BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Perëndia mbron dhe ruan popullin e tij
121:1 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
121:2 Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
121:3 Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
121:4 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
121:5 Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
121:6 Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
121:7 Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
121:8 Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
[previous][next]