Psalmi 47

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Zoti do të mbretërojë mbi gjithë dheun

47:1 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.

47:2 Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.

47:3 Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t`i vërë nën këmbët tona.

47:4 Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)

47:5 Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.

47:6 Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!

47:7 Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.

47:8 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.

47:9 Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

[previous][next]