Psalmi 110

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Mbretëria e Mesias, Mbret dhe Prift

110:1 Zoti i thotë Zotërisë time: “Ulu në të djathtën time deri sa t`i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua”.

110:2 Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.

110:3 Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.

110:4 Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: “Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut”.

110:5 Zoti është në të djathtën tënde. Ai ka për të zhdukur disa mbretër ditën e zemërimit të tij.

110:6 Ai do të gjykojë kombet, do t`i mbushë me kufoma dhe do të zhdukë qeveritarët e pjesës më të madhe të tokës.

110:7 Rrugës do të pijë ujë nga përroi dhe si pasojë do të ngrerë kokën.