BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Lutje për t’u çliruar nga mashtrimet
120:1 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m`u përgjigj.
120:2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
120:3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
120:4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
120:5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
120:6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
120:7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
[previous][next]