Psalmi 54

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Kërkesa për çlirim nga armiqtë

54:1 O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.

54:2 O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.

54:3 Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)

54:4 Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.

54:5 Ai do t`i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.

54:6 Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;

54:7 sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.

Shpërndaje këtë