ndonjë rrëfim nga apostulli duke e torturuar atë. Prandaj ai urdhëroi që i burgosuri të çohej në fortesë dhe i lidhur me rripa për t’u fshikulluar. Ndërkohë që këto përgatitje për fshikullim po vazhdonin, Pali me qetësi pyeti centurionin nëse ishte e ligjshme të fshikullohej një qytetar romak ende i pagjykuar. Në fakt ishte e paligjshme edhe ta lidhje një qytetar romak nëse faji i tij nuk ishte provuar ende! Ta fshikulloje atë ishte një çeshtje tepër serioze.
22:26Centurioni menjëherë shkoi dhe i tregoi kryemijëshit duke e pyetur se çfarë do t’i bënte Palit sepse ai ishte një qytetar romak.
22:27,28 Kjo e çoi menjëherë kryemijëshin tek Pali. Duke e pyetur ai mësoi që apostulli me të vërtetë ishte një qytetar romak. Ishin tre mënyra për të qenë romak në atë kohë. Së pari, qytetaria ishte ndonjëherë e siguruar nga një shkallë perandorake si një shpërblim për shërbimet e bëra. Së dyti, ishte e mundshme të bëhej romak që nga lindja. Ky ishte rasti i Palit; ai kishte lindur në Tars, një qytet i lirë i Perandorisë Romake dhe i ati ishte një qytetar romak. Së fundi, ishte e mundur ta blije qytetarinë me një çmim të lartë. Kështu kryemijëshi e kishte fituar qytetarinë duke paguar një shumë të madhe.
22:29 Kur u zbulua që Pali ishte një qytetar romak të gjitha gjërat u anuluan dhe një frikë lindi mes autoriteteve.
22:30 Kryemijëshi ishte në ankth të dinte me saktësi përse ishte akuzuar Pali nga Judenjtë. Në të njëjtën kohë ai ishte përcaktuar të vazhdonte procedurën në një mënyrë të ligjshme. Prandaj, në ditën pas skenës së turmës në Jeruzalem ai e nxori Palin nga burgu dhe e çoi përpara kryepriftit dhe Sinedrit.
23:1,2 Duke qëndruar përpara sinedrit, Pali fillon me një parathënie ku thotë se gjatë gjithë jetës së tij ai kishte jetuar me një ndërgjegje krejt të mirë. Kryeprifti Anania u inatos nga kjo thënie. Ai padyshim që e pa Palin si një tradhtar të fesë së Judenjve, si një femohues. Si mundej ky që kishte kaluar nga Judaizmi në Krishterim të shpallte një pafajësi të tillë? Nga kjo kryeprifti urdhëroi që i burgosuri të goditej në gojë. Ky urdhër ishte shumë i padrejtë, sepse kjo çështje ligjore sapo kishte filluar.
23:3 Pali i foli vrazhdë Ananias duke i thënë që Perëndia do ta godiste sepse ishte si një mur i zbardhur! Nga jashtë kryeprifti dukej se kishte të drejtë, por përbrenda ai ishte i korruptuar. Duke thënë se gjykonte të tjerët sipas ligjit, ai urdhëroi që Pali të goditej duke e nëpërkëmbur vetë ligjin.
23:4 Njerëzit u çuditën nga ai qortim therës i apostullit. A nuk e dinte ai që ishte duke folur me kryepriftin?
23:5 Për disa arsye që nuk dihen nga ne, Pali nuk e kishte vënë re që Anania ishte kryeprifti. Sinedri ishte mbledhur brenda një kohe të shkurtër dhe ndoshta Anania nuk kishte veshur rrobat e tij zyrtare. Ndoshta ai nuk ishte ulur as në karrigen e zakonshme të kryepriftit. Ose ndoshta shikimi i dobët i Palit ishte shkaku. Çfarëdo të ketë qenë arsyeja, Pali nuk kishte qëllim të fliste keq për kreun e caktuar të popullit. Ai menjëherë kërkoi falje për fjalët e tij duke cituar Eksodin 22:28: “mos mallko princin e popullit tënd.”
23:6 Duke kuptuar nga biseda në dhomën e gjyqit që midis Saducenjve dhe Farisenjve nuk kishte përputhje mendimesh, apostulli vendosi ta zgjerojë atë të çarë duke deklaruar se ishte një farise i sjellë në gjyq pasi besonte në ringjalljen e të vdekurve. Saducenjtë sigurisht e mohonin ringjalljen ashtu si dhe ekzistencën e frymërave apo engjëjve. Farisenjtë duke qenë shumë ortodoksë [jo në kuptimin e fesë ortodokse, por me besimin në përputhjen me Dh.V.], besonin në të dyja. (Shih 23:8).
Pali është kritikuar në këtë pikë pasi ka përdorur atë çfarë mund të duket se është një mënyrë mishërore për të përçarë dëgjuesit e tij. “Ne s’mund ta shmangim ndjenjën,” shkruan A.J. Pollock, “që Pali ishte gabim në të shpallurit se ishte një farise dhe kështu rrëmbeu një avantazh strategjik duke vendosur rivalët Saducenj dhe Farisenj në mosmarrëveshje.”
23:7-9 Nëse u justifikua apo jo; fjalët e tij provokuan një grindje midis Saducenjve dhe Farisenjve dhe u bë një zhurmë e madhe. Disa nga skribët e Farisenjve e mbrojtën pafajësinë e Palit dhe thanë: “Çfarë problemi ka sidoqoftë, nëse një frymë apo një engjëll i ka folur atij?“
23:10 Kundërshtimet midis dy palëve u bënë aq të nxehta saqë kryemijëshi urdhëroi ushtarët të nxirrnin të burgosurin nga salloni dhe ta kthenin tek fortesa.
23:11 Një natë më pas Zoti Jezus iu shfaq personalisht Palit në burg dhe i tha: “Pal kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë.” Është e çuditshme që në një paragraf ku veprimet e apostullit kanë qenë subjekt i një kritike të konsiderueshme, Zoti vetë e lavdëron atë për dhënie të një dëshmie besnike në Jeruzalem. Nuk kishte fjalë kritike nga ana e Shpëtimtarit. Për më tepër, ishte një mesazh lavdërimi dhe premtimi. Shërbesa e Palit s’kishte mbaruar ende. Ashtu siç kishte qenë besnik në shërbesën e tij në Jeruzalem, kështu ai duhet të dëshmonte për Krishtin në Romë.
23:12-15 Ditën tjetër disa nga Judenjtë u mblodhën së bashku për të vrarë apostullin Pal. Në fakt, mbi 40 prej tyre kishin lidhur një betim që të mos hanin asgjë derisa të kishin vrarë “këtë mashtrues.” Skema ishte si më poshtë: Ata shkuan tek krerët të priftërinjve dhe pleqtë, duke sugjeruar që një mbledhje e Sinedrit të shpallej me qëllim që ta dëgjonin Palin më gjerësisht. Sinedri mund t’i kërkonte kryemijëshit ta sillte të burgosurin. Por të 40 vrasësit mund të ishin fshehur diku midis burgut dhe sallës së këshillit. Kur Pali të afrohej ata mund të hidheshin mbi të dhe ta vrisnin.
23:16-19 Në providencën e Perëndisë, një nip i apostullit dëgjoi mbi komplotin dhe ia raportoi Palit. Pali besoi në ndihmën legjitime për të mbajtur sigurinë e tij personale; prandaj ai e çoi këtë çështje tek njëri prej centurionëve. Vetë centurioni e shoqëroi të riun tek kryemijëshi.
23:20,21 Nipi i Palit jo vetëm që dha një raport të plotë të komplotit kundër Palit, por i bëri dhe një apel të zjarrtë kryemijëshit për të mos ia vënë veshin kërkesës së Judenjve që Pali të çohej tek ata.
23:22 Kur kryemijëshi dëgjoi historinë; ai e largoi djaloshin duke e këshilluar të mos i thoshte askujt për takimin e tyre. Ai tani mësoi që duhet të vepronte shpejt dhe në mënyrë të vendosur për të shpëtuar të burgosurin nga zemërimi i Judenjve.
23:23-25 Kryemijëshi thirri dy centurionë dhe organizoi një skuadër me ushtarë për ta çuar apostullin në Cezare. Skuadra përbëhej nga 200 ushtarë, 70 kalorës dhe 200 shtizëmbajtës. Udhëtimi do të bëhej në errësirë – në orën nëntë të natës.
Numri i madh i skuadrës ushtarake nuk nënkuptonte një nderim për këtë lajmëtar besnik të Krishtit. Për më tepër ishte një shprehje e vendosmërisë së kryemijëshit për të mbrojtur reputacionin e tij ndaj sipërmarrësve romakë; nëse Judenjtë do t’ia arrinin qëllimit për ta vrarë Palin, që ishte një qytetar romak, atëherë oficeri në detyrë do të kërkohej për t’u përgjigjur për dobësitë e tij.
23:26-28 Kryemijëshi e identifikoi veten si Klaud Lisia në letrën që i shkroi guvernatorit romak Feliksit. Qëllimi i letrës ishte, sigurisht, të shpjegonte situatën në lidhje me Palin. Është tepër argëtuese të shohësh se si Lisia kërkoi të portretizonte veten si një hero dhe mbrojtës i drejtësisë publike. Ai ndoshta ishte mjaft i frikësuar t’i raportonte Feliksit që kishte lidhur një qytetar romak të padënuar. Për fat të mirë të Klaud Lisias, Pali nuk kishte llomotitur.
23:29,30 Kryemijëshi shpjegoi se kërkimet e tij kishin treguar që Pali ishte i pafajshëm ndaj çdo akuze që të meritonte vdekjen apo burgimin. Për më tepër, rrëmuja dukej se kishte të bënte me çështje të ligjit Jude. Për shkak të komplotit kundër Palit, ai e pa të arsyeshme ta dërgonte Palin në Cezare, kështu që akuzuesit e tij mund të vinin aty dhe çështja të sqarohej në prezencën e Feliksit.
23:31-35 Udhëtimi për në Cezare u ndërpre në Antipatridë, një qytet rreth 59 km nga Jeruzalemi dhe 36 km nga Cezarea. Për arsye se prej aty kishte më pak rrezik nga prita e Judenjve, ushtarët u kthyen në Jeruzalem duke lënë vetëm kalorësit për ta shoqëruar Palin për në Cezare. Sapo mbërritën ata e çuan Palin tek Feliksi bashkë me letrën nga Lisia. Feliksi premtoi të dëgjojë rastin e Palit kur të akuzuarit të vinin nga Jeruzalemi. Gjatë kësaj kohe Pali duhej të mbahej në pallatin e Herodit ose në pretorium.
Guvernatori romak, Feliksi, kishte përjetuar një ngritje meteorike nga skllavëria në një pozicion të mirë politik në Perandorinë Romake. Përsa i përket jetës së tij personale, ai ishte një njeri tepër imoral. Në kohën kur u caktua guvernator i provincës së Judesë, ai ishte bashkëshort i tre zonjave mbretërore. Kur ishte në fuqi ai u dashurua me Drusilën që ishte e martuar me Aziusin, mbret i Emesës. Sipas Jozefit, një martesë ishte siguruar nëpërmjet Simonit, magjistarit nga Qipro.
Ai ishte një tiran kriminel, ashtu siç e tregon dhe fakti që ai organizoi vrasjen e kryepriftit të quajtur Xhonatan, i cili e kishte kritikuar për keq qeverisje.
Ishte ky Feliks pra, para të cilit duhet të dilte Pali.
24:1 Pesë ditë pasi Pali kishte lënë Jeruzalemin për të shkuar në Cezare, Anania, kryeprifti mbërriti me disa anëtarë të Sinedrit. Ata kishin marrë me qira një romak të quajtur Tertuli që ishte paditësi i autorizuar i tyre. Detyra e tij ishte të qëndronte përpara Feliksit dhe të ngrinte akuzat kundër Palit.
24:2-4 Tertuli e hapi çështjen e paditësit duke e shembur guvernatorin në lajka. Sigurisht, që kishte një pjesë të vërtetash në ato që ai tha. Feliksi kishte udhëhequr duke shtypur kryengritjet dhe revoltat. Por fjalët e Tertulit shkuan përtej njohurisë së atij fakti, në një përpjekje të qartë për të fituar simpatinë e guvernatorit.
24:5-8 Ai më pas vazhdoi të bëjë të qartë katër akuza kundër apostullit Pal:
- Ai ishte një murtajë, që do të thotë, një njeri i bezdisur dhe i mërzitshëm.
- Ai ishte një krijues revolte midis të gjithë Judenjve.
- Ai ishte një kryetar i sektit të Nazareasve.
- Ai u përpoq të përdhoste tempullin.
24:9 Pasi Tertuli kishte shprehur siguri në aftësinë e Feliksit në përcaktimin me përpikmëri të një vendimi ndaj akuzave kundër Palit, Judenjtë që ishin aty shtuan zërat e tyre në mbështetje të Tertulit.
24:10 Pali në përgjigje të një përshëndetjeje nga qeveritari u ngrit në mbrojtje të vetvetes. Së pari ai shprehu kënaqësinë që ishte lejuar të dilte përpara një njeriu i cili për shkak të shumë viteve eksperiencë, ishte i familjarizuar me zakonet e popullit Jude. Kjo mund të duket si një lajkë, por aktualisht ishte një shprehje e njerëzishme e së vërtetës.
Apostulli më pas iu përgjigj një për një akuzave të bëra kundër tij.
24:11 Përsa i përket të qenurit të tij një njeri i bezdisshëm, ai u përgjigj që vetëm 12 ditë kishin kaluar që kur ai ishte ngjitur në Jeruzalem dhe që qëllimi i tij ishte për të adhuruar e jo për të sjellë shqetësime.
24:12,13 Më pas ai mohoi akuzën ku thuhej se ai kishte nxitur Judenjtë në rebelim. Në asnjë kohë, as në tempull… sinagogë apo qytet, ai nuk kishte synuar të trazonte njerëzit. Këto ishin fakte që asnjeri s’mund t’i përgënjeshtronte.
24:14-17 Pali nuk e mohoi akuzën e tretë ku thuhej që ai ishte kreu i sektit të Nazareasve. Por ajo që ai tha ishte që nën këtë cilësi ai i shërbeu Perëndisë së Judenjve, duke u besuar të gjitha gjërave që janë shkruar në Dh.V.. Ai ndau shpresën e gjithë Judenjve ortodoksë, veçanërisht të Farisenjve, që do të ketë një ringjallje të të vdekurve, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve. Në dritën e kësaj ringjalljeje të ardhshme, ai kërkoi të ruante një lidhje me Zotin dhe me gjithë njerëzit, në të gjitha kohërat. Larg nga nxitja e Judenjve për trazirë, Pali kishte ardhur në Jeruzalem për t’i sjellë lëmosha popullit Jude. Ai po fliste për mbledhjen e ndihmave nga kishat e Maqedonisë dhe të Akaisë, vënë mënjanë për shenjtorët e krishterë hebrenj që kishin nevojë.
24:18,19 Në lidhje me akuzën e katërt ku thuhej se ai kishte përdhosur tempullin, Pali u përgjigj kështu: Kur ai ishte duke sjellë ofertat në tempull, sipas një premtimi Jude, disa Judenj nga Azia e gjetën atë dhe e akuzuan që kishte futur Johebrenj të papastër në tempull. Kjo sigurisht që s’ishte e vërtetë. Apostulli ishte vetëm në atë kohë dhe ishte i pastruar nga ndotja ceremoniale. Këta akuzues Judenj nga Azia që shkaktuan rrëmujën kundër tij në Jeruzalem duhej të vinin në Cezare për ta akuzuar atë, nëse kishin diçka kundër tij.
24:20,21 Pali më pas u kërkoi këtyre Judenjve që ishin aty të thonin qartë për çfarë krimesh ishte provuar fajtor ai, kur rrinte përpara sinedrit në Jeruzalem. Ata nuk e bënin dot këtë gjë. Gjithçka që mund të thonin ishte që Pali thirri, “Për shkak të ringjalljes së të vdekurve unë gjykohem sot nga ju.” Me fjalë të tjera, ato gjëra që në akuzim ishin kriminale nuk ishin të vërteta dhe ato gjëra që ishin të vërteta nuk ishin kriminale.
24:22 Kur Feliksi dëgjoi çështjen, ai u ndodh përballë një dileme. Ai dinte mjaft rreth besimit të krishterë për të dalluar se kush kishte të drejtë. I burgosuri përpara tij, dukej qartë që ishte i pafajshëm nga ndonjë krim kundër ligjit romak. Por nëse ai do të lëshonte Palin, do të fitonte zemërimin e Judenjve. Nga një pikëpamje politike ishte e rëndësishme që t’ua krente bishtin atyre. Kështu ai përdori si mjet shtyrjen e çështjes. Ai tha se i duhej të priste derisa Lisia, kryemijëshi, të vinte në Cezare. Në fakt kjo ishte thjesht një taktikë për shtyrje të çështjes. Ne s’kemi ndonjë të dhënë nëse kryemijëshi arriti ndonjëherë.
24:23 Në mbyllje të çështjes Feliksi urdhëroi që edhe pse Pali duhej të rrinte nën arrest, ai duhet të kishte njëfarë lirije dhe që miqtë e tij të lejoheshin për ta vizituar dhe për t’i siguruar ushqim dhe veshje. Kjo tregon që guvernatori nuk e konsideroi Palin një kriminel pa shpresë.
24:24, 25aDisa ditë pas gjyqit publik, Feliksi dhe gruaja e tij, Drusila organizuan një intervistë private me apostullin me qëllim që ata mund të dëgjonin më tepër në lidhje me besimin e krishterë. Me një guxim të madh, Pali diskutoi me këtë qeveritar të shthurur dhe me gruan e tij imorale, për drejtësi, vetëkontroll dhe për gjyqin e ardhshëm. Ata dinin fare pak për drejtësinë personale, si në publik ashtu dhe në jetën e tyre private. Ata ishin të huaj ndaj vetëkontrollit, pasi ishin dëshmitarë të martesës së tyre të keqe. Ata kishin nevojë të paralajmëroheshin për gjyqin e ardhshëm, sepse nëse mëkatet e tyre nuk do të faleshin nëpërmjet gjakut të Krishtit, ata do të zhdukeshin në liqenin e zjarrit.
24:25b, 26Feliksi duket se u prek më tepër se Drusila. Megjithëse ishte i trembur, ai nuk besoi në Shpëtimtarin. Ai nuk mori një vendim për Krishtin por shtyu çështjen me fjalët: “Për tani shko, dhe kur të kem rast, do dërgoj të të thërrasin.” Fatkeqësisht, ky rast nuk erdhi kurrë, me aq sa Bibla na tregon. Por kjo s’ishte dëshmia e fundit e Palit për Feliksin. Guvernatori e thirri atë vazhdimisht gjatë dy vjetëve, kur apostulli ishte i burgosur në Cezare. Aktualisht Feliksi shpresonte që ndonjë mik i Palit do t’i jepte atij ndonjë ryshfet për ta liruar atë.
24:27 Pas dy vjetësh, në vitin 60 e.s. Porc Festi zuri vendin e Feliksit dhe Feliksi duke dashur t’ua bëjë qejfin Judenjve e la Palin në burg në Cezare.
25:1 Porc Festi ishte caktuar guvernator i Judesë nga Perandori Nero në vjeshtën e vitit 60. Cezare ishte qendra politike për provincën romake të Sirisë, pjesë e së cilës ishte Judea. Pas tre ditëve Festi u ngjit nga Cezarea në Jeruzalem, kryeqendra fetare e juridiksionit të tij.
25:2,3 Megjithëse kishin kaluar dy vjet nga burgosja e Palit në Cezare, Judenjtë nuk e kishin harruar atë dhe as urrejtja e tyre për vrasje nuk ishte shuar. Duke menduar që ata mund të ishin në gjendje të fitonin një favor politik nga qeveritari i ri, kryepriftidhenjerëzit kryesorë të Judenjve mbushën veshët e tij me akuza kundër Palit dhe i kërkuan atij që të çohej për gjyq në Jeruzalem. Ndoshta ata menduan se ai duhej të gjykohej përpara sinedrit, por plani i tyre i vërtetë ishte ta nisnin atë në udhëtim dhe ta vrisnin.
25:4,5 Por Festi pa dyshim që ishte i informuar për planin e tyre të mëparshëm për ta vrarë Palin, dhe ishte i informuar për përgatitjet e kryemijëshit në Jeruzalem për ta nisur atë në Cezare. Prandaj ai refuzoi kërkesën e tyre, por u premtoi se do t’u jepte atyre një mundësi për të shpallur çështjen e tyre kundër Palit nëse do të vinin në Cezare.
25:6-8 Pas një qëndrimi mbi dhjetë ditë në Jeruzalem, Festi u kthye në Cezare dhe mblodhi gjyqin ditën tjetër. Judenjtë përshpejtuan sulmin duke sjellë mjaft akuza të rëndakundër Palit, por dështuan të provonin qoftë edhe një prej tyre. Duke parë pafuqinë e tyre, apostulli e kënaqi veten me një mohim të thjeshtë të çdo krimi kundër ligjit, kundër tempullit apo Cezarit.
25:9-11 Për një moment u duk sikur Festi donte të pranonte kërkesën e Judenjve që Pali të çohej në Jeruzalem për gjyq përpara sinedrit. Megjithatë ai s’do ta bënte këtë pa lejen e të burgosurit. Pali mendoi që nëse do të pranonte, ai s’do të arrinte kurrë i gjallë në Jeruzalem. Prandaj ai refuzoi duke thënë që gjykata në Cezare ishte vendi më i përshtatshëm për një gjyq. Nëse ai kishte kryer një krim kundër Perandorisë Romake, ai ishte gati të vdiste për të. Por nëse nuk ishte fajtor për një mëkat të tillë atëherë mbi ç’akuzë ligjore do t’u dorëzohej Judenjve? Duke shfrytëzuar të gjithë të drejtat e një qytetari romak, apostulli Pal shqiptoi fjalët e paharrueshme, “Unë i apelohem Cezarit.”
A ishte i justifikuar Pali duke iu apeluar Cezarit? A nuk duhej t’ia kishte besuar Perëndisë të gjithë çështjen duke refuzuar ai t’i përkulej varësisë së tij në qytetarinë tokësore? A ishte kjo një nga “gabimet e Palit?” Ne s’mund të flasim me bindje. Ajo që ne dimë është që drejtimi i tij tek Cezari vonoi lirimin e tij në këtë kohë dhe që edhe sikur të mos i ishte apeluar atij, ai do të kishte arritur në Romë në ndonjë mënyrë tjetër.
25:12 Festi menjëherë bisedoi me këshilltarët e tij ligjorë për procedurën që duhej të ndiqej në raste të tilla. Ai më pas i tha Palit, ndoshta me një ton provokues.“Ti i je apeluar Cezarit? Tek Cezari do të shkosh.”
25:13 Disa kohë pas kësaj, mbreti Herod Agripa 2 dhe motra e tij Berenike erdhën në Cezare për të uruar Festin për detyrën e tij të re. Agripa ishte i biri i Herod Agripa 1, i cili vrau Jakobin dhe burgosi Pjetrin (Veprat e Apostujve 12). Motra e tij ishte një grua e një bukurie të rrallë. Ndërkohë që historianët japin një reputacion të neveritshëm për të, duke përfshirë lidhjet e saj me të vëllain, Dh.R. është e heshtur në lidhje me karakterin e saj personal.
25:14-16 Gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në Cezare, Festi vendosi t’i thotë Agripës për një problem që kishte hasur me një të burgosur të quajtur Pal. Fillimisht ai i tregoi kërkesën e vrazhdë të Judenjve që të shpallej vendim kundër Palit pa një gjyq formal. Duke e portretizuar veten si një mbikëqyrës dhe mbrojtës i proceseve të drejtësisë, ai i tregoi se si kishte ngulur këmbë për një gjyq në të cilin i pandehuri kishte takuar akuzuesit ballë për ballë dhe ku i ishte dhënë mundësia për të mbrojtur veten.
25:17-19 Kur çështja erdhi në gjyq, Festi zbuloi që i burgosuri nuk ishte fajtor për ndonjë krim kundër Perandorisë. Për më tepër çështja vërtitej në “disa pika mospajtimi për fenë e tyre dhe për njëfarë Jezusi që ka vdekur dhe për të cilin Pali thoshte së është i gjallë.”
25:20-22 Festi më pas e rishikoi këtë ofertë për Palin për të shkuar në Jeruzalem dhe për apelimin e Palit drejtuar Augustit (një titull i Cezarit, jo një emër.). Kjo gjë përbënte një problem. Duke dërguar të burgosurin në Romë, çfarë akuze do të ngrihej kundër tij? Përderisa Agripa ishte një Jude dhe kështu ishte i familjarizuar me çështjet që përfshinin Judaizmin, Festi shpresonte që ai mund të merrte ndonjë ndihmë për përpilimin e ndonjë akuze të përshtatshme.
Duke folur për Shpëtimtarin e botës Festi përdori shprehjen një farë Jezusi. Komenti i Bengelit mbi këtë gjë ia vlen të përmendet, “Kështu flet ky Fest i mjerë për Atë të cilit do t’i përkulet çdo gju.”
25:23 Ditën tjetër u organizua një gjykim formal. Agripa dhe Berenike arritën me shumë madhështi. Ata shoqëroheshin nga tribunët dhe nga paria e qytetit. Atëherë Pali u soll aty.
25:24-27 Edhe njëherë Festi paraqiti historinë e çështjes – kërkesat këmbëngulëse të Judenjve për vdekjen e Palit, pamundësia e Festit për ta gjetur apostullin fajtor për ndonjë krim që meritonte vdekjen dhe më pas kërkesën e Palit për t’iu apeluar Cezarit. Dilema e Festit ishte kjo: Ai ishte detyruar nga kërkesa e Palit për ta dërguar atë tek Nero dhe ende nuk kishte ndonjë bazë ligjore për gjyq. Festi me ndershmëri tha se ai shpresonte që Agripa do të ishte në gjendje ta ndihmonte atë; mbi të gjitha dukej tepër e paarsyeshme të dërgohej një i burgosur pa u treguar akuzat kundër tij. Këto procedura ishin më tepër të një natyre hetimi sesa gjyqi. Judenjtë nuk ishin të pranishëm për të akuzuar apostullin dhe Agripa nuk pritej të jepte një vendim për t’u zbatuar.
26:1-3 Skena përpara nesh është përshkruar mjaft bukur: “një mbret i skllavëruar dhe një i burgosur në fron.” Nga pikëpamja shpirtërore, Agripa ishte një figurë për t’u mëshiruar dhe apostulli ngrihej lart në krahët e besimit, superior ndaj kushteve të tij.
Kur iu dha fjala nga Agripa, Pali shtriu dorën dhe filloi një rrëfim të eksperiencës së tij të krishtere. Fillimisht ai shfaqi kënaqësinë që ishte lejuar ta shfaqte çështjen e tij përpara dikujt që duke qenë Jude, ishte i familjarizuar me zakonet dhe çështjet që ekzistonin midis Judenjve. Parathënia e tij nuk ishte një llomotitje, por një shprehje e mirësjelljes së krishtere dhe e vërteta.
26:4,5 Që në fillim të jetës së tij, Pali ishte një shembull Jude. Judenjtë duhet ta pranonin dhe mund të dëshmonin që Pali kishte ndjekur një rrugë sipas sektit më të drejtë ortodoks, duke qenë një farise besnik.
26:6 Tani ai ishte në gjyq për një krim jo më të madh se fakti që ai ishte kapur pas shpresës së premtimit që u kishte bërë Perëndia etërve Judenj të Dh.V.. Rrjedha e argumentit të Palit këtu është si më poshtë: Në Dhjatën e Vjetër Perëndia bëri një besëlidhje të ndryshme me krerët e Izraelit, si Abrahamin, Isakun, Jakobin, Davidin dhe Salomonin. Besëlidhja kryesore kishte të bënte me premtimin e Mesias, ardhjen e Tij për të çliruar kombin e Izraelit dhe për të mbretëruar mbi tokë. Patriarkët e Dh.V. vdiqën pa parë përmbushjen e këtij premtimi. A do të thotë kjo që Perëndia nuk do t’i përmbahej më besëlidhjes? Sigurisht që jo! Por si do ta bënte Ai këtë kur etërit ishin tashmë të vdekur? Përgjigjja është: “Duke i ringjallur ata prej së vdekurish.” Kështu në një mënyrë të drejtpërdrejtë, apostulli lidh premtimet e bëra shenjtorëve të Dhjatës së Vjetër me ringjalljen e të vdekurit.
26:7 Apostulli i paraqiti të 12 fiset e Izraelit si të zellshëm në shërbim të Perëndisë, që shpresonin ta shihnin premtimin e përmbushur. Referimi 12 fiseve është i rëndësishëm përsa i përket mësimit të rremë që thotë që 10 nga fiset kishin “humbur” që nga robërimi [nga Babilonia]. Përderisa ata ishin shpërndarë midis kombeve Johebrenje, apostulli Pali i pa ata si një popull i veçantë, që i shërbente Perëndisë dhe që priste për Shpëtimtarin e premtuar.
26:8 Ky ishte krimi i Palit! Ai besoi që Perëndia e përmbushi premtimin e Tij bërë etërve duke i ngritur ata prej së vdekurish. Çfarë ishte kaq e pabesueshme tek kjo? Pali pyeti Agripën dhe gjithë ata që ishin me të.
26:9-11 Duke iu kthyer historisë së jetës së tij, Pali përsëriti luftën dhe fushatën e parreshtur që kishte bërë kundër atyre që ndiqnin besimin e krishterë. Me gjithë forcën e tij ai kishte kundërshtuar emrin e Jezusit nga Nazareti. Me pushtet nga krerët e priftërinjve, ai burgosi mjaft të krishterë në Jeruzalem. Kur ata qëndronin para sinedrit ai e jepte gjithmonë votën e tij kundër tyre. Gjithmonë e më shumë ai organizonte dënime për ata që gjente në çdo sinagogë dhe bëri çfarë mundi për t’i detyruar ata të mohonin Zotin e tyre. (Kur thuhet që ai i kishte detyruar {{78}} ata të blasfemonin, s’do të thotë që ia kishte arritur qëllimit, por ai ishte përpjekur ta bënte atë.). Fushata e urrejtjes së Palit kundër dishepujve të Jezusit kishte kaluar nga Jeruzalemi dhe Judea në qytetet e huaja.
26:12-14 Pikërisht në kohën që kishte qenë në një nga këto ekspedita të huaja një eksperiencë transformuese kishte ndodhur në jetën e tij. Ai ishte në rrugën për në Damask, i shoqëruar me letra zyrtare që e autorizonin atë të arrestonte të krishterët dhe t’i kthente në Jeruzalem për dënim. Në mesditë ai ishte ndeshur me një vizion lavdie. Një dritë nga qielli shkëlqeu mbi të, më e shkëlqyeshme se dielli i mesditës. Pasi ai kishte rënë përdhe, dëgjoi një zë që e pyeste: “Saul, Saul, përse më përndjek?” Zëri gjithashtu shtoi fjalët zbuluese: “Është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave [hostenëve].” Gjembat [hostenët] ishin sende mjaft të mprehta, të përdorura për të detyruar kafshët për të ecur përpara. Pali kishte goditur kundër gjembave të ndërgjegjes së tij, por çfarë është më e rëndësishme, kundër zërit bindës së Frymës së Shenjtë. Ai s’kishte për ta harruar kurrë vetpërmbajtjen dhe hirin me të cilin Stefani kishte vdekur. Ai kishte luftuar kundër vetë Perëndisë.
26:15 Pali pyeti, “Kush je ti, Zot?” Zëri iu përgjigj: “Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek.”Jezusi? Si ishte e mundur? A nuk ishte kryqëzuar dhe varrosur Jezusi? A nuk e kishin vjedhur dishepujt trupin e tij dhe e kishin çuar në ndonjë vend të fshehtë? Si mund t’i fliste Jezusi tani aty? E vërteta menjëherë hyri në shpirtin e Palit. Jezusi në fakt ishte varrosur, por ishte ringjallur prej së vdekurish! Ai ishte ngjitur përsëri në qiell prej nga ishte duke i folur tani Palit. Duke persekutuar të krishterët Pali kishte persekutuar Zotin e tyre. Dhe duke persekutuar Atë, ai kishte persekutuar Mesian e Izraelit, Birin e vërtetë të Perëndisë.
26:16 Më pas Pali jep një përmbledhje të porosisë që i kishte dhënë Zoti Jezus Krisht. Zoti i tha atij të ngrihej dhe të rrinte në këmbë. Ai kishte pasur këtë zbulesë të Krishtit në lavdi sepse ai ishte caktuar të ishte një shërbëtor i Zotit dhe një dëshmitar i gjithë asaj që kishte parë atë ditë dhe i të gjithë të vërtetave të besimit të krishterë që do i bëhej e ditur atij.
26:17 Premtimi që Pali do të çlirohej nga Judenjtë dhe Johebrenjtë duhet të kuptohet si një çlirim në përgjithësi [p.sh. nga vdekja] derisa të kryhej detyra e tij.
26:18 Pali do të dërgohej veçanërisht tek Johebrenjtë për t’u hapur sytë atyre, që t’i kthente nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit tek Perëndia. Nëpërmjet besimit tek Zoti Jezus ata do të merrnin faljen e mëkateve dhe një trashëgimi midis të shenjtëruarve. H.K. Downie tregon se si vargu 18 është një përmbledhje e shkëlqyer e asaj çfarë bën Ungjilli:
- Të çliron nga errësira.
- Të çliron nga pushteti i Satanit.
- Të fal mëkatet.
- Të rikthen një trashëgimi të humbur.
26:19-23 Duke u ngarkuar me një detyrë, Pali i shpjegon Agripës që ai nuk ishte i pabindur ndaj vegimit qiellor. Si në Damask dhe në Jeruzalem dhe në mbarë… Judenë dhe më pas ndër Johebrenj ai u predikoi njerëzve që ata duhet të pendohen dhe të kthehen tek Perëndia, duke bërë vepra që provonin realitetin e pendimit të tyre. Kjo ishte ajo që ai po bënte kur Judenjtë e kapën në tempull dhe u përpoqën ta vrisnin. Por Perëndia i dha atij mbrojtje dhe ndihmë dhe ai vazhdoi t’u dëshmojë gjithë atyre që takonte duke u shpallur mesazhin të cilin profetët dhe Moisiu kishin dhënë në Dhjatën e Vjetër. Mesazhi thoshte që Mesia duhej të vuante dhe duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekurish, duhej t’i shpallte dritën Judenjve dhe Johebrenjve.
26:24-26 Duke qenë një Johebre, Festi kishte dështuar plotësisht në ndjekjen e radhës së argumentit të apostullit. Tërësisht në pamundësi për të vlerësuar një njeri që ishte i mbushur me Frymën e Shenjtë, ai me një hov të madh akuzoi Palin që ishte i çmendur si rezultat i studimeve të tepërta. Pa ndonjë irritim apo nxehje, apostulli me qetësi mohoi akuzën dhe theksoi që fjalët e tij ishin ato të së vërtetësdhe të mendjes së shëndoshë. Ai më pas shprehu mirëbesim se mbreti e dinte të vërtetën e asaj që ai po thoshte. Jeta dhe dëshmia e Palit s’ishin të fshehura. Judenjtë dinin gjithçka për të, dhe padyshim që raportimet kishin mbërritur tek Agripa.
26:27 Duke iu drejtuar mbretit, Pali pyeti “O mbret Agripa, a u beson ti profetëve?” E Pali iu përgjigj vetë pyetjes “Unë e di që ti u beson.” Forca e argumentit ishte e pagabueshme. Pali po thoshte në të vërtetë, “unë besoj gjithçka që profetët thanë në Dh.V.. Ti gjithashtu e beson dëshminë e tyre, apo jo Agripa? Atëherë si mund të më akuzojnë Judenjtë për një krim që meriton vdekjen? Ose si mund të më dënosh ti ngaqë besoj atë që dhe ti beson?”
26:28 Që Agripa e ndjeu forcën e argumentit tregohet nga fjalët e tij, “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë.” Megjithatë, është një mospërputhje e konsiderueshme me atë çfarë Agripa donte të thoshte në të vërtetë. Ata që ndjekin traditën e versionit KJ, ndjejnë që mbreti ishte në prag të vendimit për Krishtin. Ata mendojnë që përgjigjja e Palit në vargun 29 e vërteton këtë gjë. Të tjerët mendojnë që Agripa përdori ironi, duke e pyetur Palin kështu, “A mendon se me një bindje të vogël mund të më bësh të krishterë?” Me fjalë të tjera ai po i shmangej presionit të fjalëve të apostullit me një shaka.
26:29 Nëse Agripa po fliste seriozisht apo me shaka, Pali vetë përgjigjet me seriozitet. Ai shpreh dëshirën e tij të zjarrtë, qoftë me pak bindje apo me shumë, si Agripa ashtu edhe të gjithë të tjerët aty, mund të hynin në gëzimet dhe bekimet e jetës së krishterë; që të mund të ndanin të gjitha privilegjet e Palit, që të bëheshin si ai, përveç zinxhirëve. Morgan shkruan:
Ai mund të vdiste për të shpëtuar Agripën, por s’do të vinte mbi të zinxhirët e tij. Ky është krishterimi. Lartësojeni atë, shtojeni atë, zbatojeni atë. Sinqeriteti që persekuton nuk është i krishterë. Sinqeriteti që vdes për të çliruar, por që nuk imponon një zinxhir, është krishterim. {{79}}
26:30-32 Mbreti, qeveritari, Berenike dhe oficerët e tjerë ikën nga dhoma për të biseduar privatisht. Ata ishin të detyruar të pranonin që Pali s’kishte bërë asgjë që meritonte vdekjen apo burgun. Ndoshta me një nuancë keqardhjeje Agripa i tha Festit që nëse Pali s’do t’i ishte apeluar Cezarit do të ishte liruar.
Natyrisht ne çuditemi përse nuk anulohej apelimi për tek Cezari. Nëse një apel i tillë ishte i pandryshueshëm apo jo nuk e dimë, por dimë që ishte qëllimi i Perëndisë që apostulli duhet të shkonte në Romë për gjyq përpara Perandorit (23:11), dhe aty gjen përmbushjen e dëshirës së tij që të ishte në ngjashmëri me vdekjen e Zotit të tij.
I. Udhëtimi i Palit për në Romë dhe mbytja e anijes. (27:1 deri 28:16)
Ky kapitull paraqet sagën [tregimin] drithëruese të udhëtimit të apostullit nga Cezarea për në Maltë, në rrugën për në Romë. Nëse Pali nuk do të kishte qenë një pasagjer, ne s’do të kishim dëgjuar kurrë për udhëtimin ose për mbytjen e anijes. Pjesa është plot me terma të lundrimit prandaj nuk është gjithmonë e thjeshtë të ndiqet.
27:1 Udhëtimi filloi në Cezare. Pali ishte vendosur nën kujdesin e një oficeri të quajtur Jul. Ky centurion i ishte dhënë kohortës Augusta, një pjesë e veçantë e ushtrisë Romake. Si gjithë centurionët e tjerë të përmendur në Dh.R., ai ishte një burrë me karakter superior në mirësi, drejtësi dhe konsideratë për të tjerët.
27:2 Në bord të anijes kishte edhe të burgosur të tjerë që si Pali po çoheshin në Romë për gjyq. Gjithashtu në listën e pasagjerëve ishin emrat e Aristarkut dhe Lukës, dy bashkëudhëtarë të apostullit në udhëtimet e tij të para. Anija në të cilën hipën ata ishte nga Adramiti, një qytet i Misisë në qoshen veriore të Azisë së Vogël. Ishte caktuar të lundronte në veri dhe perëndim, duke bërë ndalesa në portet përgjatë brigjeve të Azisë, provincës perëndimore të Azisë së Vogël.
27:3 Anija lundroi në veri përgjatë bregut të Palestinës duke ndaluar në Sidon, 105 km nga Cezarea. Juli, centurioni i njerëzishëm e lejoi Palin të zbriste në tokë dhe të vizitonte miqtë e tij dhe që ata të kujdeseshin për të.
27:4,5 Nga Sidoni rruga priste qoshen verilindore të Mesdheut, duke kaluar Qipron në të majtë dhe kështu duke pasur avantazhin e anës së ishullit iu mbrojt erës. Edhe pse erërat ishin në të kundërt, anija përshkoi bregun jugor të Azisë së Vogël e më pas lundroi drejt perëndimit duke kaluar Kilikinë dhe Panfilinë derisa arriti në Mirë, një qytet port i Likisë.
27:6Atje centurioni transferoi të burgosurit në një anije tjetër, ngaqë e para s’do mund t’i shpinte deri në Itali; do të lundronte për në bregun perëndimor të Azisë së Vogël, në portin e saj.
Anija e dytë ishte nga Aleksandria, në bregun verior të Afrikës. Ajo kishte 276 njerëz, pasagjerë bashkë me ekuipazhin, dhe një ngarkesë mielli. Nga Aleksandria kishte lundruar për në veri përmes Mesdheut për në Mirë dhe tani po shkonte drejt Italisë.
27:7,8 Për shumë ditë udhëtimi ishte i ngadalshëm, drejt erëve të kundërta. Me vështirësi ekuipazhi e nxori anijen nga porti i Knidit, një port në qoshen jugperëndimore të Azisë së Vogël. Ngaqë era ishte në krah të kundërt, ata u drejtuan në jug dhe lundruan përgjatë anës së mbrojtur lindore të ishullit të Kretës. Duke kaluar përreth kepit të Salmonit, u kthyen drejt perëndimit dhe kapërcyen erëra të rënda derisa erdhën në Limanet e Bukura, një port pranë qytetit Lasea, në qendër të bregut jugor të Kretës.
27:9-10 Por tani një kohë e konsiderueshme ishte humbur për shkak të lundrimit në kushte të pafavorshme. Afrimi i dimrit e bënte udhëtimin akoma më të rrezikshëm. Duhet të ketë qenë fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit, përderisa agjërimi (Dita e Shlyerjes) tashmë kishte kaluar. Pali paralajmëroi ekuipazhin që lundrimi ishte i pasigurtë dhe nëse udhëtimi do të vazhdonte, do të kishte rrezik që ata të humbnin ngarkesën dhe anijen, madje dhe jetën e atyre që ishin në anije.
27:11,12 Megjithatë, timonieri dhe kapiteni i anijes donin të vazhdonin. Centurioni pranoi gjykimin e tyre dhe shumica i mbështeti ata. Ishte vënë re që limani nuk ishte aq i përshtatshëm sa Fenike për të kaluar dimrin. Fenike ndodhej 60 km në perëndim të Limaneve të Bukura, në jugperëndim të Kretës. Limani i saj hapej drejt jugperëndimit dhe veriperëndimit.
27:13-17 Kur filloi të fryjë lehtë juga, marinarët menduan se mund të bënin një distancë më tepër për në Fenike. Ata ngritën spirancën dhe lundruan drejt perëndimit. Më pas një erë e fortë verilindore (euroklidon) {{80}}, goditi mbi ta nga shkëmbinjtë përgjatë bregut. Në pamundësi për të rrotulluar timonin në drejtimin e duhur, ekuipazhi u detyrua ta linte anijen të drejtohej nga vala. Ata po shkonin drejt jugperëndimit në një ishull të vogël që quhej Klaudia {{81}}, 30-45 km nga Kreta. Kur arritën në faqen e mbrojtur të ishullit, kishin vështirësi të siguronin sandalin që kishin rimorkuar. Por më në fund arritën ta ngrinin në bord. Më pas lidhën kabllo rreth trupit të anijes për ta mbrojtur atë nga çarjet që mund të shkaktonin dallgët e mëdha. Ata kishin shumë frikë se mos drejtoheshin për në Sirtë, një gji në bregun e Afrikës që dallohej për cektinat e tij. Për ta shmangur këtë gjë ata ulën velat dhe shkonin andej-këtej.
27:18,19 Pas një dite lundrimi në mëshirën e stuhisë, ata filluan të hidhnin ngarkesën. Ditën e tretë ata hodhën pajisjet e anijes. Padyshim anija kishte futur shumë ujë dhe ishte e nevojshme të lirohej pesha e saj që të mos fundosej.
27:20 Për shumë ditë ata ishin vërtitur pa shpresë pa parë diellin apo yjet, e kështu ishte e pamundur për të ditur se ku ndodheshin. Tashmë shpresa e mbijetesës kishte humbur.
27:21-26 Dëshpërimi theksohej nga urija. Njerëzit s’kishin ngrënë për shumë ditë. Padyshim ata kishin kaluar kohën duke punuar për mbrojtjen e anijes dhe kishin zbrazur ujin. Ndoshta s’kishte mundësi për gatim. Sëmundja, frika dhe shqetësimi ua kishte larguar oreksin. Nuk kishte mungesë ushqimi, por s’kishte as prirje për të ngrënë.
Atëherë Pali u çua mes tyre me një mesazh shprese. Fillimisht ai me butësi u kujtoi atyre që ata s’duhet të ishin nisur nga Kreta. Më pas i siguroi ata që edhe sikur anija të humbiste, aty s’do të kishte humbje jete. Si e dinte ai? Një engjëll i Zotit i ishte shfaqur gjatë natës, duke e siguruar atë që ai do të dilte përballë Cezarit në Romë. Perëndia ia kishte dhënë apostullit të gjithë ata që lundronin me të, në kuptimin që edhe ata do të mbroheshin. Prandaj duhet të merrnin kurajo. Pali besoi që të gjithë do të ishin mirë, edhe pse do të kishte një mbytje të anijes në ndonjë ishull.
A. W. Tozer shkruan mjaft mprehtë:
Kur “juga e lehtë fryu,” anija që mbante Palin lundroi mjaft qetë dhe asnjë në bord nuk dinte kush ishte Pali ose ç’fuqi karakteri fshihej brenda më tepër nga ç’dukej në pamje të jashtme. Por kur stuhia e fuqishme euroklidon shpërtheu mbi ta, madhështia e Palit u bë menjëherë biseda e secilit në anije. Apostulli megjithëse ishte i burgosur, tepër natyrshëm mori drejtimin e mjetit, nxori vendime dhe dha urdhëra që nënkuptonin jetë a vdekje për njerëzit. Mendoj që kriza po i tregonte diçka Palit që as ai vetë nuk e kishte të qartë. Teoria e mrekullueshme u kristalizua menjëherë në një fakt kur goditi stuhia. {{82}}
27:27-29 14 ditë kishin kaluar qëkur ata ishin larguar nga Limanet e Bukura. Ata tani po shtyheshin në një pjesë të Mesdheut, njohur si Adriatik, deti midis Greqisë, Italisë dhe Afrikës. Aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke; ndoshta ata dëgjonin valët që godisnin bregun. Kur për herë të parë matën thellësinë, gjetën 20 pashë thellësi dhe më vonë ishte 15 pashë. Për të mbrojtur anijen nga përplasja ata hodhën katër spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë.
27:30-32 Duke qenë të frikësuar për jetën disa nga detarët komplotuan të dilnin në breg me varkën e vogël. Ata ishin duke ulur sandallen nga anija – duke pretenduar gjoja sikur po hidhnin më shumë spiranca – kur Pali ia raportoi komplotin e tyre centurionit. Pali paralajmëroi se nëse detarët nuk do të qëndronin në bord, pjesa tjetër nuk do të shpëtonte. Atëherë ushtarët i prenë litarët e sandallit dhe e lanë të bjerë poshtë. Kështu që detarët do të përpiqeshin të shpëtonin jetët e tyre ashtu si dhe të të tjerëve.
27:33,34 Phillips i emëron vargjet 33-37, “Mençuria natyrore e Palit.” Për të kuptuar dramën e atij momenti, na duhet të dimë diçka nga tmerri i një stuhie në det. Gjithashtu duhet të kujtojmë që Pali nuk ishte kapiteni i anijes, por thjesht një pasagjer i zënë rob.
Pak para agimit Pali i nxiti njerëzit të hanin, duke u kujtuar se kishin dy javë pa ngrënë. Kishte ardhur koha të hanin; sepse mirëqenia e tyre varej tek ajo. Apostulli i siguroi ata që asnjë fije floku nga kokat e tyre nuk do të humbiste.
27:35 Më pas ai u dha shembullin atyre duke marrë bukën,falënderuar Perëndinë haptazi për të dhe duke ngrënë. Sa shpesh ne ndrydhemi për t’u lutur para të tjerëve. Dhe sa shpesh një lutje e tillë flet më fort se predikimi ynë.
27:36,37 Kështu të inkurajuar, ata morën ushqim. Aty ishin 276 veta.
27:38-41 Pas ngrënies ata e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det. Toka ishte pranë, por ata nuk e shihnin dot. Vendimi ishte ta shtynin anijen drejt bregut sa më pranë që të ishte e mundur. I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det. Më pas zgjidhën litarët e timonit dhe i ulën në pozicion. Duke ngritur velën kryesore, ata u drejtuan nga bregu dhe e drejtuan anijen në tokë në një cektinë që kishte det nga të dyja anët, ndoshta në një kanal midis dy ishujve. Bashi i anijes u zu në rërë, por kiçi filloi të ndahej nga furia e valëve.
27:42-44 Ushtarët ishin të mendimit të vrisnin të burgosurit për të mos i lënë të shpëtonin, por centurioni duke dashur të shpëtonte Palin ua hoqi mendimin. Ai urdhëroi të gjithë që dinin të notonin të dilnin në breg. Pjesës tjetër iu tha të hidheshin mbi dërrasa ose pjesë të tjera të anijes. Në këtë mënyrë gjithë ekuipazhi dhe pasagjerët shpëtuan.
28:1-2 Sapo ekuipazhi dhe pasagjerët arritën në breg, mësuan që gjendeshin në ishullin e Maltës. Disa nga barbarët e ishullit kishin parë mbytjen e anijes dhe dëshmonin se si viktimat kishin luftuar nëpër ujë për të dalë në breg. Ata me mirësjellje bënë një zjarr për të sapoardhurit që ishin të lagur dhe të ftohur si nga deti ashtu dhe nga shiu.
28:3 Kur Pali po ndihmonte në ndezjen e zjarrit, një nepërkë helmuese e pickoi. Me sa duket gjarpri ndodhej midis drurëve. Kur drutë u vendosën mbi zjarr, nepërka menjëherë u ngrit dhe e pickoi apostullin. Ajo iu ngjit në dorë, jo vetëm në kuptimin që ishte përdredhur rreth dorës, por në të vërtetë po e pickonte.
28:4-6 Në fillim banorët vendas menduan që apostulli ishte një vrasës. Edhe pse kishte shpëtuar nga mbytja e anijes, drejtësia po e ndiqte dhe ai shpejt do të fryhej ose do të binte i vdekur. Por kur Pali nuk tregoi asnjë shenjë sëmundjeje nga pickimi i gjarprit, ata ndryshuan mendim dhe vendosën që ai ishte një perëndi. Ky është një ilustrim i gjallë i paqëndrueshmërisë së zemrës dhe mendjes së njeriut.
28:7 I pari i ishullit të Maltës në atë kohë ishte Publiusi. Ai kishte mjaft toka në afërsi të bregut ku kishte ndodhur mbytja. Ky oficer romak i pasur i priti Palin dhe miqtë e tij miqësisht dhe u siguroi pritje për tre ditë, derisa lagje të përhershme të ngriheshin, lagje në të cilat do të kalonin dimrin.
28:8 Mirësjellja e këtij pagani nuk shkoi pa u shpërblyer. Në atë kohë babai i tij u sëmur me ethe dhe dizanteri, Pali i shkoi dhe mbasi u lut, vendosi duart mbi të dhe e shëroi.
28:9,10 Lajmi i kësaj mrekullie shërimi u përhap shpejt nëpër gjithë ishullin. Gjatë tre muajve të tjerë, të sëmurë u çuan tek Pali dhe u shëruan. Njerëzit e Maltës treguan mirësjellje ndaj apostullit dhe Lukës [83] kur ata u larguan, duke i nderuar dhe duke u sjellë mjaft dhurata që do t’u duheshin për udhëtimin për në Romë.
28:11 Pasi tre muajt e dimrit kishin kaluar dhe lundrimi ishte i sigurt përsëri, centurioni me të burgosurit e tij, kaluan në një anije të Aleksandrisë… që kishte dimëruar në ishull. Shenja e kësaj anijeje ishte e Dioskurëve, Kastori dhe Polluksi. Këta mendohej të ishin perënditë e marinarëve.
28:12-14 Nga Malta ata lundruan rreth 120 km për në Sirakuzë, kryeqyteti i Siçilisë, vendosur në bregun lindor të saj. Anija ndaloi aty për tre ditë dhe më pas vazhdoi për në Rexho, në pjesën jugperëndimore të Italisë. Pas një dite fryu një erë jugore e favorshme, duke lejuar ekuipazhin të lundronte 270 km drejt veriut përgjatë bregut perëndimor të Italisë për në Pocuoli, në bregun verior të gjirit të Napolit. Pocuoli ndodhej rreth 225 km në juglindje të Romës. Aty apostujt gjetën vëllezërit e krishterë, me të cilët ishte i lejuar të kalonte një bashkësi për shtatë ditë.
28:15 Ne nuk dimë se si arriti në Romë lajmi i mbërritjes së Palit në Pocuoli. Megjithatë dy grupe të ndryshme vëllezërish u nisën ta takonin atë. Një grup udhëtoi 65 km në juglindje të Romës për në Fori Apian, grupi tjetër udhëtoi 50 km në juglindje për në Tre Tavernat. Pali mori shumë kurajo nga ky demonstrim prekës i dashurisë së shenjtorëve në Romë.
28:16 Me të mbërritur në Romë, Palit iu dha lejë të qëndronte në një shtëpi me një ushtar si roje.
J. Pali në arrest shtëpie dhe dëshmia e tij për Judenjtë e Romës. (28:17-31).
28:17-19 Në përshtatje me politikën e tij të dëshmisë fillimisht për Judenjtë, Pali u dërgoi një ftesë krerëve të tyre fetarë. Kur ata u mblodhën së bashku, në shtëpinë që ai kishte marrë më qera, ai u shpjegoi atyre çështjen e tij. Ai u tha atyre që megjithëse nuk kishte bërë asgjë kundër Judenjve ose zakoneve, përsëri Judenjtë e Jeruzalemit e kishin dorëzuar atë në duarte romakëve për gjykim. Autoritetet Johebrenje nuk mundën të gjenin faj mbi të dhe donin ta lironin, por kur Judenjtë thirrën kundër tij, apostulli ishte i detyruar t’i apelohej Cezarit. Duke bërë këtë apelim ai nuk kishte qëllim të sillte ndonjë ngarkesë kundër kombit Jude. Për më tepër ishte për të mbrojtur vetveten.
28:20 Ishte ngaqë ai ishte i pafajshëm nga çdo krim kundër popullit Jude, që ai kishte thirrur krerë romakë dhe Judenj së bashku. Aktualisht ishte për shpresën e Izraelit që ai ishte lidhur me hekura. Shpresa e Izraelit, siç është shpjeguar më parë, i referohet përmbushjes së premtimit të bërë patriarkëve Judenj dhe pikërisht premtimi i Mesias. Karakteristike për përmbushjen e këtyre premtimeve ishte ringjallja e të vdekurve.
28:21-22 Krerët Judenj thanë që nuk dinin asgjë për apostullin Pal. Ata s’kishin marrë asgjë nga Juda në lidhje me të dhe asnjë nga Judenjtë s’kishte sjellë lajme kundër tij. Megjithatë, ata donin të dëgjonin më shumë nga Pali, sepse e dinin që për besimin e krishterë me të cilin ai ishte lidhur, ishte folur kundër kudo.
28:23 Disa kohë më vonë, një numër i madh i këtyre Judenjve erdhën tek banesa e Palit për të dëgjuar më shumë për të. Ai ia kushtoi vetveten mundësisë për t’u dëshmuar atyre në lidhje me mbretërinë e Perëndisë dhe për t’i bindur ata për gjërat që i përkisnin Jezusit. Duke bërë këtë ai u citoi atyre nga ligji i Moisiut dhe Profetëve, nga mëngjesi deri në mbrëmje.
28:24 Disa besuan mesazhin që ai solli dhe disa nuk besuan. (Nuk besuan është shprehje më e fortë se një dështim i thjeshtë në pranimin e mesazhit. Ajo tregon një kundërshtim pozitiv).
28:25-28 Kur Pali pa edhe njëherë që Ungjilli po kundërshtohej nga kombi Jude, ai citoi Isaia 6:9 dhe 10, ku profetit i ishte ngarkuar të predikonte fjalën një populli zemra e të cilit ishte e ngurtësuar, veshët e të cilit ishin të shurdhër dhe sytë e të cilit ishin të verbër. Apostulli ndjeu edhe njëherë pikëllimin e thellë të predikimit të lajmit të mirë atyre që nuk donin të dëgjonin. Në lidhje me këtë kundërshtim të Judenjve, Pali shpalli që ai ishte duke e çuar Ungjillin tek Johebrenjtë dhe shprehu sigurinë që ata do ta dëgjonin atë.
28:29 Judenjtë që nuk besuan ikën, duke u grindur me njëri-tjetrin. Siç tregon Calvin, citimi i profecisë së Palit kundër atyre i acaroi elementet e paperëndishëm që kundërshtuan Mesian. I ndezi ata me furi kundër këtyre Judenjve që e pranuan Atë. Reformisti [Calvini] jep një zbatim ndihmues:
Përfundimisht do të jetë e kotë për ndonjë të kundërshtojë nga kjo se Ungjilli i Krishtit shkakton pakënaqësi, ndërkohë që është e qartë që këto pakënaqësi lindin vetëm nga kokëfortësi e njerëzve. Dhe vërtet, me qëllim që të gëzojmë paqe me Perëndinë, është e nevojshme për ne të bëjmë luftë me ata që e trajtojnë Atë me përbuzje. {{84}}
28:30 Më pas Pali qëndroi në Romë plot dy vjet, duke jetuar në shtëpinë që kishte marrë me qera dhe duke pritur vizitorë që vinin pa pushim. Ndoshta gjatë kësaj kohe ai shkroi Letrat drejtuar Filipianëve, Efesianëve, Kolosianëve dhe Filemonit.
28:31 Ai gëzoi një kohë të konsiderueshme lirie, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezus Krisht me shumë liri dhe pa ndalim.
Kështu mbyllet libri Veprat e Apostujve. Disa mendojnë që mbaron me një ndërprerje të çuditshme. Megjithatë modeli i paraqitur në fillim është përmbushur. Ungjilli arriti në Jeruzalem, Jude, Samari dhe tani në botën e Johebrenjve.
Ngjarjet në jetën e Palit pas mbylljes së Veprave mund të përfundohen nga shkrimet e tij të mëvonshme.
Në përgjithësi besohet që pas dy vjetëve të tij në Romë, çështja e tij erdhi përpara Neros dhe vendimi ishte për pafajësi.
Ai më pas u nis në çfarë është bërë si Udhëtimi i tij i Katërt Misionar. Vendet të cilat ai ka të ngjarë të ketë vizituar në këtë udhëtim, edhe pse jo nën këtë renditje ishin:
- KOLOSEU dhe EFESI (Filem.22).
- MAQEDONIA (1 Tim. 1:3; Filip.1:25; 2:24).
- EFES (1 Tim. 3:14).
- SPANJA (Rom. 15:24).
- KRETA (Tit. 1:5).
- KORINT (2 Tim. 4:20).
- MILET (2 Tim. 4:20).
- Dimri i kaluar në NIKOPOLIS (Titit 3:12).
- TROAS (2 Tim. 4:13).
Ne nuk kemi informacion se përse, ku apo kur u arrestua Pali, por ne dimë që ai u soll në Romë si një i burgosur për herë të dytë. Ky burgim ishte shumë më i egër se i pari. (2 Tim. 2:9). Ai u braktis nga shumica e shokëve (2 Tim. 4:9-11) dhe dinte që koha e vdekjes i ishte pranë (2 Tim. 4:6-8).
Tradita thotë që atij iu pre koka jashtë Romës në vitin 67 ose 68. Për panegjirikun e Palit lexoni fjalët e tij në e 2 e Korintasve 4:8-10, 6:4-10 dhe 11:23-28 bashkë me komentarin tonë në këto përmbledhje inkurajuese.
MBI MESAZHIN E VEPRAVE
Pas leximit të librit të Veprave të apostujve, është mirë të rishohim principet dhe praktikimet e të krishterëve të parë. Çfarë i karakterizonte besimtarët si individë dhe kishat lokale anëtarë të së cilave ishin ata?
Fillimisht, është e qartë që të krishterët e shekullit të parë jetuan në radhë të parë për interesat e Zotit Jezus. Arsyeja kryesore për ekzistencën e tyre ishte të dëshmonin për Shpëtimtarin dhe ata iu kushtuan kësaj detyre me gjithë energjinë e tyre. Në një botë e cila ishte e zënë në një luftë të çmendur për mbijetesë, ishte një bërthamë e fortë dishepujsh të zellshëm që kërkuan më parë mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij. Për ta gjithçka tjetër ishte e varur në këtë thirrje të lavdishme.
Jowet shkruan me adhurim:
Dishepujt u pagëzuan me… një entuziazëm të shenjtë dhe përvëlues marrë nga altari i Perëndisë. Ata kishin këtë zjarr qendror nga i cili merr fuqinë e vet çdo qëllim tjetër dhe çdo zotësi në jetë. Ky zjarr në shpirtin e apostujve ishte si një zjarr furnalte në një anije të madhe dhe që e drejton atë nëpërmes furtunave dhe nëpërmes thellësisë ziliqare dhe gllabëruese. Asgjë s’mund t’i ndalë këta njerëz! Asgjë s’mund të pengojë ecjen e tyre… Një urdhërues i fuqishëm kumbon nëpër gjithë veprat e tyre dhe në gjithë fjalën e tyre. Ata kanë nxehtësi dhe kanë dritë sepse u pagëzuan nga fuqia e Frymës së Shenjtë. {{85}}
Mesazhi që ata predikuan u përqendrua në ringjalljen dhe lavdinë e Zotit Jezu Krisht. Ata ishin dëshmitarët e një Shpëtimtari të ringjallur. Njerëzit e vranë Mesian, por Perëndia e ringjalli Atë prej së vdekurish dhe i dha Atij vendin e nderit në qiell. Çdo gju duhet të përkulet para Tij, i cili është njeriu i lartësuar në dorën e djathtë të Perëndisë. S’ka asnjë rrugë tjetër shpëtimi.
Në një mjedis urrejtjeje, hidhërimi dhe lakmie, dishepujt treguan dashuri për të gjithë. Ata iu përgjigjën persekutimit me mirësjellje dhe u lutën për ata që i sulmonin. Dashuria ndaj të krishterëve të tjerë i detyroi armiqtë e tyre të thoshin, “shikoni si e duan njëri-tjetrin këta të krishterë!”
Ne marrim përshtypjen e veçantë që ata jetuan mes sakrificash për të përhapur Ungjillin. Ata nuk i panë të mirat materiale si gjëra të tyre, por si një administrim nga Perëndia. Kudo ku kishte nevojë kishte mbërritje të menjëhershme të mirash për të përballuar nevojën.
Armët e luftës së tyre nuk ishin mishërore, por të fuqishme nëpërmjet Perëndisë për të rrëzuar fortesa. Ata kuptuan që nuk ishin duke luftuar kundër krerëve fetarë apo politikanëve, por për më tepër kundër fuqisë djallëzore në vendet qiellore. Kështu ata bënë përpara të armatosur me besim, lutje dhe fjalën e Perëndisë. Ndryshe nga Islami, Krishterimi nuk u rrit nëpërmjet përdorimit të forcës.
Këta të krishterë të parë jetuan të ndarë nga bota. Ata ishin në të por jo prej saj. Ata kishin kontakt aktiv me jobesimtarët për sa i përket ungjillit, por nuk bënë kompromis me besnikërinë e tyre ndaj Krishtit duke u marrë me kënaqësitë e mëkatshme të botës. Si shtegtarë dhe të huaj, ata udhëtuan në një tokë të huaj duke kërkuar të ishin një bekim për të gjithë pa marrë pjesë në ndotjen dhe korruptimin e tyre.
A u morën ata me politikë apo a kërkuan të rregullonin të këqijat sociale të ditës? Botëkuptimi i tyre ishte që të gjithë sëmundjet dhe abuzimet në botë lindnin nga natyra mëkatare e njeriut. Për të ndrequr të këqijat, duhet të arrish tek shkaku. Reformat politike dhe sociale trajtojnë simptomat pa ndikuar në vetë sëmundjen. Vetëm Ungjilli mund të arrijë në zemrën e çështjes, duke ndryshuar natyrën e keqe të njeriut. Dhe kështu ata nuk ishin të zhvendosur në ndreqjet dytësore. Ata predikuan Ungjillin në kohë e pa kohë. Kudo që shkonte Ungjilli plagët e qelbëzuara eliminoheshin dhe zvogëloheshin.
Ata nuk çuditeshin kur binin në persekutime. Ata ishin mësuar që ta prisnin atë. Në vend që të merrnin hak për veten, ata ia lanë çështjen e tyre Perëndisë, i cili gjykon me drejtësi. Në vend që të kërkonin t’u largoheshin sprovave, ata u lutën për guxim për t’ia shpallur Krishtin gjithë atyre me të cilët takoheshin.
Synimi përpara dishepujve ishte ungjillizimi i botës. Për ta nuk kishte ndarje midis misioneve në atdhe apo vende të huaja. Fusha ishte bota. Aktiviteti i tyre ungjillizues nuk ishte një fund në vetvete, kjo do të thotë që ata nuk kënaqeshin vetëm duke i drejtuar shpirtrat tek Krishti dhe më pas t’i linin ata të përpëliteshin pa fryt në vetvete. Për më tepër të kthyerit në besim mblidheshin në kuvende lokale të krishtera. Këtu atyre u mësohej Fjala, rriteshin në lutje dhe kështu forcoheshin në besim. Më pas ata thirreshin të shkonin me mesazhin tek të tjerët.
Ky krijim i kishave lokale i dha qëndrueshmëri punës dhe siguroi arritjen e Ungjillit në vende të tjera përreth. Këto mbledhje ishin indigjene, d.m.th. ato qeveriseshin vetë, përhapeshin vetë dhe financoheshin vetë. Çdo asamble ishte e pa varur nga kishat e tjera, por përsëri ishte bashkësia e Frymës mes tyre. Çdo asamble kërkonte të riprodhonte asamble të tjera në territoret e afërta. Dhe secila financohej nga brenda. Nuk kishte ndonjë pasuri qendrore nga organizata burimi.
Asambletë ishin kryesisht strehime shpirtërore për besimtarët më tepër sesa qendra për t’iu afruar të pashpëtuarve. Aktivitetet e kishës përfshinin thyerjen e bukës, adhurimin, lutjen, studimin e Biblës dhe bashkësinë. Takimet e Ungjillit nuk mbaheshin në asamble aq sa kudo ku kishte mundësi për t’iu drejtuar të pashpëtuarve – në sinagoga, në rrugët e tregut, në rrugë, në burgje dhe nga shtëpia në shtëpi.
Kishat nuk takoheshin në ndërtesa të veçanta të ngritura qëllimisht, por në shtëpitë e besimtarëve. Kjo gjë i dha një mundësi lëvizjeje kishës në kohët e persekutimit, duke e lejuar atë të “shkonte në strehimet e nëndheshme” shpejt dhe pa vështirësi.
Në fillim s’kishte sekte. Të gjithë besimtarët njiheshin si anëtarë të trupit të Krishtit dhe çdo kishë lokale si një shprehje e kishës universale. Asnjë njeri nuk kishte të drejta të veçanta përsa i përket mësimit, predikimit, pagëzimit ose administrimit të Darkës së Zotit. Ata ishin në dijeni të faktit që çdo besimtar kishte disa dhunti dhe që kishte liri për ushtrimin e asaj dhuntie.
Atyre që u ishte dhënë dhuntia e të qenurit apostull, profet, ungjilltar, bari dhe mësues nuk kërkonin ta vendosnin veten si zyrtarë të pavarur në një kishë. Detyra e tyre ishte të ndërtonin shenjtorët në besim kështu që edhe ata të mund të ishin në gjendje t’i shërbenin çdo ditë Zotit. Njerëzit me dhunti, të periudhës së Dh.R. ishin të pajisur për punën e tyre nga një vajosje e veçantë e Frymës së Shenjtë. Kjo shpjegon përse disa njerëz të pamësuar dhe të zakonshëm ushtronin një ndikim të madh në kohën e tyre. Ata nuk ishin “profesionalë” në kuptimin që ne mendojmë mbi këtë termë sot, por që predikues të pamësuar me zjarr e zell nga lart.
Shpallja e mesazhit në librin e Veprave shoqërohej shpesh nga mrekulli, shenja, çudi dhe dhunti të ndryshme të Frymës së Shenjtë. Ndërkohë që këto mrekulli duken më të theksuara në kapitujt e parë, ato vazhdojnë deri në fund të librit.
Pasi një kishë lokale ishte në veprim, apostujt ose përfaqësuesit e tyre caktonin pleq – burra që ishin kujdestarë shpirtërorë. Këta burra ishin barinj të kopesë. Kishte disa pleq në çdo kishë.
Emri “dhjak” nuk është përdorur për ndonjë zyrtar të veçantë të kishës në librin e Veprave. Megjithatë forma e foljes së fjalëve është përdorur për të përshkruar shërbesën e bërë për Zotin, qoftë shpirtërore apo tokësore.
Besimtarët e parë praktikuan pagëzimin me zhytje. Përshtypja e përgjithshme është që besimtarët pagëzoheshin menjëherë pas kthimit në besim. Ditën e parë të javës dishepujt mblidheshin së bashku për të kujtuar Zotin me thyerjen e bukës. Kjo shërbesë ndoshta nuk ishte aq formale sa ç’është sot. Dukej se ajo bëhej në lidhje me një ushqim të zakonshëm ose një gosti dashurie.
Kisha e hershme i ishte dedikuar lutjes. Ishte rruga e jetës me Perëndinë. Lutjet ishin të sinqerta, me besim dhe të zjarrta. Dishepujt gjithashtu agjëronin me qëllim që fuqitë e tyre të përqendroheshin në çështjet shpirtërore pa tërheqje nga gjërat e tjera apo nga gjendja e gjumit.
Ishte pikërisht pas lutjes dhe agjërimit kur profetët dhe mësuesit në Antioki urdhëruan Saulin dhe Barnabën në një program të veçantë misionar. Të dy këta burra i kishin shërbyer Zotit për një kohë para kësaj ngjarjeje. Urdhërimi nuk ishte një urdhër zyrtar, por një pohim i krerëve të Antiokisë që Fryma e Shenjtë i kishte thirrur ata. Kjo ishte gjithashtu një shprehje e një bashkësie me zemër të plotë e asamblesë në punën që Barnaba dhe Sauli ishin duke ndërmarrë.
Ata që shkonin në shërbim ungjillor nuk kontrolloheshin nga asambleja mëmë në këtë shërbesë. Ata ishin të lirë të shërbenin ashtu si i drejtonte Fryma e Shenjtë. Por ata raportonin në Kishën mëmë bekimin e Perëndisë në punën e tyre.
Në përputhje me këtë, Kisha nuk ishte një kompleks tepër i organizuar, por një organizëm i gjallë që lëvizte me bindje të përhershme ndaj drejtimit të Zotit. Kreu i kishës, Krishti në qiell, drejtoi anëtarët dhe ata kërkuan të mbanin vetveten të mësuar, në lëvizje dhe të dhembshur. Kështu në vend që të gjejmë një të palëvizshëm të shërbesës në librin e Veprave, ne gjejmë një rrjedhshmëri, një mungesë të ngurtësisë. P.sh., nuk kishte ndonjë rregull të patundshëm se sa kohë duhet të kalonte një apostull në një vend. Në Thesaloniki Pali mund të ketë qëndruar tre muaj, por në Efes ai qëndroi tre vjet. Gjithçka varej tek koha që duhej për ndërtimin e shenjtorëve që ata të mund të vazhdonin vetë shërbesën e krishterë.
Ka disa që mendojnë se apostujt e përqendronin vëmendjen e tyre në qytetet e mëdha, të varur në kishat e formuara aty për t’u shpërndarë nëpër rrethina. Por a është kjo gjë e vërtetë? A kishin apostujt një strategji të tillë të fiksuar? Apo ndoqën urdhëresat nga Zoti nga dita në ditë – qoftë në qendra të rëndësishme apo fshatra.
Sigurisht një nga përshtypjet kryesore që marrim nga Veprat është që besimtarët e parë pritën dhe u varën në drejtimin e Zotit. Ata kishin braktisur gjithçka për hir të Krishtit. Ata s’kishin asgjë dhe askënd, por vetë Zotin. Kështu ata panë tek Ai për drejtim çdo ditë dhe nuk mbetën të zhgënjyer.
Duket që ishte praktikë e të krishterëve shëtitës e punëtorë të udhëtonin në çifte. Partneri ishte shpesh një punëtor më i ri që do të shërbente si nxënës. Apostujt gjithmonë kërkonin të rinj plot besim të cilët mund të dishepullonin.
Në atë kohë shërbëtorët e Zotit mbaheshin vetë, p.sh. Pali duke punuar si çadër bërës. Në kohë të tjera ata mbaheshin nga dhurata dashurie dhënë nga individë apo kisha.
Një përshtypje tjetër është që ata që ishin drejtues shpirtërorë njiheshin si të tillë nga të shenjtët që punonin me ta. Ishte Fryma e Shenjtë që i forconte ata të flisnin me autoritet. Dhe ishte i njëjti Frymë që u jepte besimtarëve të tjerë instinktin e vërtetë shpirtëror për ta pranuar këtë autoritet.
Dishepujt i bindeshin autoritetit njerëzor deri në një pikë. Ajo pikë arrihej kur atyre u ndalohej të predikonin Ungjillin. Atëherë ata i bindeshin më shumë Perëndisë se sa njeriut. Kur dënoheshin nga autoritetet civile ata e duronin dënimin pa qëndresë, pa komplotuar kundër qeverisë.
Ungjilli iu predikua në fillim Judenjve e pas refuzimit të mesazhit nga kombi i Izraelit lajmi i mirë u shkoi Johebrenjve. Urdhëri “Judenjve në fillim” u përmbush historikisht në librin e Veprave. Judenjtë sot janë në të njëjtën bazë si Johebrenjtë përpara Perëndisë – s’ka ndryshim “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.”
Ishte një fuqi e jashtëzakonshme në lidhje me shërbesën e kishës së hershme. Edhe pse kishin frikë nga Perëndia, nuk rrëfenin lehtë që ishin të krishterë. Mëkati në kishë doli shpejt në dritë dhe u dënua nga Perëndia në disa raste, p.sh. Anania dhe Safira.
Një bindje tjetër që buron nga studimi i Veprave është kjo. Nëse ne do të ndiqnim shembullin e kishës në fillim për besim, sakrificë, devotshmëri dhe shërbesë të palodhur, bota ungjillizohet në brezin tonë.
[[47]] (9:36-38) Tabitha në gjuhën Aramaike dhe Dorka në greqisht për fjalën Gazelë.[[47]] [[48]] (10:1,2) Ryrie, Acts, fq 61.[[48]] [[49]] (10:3-8) Ishte e këshillueshme për një lëkurëregjës të punonte jashtë kufijve të qytetit. Pranë detit ishte vendi më i përshtatshëm për të.[[49]] [[50]] (11:20-21) Në Dh.R. “Helenistë” zakonisht nënkupton Judenj grekë, por këtu mund të jetë vetëm Grekë, d.m.th. Johebrenj. Vini re tekstin: Vargu 19, “duke e shpallur Fjalën vetëm tek Judenjtë.” Vargu 20, “gjithashtu edhe tek Johebrenjtë.”[[50]] [[51]] (11:25-26) James A. Steward, Evangelism, fq 100, 101.[[51]] [[52]] (12:25) Si teksti Aleksandrian (NU) ashtu edhe teksti Majority (M) shkruajnë “për në Jeruzalem.” Ngaqë Barnaba dhe Sauli janë përsëri në Antioki në 13:1, ka mundësi që disa shkribë të kishin bërë rregullimin nga “për në” në “nga.”[[52]] [53] (13:3) Donald Grey Barnhouse, The Measure of Your Faith, libri 69, fq 21.[[53]] [54] (13:7-8) Në versionin KJ vargu 7, Sergj Pali është quajtur një “deputet,” por më saktë titulli i tij ishte “prokonsull.” Luka tregoi se kishte një njohuri të saktë të emrave zyrtarë që ishin atëherë të njohur në Perandorinë Romake. Kështu në greqisht ai i quajti magjistratat në Filipi strategoi, latinisht preators (16:20) dhe i identifikoi oficerët si rhabdouchoi, latinisht, lictors (16;35). Ai i quajti drejtuesit e Thesalonikit si politarchs (17:6), ndërsa në Efes mjaft saktë i shqoi ata si asiarchs (19:31).“Të gjithë këta ishin autoritete lokale në qytete të ndryshme, guvernatori romak, ose prokonsulli, ishte drejtues mbi ta në çdo fushë. Atëherë Luka duke i dhënë secilit emrin e duhur në këto qytete të ndryshme, tregon që ai dinte mirë këto gjëra dhe kjo shton më tepër besimin që ai ishte një historian besnik.”- C. E. Stuart, Tracing from the Acts of the Apostles, fq 272.[[54]] [[55]] (13:19-22) Shih Kelly, Acts, fq 185, 186 për një diskutim të problemit kronologjik dhe të tekstit.[[55]] [[56]] (13:48) Charles R. Erdman, The Epistle of Paul to the Romans, fq 109.[[56]] [[57]] (14:4-7) Fjala këtu është e njëjtë me “misionarët.”[[57]] [[58]] (14:10-12) Këta emra grekë janë përdorur në tekstin origjinal. Teksti 1611 përdor Jupiter dhe Mërkur emrat Latinë të këtyre perëndive.[[58]] [[59]] (14:19-20) Kelly, Acts, fq 202.[[59]] [[60]] (14:21) Erdman, Acts, fq 109.[[60]] [[61]] C.A.Coates, An Outline of Luke’s Gospel, fq 254.[[61]] [[62]] (15:20) Disa mendojnë që katër gjërat e ndaluara na çojnë pas tek Levitiku 17 dhe 18 si më poshtë: gjërat e kushtuara idhujve (17:8,9); imoralitet seksual- jo vetëm shkelje kurore dhe poligami (18:20), homoseksualitet (18:22) dhe kafshëri (18:23), por gjithashtu martesa nga i njëjti gjak (18:6-14) qoftë edhe krushqi (18:15-16); ngrënia e gjërave të mbytura (17:15); ngrënia e gjërave me gjak (17:10-12). Besimtarët Judenj mund të ofendoheshin nëse shihnin besimtarët Johebrenj duke i shkelur këto rregulla (Veprat e Apostujve 15:21).[[62]] [[63]] (16:6-8) Ryrie, Acts, fq 88, 89.[[63]] [[64]] (16:9) James Stalker, Life of St. Paul, fq 78.[[64]] [[65]] (16:19-24) A.J. Pollock, The Apostle Paul and his Missionary Labors, fq 56.[[65]] [[66]] (16:25) G. Cambell Morgan, The Acts of the Apostles, fq 389,390.[[66]] [[67]] (17:2,3) Disa besojnë që Pali kaloi tre muaj në Thesaloniki, megjithëse ai mësoi në sinagogë vetëm për tre të shtuna.[[67]] [[68]] (17:16) William Arnot, The Church in the House: A Series of Lessons on The Acts of The Apostles, fq 379ff.[[68]] [[69]] Disa besojnë që mësimi ndodhi në oborret e tempullit.[[69]] [70] A.B.Simpson, dokumentacioni mungon.[[70]] [[71]] (18:2,3) Dinsdale T.Young, Neglected People of the Bible, fq 232,233.[[71]] [[72]] (18:18) Pjesorja për “prerjes së flokëve” bie në fjalinë pas “Akuilës” dhe s’ka lidhje me “Palin” në origjinal (v 18 është një fjali e vetme në greqisht).[[72]] [[73]] (19:8) Stuart, Tracings, fq. 285.[[73]] [[74]] (19:15,16) F.B.Meyer, cituar nga W.H. Aldis, The Keswick Convention 1934. fq. 60.[[74]] [[75]] (19:23-37) Diana është në Latinisht për Artemisën në Greqisht, perëndia e pjellorisë,[[75]] [[76]] (21:23,24) Grant, “Acts,” fq 147.[[76]] [[77]] (22:14-16) Megjithëse fjala “nëpërmjet” nuk është në tekstin këtu, zakonisht nënkuptohet. Si një parafrazë: “Çohu (anastas) dhe pagëzohu (baptizai); dhe ji i larë nga mëkatet e tua (apolousai) duke thirrur (epikalesamenos) emrin e Zotit.” [[77]] [[78]] (26:9-11) Koha e foljes në greqisht është e pakryer “i kam detyruar të blasfemojnë…”[[78]] [[79]] (26:29) Morgan, Acts, fq 528.[[79]] [[80]] (27:13-17) teksti NU lexon Euraquilon.[[80]] [[81]] (27:13-17) Teksti NU lexon Cauda.[[81]] [[82]] (27:21-26) A.W. Tozer, That Incredible Christian, fq 134.[[82]] [[83]] (28:9-10) Është të paktën e mundshme që Luka të ketë përdorur aftësinë e tij si mjek përkrah dhuntisë së Palit për shërim. Nëse Perëndia nuk do ta aprovonte profesionin e mjekut Ai nuk do të kishte zgjedhur një mjek për të shkruar 28% të Dhjatës së Re (Luka-Veprat)![[83]] [[84]] (28:29) John Calvin, The Acts of the Apostles, II:314. Teksti NU lë jashtë vargun 29.[[84]] [[85]] J.H. Jowet, Things that Matter Most, fq 248.[[85]]
BIBLIOGRAFI
Arnot, William. The Church in the House: A Series of Lessons on the Acts of the Apostles. New York: Robert Carter & Brothers, 1873.
Blaiklock, E.M. The Acts of the Apostles, TBC. Grand Rapids: Wm. B. Erdmans Publishing Company, 1977.
Calvin, John. The Acts of the Apostles, 2 vols. Grand Rapids: Wm. B. Erdmans Publishing Company, 1977.
Erdman, Charles R. The Acts. Philadelphia: The Westminister Press, 1919.
Kelly, William. An Exposition of the Acts of the Apostles. London: C.A. Hammond, 1952.
Martin, Ralph. Understanding the New Testament: Acts. Philadelphia: A.J. Holman Company, 1978.
Morgan, G. Cambell. The Acts of the Apostles. New York: Fleming H. Revell Co., 1924.
Rackham, R.B., The Acts of the Apostles. London: Methuen, 1901.
Ryrie, Charles Caldwell. Acts of the Apostles. Chicago: Moody Press, 1961.
Stuart, C.E., Tracings from the Acts of the Apostles. London: E. Marlburough and Company, n.d.
.