Psalmet

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Gjysma e psalmeve ose më shumë në këtë libër himnesh të Izraelit të lashtë u shkruan nga Davidi, por disa psalme janë shkruar nga Asafi, djemtë e Korehut, Salomoni, Moisiu dhe Ethani. Autorësia e rreth 50 psalmeve nuk dihet.

Psalmet ndahen në pesë libra, si më poshtë: 1-41; 42-72; 73-89; 90-106; 107-150.

Disa nga psalmet janë historik, që tregojnë për ngjarje të rëndësishme në përvojën e kombit të Izraelit ose të vetë psalmistit. Shumë nga psalmet janë mesianik, që paratregojnë jetën, vdekjen, ringjalljen, ngjitjen, ardhjen e dytë dhe sundimin mijëvjeçar të Zotit Jezus. Psalmet e pendimit janë ata në të cilët autori pranon mëkatin e tij dhe kërkon falje. Psalmet e mallkimit i bëjnë thirrje zemërimit e Perëndisë mbi armiqtë e Tij. Shumica e psalmeve, sidoqoftë, janë adhurim i kulluar dhe lavdërim.

Shumica e psalmeve kanë tituj, duke përfshirë fjalë që mund të përcaktonin udhëzime muzikore. Studiuesit janë ndarë midis tyre në atë nëse këta tituj janë pjesë e tekstit fillestar.

Poezia hebraike nuk kërkon rimë ose gjatësi të caktuar vargu, sepse bazohet në konstrukte të tilla si paralelizmat dhe akrostiku. Në paralelizëm citohet një mendim dhe pastaj citohet sërish në gjuhë identike ose të ngjashme. Në akrostik vargjet mund të fillojnë me përsëritje të germave të alfabetit Hebraik ose në sekuenca të tjera.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. LIBRI 1 (Psalmet 1 – 41)
II. LIBRI 2 (Psalmet 42 – 72)
III. LIBRI 3 (Psalmet 73 – 89)
IV. LIBRI 4 (Psalmet 90 – 106)
V. LIBRI 5 (Psalmet 107 – 150)