Psalmi 134

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Ftesë për të lëvduar Zotin

134:1 Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

134:2 Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin.

134:3 Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.