BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Mrekullitë e Perëndisë gjatë eksodit
114:1 Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
114:2 Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.
114:3 Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.
114:4 Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.
114:5 Ç`pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
114:6 Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?
114:7 Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
114:8 që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
[previous][next]