BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kërkesë për ndërhyrjen hyjnore kundër atyre që urrejnë Sionin
129:1 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
129:2 “Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
129:3 Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata”.
129:4 Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
129:5 U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
129:6 U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
129:7 nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
129:8 dhe kalimtarët mos thënçin: “Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit”.
[previous][next]