DISKUTIME TË SHUMTA me njerëz në mbarë botën zbulojnë se shumë të krishterë të sinqertë dhe që e besojnë Biblën janë «kalvinistë» sikur të mos kishte asnjë alternativë tjetër. Duke menduar se alternativa e vetme është midis kalvinizmit (me doktrinën e tij të hamendësuar të sigurisë së përjetshme) dhe arminianizmit (me mësimin e tij se shpëtimi mund të humbasë) dhe të sigurt për premtimin e Krishtit për të ruajtur përjetësisht ata që besojnë në Të, ata e konsiderojnë veten kalvinistë.Mjaftojnë vetëm disa pyetje të thjeshta për të zbuluar se pjesa më e madhe e kalvinistëve janë shumë në padijeni për atë që Xhon Kalvini (John Calvin) dhe ndjekësit e tij të hershëm të shekujve gjashtëmbëdhjetë e shtatëmbëdhjetë besonin e praktikonin. Ata gjithashtu nuk kuptojnë plotësisht atë që besojnë pjesa më e madhe e kalvinistëve të sotëm.
Edhe pse ka variante të diskutueshme të doktrinës kalviniste, midis ithtarëve kryesorë të saj (të cilët do t’i citojmë në kontekstin e duhur) ka një pranim të përgjithshëm për disa besime thelbësore. Shumë ungjillorë të cilët mendojnë se janë kalvinistë do të çuditen kur të mësojnë për besimin e Kalvinit në shpëtimin përmes pagëzimit të foshnjave dhe për sjelljen e tij vulgare dhe jo të krishterë, ndonjëherë, si «papa protestant» i Gjenevës, në Zvicër.
Megjithatë, më tronditës është shtrembërimi kalvinist i Perëndisë i cili «është dashuri». Lutja jonë është që ky vëllim t’u mundësojë lexuesve të shqyrtojnë më me kujdes çështjet jetësore dhe të ndjekin Fjalën e Shenjtë të Perëndisë dhe jo atë të njeriut.
BOTIMI I PARË i këtij libri u prit me shumë kundërshtime dhe kritika nga kalvinistët. Në këtë botim të zgjeruar e të përmirësuar jam përpjekur t’u përgjigjem këtyre kritikave.
- Dave Hunt
1 PËRSE KY LIBËR?
•Çështje e një rëndësie të madhe • Përhapje agresive • Një sfidë për të mos hapur gojën
2 A ËSHTË REZERVUAR ARSYETIMI BIBLIK PËR NJË ELITË?
•A është kalvinizmi kaq i vështirë për t’u kuptuar? • Siguria e përpikërisë dhe paanësisë • Një thirrje për diskutim të hapur • Arsyeja më bindëse • Përballja me një dilemë të vërtetë
3 XHON KALVINI DHE VEPRA «PARIMET»
•Ç’pjesë zë Kalvini në kalvinizëm? • Ç’pjesë zë katolicizmi në kalvinizëm? • Jeta e hershme dhe konvertimi • «Parimet» e Kalvinit • Elementët bazë: Sovraniteti dhe paracaktimi • Shthurja dhe «misteri»
4 LIDHJA E HABITSHME KATOLIKE E KALVINIZMIT
•Agustini dhe përdorimi i forcës • Ndikimi mbizotërues i Agustinit • A është me të vërtetë kalvinizmi një besim protestant? • Të marrësh nga një burim i ndotur • Një kundërshtim i habitshëm • Roli i Vulgatës latine • Bibla e Gjenevës, Bibla e mbretit Xhejms dhe kredoja protestante • Bibla e Re Studimore e Gjenevës dhe e vërteta e Reformimit • Domosdoshmëria për të qartësuar pështjellimin
5 «KRISHTERIMI» DETYRIMISHT I PAPËRBALLUESHËM
•Nga Konstandini te Agustini • Nga Agustini te Kalvini • Kthimi triumfues i Kalvinit • Tirania në Gjenevë • Mos i zër rrugën Dr. Kalvinit! • Sjellje e paarsyeshme • Humbja e qëllimeve të mira • Dëshpërimi i «perëndishmërisë» së detyruar • Servetusi: Kryeheretiku • Tortura dhe djegia e Servetusit • Përpjekjet e shfajësimeve të dështuara • Vetëshfajësimet e Kalvinit • A pajtohet jeta e krishterë me kulturën?
6 ARMINIUSI, DORTI, UESTMINSTERI DHE PESË PIKAT
•Krahasimet e karakterit dhe sjelljes • Arminiusi dhe mësimet e tij • Ndarja me kalvinizmin • Arminianizmi dhe kishat e shtetit • Sinodet, asambletë, këshillat dhe rrëfimet • Pesë pikat arminiane • Rritja e polemikës • Sinodi i madh i Dortit (Dordrecht) • Frytet e Sinodit të Dortit • Asambleja Uestminster • Mësime për t’u mësuar • Përkufizimi i kalvinizmit
7 SHTHURJA TOTALE
•Mungesa e pamohueshme e arsyes nga kalvinizmi • Shthurja e njëjtë me paaftësinë? • Çfarë aftësie duhet për të pranuar një dhuratë? • Të lindësh sërish përpara shpëtimit? • Pasojat shqetësuese • Cili vjen në fillim, shpëtimi apo besimi? • Mbështetje biblike për shthurjen totale? • A ka ndonjë paragjykim në veprim? • A është Perëndia i sinqertë? • Mospërputhja e Kalvinit • Përballë një zgjedhjeje
8 ÇËSHTJA SOLEMNE: KARAKTERI I PERËNDISË
•Zgjedhja dhe përgjegjësia njerëzore • Çfarë Perëndie është ky? • Një çështje jo sovraniteti por karakteri • Jo një çështje detyrimi • Përse hahet Perëndia me njeriun? • Të zënë në një labirint kundërshtimesh
9 E VËRTETA RRETH SHTHURJES NJERËZORE
•Kur fjala «të gjithë» nuk i përfshin «të gjithë»? • Dy pikëpamje kontradiktore • Kur shthurja nuk është totale? Përsëri veshjet e perandorit? • Kur je i vdekur, a je i vdekur? • Larat e leopardit, ngjyra e lëkurës së njeriut – si mëkati? • «Besimi yt të shpëtoi» • Pështjellim i thjeshtë rreth paaftësisë
10 NJË SOVRANITET I SHTREMBËRUAR
•Një zell për t’u lavdëruar, por i gabuar • Liri për t’u rebeluar, por jo për t’u penduar? • Përballja me një dallim jetësor • Dëgjo çfarë thotë Kalvini dhe kalvinistët • Kufizimi i Perëndisë • Një pozicion i paarsyeshëm • A është ky Perëndia i Biblës? • Sovranitet i pamëshirshëm
11 SOVRANITETI DHE VULLNETI I LIRË
•Një kontradiktë serioze • Ç’mund të themi për Efesianëve 1:11? • Një dallim i rëndësishëm • Çfarë nuk mund të bëjë një Perëndi sovran • Perëndia as nuk tundon as nuk tundohet • Çfarë nuk mund të bëjë Perëndia për të shpëtuar njeriun • Vullneti i lirë nuk bie ndesh me sovranitetin e Perëndisë • Le t’i vëmë pikat mbi i
12 PARANJOHJA DHE VULLNETI I NJERIUT
•Krijuesi dhe krijimi • Mbrojtja e vazhdueshme e Perëndisë • Problemi i së keqes • Pse nuk i ndalon Perëndia vuajtjet dhe të keqen? • Pasojat praktike të mohimit të vullnetit të lirë • Pasojat e tmerrshme të «sovranitetit» kalvinist • Dashuria: Përbërësi që mungon • Përpjekjet e «shpjegimeve» të dështuara • Dallimi i paranjohjes nga paracaktimi • Paranjohja si provë • Ç’mund të themi për vullnetin e njeriut? • Pështjellim atje ku nevojitet qartësim • Çfarë thonë Shkrimet rreth vullnetit të lirë? • A e shkatërrojnë vullnetin e lirë ndikimet e jashtme? • Paranjohja dhe vullneti i njeriut • Agustini rreth vullnetit të lirë
13 ERASMUSI DHE LUTERI NË DEBAT
•Disa fakte mbi temën në fjalë • Kundërshtime, kundërshtime… • Miratim atje ku duhet • Erasmusi i Roterdamit • Pararendësi i Reformimit • Së fundi, antagonizmi i hapur • Një strategji e pashpresë • Përgjigjja provokuese e Luterit • A është me të vërtetë vullneti në varësi të plotë?
14 SKLLAVËRIA E VULLNETIT?
•Një duel i rëndë • Ndaj kujt është vullneti në skllavëri? • Vullneti duhet të jetë i vullnetshëm • Një keqpërdorim me paragjykim i Shkrimit • T’i detyrosh Shkrimet të thonë atë që nuk thonë • Ngatërrimi i çështjes • Më tepër mungesë lidhjeje
15 ZGJEDHJE E PAKUSHTËZUAR
•Zgjedhja e pakushtëzuar: Thelbi i kalvinizmit • Pikëpamja jobiblike kalviniste e sovranitetit PËRSËRI • A e bën Perëndia njeriun të mëkatojë? • A janë «tundimi» dhe «sprovimi» terma pa domethënie? • I paaftë dhe i paracaktuar, megjithatë përgjegjës? • Një ripërkufizim i shtrembëruar dhe i cenueshëm i fjalëve • Cilët janë të zgjedhurit dhe pse? • Vërtet e koklavitur! • Shkrimi dhe ndërgjegjja janë së bashku kundër saj • Çfarë «drejtësie» është kjo? • Shmangia e çështjeve • Asnjë largim nga semantika • Përmbledhje
16 A ËSHTË SHPËTIMI NË DISPOZICION TË TË GJITHËVE?
•Sovraniteti dhe shpëtimi • Krishti përkufizon fjalën «kushdo» • Ilustrim i një çështjeje • Keqkuptimi i ilustrimit biblik • «Të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan» • Konteksti është i qartë • Paracaktim për shpëtim – apo gjë tjetër? • T’i vësh Perëndisë një emër të keq • Një «mëshirë» dhe «mirësi» e çuditshme • Mohimi i një mospajtimi të qartë • Mëshira, mirësia dhe hiri biblik
17 PARANJOHJA DHE PARACAKTIMI/ZGJEDHJA
•Shtrembërimi i paracaktimit • Roli i paracaktimit në kalvinizëm • Ku është dashuria e Perëndisë? • Shtrembërimi i metaforës • Një shpjegim i thjeshtë • Funksioni thelbësor i paranjohjes • Pse të mos pranojmë domethënien më të thjeshtë? • Tepri fjalësh dhe më tepër gjepura • Një vështrim më nga afër i zgjedhjes • Pesë pjesët përkatëse nga Shkrimi • Argumentet e gabuara të Kalvinit • Disa dallime të rëndësishme • Tallje dhe «mister»
18 SHLYERJA E KUFIZUAR
•Nderimi i dashurisë së Perëndisë qenka herezi? • Formulimi i qartë i kësaj doktrine • Pikë kyç, por edhe e diskutueshme, madje midis kalvinistëve • Përse nuk janë të gjithë njerëzit të shpëtuar? • Shpëtimi është për të gjithë • Një supozim i cenueshëm • Kuptim apo pakuptim?
19 ABUZIMI I FJALËS SË PERËNDISË
•Besimi është thelbësor • Ç’mund të themi për «pagesën e dyfishtë»? • A u derdh «një pjesë» e gjakut të Krishti kot? • Shpengimi me anë të gjakut të Tij • Shlyerje specifike? • Ungjilli është vetjak • Ndryshimi i domethënies së fjalës «botë» • I zgjuar, por i paarsyeshëm • Ç’mund të themi për 1 Gjonit 2:2? • Kujt i shkroi Gjoni? • Ç’mund të themi për domethënien e shprehjes «e tërë bota»?
20 KUPTIMI I PJESËVE TË RËNDËSISHME NË BIBËL
•Tema nuk është shpëtimi • «Dy kombe […] dhe jo dy lloj njerëzish» • Ç’mund të themi për individët? • Ç’mund të themi për faraonin? • «Ngurtëson atë që do» • Balta, poçari dhe enët e zemërimit • Një rishikim i Gjonit 3:16, 17 • Krishti vdiq për të gjithë • Perëndia na paska dy vullnete që bien ndesh? • «Të gjithë njerëzit» do të thotë të gjithë « klasat» e njerëzve?
21 PJESË TË TJERA TË RËNDËSISHME NË BIBËL
•Ç’mund të themi për 2 Pjetrit 2:1? • Të kuptojmë 2 Pjetrit 3:9 • A janë të zgjedhurit në rrezik humbjeje? • Ç’mund të themi për 1 Timoteut 4:10? • Kapja pas fijes së kashtës • Fshehja e së vërtetës • Dashuria e pafundme e Perëndisë e shprehur nga Pali
22 HIRI I PAPËRBALLUESHËM
•Pasojat serioze të keqpërdorimit të sovranitetit • Çfarë dashuri, dhembshuri dhe hir janë këto? • Një Perëndi i durueshëm • Një keqkuptim themelor • Më shumë kontradikta • Hiri i papërballueshëm dhe ungjilli • Një oksimoron klasik • Rishikim i teorisë së «dy vullneteve që bien ndesh»
23 PROBELMI I PAZGJIDHSHËM I KALVINIZMIT
•Jo shpjegimeve vulgare • Çfarë mëson Krishti? • Ç’mund të themi për dashurinë e Perëndisë? • A ishte në gabim Pali për interesimin e tij të pasionuar? • Çfarë Perëndie është ky? • Ana më e errët e kalvinizmit • Kjo na qenka zgjedhje? • Pyetje që kërkojnë përgjigje
24 KUR HIRI NUK ËSHTË HIR?
•Perëndia – mjeshtër marionetash • Theksim i njëanshëm • Një mbulim i vazhdueshëm i fakteve • Jobiblike dhe e paarsyeshme • Poshtërimi i mandatit të madh • Ndërtimi mbi një themel «të vdekur» • Një dorëzim i lehtë ndaj materializmit • Pështjellimi shtohet • Hiri i papërballueshëm dhe vdekja frymërore • Në kërkim të kuptimit • «Të vdekurit frymërorë» dëgjojnë dhe besojnë • Hiri i papërballueshëm «i kufizuar» • Shpifja kundër Perëndisë del në dritë
25 HIRI DHE PËRGJEGJËSIA NJERËZORE
•Një prirje shqetësuese • Dëshmia tronditëse e Shkrimit • Pika më e fortë e kalvinistëve • Barra e provës • «Ata që tërhiqen prapa për humbje» • A është e gjithë kjo një parodi? • «Po qe se Ati nuk e tërheq»: Çfarë do të thotë kjo? • Iluzion ekzegjetik
26 GABIMET E KALVINIT JANË SERIOZE
•Pagëzimi i foshnjave dhe rrethprerja • A ishte me të vërtetë Kalvini interpretuesi i madh • Tolerimi i gabimeve të Kalvinit • Kërkimi i interpretimit «të pamundshëm» • Përgjegjësia njerëzore • Etja universale që vetëm Perëndia mund ta shuajë • Kontradikta të tjera
27 BINDJA, UNGJILLI DHE PERËNDIA
•Kalvinizmi dhe ungjillëzimi • Një varg tjetër i parapëlqyer • Thjeshtësia e asaj që thotë Gjoni • Përfundime tronditëse • Kundërshtimi i drejtpërdrejtë i Shkrimeve • Ngatërrimi i besimit të njeriut me veprën e Perëndisë • A është besimi, apo shpëtimi, dhurata e Perëndisë? • Ne duhet të besojmë: Perëndia nuk beson për ne • Rendi biblik: besimi sjell shpëtimin • Kujt i ofrohet shpëtimi? • Gjarpri dhe Krishti
28 KUR «DASHURIA» NUK ËSHTË DASHURI?
•A qau me të vërtetë Krishti për Jerusalemin? • Mospajtim në radhët e tyre • Kundërshtime, kundërshtime… • Lloje apo aspekte të dashurisë? • Krishti po flet si Perëndia i Izraelit • A ka ndonjë betejë të vërtetë për shpirtrat? • «Përgjigjja» e habitshme e Luterit • Prapë me vullnetin e pashmangshëm! • «Ku është, pra, mburrja?» • Njeriu është i pakuptimshëm pa vullnet • Të dërguar nga Perëndia për të bindur njerëzit • Shembulli dhe predikimi i zjarrtë i Palit • Pika vendimtare • Perëndia i ballafaquar me perënditë e rremë
29 KËMBËNGULJA E SHENJTORËVE
•Një pasiguri endemike e shpëtimit • Mospërputhje në një pikë jetësore • Të parehatshëm me Jezusin? • Ungjilli: Fuqia e Perëndisë për shpëtim
30 DYSHIMET E NDERSHME TË NJË KALVINISTI
•Njihu me një pasiguri shqetësuese • Pështjellim gjithnjë e në rritje • Çfarë «rilindjeje» ishte kjo? • Viktimë e mashtrimit tinëzar • Ndikimi i «zgjedhjes së pakushtëzuar» • «Shlyerja e kufizuar» ia rrit dëshpërimin • «Hiri i papërballueshëm»: goditja e fundit • Kthimi te Kalvini për ndihmë • Çfarë «Perëndie» është ky! • Nuk ka asnjë rrugë shpëtimi? • Çfarë është «Hiperkalvinizmi»? • Ku qëndron ndryshimi? • Kontradikta […] dhe e folur e dyfishtë • Ndrydhja e mendimit më shqetësues • Dobësia e Kalvinit si apologjet
31 PREHJA NË DASHURINË E PERËNDISË
•Çështja qendrore: dashuria e Perëndisë • Ferri: zgjedhja e kujt? • Këmbëngulja e shenjtorëve? • Gjithnjë e më tepër pyetje pa përgjigje • Perëndisë i qoftë lavdia! • Dëshpërimi – dhe ndriçimi • Një sfidë e harruar • Pika e kthimit • Piedestali i fundit i kalvinizmit • Pyetja përfundimtare • Siguri për tërë përjetësinë