Psalmi 44

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Kujtimi i çlirimeve të kaluara dhe i të këqijave të tanishme

44:1 O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.

44:2 Për t`i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t`u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e fytyr

44:3 ës sate, sepse të pëlqenin.

44:4 Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.

44:5 Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.

44:6 Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë.

44:7 Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë.

44:8 Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)

44:9 Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.

44:10 Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.

44:11 Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.

44:12 Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij.

44:13 Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh.

44:14 Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën.

44:15 Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi,

44:16 për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje.

44:17 Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhëtuar besëlidhjen tënde.

44:18 Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote,

44:19 por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes.

44:20 Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t`i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,

44:21 a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.

44:22 Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.

44:23 Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.

44:24 Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?

44:25 Sepse shpirtërat tona janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës.

44:26 Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.

[previous][next]