Psalmi 61

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Besim në mbrojtjen e Perëndisë

61:1 O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.

61:2 Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,

61:3 sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

61:4 Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)

61:5 Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

61:6 Ti do t`i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.

61:7 Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.

61:8 Kështu do t`i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t`i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

[previous][next]