Psalmi 93

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Fuqia dhe madhështia e mbretërimit të Perëndisë

93:1 Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.

93:2 Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.

93:3 Lumenjtë kanë ngritur, o Zot, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë kanë ngritur valët e tyre plot zhurmë;

93:4 por Zoti në vëndet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit.

93:5 Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.

[previous][next]